{"id":386889,"date":"2020-07-13T14:20:02","date_gmt":"2020-07-13T12:20:02","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=386889"},"modified":"2020-07-15T13:38:52","modified_gmt":"2020-07-15T11:38:52","slug":"albin-kurti-videomesazh-qytetareve-po-perballemi-me-krize-te-trefishte-ruani-veten-se-ska-qeveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/07\/13\/albin-kurti-videomesazh-qytetareve-po-perballemi-me-krize-te-trefishte-ruani-veten-se-ska-qeveri\/","title":{"rendered":"Albin Kurti: Po p\u00ebrballemi me kriz\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb, ruani veten se s&#8217;ka qeveri","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<div style=\"width: 1170px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-386889-1\" width=\"1170\" height=\"658\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/albiniballkoni.mp42.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/albiniballkoni.mp42.mp4\">https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/albiniballkoni.mp42.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Kurti, u \u00ebsht\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve me nj\u00eb video-mesazh n\u00eb rrjetet sociale. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai e nis fjal\u00ebn e tij duke theksuar at\u00eb q\u00eb e quan si kriz\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet vendi, sh\u00ebndet\u00ebsi, demokraci e ekonomi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lideri i Vet\u00ebvendosjes tha se besueshm\u00ebria ndaj qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cT\u00eb dashur qytetar\u00eb, Po ju flas k\u00ebtu nga ballkoni i L\u00ebvizjes, n\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb tubime fizike, p\u00ebr shkak t\u00eb rikthimit t\u00eb furish\u00ebm t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb virusit Corona. Kosova sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sepse kriza \u00ebsht\u00eb e trefisht\u00eb: sh\u00ebndet\u00ebsia, demokracia dhe ekonomia e vendit ton\u00eb jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Besueshm\u00ebria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb tejet e ul\u00ebt. Pritjet nga kjo qeveri, edhe m\u00eb t\u00eb ulta. Zaten, n\u00eb politik\u00ebn shtet\u00ebrore, di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb legjitime, nuk mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, andaj as e besueshme. Na e hoq\u00ebn sigurin\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore gjoja p\u00ebr hir t\u00eb liris\u00eb ekonomike. Tash po i humbim t\u00eb dyja, sepse kund\u00ebrth\u00ebnia \u00ebsht\u00eb e rrejshme. Sh\u00ebndet\u00ebsia dhe ekonomia jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura dhe \u00ebsht\u00eb iluzion t\u00eb mendojm\u00eb se mund t\u00eb zgjedhim nj\u00ebr\u00ebn mbi tjetr\u00ebn. K\u00ebta erdh\u00ebn si \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane q\u00eb e kan\u00eb futur Kosov\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb po shtohet nga dita n\u00eb dit\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosov\u00ebs, mbi qytetarin e Republik\u00ebs.\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej ish-kreu i qeveris\u00eb shkruan se qeveria e tanishme do mbahet mend si m\u00eb e dob\u00ebta dhe e mbrapshta e pasluft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Kurti thekson se qeveria ka d\u00ebshtim t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe nuk po arrin t\u00eb menaxhoj\u00eb si duhet pandemin\u00eb duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe po vepron n\u00eb shkelje t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cKjo qeveri do t\u00eb mbahet mend si m\u00eb e dob\u00ebta dhe m\u00eb e mbrapshta e pasluft\u00ebs, krahasimi me t\u00eb cil\u00ebn s&#8217;do t&#8217;i b\u00ebj\u00eb nder asnj\u00eb qeverie n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra,ko ekzekutivi me t\u00eb cilin nuk b\u00ebn t\u00eb krahasohesh \u2013 k\u00ebshtu do t\u00eb mbahet mend qeveria koti p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt nuk do ta harrojn\u00eb. D\u00ebshtimi i gjithansh\u00ebm, e sidomos n\u00eb luftimin e pandemis\u00eb COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme e as me k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr shpallje t\u00eb saj. Mbase kjo qeveri edhe s\u2019e lufton dot virusin, sepse ajo \u00ebsht\u00eb ngritur paligjsh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb virusi e duke iu falenderuar virusit. Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e integrueshme te virusi Corona. Populli i Kosov\u00ebs ka nj\u00eb refleks pad\u00ebgjueshm\u00ebrie qytetare ndaj k\u00ebsaj qeverie t\u00eb pabesueshme. Politikan\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb pre n\u00eb bes\u00eb popullin, populli kurr\u00eb nuk u beson. Kjo qeveri nuk g\u00ebzon besimin e popullit, sepse \u00ebsht\u00eb bes\u00ebthyer. Prandaj, armiku t\u00eb cilit qeveria po synon t\u2019ia shpall\u00eb gjendjen e jasht\u00ebzakonshme \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht populli. Ministri Zezaj i qeveris\u00eb Koti po ju kanoset qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb i ka shpallur t\u00eb pabindur e t\u00eb padisiplinuar. Pra, gjendjen e jasht\u00ebzakonshme po duan t&#8217;ia shpallin popullit. Por, ne e dim\u00eb q\u00eb sistemi shtet\u00ebror, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk ka d\u00ebshtuar, dhe se d\u00ebshtimi ka emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm individ\u00ebsh. Nuk kan\u00eb d\u00ebshtuar policia apo mjek\u00ebsia, por ministrat dhe qeveria.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 131 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gjendjen e jasht\u00ebzakonshme e shpall presidenti, dekreti i t\u00eb cilit duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00eblqimin n\u00eb Kuvend. Pse kjo qeveri na k\u00ebrc\u00ebnon me shpallje t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme? \u00c7far\u00eb pune ka ajo me k\u00ebt\u00eb shpallje? Vet\u00ebm nj\u00eb shpjegim e ka kjo: kryeministri koti \u00ebsht\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i presidenc\u00ebs, veg\u00ebl e Tha\u00e7it, e i cili karrigen e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs e mori me vete para prokuroris\u00eb speciale n\u00eb Hag\u00eb.\u201d<\/em> \u2013 shton Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej Kurti prek edhe vajtjen e presidentit Tha\u00e7i para Gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb republik\u00eb sovrani \u00ebsht\u00eb populli e jo presidenti, i cili ka shkuar n\u00eb gjykat\u00eb me gjith\u00eb karrigen e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i Vet\u00ebvendosjes thekson se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ishte menaxhuar mir\u00eb situata sh\u00ebndet\u00ebsore e ajo ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb republik\u00eb, sovran \u00ebsht\u00eb shteti e burim i sovranitetit populli; n\u00eb monarki, sovran \u00ebsht\u00eb mbreti. Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb sovrani. Ai nuk mund ta marr\u00eb me vete karrigen presidenciale e ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb prokurori a gjykat\u00eb. Kosova nuk ua ka pasur borxh k\u00ebt\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb atyre kat\u00ebr muajve, ne u pat\u00ebm kujdesur p\u00ebr sistemin imunitar t\u00eb qytetar\u00ebve dhe imunitetin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor. Jemi kujdesur p\u00ebr sh\u00ebndetin publik t\u00eb popullsis\u00eb dhe p\u00ebr mbijetes\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjen e ekonomis\u00eb. Duke mos u angazhuar p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto e duke mos i kuptuar t\u00eb lidhura, k\u00ebta po na i humbin t\u00eb gjitha. Tash, kjo qeveri don pakt social, don marr\u00ebveshje q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb aspak xhent\u00ebllmene, me qasjen: pleqt\u00eb b\u00ebn t\u00eb vdesin, ata q\u00eb kan\u00eb s\u00ebmundje shoq\u00ebruese b\u00ebn t\u00eb vdesin. \u00cbsht\u00eb n\u00eb rrezik asgj\u00eb m\u00eb pak se etika dhe vlerat tona komb\u00ebtare e njer\u00ebzore.\u201d<\/em> \u2013 shton ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund Albin Kurti u b\u00ebn thirrje qytetarve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes nga koronavirusi duke qen\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb joekzistente si dhe i uron sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb kreut t\u00eb LDK-s\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga Covid-19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cZgjidhja ekziston: procedimi i Ligjit Anti-COVID t\u00eb cilin e ka iniciuar Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, dhe t\u00eb cilin e ka k\u00ebrkuar vet\u00eb Gjykata Kushtetuese para m\u00eb shum\u00eb se tre muajve. Zgjidhja pra ekziston, por k\u00ebta nuk duan zgjidhje. Andaj, nd\u00ebrkoh\u00eb, ruajeni veten dhe nj\u00ebri-tjetrin, kujtoni porosit\u00eb tona e udh\u00ebzimet e mjek\u00ebve: mbani higjien\u00ebn personale, mbani distanc\u00ebn fizike, mbani maskat mbrojt\u00ebse. Le ta forcojm\u00eb solidaritetin shoq\u00ebror kur qeveria na e ka dob\u00ebsuar shtetin demokratik. P\u00ebrball\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur, le t\u00eb kujdesemi ne vet\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e t\u00eb gjith\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb rast, u shpreh ngush\u00ebllime t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb vdekurve nga virusi Corona dhe ju d\u00ebshiroj sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb plot\u00eb secilit qytetar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, deputet\u00ebve t\u00eb infektuar si dhe kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Mustafa. Ju falemnderit e mirupafshim.\u201d<\/em> \u2013 mbyll deklarat\u00ebn Kurti.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Kurti, u \u00ebsht\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve me nj\u00eb video-mesazh n\u00eb rrjetet sociale. Ai e nis fjal\u00ebn e tij duke theksuar at\u00eb q\u00eb e quan si kriz\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet vendi, sh\u00ebndet\u00ebsi, demokraci e ekonomi. Lideri i Vet\u00ebvendosjes tha se besueshm\u00ebria ndaj qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt. \u201cT\u00eb dashur qytetar\u00eb, Po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":386892,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-386889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/386889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=386889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/386889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/386892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=386889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=386889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=386889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}