{"id":389810,"date":"2020-07-26T10:15:58","date_gmt":"2020-07-26T08:15:58","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=389810"},"modified":"2020-07-26T12:35:49","modified_gmt":"2020-07-26T10:35:49","slug":"covid-19-po-falimenton-bizneset-e-vogla-rritet-me-54-mbyllja-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/07\/26\/covid-19-po-falimenton-bizneset-e-vogla-rritet-me-54-mbyllja-e-tyre\/","title":{"rendered":"Covid-19 po falimenton bizneset e vogla, rritet me 54% mbyllja e tyre","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-389817\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Faliment-biznesi-1-940-300x142.jpg\" alt=\"\" width=\"723\" height=\"342\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga 1 maji n\u00eb 14 korrik, numri i bizneseve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb status pasiv \u00ebsht\u00eb rritur me 54% me baz\u00eb vjetore. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit shprehen se mungesa e tregut dhe klientel\u00ebs po i detyrojn\u00eb t\u00eb mbyllin aktivitetin. M\u00eb t\u00eb prekur nga kriza jan\u00eb bizneset e pakonsoliduara, t\u00eb ngritura 5 muaj apo 1 vit para pandemis\u00eb. N\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslim Shyri\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga COVID-19, kan\u00eb falimentuar dyqanet e tregtimit t\u00eb veshjeve t\u00eb markave t\u00eb njohura, q\u00eb ushtronin aktivitet prej 20 vitesh. T\u00eb vegjlit do e ken\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb kriz\u00ebn e konsumit, q\u00eb vet\u00ebm sa u thellua nga pandemia<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy dyqanet e veshjeve t\u00eb mark\u00ebs \u201cBreezy\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ai n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d dhe n\u00eb QTU, u mbyll\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga COVID-19, nd\u00ebrsa 13 punonj\u00ebs dol\u00ebn t\u00eb papun\u00eb. Mungesa e bler\u00ebsve dhe r\u00ebnia e shitjeve t\u00eb veshjeve detyruan administratoren e kompanis\u00eb GFU-Al, Nereida Prezja, t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb pasiv aktivitetin e shitjes s\u00eb veshjeve t\u00eb mark\u00ebs s\u00eb njohur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cMbyllja e dyqaneve erdhi drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga COVID-19. Furnizimi me mallrat e sezonit t\u00eb pranver\u00ebs, q\u00eb u ble n\u00eb muajin shkurt, mbeti stok p\u00ebr shkak t\u00eb karantin\u00ebs dhe nuk arrit\u00ebm t\u2019i shisnim. Nga shteti nuk pat\u00ebm asnj\u00eb ndihm\u00eb, qirat\u00eb dhe detyrimet i kemi paguar t\u00eb gjitha\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb periudh\u00ebn e karantin\u00ebs, zonja Prezja shpjegon se edhe ecuria e shitjeve online ishte e ul\u00ebt, pasi bler\u00ebsit shfaq\u00ebn m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr produkte t\u00eb tjera. Edhe pas hapjes s\u00eb ekonomis\u00eb, shitjet e veshjeve, sipas saj, ishin n\u00eb r\u00ebnie. \u201cNdjekjen e shitjeve online e kryejm\u00eb nga nj\u00eb kompani zyrtare e huaj, q\u00eb na shpjegoi se gjat\u00eb karantin\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb shitur makinat e qethjeve q\u00eb p\u00ebrdorin berber\u00ebt dhe en\u00ebt e kuzhin\u00ebs, nd\u00ebrsa interesi p\u00ebr veshjet nuk ishte i lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe pas hapjes t\u00eb ekonomis\u00eb, nuk kishte treg, asnj\u00eb shitje n\u00eb dyqan. N\u00ebse nga shteti do t\u00eb kishim t\u00eb nj\u00ebjtat mb\u00ebshtetje p\u00ebr biznesin, si\u00e7 mori v\u00ebllai dhe motra ime q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Itali, ne do t\u00eb arrinim t\u00eb mbijetonim\u201d, theksoi zonja Prezja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga v\u00ebzhgimi i \u201cMonitor\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku ndodhen nj\u00eb num\u00ebr i madh biznesesh, aktualisht shum\u00eb dyqane jan\u00eb t\u00eb mbyllura, sidomos ato t\u00eb tregtimit t\u00eb parfumeve, veshjeve, luleve natyrale, materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe Fast-Food. N\u00eb vend sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Drejtoris\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve n\u00eb total jan\u00eb 3,568 biznese me pakic\u00eb t\u00eb veshjeve dhe 582 biznese t\u00eb tregtimit me pakic\u00eb t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve dhe artikujve prej l\u00ebkure. Ato z\u00ebn\u00eb rreth 4% n\u00eb totalin e nd\u00ebrmarrjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Agimi, pronar i nj\u00eb ambienti tregtar, i cili prej vitesh e jep me qira n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, thot\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, dyqani \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb nga qiramarr\u00ebsit q\u00eb tregtonin prej 20 vitesh veshje grash. Interesimi p\u00ebr ta marr\u00eb s\u00ebrish ambientin me qira nga t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Biznesi i vog\u00ebl po arrin t\u00eb mbijetoj\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn pas karantin\u00ebs, pasi si\u00e7 thon\u00eb vet\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit, po vuajn\u00eb munges\u00ebn e tregut dhe t\u00eb blerjeve. Roza nga Durr\u00ebsi, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, mori nj\u00eb ambient me qira n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d p\u00ebr shitjen e luleve natyrale. Gjat\u00eb karantin\u00ebs nuk shiti online, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve e kishte t\u00eb pamundur l\u00ebvizjen. Por n\u00eb gati 3 muaj pezullim aktiviteti, d\u00ebmet ishin t\u00eb konsiderueshme, pohon ajo, pasi t\u00eb gjith\u00eb lulet q\u00eb kishte marr\u00eb ishin d\u00ebmtuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Roza shprehet p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se me hapjen e dyqanit nga 27 prilli, xhiro ka r\u00ebn\u00eb, pasi individ\u00ebt kan\u00eb tkurrur shpenzimet p\u00ebr lule. \u201cPas hapjes s\u00eb dyqanit nga fundi i muajit prill po punoj vet\u00ebm p\u00ebr shlyerjen e qiras\u00eb, 750 euro n\u00eb muaj, dhe p\u00ebr detyrimet. N\u00ebse m\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb qytetar shpenzonte 3 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb buqet\u00eb lule p\u00ebr funeral, sot nuk shpenzon m\u00eb shum\u00eb se 1,500 lek\u00eb. Gjithashtu, gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, dyqanet e luleve nuk kan\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, pasi shum\u00eb njer\u00ebz zgjedhin q\u00eb dit\u00eblindjet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por n\u00eb periudh\u00eb normaliteti r\u00ebnia e shitjeve kompensohet me shitjet e luleve p\u00ebr dasma.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Puna p\u00ebr shitjet e luleve t\u00eb dasmave niste q\u00eb t\u00eb enjten e deri t\u00eb diel\u00ebn. Ndalimi i tyre na ka penalizuar\u201d. Zonja Roza thot\u00eb se do t\u00eb pres\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb deri n\u00eb shtator dhe m\u00eb pas do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vijoj\u00eb apo jo aktivitetin.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389811\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Bizneset-me-1-4-te-punesuar-sipas-aktivitetit-940-768x504.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"504\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Bizneset-me-1-4-te-punesuar-sipas-aktivitetit-940-768x504.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Bizneset-me-1-4-te-punesuar-sipas-aktivitetit-940-768x504-300x197.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong>Maj-14 korrik, rriten me 54% bizneset e mbyllura<\/strong><\/p>\n<p>Maji ishte muaji i par\u00eb q\u00eb rifilloi hapja e aktiviteteve private, pas gati dy muajsh izolimi t\u00eb plot\u00eb. Por, shum\u00eb biznese nuk po arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb pasojat e mbylljes dhe tkurrjes s\u00eb konsumit. T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga Monitor, bazuar n\u00eb list\u00ebn e subjekteve pasive q\u00eb publikohet nga tatimet, tregojn\u00eb se nga 1 maji deri n\u00eb 14 korrik, numri i bizneseve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb status pasiv \u00ebsht\u00eb 54% m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00ebn(rreth 1,500 gjithsej, krahasuar me 950 n\u00eb 2019-n).<\/p>\n<p>N\u00eb 2 jav\u00ebt e para t\u00eb korrikut, subjektet q\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb pezullonin aktivitetin ishin dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ndikuar dhe nga sezoni i dob\u00ebt turistik. Bizneset e mbyllura, p\u00ebrqendrohen n\u00eb Qarkun e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Elbasanit dhe Vlor\u00ebs. M\u00eb t\u00eb prekur nga kriza jan\u00eb subjektet e reja, t\u00eb ngritura 5 muaj apo 1 vit para pandemis\u00eb, si\u00e7 pohojn\u00eb edhe vet\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit. Monitor zhvilloi nj\u00eb anketim me disa prej subjekteve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb status pasiv, bazuar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje rast\u00ebsore t\u00eb list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar nga tatimet.<\/p>\n<p>Elisabeta Piperi, 24 vje\u00e7, para 5 muajsh hapi dyqan p\u00ebr veshjet n\u00eb zon\u00ebn \u201cKomuna e Parisit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb prind\u00ebrve. Elisabeta tregon se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve p\u00ebr administrim t\u00eb sh\u00ebrbimeve sociale nuk po arrinte t\u00eb pun\u00ebsohej dhe e shihte si perspektiv\u00eb nisjen e nj\u00eb aktiviteti tregtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cDyqanin e mbylla n\u00eb periudh\u00ebn e karantin\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe fitimit. \u00c7do e ardhur shkonte p\u00ebr pagesat e sigurimeve, taksave vendore dhe qiras\u00eb. Shitjet online i ndala, pasi d\u00ebrgesat b\u00ebheshin t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve. Gjithashtu njer\u00ebzit nuk ishin t\u00eb interesuar t\u00eb blinin veshje n\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb, pasi t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb pasigurt, nuk e dinin se sa do t\u00eb zgjaste pandemia. Leht\u00ebsit\u00eb fiskale dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb hapin nj\u00eb biznes n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb zero dhe kjo e v\u00ebshtir\u00ebson vazhdimin e aktivitetit. Ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoje pagesat, pa pasur nj\u00eb t\u00eb ardhur tjet\u00ebr, pasi xhiro pothuajse nuk kishte fare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u detyrova ta mbyll dyqanin.\u201d<\/p>\n<p>Fation \u00c7ela, 38 vje\u00e7, ka p\u00ebrfunduar studimet e larta n\u00eb Itali p\u00ebr arkitektur\u00eb. Prej dy vitesh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa para nj\u00eb viti vendosi t\u00eb hap\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e \u201cDon Boskos\u201d nj\u00eb studio arkitekture, q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr dh\u00ebnien e asistenc\u00ebs student\u00ebve t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe shitje materialesh arti dhe arkitekture. \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb universiteteve nga pandemia, nuk kisha m\u00eb pun\u00eb, pasi aktiviteti im fokusohet n\u00eb zhvillimin e kurseve private p\u00ebr student\u00ebt e arkitektur\u00ebs. Para pandemis\u00eb, puna ka shkuar mir\u00eb. P\u00ebr rihapjen e dyqanit, do t\u00eb shoh se si do t\u00eb shkoj\u00eb situata deri n\u00eb muajin tetor, kur pritet t\u00eb hapen universitetet dhe m\u00eb pas do t\u00eb vendos.\u201d Zoti \u00c7ela nuk i p\u00ebrfitoi 3 pagesat me vler\u00eb 26 mij\u00eb lek\u00eb secila nga paketa e par\u00eb e ndihm\u00ebs financiare t\u00eb qeveris\u00eb, pasi profesionet e lira p\u00ebrjashtoheshin nga nisma.<\/p>\n<p>N\u00eb planin e saj financiar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situat\u00ebn, Qeveria parashikoi mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl, me qarkullim deri n\u00eb 14 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb 3 pagave minimale prej 26 mij\u00eb lek\u00ebsh (e ashtuquajtura paga e luft\u00ebs). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Financave, k\u00ebstin I e p\u00ebrfituan rreth 65 mij\u00eb individ\u00eb n\u00eb 38 mij\u00eb biznese. Fondi i paguar ishte rreth 1,7 miliard\u00eb lek\u00eb. K\u00ebstin II e p\u00ebrfituan 64 mij\u00eb individ\u00eb, n\u00eb rreth 38 mij\u00eb biznese dhe fondi i paguar ishte rreth 1,6 miliard\u00eb lek\u00eb. Edhe k\u00ebsti III u p\u00ebrfitua nga 64 mij\u00eb qytetar\u00eb dhe fondi i l\u00ebvruar ishte 1,6 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kevin Salohehaj, bashk\u00eb me v\u00ebllain, prej dy vitesh drejtonin nj\u00eb \u201cFast-Food\u201d n\u00eb zon\u00ebn e Pishave t\u00eb Buta n\u00eb Golem, por pas karantin\u00ebs u detyruan t\u00eb pezullonin aktivitetin, pasi nuk kishte m\u00eb pun\u00eb. \u201cBiznesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb sezonal dhe ne operojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb muajt e ver\u00ebs. Pas karantin\u00ebs nis\u00ebm s\u00ebrish aktivitetin, por pas 5 dit\u00ebsh e mbyll\u00ebm, nuk kishte fare pun\u00eb. Nuk kishim mund\u00ebsi financiare q\u00eb t\u00eb paguanim detyrimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb xhiro nuk kishte, klient\u00eb po ashtu. N\u00eb krahasim me vitet e tjera, puna ishte zero\u201d, shprehet p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i biznesit. Zoti Solohehaj thot\u00eb se atyre iu \u00ebsht\u00eb refuzuar aplikimi p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tre pagave minimale, me paket\u00ebn financiare I, p\u00ebr shkak se jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar sezonal\u00eb.<\/p>\n<p>Pesimizmi dhe paqart\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nisur s\u00ebrish biznesin ndihet edhe te Eva Ismailaj, 31 vje\u00e7e, e cila ka p\u00ebrfunduar studimet e larta p\u00ebr inxhinieri nd\u00ebrtimi. N\u00eb muajin maj 2020, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb karantin\u00ebs hapi n\u00eb vendlindjen e saj, n\u00eb Gramsh, zyr\u00ebn si eksperte e vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme. \u201cKompanin\u00eb e mbajta t\u00eb hapur vet\u00ebm nj\u00eb muaj, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb klient\u00ebve dhe pasiguris\u00eb s\u00eb krijuar nga pandemia u detyrova ta mbyll biznesin. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam punuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb. Ende nuk kam vendosur n\u00ebse do t\u00eb rihap aktivitetin pas muajve t\u00eb ver\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389812\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-bizneseve-qe-kalojne-ne-status-pasiv-940-768x498.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"498\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-bizneseve-qe-kalojne-ne-status-pasiv-940-768x498.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-bizneseve-qe-kalojne-ne-status-pasiv-940-768x498-300x195.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong>Pse po falimentojn\u00eb t\u00eb vegjlit<\/strong><\/p>\n<p>Alban Isteri, kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, n\u00eb Durr\u00ebs, konfirmon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt faktor\u00eb ashtu si biznesi i vog\u00ebl, p\u00ebr mbyllje t\u00eb aktivitetit: r\u00ebnien e xhiros nga mungesa e shitjeve, pasi bler\u00ebsit ndihen t\u00eb pasigurt p\u00ebr muajt n\u00eb vazhdim dhe po kursejn\u00eb t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>\u201cBizneset e vogla si bare, restorante, dyqane veshjesh jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar financiare. T\u00eb gjitha sip\u00ebrmarrjet e vogla raportojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lart\u00eb t\u00eb xhiros, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs t\u00eb shitjeve. M\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nga situata e krijuar jan\u00eb bizneset e reja, pasi nuk jan\u00eb t\u00eb konsoliduar, por kan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb pun\u00ebsim dhe n\u00eb aspektin social. Konsumi i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ulur.<\/p>\n<p>Shtimi i rasteve me COVID-19 po ndikon n\u00eb uljen e m\u00ebtejshme t\u00eb shpenzimeve t\u00eb individ\u00ebve, pasi ndihen t\u00eb frik\u00ebsuar dhe t\u00eb pasigurt se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm. Ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi financiare po kursejn\u00eb t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet pothuajse i kan\u00eb minimizuar. M\u00eb t\u00eb prekurit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb edhe bizneset e tregtimit t\u00eb artikujve t\u00eb luksit, artit, bizneset e organizimit t\u00eb eventeve dhe dasmave\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pritet mbyllje masive e aktiviteteve, n\u00eb shtator<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb biznesit t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb mbijetuar gjat\u00eb ver\u00ebs, sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Sherefedin Shehu, pritet t\u00eb ket\u00eb mbyllje masive t\u00eb tyre, n\u00ebse qeveria nuk do t\u00eb hartoj\u00eb nisma t\u00eb reja mb\u00ebshtet\u00ebse.<br \/>\n\u201cPraktikisht bizneset, jo vet\u00ebm q\u00eb ankohen publikisht p\u00ebr gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, por nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb mbyllur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbyllen.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e ver\u00ebs, k\u00ebto biznese do t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb, por n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb program serioz mb\u00ebshtet\u00ebs, falimentimet jan\u00eb t\u00eb pashmangshme, pasi k\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb edhe treguesit makroekonomik\u00eb. Vler\u00ebsimet e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr rritje t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, minimalisht n\u00eb nivelin 40%, do t\u00eb thon\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb produktit, t\u00eb sh\u00ebrbimeve, t\u00eb pun\u00ebsimit. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb sjellin mbylljen e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb bizneseve\u201d.<\/p>\n<p>Shehu shprehet se rim\u00ebk\u00ebmbja e ekonomis\u00eb, nuk mund t\u00eb vij\u00eb nga bizneset q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces falimenti, apo n\u00eb kushte mbijetese dhe n\u00eb munges\u00eb totale deri tani t\u00eb mb\u00ebshtetjes. \u201cPerspektiv\u00ebn e shoh t\u00eb zymt\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr, por edhe at\u00eb afatmesme.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare, p\u00ebrve\u00e7 goditjes nga pandemia, goditjen m\u00eb t\u00eb madhe, po e merr nga mungesa e nj\u00eb mb\u00ebshtetje serioze, sepse bizneset m\u00eb par\u00eb kan\u00eb pasur problematikat e tyre sektoriale. P.sh, sektori i turizmit ka pasur problem konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb rajon, p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb lart\u00eb fiskale. Nj\u00eb kosto e shtuar p\u00ebr biznesin \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Bizneseve iu shtohet edhe kostoja p\u00ebr zbatimin e protokollit kund\u00ebr pandemis\u00eb. Gjykoj se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha bizneset t\u00eb mbijetojn\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies ekonomike, munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 4-mujore dhe munges\u00ebs s\u00eb politikave mb\u00ebshtet\u00ebse nga qeveria, t\u00eb cilat rrisin riskun e falimentimit. Ndoshta nuk do t\u00eb kemi procedura standarde falimentimi n\u00ebp\u00ebrmjet procesit gjyq\u00ebsor, sepse n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb bizneset jan\u00eb familjare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb informalitet t\u00eb plot\u00eb apo gjysm\u00eb informalitet\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389813\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-ndermarrjeve-sipas-aktivitetit-dhe-madhesise-940-768x695.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"695\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-ndermarrjeve-sipas-aktivitetit-dhe-madhesise-940-768x695.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Numri-i-ndermarrjeve-sipas-aktivitetit-dhe-madhesise-940-768x695-300x271.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong>Falimentojn\u00eb call center e vegj\u00ebl<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e fundit, sektori i call center \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Por shum\u00eb prej kompanive t\u00eb vogla t\u00eb sektorit n\u00eb periudh\u00ebn e karantin\u00ebs vuajt\u00ebn munges\u00ebn e infrastruktur\u00ebs dhe logjistik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar nga sht\u00ebpia, q\u00eb po ndikon n\u00eb mbylljen e tyre.<\/p>\n<p>Anxhela Kashari, administratore e kompanis\u00eb call center, AML Marketing n\u00eb Tiran\u00eb, thot\u00eb se arsyet q\u00eb e detyruan t\u00eb mbyllte biznesin ishin mungesa e pun\u00ebs dhe pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimet. N\u00eb kompanin\u00eb AML Marketing ishin 14 t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cPuna n\u00eb nj\u00eb call center konsiston n\u00eb prodhim (afrim klient\u00ebsh ose shitje sh\u00ebrbimi ose produkti) q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb se n\u00ebse s\u2019ka prodhim, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb vazhdim\u00ebsia. Para periudh\u00ebs s\u00eb mbylljes kishim disa luhatje dhe na u desh t\u00eb shkurtonim personelin. Gjat\u00eb karantin\u00ebs, pavar\u00ebsisht dh\u00ebnies s\u00eb \u2018pag\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs\u2019, disa kosto mbeten fikse, si\u00e7 jan\u00eb qiraja, interneti dhe shpenzime t\u00eb tjera ekstra.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, na duhej t\u00eb shtonim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, e p\u00ebrcaktuar, sipas kontrat\u00ebs t\u00eb pun\u00ebs. Pasiguria p\u00ebr dit\u00ebt n\u00eb vazhdim ishte nj\u00eb arsye m\u00eb tep\u00ebr. Na u desh t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb hap pas dhe p\u00ebr momentin po presim q\u00eb situata t\u00eb normalizohet disi. Duke pasur parasysh q\u00eb muajt e ver\u00ebs jan\u00eb m\u00eb pak produktiv\u00eb, deri n\u00eb muajin shtator do t\u00eb jemi \u2018stand by\u2019. Po rishikojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rihapjes n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb karantin\u00ebs, situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebr Alketion Calin, drejtues i kompanive call center \u201cIcon Albania\u201d dhe i \u201cIcontact\u201d p\u00ebr sh\u00ebrbim telemarketingu, i cili pohon stabilizim t\u00eb situat\u00ebs. \u201cI jemi rikthyer prodhimit dhe nuk duam t\u00eb rrezikojm\u00eb mosrealizimin e kontratave t\u00eb bashk\u00ebpunimit. P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga situata e krijuar prej pandemis\u00eb, do t\u00eb duhet koh\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb normalitet dhe t\u00eb rikuperojm\u00eb humbjet e k\u00ebtyre tre muajve. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb punohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar shpenzimet dhe kostot e tjera, dhe deri diku p\u00ebr rikuperimin e d\u00ebmit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dy kompani jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 150 punonj\u00ebs. Zoti Cali thot\u00eb se n\u00eb zyr\u00eb po punojn\u00eb 40% e kapacitetit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, p\u00ebr shkak t\u00eb ruajtjes t\u00eb distanc\u00ebs. \u201cNga pjesa tjet\u00ebr e mbetur e pun\u00ebtor\u00ebve vet\u00ebm 20% e tyre po punojn\u00eb nga sht\u00ebpia, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs, sidomos ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb konvikt, munges\u00ebs s\u00eb internetit p\u00ebr rastet kur instalimi \u00ebsht\u00eb i pamundur, p\u00ebr k\u00ebto arsye nuk mund t\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia. Pra gati 30% e punonj\u00ebsve nuk po punojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389814\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Faliment-biznesi-2-940-768x473.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"473\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Faliment-biznesi-2-940-768x473.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Faliment-biznesi-2-940-768x473-300x185.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong>&#8220;Bizneset q\u00eb mbyllen nga kriza, nuk do t\u00eb rihapen\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Agron Shehaj, njoh\u00ebs i sektorit call center, parashikoi m\u00eb her\u00ebt mbyllje t\u00eb bizneseve t\u00eb vogla, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrballimit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb distanc\u00eb dhe kostove t\u00eb pagave. Zoti Shehaj theksoi se bizneset e vogla q\u00eb mbyllen p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nuk pritet t\u00eb rihapen.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkeq\u00ebsimi i situat\u00ebs, do t\u00eb sjell\u00eb sigurisht efekte p\u00ebr industrin\u00eb, sidomos te kompanit\u00eb e vogla, t\u00eb cilat do t\u00eb shkurtojn\u00eb vendet e pun\u00ebs. P\u00ebr ato kompani q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gjendje t\u00eb realizojn\u00eb pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs t\u00eb kushteve, mendoj se jan\u00eb totalisht t\u00eb braktisura nga qeveria.<\/p>\n<p>Kredia n\u00ebp\u00ebrmjet garancis\u00eb sovrane nga shteti, si nj\u00eb nga pikat e propozuara nga qeveria, nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr pagat. \u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb biznese t\u00eb mbyllura t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb borxhe p\u00ebr t\u00eb paguar pagat, pa asnj\u00eb afat, pa ditur n\u00ebse do t\u00eb hapen s\u00ebrish ato biznese. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb bizneset t\u00eb cilat mbyllen p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga koronavirusi, nuk do t\u00eb hapen m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas zotit Shehaj, problem shum\u00eb i madh, i cili n\u00ebnvler\u00ebsohet, \u00ebsht\u00eb kostoja e lart\u00eb e krahut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri. \u201cN\u00eb sektorin e call center dhe n\u00eb fason, kostoja e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb sa 30% e totalit t\u00eb kostove p\u00ebr k\u00ebto biznese. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb biznesi t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb pagat e punonj\u00ebsve, t\u00eb cilat z\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pagesave, pavar\u00ebsisht se k\u00ebta punonj\u00ebs nuk prodhojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se kjo kosto nuk gjeneron t\u00eb ardhura, nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohet. P\u00ebr disa kompani, kjo kosto \u00ebsht\u00eb 1 milion euro n\u00eb muaj. Si do t\u2019ia dalin k\u00ebto kompani? Do t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do muaj 1 milion euro koston e pagave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit nuk punojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamundur, pasi nuk \u00ebsht\u00eb investim, si p\u00ebr shembull nd\u00ebrtimi i nj\u00eb hidrocentral, ku kostoja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb 5% e kostos totale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Bizneset e vogla kishin filluar t\u00eb mbylleshin edhe para kriz\u00ebs s\u00eb Covid-19<\/strong><\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb vend, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 kishte gjithsej 117 mij\u00eb subjekte, pa p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrmarrjet bujq\u00ebsore, me nj\u00eb tkurrje prej 4% me baz\u00eb vjetore. Nga totali i sip\u00ebrmarrjeve jo bujq\u00ebsore n\u00eb vend, 85% e tyre jan\u00eb t\u00eb vogla, me 1-4 punonj\u00ebs, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave ushtrojn\u00eb aktivitet n\u00eb tregti, sh\u00ebrbime dhe akomodim e sh\u00ebrbim ushqimor (bare e restorante).<\/p>\n<p>Vit pas viti, numri i nd\u00ebrmarrjeve me 1-4 t\u00eb pun\u00ebsuar po vjen n\u00eb r\u00ebnie, si rrjedhoj\u00eb e konkurrenc\u00ebs nga qendrat tregtare, zinxhir\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb supermarketeve, orientimin e blerjeve online si dhe r\u00ebnies s\u00eb konsumit. N\u00eb 2019-n u mbyll\u00ebn rreth 4,300 biznese, shumica e tyre n\u00eb tregti dhe akomodim dhe sh\u00ebrbim ushqimor, sipas INSTAT.<\/p>\n<p>N\u00eb bizneset me 1-4 t\u00eb pun\u00ebsuar, sigurojn\u00eb jetes\u00ebn rreth 151 mij\u00eb persona, ose gati 30% e totalit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin privat n\u00eb vend. Shqip\u00ebria ka si karakteristik\u00eb dhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsimit, me gati 35% t\u00eb totalit, m\u00eb i larti n\u00eb rajon dhe i dyti n\u00eb Europ\u00eb, pas Turqis\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389815\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Ecuria-e-numrit-te-ndermarrjeve-te-vogla-940-768x706.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"706\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Ecuria-e-numrit-te-ndermarrjeve-te-vogla-940-768x706.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Ecuria-e-numrit-te-ndermarrjeve-te-vogla-940-768x706-300x276.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-389816\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Te-vetepunesuar-940-768x497.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"497\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Te-vetepunesuar-940-768x497.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Te-vetepunesuar-940-768x497-300x194.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span><\/strong> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/semundja-po-falimenton-ne-mase-bizneset-e-vogla-rriten-me-54-mbylljet-e-subjekteve\/?fbclid=IwAR1I_WDagZn7SsUW-kdpaVG8KpGZK-09FkymVi8wIyMYL5WJp7w1vq2rJWY\"><span style=\"color: #0000ff;\">Monitor.al<\/span><\/a> shkruar nga Dorina Azo<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 1 maji n\u00eb 14 korrik, numri i bizneseve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb status pasiv \u00ebsht\u00eb rritur me 54% me baz\u00eb vjetore. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit shprehen se mungesa e tregut dhe klientel\u00ebs po i detyrojn\u00eb t\u00eb mbyllin aktivitetin. M\u00eb t\u00eb prekur nga kriza jan\u00eb bizneset e pakonsoliduara, t\u00eb ngritura 5 muaj apo 1 vit para pandemis\u00eb. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":389814,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-389810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/389810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=389810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/389810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/389814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=389810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=389810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=389810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}