{"id":382650,"date":"2020-06-23T12:08:16","date_gmt":"2020-06-23T10:08:16","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=382650"},"modified":"2020-06-23T12:11:44","modified_gmt":"2020-06-23T10:11:44","slug":"pas-shkarkimit-ardian-dvorani-sulmon-klgj-ne-e-presidentin-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/06\/23\/pas-shkarkimit-ardian-dvorani-sulmon-klgj-ne-e-presidentin-meta\/","title":{"rendered":"Pas shkarkimit, Ardian Dvorani sulmon KLGJ-n\u00eb e presidentin Meta","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/ardiandvorani-e1582901118115.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-353145\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/ardiandvorani-e1582901118115.jpeg\" alt=\"\" width=\"619\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/ardiandvorani-e1582901118115.jpeg 619w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/ardiandvorani-e1582901118115-300x218.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 619px) 100vw, 619px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ardian Dvorani ka sulmuar K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, pas shkarkimit t\u00eb tij si Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe rrjedhimisht dhe si kryetar i KED-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr zyrtare z\u00ebvend\u00ebskryetares s\u00eb KED-s\u00eb, Vitore Tusha si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij institucioni ku iu k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb shqyrtimin e kandidaturave p\u00ebrvakancat n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas ish-kreu i KED-s\u00eb akuzon KLGJ-n\u00eb se veproi n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn kur vendosi p\u00ebr shkarkimin e tij, si dhe presidentin Ilir Meta se me k\u00ebrkes\u00ebn e tij pasi ka pezulluar veprimtarin\u00eb e KED-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">NJOFTIM P\u00cbR DOMOSDOSHM\u00cbRIN\u00cb E TEJKALIMIT T\u00cb PENGESAVE DHE VONESAVE T\u00cb M\u00cbTEJSHME N\u00cb VEPRIMTARIN\u00cb E KED 2020<\/span><\/strong><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Drejtuar: Z\u00ebvend\u00ebskryetares s\u00eb KED 2020, znj. Vitore Tusha<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">An\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED 2020<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">pas mbledhjes s\u00eb kat\u00ebrt dhe m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb KED, t\u00eb realizuar n\u00eb fillim t\u00eb muajit Shkurt 2020, me t\u00eb cilin u miratuan disa ndryshime n\u00eb aktet n\u00ebnligjore t\u00eb KED, relator\u00ebt e tre vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese n\u00eb proces shqyrtimi, kan\u00eb kryer dhe drejtuar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrueshme p\u00ebr t\u00eb verifikuar plot\u00ebsimin e kushteve ligjore t\u00eb kandidimit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur shqyrtimin e kandidaturave p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb muajit Mars ishin kryer p\u00ebrgatitjet p\u00ebr shqyrtimin e gjetjeve n\u00eb procedur\u00ebn e verifikimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr dy nga vendet vakante me organ em\u00ebrtese Kuvendin dhe Presidentin, duke mbetur vet\u00ebm veprimi formal fundor i njoftimit t\u00eb relacioneve p\u00ebrkat\u00ebse kandidat\u00ebve nj\u00ebkoh\u00ebsisht me at\u00eb p\u00ebr thirrjen e mbledhjes s\u00eb KED, vendosja e menj\u00ebhershme e masave kufizuese parandaluese ndaj Covid19 pengoi thirrjen e mbledhjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit Mars, sipas akteve normative t\u00eb miratuara nga qeveria, u krijuan mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb mbledhjet e organeve kolegjiale mund t\u00eb zhvilloheshin edhe n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve elektronike. Bashk\u00ebrisht me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KED dhe me personelin mb\u00ebshtet\u00ebs kemi punuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur kushtet dhe krijuar mund\u00ebsit\u00eb e zhvillimit t\u00eb mbledhjes online.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meqen\u00ebse mbledhja e radh\u00ebs s\u00eb KED do t\u00eb kishte n\u00eb rend dite shqyrtimin e kandidaturave, proces i cili nuk mund t\u00eb realizohet pa dh\u00ebnien e mund\u00ebsive t\u00eb njohjes s\u00eb secilit an\u00ebtar me informacionet dhe procesin e verifikimit t\u00eb zhvilluar nga relator\u00ebt, m\u00eb tep\u00ebr se sa me teknologjin\u00eb, p\u00ebrgatitjet komplekse kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me gjetjen e koh\u00ebs s\u00eb duhur dhe m\u00ebnyrave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb kishin mund\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb njiheshin me materialet e dosjeve t\u00eb secilit kandidat. Por, sikurse jeni n\u00eb dijeni, n\u00eb dat\u00ebn 10 Prill 2020, Presidenti i Republik\u00ebs i \u00ebsht\u00eb drejtuar KLGJ-s\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, e cila i b\u00ebhet me dije edhe KED-s\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs k\u00ebrkonte q\u00eb KLGJ t\u00eb vendoste\/konstatonte mbarimin e mandatit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani, me efekt nga data 13 Mars 2020. Nga nj\u00ebra an\u00eb, kjo l\u00ebvizje e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ka pasur si efekt ligjor t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pengimin a pezullimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb KED. Meqen\u00ebse sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit ushtrimi i funksionit t\u00eb Kryetarit t\u00eb KED \u00ebsht\u00eb i lidhur me ushtrimin e funksionit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, \u00e7do veprim dhe procedur\u00eb e zhvilluar prej meje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb KED, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rrethanat kur do t\u00eb shqyrtoheshin kandidaturat p\u00ebr vendet vakante, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb arsye dhe motiv thelb\u00ebsor q\u00eb cilido kandidat t\u00eb kund\u00ebrshtonte n\u00eb gjykat\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur dhe vendimmarrjen e KED p\u00ebr ndalimin eventual t\u00eb kandidimit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit dhe t\u00eb an\u00ebtarit t KED, nuk mund t\u00eb shmangesha formalisht nga k\u00ebto funksione, p\u00ebr shkak se situata e krijuar me k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit drejtuar KLGJ-s\u00eb dhe vendimi i KLGJ p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rastet e parashikuara nga ligji ku cil\u00ebsohen pengesat ligjore t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb mbledhjet dhe veprimtarit\u00eb e KED, raste n\u00eb t\u00eb cilat paraqitet heqje dor\u00eb dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse mund t\u00eb drejtoheshin nga Z\u00ebvend\u00ebskryetari i KED.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr fat t\u00eb keq, sipas vler\u00ebsimit tim, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, KLGJ e b\u00ebri menj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit dhe t\u00eb ashtuquajturat procedura q\u00eb ndoqi KLGJ zgjat\u00ebn p\u00ebrmbi 2 muaj, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu efekte shum\u00eb negative penguese n\u00eb ecurin\u00eb dhe ritmet e veprimtaris\u00eb s\u00eb KED.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb fundi, n\u00eb dat\u00ebn 11 Qershor 2020, KLGJ ka dal\u00eb me nj\u00eb vendimmarrje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Vendimi p\u00ebrkat\u00ebs ende nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur dhe e vetmja gj\u00eb e b\u00ebr\u00eb publike \u00ebsht\u00eb se KLGJ ka \u201cvendosur\u201d q\u00eb gjyqtarit Ardian Dvorani i \u201cka mbaruar detyrimi t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d. Kjo lloj vendimmarrje, e cila n\u00eb vler\u00ebsimin tim \u00ebsht\u00eb haptazi e paligjshme, pavar\u00ebsisht vler\u00ebsimeve q\u00eb po b\u00ebj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ndjekjes s\u00eb kund\u00ebrshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vet\u00ebm penges\u00ebn q\u00eb t\u00eb ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe z\u00ebvend\u00ebskryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, s\u00eb paku, edhe mosqenien time n\u00eb funksionin e Kryetarit t\u00eb KED.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fakt, sipas ligjit, efekte t\u00eb plota formale t\u00eb k\u00ebtij \u201cvendimi\u201d t\u00eb KLGJ vijn\u00eb vet\u00ebm me njoftimin q\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr vendimin e arsyetuar t\u00eb KLGJ. P\u00ebr t\u00eb mos e shtuar m\u00eb tej antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb ekzistuese t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur deri m\u00eb tani dhe t\u00eb vendimmarrjes, ky \u201cvendim\u201d i KLGJ-s\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i arsyetuar sepse ndryshon n\u00eb thelb statusin e nj\u00eb gjyqtari duke m\u00eb ndaluar t\u00eb vijoj ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Por, ndryshe nga pritshm\u00ebria ime normale, ndon\u00ebse kan\u00eb ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se 10 dit\u00eb, ende nga KLGJ nuk m\u00eb njoftohet ky \u201cvendim\u201d i arsyetuar, sikurse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar sipas rregullave m\u00eb elementare t\u00eb \u00e7do lloj procedure administrative, sikurse \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb zhvillon KLGJ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebto kushte, p\u00ebrtej penges\u00ebs s\u00eb shkaktuar veprimtaris\u00eb s\u00eb KED q\u00eb nga fillimi i muajit Prill nga \u201cnisma\u201d antikushtetuese e Presidentit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje KLGJ-n\u00eb, vler\u00ebsoj se edhe kjo vones\u00eb dhe zvarritje e pakuptimt\u00eb nga ana e KLGJ-s\u00eb, nuk duhet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb sjell\u00eb vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive t\u00eb KED, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej shum\u00eb e shum\u00eb jav\u00ebsh relatimet lidhur me kandidaturat p\u00ebr dy vendeve vakante jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr shqyrtim n\u00eb mbledhjen e KED.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr.115\/2016 dhe n\u00eb aktet n\u00ebnligjore normative dhe rregullator\u00eb t\u00eb KED, do t\u00eb k\u00ebrkoja nga Z\u00ebvend\u00ebskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto rrethana, t\u00eb marrin nismat p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb kryejn\u00eb veprimet e nevojshme paraprake p\u00ebr njoftimin e kandidat\u00ebve lidhur me relacionet e p\u00ebrgatitura p\u00ebr gjetjet n\u00eb procedurat e verifikimit t\u00eb kandidaturave t\u00eb tyre, si edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar menj\u00ebher\u00eb thirrjen e mbledhjes s\u00eb KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve n\u00eb procedurat e verifikimit t\u00eb kandidaturave p\u00ebr nj\u00eb vend vakant, vakanc\u00eb e parakohshme, t\u00eb shpallura nga secili organ em\u00ebrtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">ARDIAN DVORANI<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Dvorani ka sulmuar K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, pas shkarkimit t\u00eb tij si Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe rrjedhimisht dhe si kryetar i KED-s\u00eb. Ai i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr zyrtare z\u00ebvend\u00ebskryetares s\u00eb KED-s\u00eb, Vitore Tusha si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij institucioni ku iu k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb shqyrtimin e kandidaturave p\u00ebrvakancat n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. M\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":353145,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-382650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/382650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=382650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/382650\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/353145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=382650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=382650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=382650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}