{"id":396189,"date":"2020-08-27T19:07:40","date_gmt":"2020-08-27T17:07:40","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=396189"},"modified":"2020-08-27T19:07:40","modified_gmt":"2020-08-27T17:07:40","slug":"levizja-vetevendosje-ne-shqiperi-reagon-per-zgjerimin-e-detit-territorial-grek-qeveria-shqiptare-te-mbaje-qendrim-dhe-te-respektoje-vendimin-e-gjykates-kushtetuese-ne-2009","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/08\/27\/levizja-vetevendosje-ne-shqiperi-reagon-per-zgjerimin-e-detit-territorial-grek-qeveria-shqiptare-te-mbaje-qendrim-dhe-te-respektoje-vendimin-e-gjykates-kushtetuese-ne-2009\/","title":{"rendered":"L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri reagon p\u00ebr zgjerimin e detit territorial grek: Qeveria shqiptare t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim dhe t\u00eb respektoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb 2009","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-396190\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/deti-me-greqine.png\" alt=\"\" width=\"945\" height=\"678\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/deti-me-greqine.png 945w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/deti-me-greqine-300x215.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/deti-me-greqine-768x551.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 945px) 100vw, 945px\" \/><\/p>\n<p>Levizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri ka reaguar n\u00eb lidhje me vendimin e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar detin territorial me 12 milje n\u00eb uj\u00ebrat e Jonit.<\/p>\n<p>Sipas Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Shqip\u00ebri kjo prek detin territorial shqiptar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka k\u00ebrkuar transparenc\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ndarjen e tij mbi k\u00ebto baza.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo thot\u00eb se pasiviteti i diplomacis\u00eb shqiptare nuk quhet ve\u00e7se d\u00ebshtim.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-396191\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118592167_629766967964758_6280462767469010817_n.png\" alt=\"\" width=\"769\" height=\"539\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118592167_629766967964758_6280462767469010817_n.png 769w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118592167_629766967964758_6280462767469010817_n-300x210.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/118592167_629766967964758_6280462767469010817_n-768x538.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 769px) 100vw, 769px\" \/><\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Transparenc\u00eb e q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit territorial detar shqiptar!<\/p>\n<p>Dje, m\u00eb 26 gusht, kryeministri i Greqis\u00eb, Qirjakos Micotaqis, deklaroi n\u00eb parlamentin e vendit t\u00eb tij se Greqia po zgjerohet n\u00eb Detin Jon me 12 milje. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhen deklarata t\u00eb tilla nga pala greke. K\u00ebto deklarata nuk jan\u00eb kurr\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb rast\u00ebsishme, spontane. K\u00ebto deklarata si urdh\u00ebrdh\u00ebnie jan\u00eb t\u00eb papranueshme, dhe kjo duhet th\u00ebn\u00eb zyrtarisht. Duke qen\u00eb Deti Jon interes sovran i tre shteteve, Shqip\u00ebris\u00eb, Italis\u00eb e Greqis\u00eb, nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb mos shkaktoj\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar hap\u00ebsir\u00ebn e saj detare n\u00eb Jon nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb automatikisht. As nuk mjafton marr\u00ebveshja e Greqis\u00eb me Italin\u00eb. Madje, moskonsultimi i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rastin e asaj marr\u00ebveshjeje, duhet konsideruar si shenj\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsimi q\u00eb nuk i ndihmon fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, pasi n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Detit Jon shtrihet edhe pjes\u00eb e sovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb shfryt\u00ebzimit ekonomik t\u00eb vendit ton\u00eb. Pasiviteti i diplomacis\u00eb shqiptare, nuk mund t\u00eb lexohet ndryshe pos si d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Deklarata e Micotaqisit p\u00ebr zgjerimin e Greqis\u00eb n\u00eb Jon i hap rrug\u00eb aludimit se ose tashm\u00eb ekziston nj\u00eb draft marr\u00ebveshje a papublikuar mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, ose Greqia po vepron nj\u00ebansh\u00ebm, duke cenuar integritetin e territorit shqiptar dhe t\u00eb drejtat q\u00eb i takojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Zon\u00ebn Ekskluzive Ekonomike (ZEE) n\u00eb Detin Jon.<\/p>\n<p>Kryeministri e Ministri i Jasht\u00ebm Rama, po dje ka k\u00ebshilluar publikisht qytetar\u00ebt q\u00eb para se t\u00eb shprehen mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjekin radh\u00ebn n\u00eb vijim \u201c&#8230;ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu&#8230;\u201d. Si duket ai mendon se qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por t\u00eb OSBE-s\u00eb, dhe e shohin deklarat\u00ebn greke nga larg, si neutral\u00eb. Radha e veprimeve q\u00eb propozon Edi Rama \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb ndiqet, pa b\u00ebr\u00eb qeveria nj\u00eb her\u00eb transparenc\u00eb mbi negociatat dhe mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb rinisur me Greqin\u00eb prej vitit 2018, dhe deri m\u00eb sot publiku \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb terr t\u00eb plot\u00eb informativ. Rifillimi i negociatave \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur ato korrigjojn\u00eb gabimet e kryera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe jo kur i p\u00ebrs\u00ebritin ato. Nj\u00eb zyrtar i diplomacis\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtar i Grupit Negociator t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Glevin Dervishi, ka deklaruar gjithashtu dje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme se \u201cZgjerimi i mundsh\u00ebm i Greqis\u00eb me 12 milje n\u00eb Detin Jon, asgje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Edhe ky, si Micotaqis dhe si Rama, nuk thot\u00eb asgj\u00eb lidhur me kontestin kryesor, \u00e7\u00ebshtjen e ishujve grek\u00eb, t\u00eb banuar dhe t\u00eb pabanuar, p\u00ebrball\u00eb dheut kontinental t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e territorit detar shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ishull thuajse t\u00eb pabanuar si Otoni, i cili n\u00ebse merr fuqi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale duke i zgjeruar ato n\u00eb 12 milje rrezikon, nga nj\u00eb an\u00eb, mbivendosjen n\u00eb verilindje me uj\u00ebrat territorial\u00eb shqiptar\u00eb, dhe, nga ana tjet\u00ebr, me zgjerim n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb, ndikon negativisht n\u00eb zon\u00ebn ekskluzive ekonomike q\u00eb i takon Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Detit Jon, duke i dh\u00ebn\u00eb Greqis\u00eb edhe qasje n\u00eb Kanalin e Otrantos, q\u00eb deri sot ka qen\u00eb i trajtuar midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb. Duhet sqaruar publikisht dhe zyrtarisht, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se cila \u00ebsht\u00eb vija baz\u00eb e drejt\u00eb e bregdetit shqiptar me t\u00eb cil\u00ebn ka hyr\u00eb n\u00eb negociata pala shqiptare dhe cili \u00ebsht\u00eb statusi i gjirit t\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb k\u00ebto negociata, q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb s\u00ebrish duke humbur territor si n\u00eb marr\u00ebveshjen e vitit 2009. Prandaj, deklarata si ato t\u00eb Dervishit, q\u00eb pretendon se zgjerimi i uj\u00ebrave territoriale n\u00eb 12 milje q\u00eb k\u00ebrkon Greqia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr negociata me Shqip\u00ebrin\u00eb, jan\u00eb edhe t\u00eb pav\u00ebrteta edhe t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Ministria p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00eb t\u00eb Jashtme (MEPJ) n\u00eb deklarat\u00ebn e saj t\u00eb djeshme ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk e shqet\u00ebson marr\u00ebveshja Greqi-Itali p\u00ebr Detin Jon edhe pse aty mund t\u00eb vendoset nj\u00eb precendent q\u00eb rrezikon t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb integritetin territorial detar shqiptar gjat\u00eb negociatave me Greqin\u00eb si dhe p\u00ebr ZEE-n\u00eb q\u00eb i takon Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Detit Jon. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht MEPJ vazhdon t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb transparenc\u00eb lidhur me negociatat me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb e shpalli antikushtetuese marr\u00ebveshjen Shqip\u00ebri-Greqi t\u00eb vitit 2009, e cila p\u00ebrmes mang\u00ebsive serioze n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe moszbatimit t\u00eb parimeve baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i kalonte Greqis\u00eb pjes\u00eb t\u00eb uj\u00ebrave territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe pjes\u00eb t\u00eb zon\u00ebs ekskluzive ekonomike q\u00eb i takon Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kjo tem\u00eb po riaktualizohet tani me ngulm nga pala greke p\u00ebr shkak t\u00eb tensionit ushtarak Greqi-Turqi t\u00eb krijuar n\u00eb Detin Egje p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufijve detar\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb zonave ekonomike. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqeshin hapat n\u00eb vijim:<\/p>\n<ol>\n<li>Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb zbatoj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e p\u00ebrcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, dhe t\u00eb mos veproj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb vendim. Madje m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos veproj\u00eb fare, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Gjykate funksionale Kushtetuese.<\/li>\n<li>Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb sqaroj\u00eb opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar se interesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Detin Jon nuk do t\u00eb preken, pavar\u00ebsisht deklaratave greke dhe cilatdo qofshin arsyet e atyre deklaratave. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparent p\u00ebr publikun \u00e7do draft marr\u00ebveshje t\u00eb dakord\u00ebsuar gjat\u00eb negociatave Shqip\u00ebri-Greqi q\u00eb kan\u00eb rinisur prej vitit 2018.<\/li>\n<li>Marr\u00eb parasysh tensionet n\u00eb Detin Egje p\u00ebr kufijt\u00eb detar\u00eb Greqi-Turqi, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk duhet t\u00eb nxitohet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re me Greqin\u00eb, duke marr\u00eb kosto prej konfliktit mes Greqis\u00eb dhe Turqis\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e nxituar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare konfliktuale do t\u00eb lexohej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padobishme, si rreshtim n\u00eb nj\u00ebrin apo tjetrin krah.<\/li>\n<\/ol>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim korrekt komb\u00ebtar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga komunikimi evaziv dhe i intepretuesh\u00ebm. Po ashtu i b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebve q\u00eb kan\u00eb folur kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009 t\u00eb mos heshtin sot, por t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb demaskojn\u00eb \u00e7do shkelje t\u00eb mundshme dhe t\u00eb vendosen n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit territorial detar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Levizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri ka reaguar n\u00eb lidhje me vendimin e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar detin territorial me 12 milje n\u00eb uj\u00ebrat e Jonit. Sipas Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Shqip\u00ebri kjo prek detin territorial shqiptar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka k\u00ebrkuar transparenc\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ndarjen e tij mbi k\u00ebto baza. M\u00eb tej ajo thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":390552,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-396189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396189\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/390552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}