{"id":384436,"date":"2020-07-01T19:13:34","date_gmt":"2020-07-01T17:13:34","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=384436"},"modified":"2020-07-01T19:18:51","modified_gmt":"2020-07-01T17:18:51","slug":"klsh-ja-instituti-i-monumenteve-te-kultures-ti-kerkoje-qeverise-dhe-bashkise-rindertimin-e-teatrit-kombetar-sic-ishte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/07\/01\/klsh-ja-instituti-i-monumenteve-te-kultures-ti-kerkoje-qeverise-dhe-bashkise-rindertimin-e-teatrit-kombetar-sic-ishte\/","title":{"rendered":"KLSH-ja: Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb qeveris\u00eb dhe Bashkis\u00eb rind\u00ebrtimin e Teatrit Komb\u00ebtar si\u00e7 ishte","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-373635\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Teatri.jpg\" alt=\"\" width=\"846\" height=\"563\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Teatri.jpg 846w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Teatri-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Teatri-768x511.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 846px) 100vw, 846px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb auditimi n\u00eb Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs ka evidentuar shkelje n\u00eb lidhje me ndryshimin e zon\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KLSH nga auditimi mbi p\u00ebrcaktimin e zon\u00ebs historike n\u00eb baz\u00eb edhe t\u00eb VKM-ve t\u00eb shpallura nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs v\u00ebren se \u201c<em>procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve sipas koordinatave nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb me argumente t\u00eb qarta nga institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb proces, si K\u00ebshilli Shkencor, Sekretariati teknik i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve, Ministri i Kultur\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe Kryetar i KKR<\/em>\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KLSH-ja gjithashtu p\u00ebrmend se \u201c<em>IMK, n\u00eb rolin e Sekretariatit Teknik t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve si dhe K\u00ebshilli Shkencor, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs pasi t\u00eb kryejn\u00eb analiza t\u00eb plota t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb kaluar dy\u00a0 VKM-t e fundit t\u00eb vitit 2017 dhe 2018 p\u00ebr ndryshimin e kufij\u00ebv\u00eb t\u00eb zon\u00ebs historike Tiran\u00eb, t\u00eb propozoj\u00eb revokimin e VKM-ve t\u00eb sip\u00ebrcituara p\u00ebr ndryshimin e vendimit p\u00ebr nxjerrjen jasht\u00eb\u00a0 kufijve t\u00eb zon\u00ebs historike t\u00eb sip\u00ebrfaqes\u00a0 ku ndodhej nd\u00ebrtesa e Teatrit Komb\u00ebtar, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb KLSH nr. 36 dat\u00eb 14.05.2020 \u201cP\u00ebr adresimin e problematikave t\u00eb shfaqura mbi \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar dhe propozimin p\u00ebr pezullimin e vendimmarrjeve mbi k\u00ebt\u00eb objekt nga Kryetari i Bashkis\u00eb\u00a0 dhe K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs\u201d, t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, rind\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb zon\u00ebn ku ka qen\u00eb godina e m\u00ebparshm\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stil\u00a0 dhe pamje arkitektonik q\u00eb ajo ka pasur, me t\u00eb nj\u00ebjtat volume dhe n\u00eb\u00a0 t\u00eb nj\u00ebjtin projekt<\/em>\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendim-marrja e m\u00ebparshme e IMK n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb ish-godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar p\u00ebrcillet si indicje penale n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb Tiran\u00eb<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb zbatim t\u00eb programit t\u00eb auditimit nr. 66\/2 prot., dat\u00eb 21.01.2020, ka p\u00ebrfunduar auditimin e P\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs (IMK) Tiran\u00eb, p\u00ebr veprimtarin\u00eb nga data 01.01.2018 deri m\u00eb dat\u00ebn 31.12.2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ky auditim, u konstatuan disa problematika dhe shkelje t\u00eb dispozitave ligjore n\u00eb fuqi. M\u00eb konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen n\u00eb Raportin P\u00ebrfundimtar t\u00eb Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb Nr. 54, dat\u00eb 29.05.2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb trajtohen n\u00eb Raportin P\u00ebrfundimtar t\u00eb Auditimit jan\u00eb:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave (VKM) nr.180, dat\u00eb 13.04.2000 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpallja Ansamb\u00ebl Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendr\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe me VKM Nr. 325, dat\u00eb 12.4.2017 \u00ebsht\u00eb miratuar shpallja e qendr\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe rregullorja p\u00ebr administrimin e k\u00ebsaj qendre dhe t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur p\u00ebrreth saj. K\u00ebto VKM kan\u00eb p\u00ebrcaktuar rregullat p\u00ebr ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e vlerave historike-kulturore t\u00eb Qendr\u00ebs Historike dhe zon\u00ebs mbrojt\u00ebse n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs dhe lejojn\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrhyrje konservuese dhe restauruese. Dy dit\u00eb pas daljes s\u00eb VKM Nr. 325, n\u00eb dat\u00ebn 14.04.2017, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit me Vendimin nr. 1 ka miratuar Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Auditimi konstaton se ky plan nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e VKM Nr. 325, dat\u00eb 12.4.2017, n\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjet e lejuara n\u00eb territorin e Qendr\u00ebs Historike dhe Zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur t\u00eb Qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me pas me VKM nr. Nr. 582, dat\u00eb 03.10.2018 \u201cP\u00ebr shpalljen e Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe miratimin e Rregullores p\u00ebr administrimin e saj e t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur p\u00ebrreth\u201d jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb e qendr\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe zonat ku do lejohen nd\u00ebrtime t\u00eb reja dhe zonat ku nuk lejohen nd\u00ebrtime t\u00eb reja. Pra me k\u00ebt\u00eb VKM kan\u00eb ndryshuar kufijt\u00eb e qendr\u00ebs historike t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me objektin e ndryshimit t\u00eb VKM-ve t\u00eb m\u00ebparshme, si dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontradiktore dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb fshehin ndryshimet reale t\u00eb kufijve t\u00eb qendr\u00ebs historike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 27\/2018 dat\u00eb 17.5.2018 \u201cP\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb\u201d.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Audituesit konstatuan se ndryshimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb VKM reflektojn\u00eb k\u00ebrkesat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr zhvillime t\u00eb reja n\u00eb territor dhe nuk bazohen n\u00eb studime e vler\u00ebsime t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr p\u00ebrcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore t\u00eb Qendr\u00ebs Historike dhe zon\u00ebs mbrojt\u00ebse n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Del qart\u00eb se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Restaurimeve (KKR) ka ndryshuar vler\u00ebsimin p\u00ebr zonat historike e kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb objekteve, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb interesit p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebto zona e mbi k\u00ebto objekte. Relacioni i miratuar nga KKR i dat\u00ebs 26.09.2018 nuk shpreh qart\u00ebsisht se cilat objekte hiqen nga qendra historike dhe nuk jep arsyetimin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr heqjen e tyre, si dhe K\u00ebshilli Shkencor i IMK nuk \u00ebsht\u00eb shprehur dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb opinion lidhur me heqjen apo jo t\u00eb objekteve historike. Nuk evidentohet pse ndryshojn\u00eb koordinatat e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur Z 82-Z-83-Z80 n\u00eb kufijt\u00eb e Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe nuk shpjegohet pse n\u00eb qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs jan\u00eb shtyr\u00eb kufijt\u00eb e qendr\u00ebs historike n\u00eb zon\u00ebn T83-T81apo T27-T28, etj., (k\u00ebto jan\u00eb qart\u00ebsisht t\u00eb dallueshme, nga krahasimi i hart\u00ebs s\u00eb zonimit t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2017 me hart\u00ebn e zonimit t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2018 dhe koordinatat e saj). Edhe pse Vendimi i KKR ka kaluar p\u00ebr shqyrtim nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb IMK, mendimi i tyre p\u00ebr argumentimin dhe selektimin e ndryshimit t\u00eb kufijve t\u00eb qendr\u00ebs historike nuk pasqyrohet n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues t\u00eb VKM-s\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Si konkluzion, procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve sipas koordinatave nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb me argumente t\u00eb qarta nga institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb proces, si K\u00ebshilli Shkencor, Sekretariati teknik i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve, Ministri i Kultur\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe Kryetar i KKR.<\/span><\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><span style=\"color: #000000;\">Me vendim nr. 195, dat\u00eb 06.06.2019, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Restaurimeve i asistuar nga Sekretariati Teknik, Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs, pas diskutimit paraprak n\u00eb K\u00ebshillin Shkencor t\u00eb Institutit t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs, ka miratuar projektin \u201cNd\u00ebrtimi i kaskad\u00ebs s\u00eb hidrocentraleve mbi lumin Shushic\u00eb n\u00eb Qarkun e Vlor\u00ebs me aplikues \u201cShushica hydropo\u00eber shpk\u201d. Kjo leje nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb nj\u00eb instrument planifikimi n\u00eb fuqi, si Plan Komb\u00ebtar Sektorial, Plan t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor apo Plan t\u00eb Detajuar Vendor, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin \u201cP\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit\u201d, VKM \u201cP\u00ebr miratimin e rregullores s\u00eb planifikimit t\u00eb territorit\u201d dhe Vendimin \u201cP\u00ebr miratimin e rregullores s\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit\u201d t\u00eb ndryshuar.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga verifikimi i p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Planit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Komb\u00ebtar, si instrumenti m\u00eb i lart\u00eb i planifikimit territorial n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili adreson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb integruar \u00e7\u00ebshtjet e planifikimit, duke e par\u00eb territorin shqiptar si nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, rezulton se n\u00eb lumin Shushic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar nd\u00ebrtim hidrocentralesh, n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe me Ligjin \u201cP\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb\u201d, pasi projekti i nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij HEC-i c\u00ebnon perspektiv\u00ebn, peizazhin dhe p\u00ebrdorimin nga publiku t\u00eb monumentit t\u00eb kultur\u00ebs \u201cUra e Bratit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb auditimit, KLSH ka rekomanduar q\u00eb Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb drit\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb fundit lidhur me prishjen e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb hartoj\u00eb propozimet p\u00ebrkat\u00ebse\u00a0 p\u00ebr ndryshimin e ligjit Nr. 27\/2018 \u201cP\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb\u201d, ku miratimi i planeve p\u00ebr ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e pasurive kulturore t\u00eb paluajtshme dhe deklarimi p\u00ebr pasurit\u00eb kulturore t\u00eb paluajtshme, t\u00eb grupuara sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij ligji, t\u00eb behet me propozim nga K\u00ebshilli i Ministrave dhe miratim n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb me Ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">KLSH ka rekomanduar t\u00eb ndryshohet pika 1 e nenit 96 t\u00eb Ligjit 27\/2018 \u201cP\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzeve\u201d, ku Ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb kulturore t\u00eb paluajtshme, si dhe K\u00ebshilli i Ministrave, p\u00ebr grupimin e pasurive kulturore t\u00eb paluajtshme, t\u00eb ken\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb zon\u00ebn mbrojt\u00ebse, distancat, masat dhe normat e tjera q\u00eb ruajn\u00eb integritetin e pasurive kulturore t\u00eb paluajtshme, ve\u00e7mas ose t\u00eb grupuara, perspektiv\u00ebn, drit\u00ebn, kushtet mjedisore dhe peizazhin, por miratimi i tyre\u00a0 t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb me Ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nga auditimi u rekomandua q\u00eb t\u00eb merren masa t\u00eb menj\u00ebhershme q\u00eb procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve dhe koordinatave\u00a0 t\u00eb Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs\u00a0 apo dhe qyteteve t\u00eb tjera n\u00eb vend, t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb procesi t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb plot\u00eb shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente t\u00eb qarta\u00a0 nga institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces, si K\u00ebshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve, Ministri i Kultur\u00ebs (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb edhe t\u00eb Kryetarit t\u00eb KKR) dhe vet\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Restaurimeve, duke p\u00ebrmbushur dhe ushtruar k\u00ebshtu funksionet institucionale p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; IMK, n\u00eb rolin e Sekretariatit Teknik t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve si dhe K\u00ebshilli Shkencor, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs pasi t\u00eb kryejn\u00eb analiza t\u00eb plota t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb kaluar dy\u00a0 VKM-t e fundit t\u00eb vitit 2017 dhe 2018 p\u00ebr ndryshimin e kufij\u00ebv\u00eb t\u00eb zon\u00ebs historike Tiran\u00eb, t\u00eb propozoj\u00eb revokimin e VKM-ve t\u00eb sip\u00ebrcituara p\u00ebr ndryshimin e vendimit p\u00ebr nxjerrjen jasht\u00eb\u00a0 kufijve t\u00eb zon\u00ebs historike t\u00eb sip\u00ebrfaqes\u00a0 ku ndodhej nd\u00ebrtesa e Teatrit Komb\u00ebtar, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb KLSH nr. 36 dat\u00eb 14.05.2020 \u201cP\u00ebr adresimin e problematikave t\u00eb shfaqura mbi \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar dhe propozimin p\u00ebr pezullimin e vendimmarrjeve mbi k\u00ebt\u00eb objekt nga Kryetari i Bashkis\u00eb\u00a0 dhe K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs\u201d, t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, rind\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb zon\u00ebn ku ka qen\u00eb godina e m\u00ebparshm\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stil\u00a0 dhe pamje arkitektonik q\u00eb ajo ka pasur, me t\u00eb nj\u00ebjtat volume dhe n\u00eb\u00a0 t\u00eb nj\u00ebjtin projekt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KLSH gjykon se vendimmarrjet e strukturave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, si t\u00eb vetmet struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb kan\u00eb kapacitetet dhe njohurit\u00eb p\u00ebr vendimmarrje q\u00eb prekin trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe memorien historike t\u00eb shqiptar\u00ebve, bazuar n\u00eb argumentat shkencore dhe specifika profesionale t\u00eb tyre duhet\u00a0 t\u00eb jen\u00eb\u00a0 vendimtare p\u00ebr\u00a0 ndryshimet e mundshme, duke mos sh\u00ebrbyer si\u00a0 fasad\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb justifikuar veprimet e nj\u00ebanshme t\u00eb institucioneve (strukturave) q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme qendrat historike t\u00eb vendit ton\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Bashkia e Tiran\u00ebs apo dhe K\u00ebshilli i Ministrave.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">xx<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, KLSH i ka rekomanduar Ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve dhe K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb IMK-s\u00eb, marrjen e masave p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e legjislacionit n\u00eb fuqi, si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash me karakter organizativ, nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket shkeljeve t\u00eb konstatuara n\u00eb lidhje me ndryshimin apo p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb pasuar me ngjarjen e fundit t\u00eb prishjes s\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pran\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb auditimi n\u00eb Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs ka evidentuar shkelje n\u00eb lidhje me ndryshimin e zon\u00ebs historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. KLSH nga auditimi mbi p\u00ebrcaktimin e zon\u00ebs historike n\u00eb baz\u00eb edhe t\u00eb VKM-ve t\u00eb shpallura nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs v\u00ebren se \u201cprocesi i miratimit apo dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-384436","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=384436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384436\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=384436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=384436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=384436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}