{"id":387196,"date":"2020-07-14T18:57:58","date_gmt":"2020-07-14T16:57:58","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=387196"},"modified":"2020-07-14T18:57:58","modified_gmt":"2020-07-14T16:57:58","slug":"zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-zgjidhje-apo-prolog-i-nje-krize-te-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/07\/14\/zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-zgjidhje-apo-prolog-i-nje-krize-te-re\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut: Zgjidhje apo prolog i nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-387197 size-medium alignleft\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/WhatsApp-Image-2020-07-14-at-18.35.59-300x225.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/WhatsApp-Image-2020-07-14-at-18.35.59-300x225.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/WhatsApp-Image-2020-07-14-at-18.35.59-768x576.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/WhatsApp-Image-2020-07-14-at-18.35.59-1024x768.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/WhatsApp-Image-2020-07-14-at-18.35.59.jpeg 1280w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Xhelal Neziri<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">An\u00ebtari m\u00eb i ri i NATO-s, Maqedonia e Veriut, m\u00eb 15 korrik do t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhjet, e dhjeta me radh\u00eb, parlamentare nga pavar\u00ebsimi i saj n\u00eb vitin 1991, kur u shk\u00ebput nga ish-federata Jugosllave. Ky vend me 2.1 milion\u00eb banor\u00eb, \u00ebsht\u00eb ballafaquar me kriza t\u00eb vazhdueshme politike dhe nd\u00ebretnike, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb pes\u00eb ciklet e fundit zgjedhore parlamentare t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parakohshme. T\u00eb fundit u mbajt\u00ebn n\u00eb vitin 2016 dhe ishin rezultat i epilogut t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb rrezikshme politike dhe t\u00eb siguris\u00eb, ku VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kishte kapur shtetin duke instaluar nj\u00eb regjim autokratik. K\u00ebto zgjedhje soll\u00ebn n\u00eb pushtet LSDM-n\u00eb e Zoran Zaev, e cila nj\u00eb vit m\u00eb pas n\u00ebnshkroi Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, nj\u00eb dokument q\u00eb zgjodhi kontestin e emrit me Greqin\u00eb dhe hapi dyert e integrimit euroatlantik t\u00eb vendit.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Suksesi i Zaevit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, megjithat\u00eb, u vu n\u00ebn hije nga aferat korruptive t\u00eb tij dhe funksionar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb LSDM-s\u00eb. Edhe pse n\u00eb planin e brendsh\u00ebm ka nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim funksionimin demokratik t\u00eb institucioneve, pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj tij ka sh\u00ebnuar rritje, sidomos pas publikimit t\u00eb aferave t\u00eb fundit me materiale t\u00eb p\u00ebrgjuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, VMRO-DPMNE kaloi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb reformimi t\u00eb brendsh\u00ebm duke sjell\u00eb figura t\u00eb reja n\u00eb krye t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe liderin Hristijan Mi\u00e7kovski. Andaj, n\u00ebse n\u00eb 2016 LSDM-ja p\u00ebrfaq\u00ebsonte progresin kurse VMRO-DPMNE regresin, tani se kjo ndarje nuk ting\u00ebllon aq besuesh\u00ebm. Anketat, madje, parashikojn\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb apo t\u00eb barabart\u00eb midis k\u00ebtyre dy partive, me \u00e7\u2019rast \u00e7donj\u00ebra prej tyre do t\u00eb fitonte nga 50 deputet\u00eb. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Shqiptar\u00ebt \u2013 p\u00ebrcaktues t\u00eb mandatarit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Te blloku politik shqiptar dy parti dhe dy koalicione parazgjedhore synojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb mandate deputet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb vendit. N\u00eb zgjedhjet e fundit VMRO-DPMNE fitoi 51 deputet\u00eb, dy m\u00eb shum\u00eb se LSDM, por kjo e fundit formoi qeverin\u00eb pasi Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) i Ali Ahmetit refuzoi ofert\u00ebn e Gruevskit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb pushtet, i nisur nga viti 2008. BDI, e cila ka qen\u00eb n\u00eb pushtet af\u00ebr 17 vite n\u00eb dy dekadat e fundit, dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Tha\u00e7it, nj\u00eb parti e drejtuar deri n\u00eb vitin 2012 nga Arben Xhaferi, garojn\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt e Ziadin Sel\u00ebs, e cila n\u00eb tre vitet e fundit ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ka lidhur koalicion me partin\u00eb Alternativa t\u00eb Afrim Gashit, q\u00eb ka ndar\u00eb pushtetin me LSDM, BDI dhe PDSH. Edhe koalicioni i dyt\u00eb LSDM\/BESA \u00ebsht\u00eb i panatyrsh\u00ebm, jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb formuar nga nj\u00eb parti n\u00eb pushtet dhe nj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, por se \u00ebsht\u00eb koalicioni i par\u00eb shumetnik n\u00eb zgjedhje parlamentare. Te pjesa shqiptare anketat favorizojn\u00eb BDI-n\u00eb se do t\u00eb fitoj\u00eb nga 11-13 deputet\u00eb, para koalicionit ASH\/Alternativa me 7-9, kurse koalicioni LSDM\/BESA pritet t\u00eb fitoj\u00eb 5-7 deputet\u00eb shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur ka nj\u00eb baraspeshim forcash te kampi politik maqedonas, do t\u00eb jet\u00eb partia fituese te shqiptar\u00ebt ajo q\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se kush do ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb rezultatet e anketave dhe analizave t\u00eb brendshme, partia e Ahmetit \u00ebsht\u00eb e bindur se s\u00ebrish do t\u00eb ket\u00eb pozit\u00ebn e \u201cking-maker\u201d-it n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Kjo parti ka mbajtur pushtetin q\u00eb nga viti 2002, kur u formua si subjekt i dal\u00eb nga Ushtria \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare (U\u00c7K), nj\u00eb formacion gueril q\u00eb n\u00eb vitin 2001 nisi konfliktin p\u00ebr nj\u00eb status t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb shtet. S\u00eb k\u00ebndejmi, e njeh mir\u00eb sistemin zgjedhor proporcional me gjasht\u00eb nj\u00ebsi, q\u00eb nxjerrin nga 20 deputet\u00eb secila, dhe gjeografin\u00eb zgjedhore shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje BDI ka ngritur \u00e7mimin e saj \u2013 k\u00ebrkon pozit\u00ebn e kryeministrit n\u00ebse ndonj\u00eb nga partit\u00eb etnike maqedonase do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb shumic\u00ebn parlamentare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Ahmeti ka dal\u00eb me Naser Zyberin si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb ka ngjallur reagime te partit\u00eb tjera pasi mund\u00ebsia q\u00eb BDI t\u00eb fitoj\u00eb shumic\u00ebn e 120 mandateve n\u00eb Parlament jan\u00eb vet\u00ebm teorike. P\u00ebrderisa Zaev dhe Mickovski k\u00ebrkojn\u00eb shumic\u00ebn parlamentare n\u00eb zgjedhje, Ahmeti shpreson se Zyberi do ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb si rezultat i matematikave dhe marr\u00ebveshjeve paszgjedhore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Befasit\u00eb zgjedhore<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, anketat jo gjithmon\u00eb parashikojn\u00eb rezultatet. N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2017 matjet e opinionit publik parashikuan nj\u00eb rezultat t\u00eb barabart\u00eb midis LSDM-s\u00eb dhe VMRO-DPMNE-s\u00eb, por e para fitoi gati t\u00eb gjitha komunat urbane dhe rurale me shumic\u00eb etnike maqedonase. Nj\u00eb huqje e nj\u00ebjt\u00eb u pa edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb k\u00ebtij muaji n\u00eb Kroaci, ku anketat parashikuan rezultat t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb midis partis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb HDZ dhe asaj t\u00eb majt\u00eb SPD, por rezultati ishte 66-41 deputet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb s\u00eb par\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Befasit\u00eb jan\u00eb t\u00eb mundshme edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Duket se ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje midis vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb shprehur n\u00eb anketa dhe rezultatit zgjedhor pasi votuesi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebhiqet nga interesi i tij praktik. Ky interes n\u00ebnkupton klientelizmin, pun\u00ebsimin partiak apo kryerjen e sh\u00ebrbimeve nga pushteti lokal n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb votave. Nga gjithsej 84 komuna, BDI drejton 10, ASH\/Alternativa 3 kurse BESA 1. Dy qytetet q\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Zon\u00ebn e Gjasht\u00eb Zgjedhore jan\u00eb Tetova dhe Gostivari. I pari udh\u00ebhiqet nga Teuta Arifi e BDI-s\u00eb, kurse i dyti nga Arben Taravari i ASH-s\u00eb. Kjo zon\u00eb tradicionalisht nxjerr 14 deputet\u00eb shqiptar\u00eb nga gjithsej 20, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn fush\u00ebbetej\u00ebn kryesore t\u00eb partive shqiptare. BDI duket se do t\u00eb ket\u00eb ep\u00ebrsi me s\u00eb paku nj\u00eb deputet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb shkaku i pozicionimit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb ASH\/Alternativ\u00ebs n\u00eb Tetov\u00eb. N\u00eb Tetov\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 BDI-s\u00eb, t\u00eb pozicionuar mir\u00eb duken edhe PDSH dhe BESA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Zon\u00ebn e Par\u00eb Zgjedhore, q\u00eb ka si qend\u00ebr Shkupin, shqiptar\u00ebt fitojn\u00eb dy deputet\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb anketave, nj\u00eb deputet do t\u00eb\u00a0 fitoj\u00eb BDI dhe nj\u00eb ASH\/Alternativa. PDSH ka ambicie q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb deputet, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb numrin n\u00eb tre. N\u00eb Zon\u00ebn e Dyt\u00eb Zgjedhore me qend\u00ebr Kumanov\u00ebn partit\u00eb shqiptare fitojn\u00eb 4 deputet\u00eb, kurse n\u00eb\u00a0 Zon\u00ebn e Pest\u00eb \u2013 dy. N\u00eb zonat tre dhe kat\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mandatet i fitojn\u00eb partit\u00eb maqedonase LSDM dhe VMRO shkaku i numrit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb aty.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk p\u00ebrjashtohen as marr\u00ebveshjet e pashpallura midis partive rivale shqiptare, q\u00eb mund t\u00eb nxjerrin nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore nj\u00eb dhe pes\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb praktika t\u00eb panjohura p\u00ebr sken\u00ebn politike t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ku sistemi zgjedhor dhe formula e D\u2019Hontit favorizon koalicione n\u00eb kurriz t\u00eb partive m\u00eb t\u00eb vogla. Sa p\u00ebr ilustrim, partia Demokracia e Re e Imer Selmanit n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2011 fitoi 30 mij\u00eb vota, por nuk arriti t\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb deputet pasi i kishte t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb 5 nj\u00ebsi t\u00eb ndryshme zgjedhore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mesatarisht nj\u00eb deputet mesatarisht zgjidhet me 7-8 mij\u00eb vota.\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Uvertyr\u00eb e nj\u00eb krize t\u00eb re?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pa dyshim, k\u00ebto zgjedhje llogariten si m\u00eb t\u00eb paparashikueshme n\u00eb historin\u00eb elektorale t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00ebse LSDM nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb se VMRO-DPMNE, at\u00ebher\u00eb do ta ket\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb s\u00ebrish ta bind\u00eb faktorin shqiptar q\u00eb t\u2019i ndihmojn\u00eb ta formoj\u00eb qeverin\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb vitin 2016. Edhe n\u00eb skenarin e kund\u00ebrt, ajo do ta ket\u00eb r\u00ebnd\u00eb ta bind\u00eb BDI-n\u00eb pa i dh\u00ebn\u00eb postin e kryeministrit, n\u00ebse deputet\u00ebt e saj s\u00ebrish do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktues. P\u00ebrplasja e ashp\u00ebr midis Ahmetit dhe Zaevit gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe partneriteti jo i q\u00ebndruesh\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb fundit i ka zvog\u00ebluar gjasat q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin. Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb vendi t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re politike shkaku i pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga zgjedhjet. Dalje nga kjo kriz\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb ose nj\u00eb qeveri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ose zgjedhje t\u00eb reja parlamentare, s\u00ebrish t\u00eb parakohshme.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE: <\/strong><\/span>Analiza \u00ebsht\u00eb shkruar nga autori posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr <span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Hashtag.al<\/strong><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xhelal Neziri An\u00ebtari m\u00eb i ri i NATO-s, Maqedonia e Veriut, m\u00eb 15 korrik do t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhjet, e dhjeta me radh\u00eb, parlamentare nga pavar\u00ebsimi i saj n\u00eb vitin 1991, kur u shk\u00ebput nga ish-federata Jugosllave. Ky vend me 2.1 milion\u00eb banor\u00eb, \u00ebsht\u00eb ballafaquar me kriza t\u00eb vazhdueshme politike dhe nd\u00ebretnike, t\u00eb cilat kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":387198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,13],"tags":[],"class_list":["post-387196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/387196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=387196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/387196\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/387198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=387196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=387196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=387196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}