{"id":380226,"date":"2020-06-12T08:30:12","date_gmt":"2020-06-12T06:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=380226"},"modified":"2020-06-12T00:01:36","modified_gmt":"2020-06-11T22:01:36","slug":"provimi-i-gjuhe-letersise-maturantet-shprehen-te-zhgenjyer-teza-ishte-absurde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/06\/12\/provimi-i-gjuhe-letersise-maturantet-shprehen-te-zhgenjyer-teza-ishte-absurde\/","title":{"rendered":"Provimi i gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb, maturant\u00ebt shprehen t\u00eb zhg\u00ebnjyer: Teza ishte absurde","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-380227\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/4660-0-58d57a261f7b672e8b834d6477de4ea4.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"533\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/4660-0-58d57a261f7b672e8b834d6477de4ea4.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/4660-0-58d57a261f7b672e8b834d6477de4ea4-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/4660-0-58d57a261f7b672e8b834d6477de4ea4-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Maturant\u00ebt duket se kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga provimi i detyruar i gjuh\u00ebs dhe i let\u00ebrsis\u00eb. Sipas tyre ky provim ishte i nj\u00eb shkalle v\u00ebshtir\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe dhe se nuk p\u00ebrngjante me asnj\u00eb format t\u00eb publikuar m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nga MASR u tha se k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb kishte thjesht\u00ebzime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga Ministria e Arsimit u tha se testet e provimit t\u00eb k\u00ebsaj mature do t\u00eb ishin t\u00eb nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb thjesht v\u00ebshtir\u00ebsie prej situatave t\u00eb papritura n\u00eb vend, si\u00e7 qe t\u00ebrmeti dhe pandemia, prej t\u00eb cilave dhe m\u00ebsimi nuk u zhvillua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale. Por maturant\u00ebt sot jan\u00eb shprehur se testi i gjuh\u00ebs shqipe dhe i let\u00ebrsis\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ishte i ngjash\u00ebm me testin e publikuar nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nga QSHA, por se ai ishte i nj\u00eb formati krejt\u00ebsisht t\u00eb ri, q\u00eb nuk ka qen\u00eb aplikuar as vitet e shkuara. Sipas maturant\u00ebve n\u00eb test kishte dy vepra n\u00eb vargje, nd\u00ebrkoh\u00eb ata jan\u00eb shprehur se p\u00ebrgjigjet e testit nuk iu rezultojn\u00eb n\u00eb librat q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar prej tri viteve t\u00eb gjimnazit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne sot kemi marr\u00eb mendimet e tyre, pak pasi ata dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb provim t\u00eb detyruar t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ja si jan\u00eb shprehur ata konkretisht:<\/strong>\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Arlind Devole, maturant te shkolla \u201cQemal Stafa\u201d\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me plot kuptimin e fjal\u00ebs testi ishte absurd. T\u00eb thuash i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pasi ne ishim p\u00ebrgatitur p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, por jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj provimi. Struktura ishte shum\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb me pyetje q\u00eb kalonin sa nga nj\u00ebra fush\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. N\u00eb disa raste ndesheshe me pyetje t\u00eb tilla si: Cila \u00ebsht\u00eb fjalia q\u00eb ju mendoni se i p\u00ebrshtatet m\u00eb mir\u00eb vazhdimit t\u00eb tekstit? (Ku \u00e7dokush mund t\u00eb zgjidhte k\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb d\u00ebshironte). Nga ana tjet\u00ebr madje duhej t\u00eb b\u00ebnim interpretim fotoje apo t\u00eb caktonim fatet e personazheve. N\u00eb let\u00ebrsi nga ana tjet\u00ebr u thye \u00e7do rregull ku u dhan\u00eb dy vepra n\u00eb vargje, gj\u00eb q\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Lasgushi dhe Homeri, sikur t\u00eb kishim porositur q\u00eb me rastin e pandemis\u00eb t\u00eb na i v\u00ebshtir\u00ebsonin sa m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrat! Thjesht nuk e di m\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellin me k\u00ebt\u00eb lloj testi&#8230;? Bravo ju lumt\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Frenki \u00c7ipi, maturante te shkolla \u201cQemal Stafa\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkurtimisht, dua te\u0308 them se Provimi Shtete\u0308ror i Gjuhe\u0308s Shqipe dhe Lete\u0308rsise\u0308 qe\u0308 zhvilluam sot doli jashte\u0308 pritshme\u0308rive tona.\u00a0Testi jo vete\u0308m qe\u0308 nuk ishte i nje\u0308 shkalle me\u0308 te\u0308 thjeshte\u0308 ve\u0308shtire\u0308sie, si\u00e7 pretendoi Ministria e Arsimit se do te\u0308 ishte, por nuk ishte i ngjashe\u0308m as me Testin Model te\u0308 publikuar nje\u0308 jave\u0308 me\u0308 pare\u0308 nga QSHA.\u00a0Nje\u0308 test i tille\u0308, i nje\u0308 ve\u0308shtire\u0308sie te\u0308 larte\u0308, krahasuar me testet e viteve me\u0308 pare\u0308, por edhe me modelin e punuar ne\u0308 konsultime, hedh poshte\u0308 te\u0308 gjithe\u0308 mundin tone\u0308 dhe te\u0308 me\u0308suesve tane\u0308 gjate\u0308 ke\u0308saj periudhe\u0308 te\u0308 ve\u0308shtire\u0308. Ne\u0308 kushtet ne\u0308 te\u0308 cilat ne u ndodhe\u0308m, be\u0308me\u0308 maksimumin pe\u0308r t\u2019u ndjere\u0308 mjaftueshe\u0308m te\u0308 pe\u0308rgatitur pe\u0308r ke\u0308to provime te\u0308 re\u0308nde\u0308sishme. Me pe\u0308rkrahjen e me\u0308suesve dhe motivimin qe\u0308 na jepnin \u00e7do dite\u0308 menduam se ishim gati pe\u0308rballe\u0308 ke\u0308saj sfide vendimtare pe\u0308r te\u0308 ardhmet tona.\u00a0\u00a0Si mund te\u0308 prononcohesh se do te\u0308 thjeste\u0308sojme\u0308 testin dhe te\u0308 vendose\u0308sh ne\u0308 provim dy tekste n\u00eb vargje\u00a0 (ndryshe nga \u00e7do hartim tjete\u0308r testi), ku nje\u0308ra prej tyre ishte e L.Poradecit, nje\u0308 prej autore\u0308ve me\u0308 te\u0308 ve\u0308shtire\u0308 pe\u0308r t\u2019u zbe\u0308rthyer?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Borana Sulo, maturante tek shkolla \u201cQemal Stafa\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Provimi as nuk i afrohej asaj \u00e7ka ne prisnim. M\u00ebnyra sesi ishte strukturuar nuk i ngjasonte as modelit q\u00eb na ishte prezantuar nga QSHA dhe aq me pak provimeve t\u00eb viteve e t\u00eb kaluara. Mbase po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb kompensonin faktin q\u00eb provimi me alternativa &#8220;supozohet&#8221; t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i leht\u00eb dhe prandaj vendos\u00ebn vepra t\u00eb tilla, por duke mos marr\u00eb tamam parasysh shkall\u00ebn e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb q\u00eb nj\u00eb autor si Lasgush Poradeci ka. Ishte i nj\u00eb niveli mbi mesatar dhe mund t\u00eb them me siguri t\u00eb plot\u00eb q\u00eb rezultatet kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb pezulluar shumic\u00ebn prej nesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nina Ahmetaj, maturane te shkolla \u201cQemal Stafa\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Testi nuk ishte aspak si\u00e7 e prisnim. Dihet q\u00eb gjuha dhe let\u00ebrsia nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb test i thjesht\u00eb (madje ka qen\u00eb m\u00eb penalizuesi), por dhe n\u00eb kushte t\u00eb tilla t\u00eb hartohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, na duket shum\u00eb e \u00e7uditshme. Pjesa e gjuh\u00ebs nuk i p\u00ebrmbahej aspak testit model q\u00eb nxori QSHA dhe kishte pyetje q\u00eb t\u00eb hanin v\u00ebrtet\u00eb koh\u00eb, (\u00e7do pyetje me nga nj\u00eb paragraf p\u00ebr t\u00eb lexuar) kur n\u00eb fakt n\u00eb gjimnaz edhe pse gjuha \u00ebsht\u00eb l\u00ebnd\u00eb m\u00eb vete prej disa vitesh, nuk merren t\u00eb gjitha konceptet aq t\u00eb zgjeruara. P\u00ebr sa i p\u00ebrket let\u00ebrsis\u00eb, u habitem shum\u00eb kur pam\u00eb Lasgushin dhe Iliad\u00ebn e Homerit. Jemi t\u00eb vetedijsh\u00ebm q\u00eb nuk ka ligj q\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb ra vjet ose q\u00eb ra te modeli nuk mund t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb provim, por t\u00eb bien dy vepra n\u00eb vargje ishte pak befasuese, kur dinim q\u00eb do kishte nj\u00eb proz\u00eb dhe nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb vargje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K.\u00c7, maturant\u00eb shkolla \u201cPetro Nini Luarasi\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kishte disa probleme me k\u00ebt\u00eb test, sepse nuk ishte i nj\u00ebjti format me testet prov\u00eb, q\u00eb ka nxjerr\u00eb dhe QSHA. Shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb ishte mbi mesataren. Kishte shum\u00eb pyetje q\u00eb shum\u00eb prej nesh i quajn\u00eb t\u00eb pakuptimta: pyetje t\u00eb paqarta dhe alternativat ishin jo fort\u00eb t\u00eb kuptueshme, ose q\u00eb nuk kishin lidhje. Teza pati dy vepra n\u00eb vargje. Jam nx\u00ebn\u00ebs ekselent\u00eb por ndihem i zhg\u00ebnjyer edhe i demoralizuar p\u00ebr provimet e tjera. Shpresoj t\u00eb mos bie m\u00eb posht\u00eb se nota 8-t\u00eb n\u00eb provim, jam pa fjal\u00eb&#8230;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Maturant nga shkolla \u201cErnest Koliqi\u201d\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dua t\u00eb them dy gj\u00ebra p\u00ebr provimin e let\u00ebrsis\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb provim q\u00eb u tha se do t\u00eb ishte leht\u00ebsuar s\u2019mund t\u00eb vesh nj\u00eb nga autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb (personalisht m\u00eb i v\u00ebshtiri), Lasgush Poradeci. E dyta, pash disa q\u00eb po komentonin p\u00ebr faktin q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy poezi, teknikisht po, por po ashtu dhe jo, sepse \u201cIliada\u201d nuk konsiderohet poezi e plot\u00eb, m\u00eb shum\u00eb futet n\u00eb kategorin\u00eb e proz\u00ebs. M\u00eb pas pjesa e Gjuh\u00ebs Shqipe ishte ajo \u00e7ka p\u00ebrmbante problemet kryesore. Problemi im dhe i shum\u00eb maturant\u00ebve ishte se struktura e testit ishte komplet e ndryshuar nga ajo \u00e7ka na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe th\u00ebn\u00eb. Ne jemi udh\u00ebzuar\u00a0 se provimi do t\u00eb ishte me dy pjes\u00eb, gjuha dhe let\u00ebrsia ku secila do t\u00eb kishte dy tekste letrare dhe joletrare p\u00ebrkat\u00ebsisht. Kjo gj\u00eb realisht nuk ishte zbatuar. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb teksti q\u00eb fliste p\u00ebr Sarand\u00ebn i cili, duke u konsultuar me disa maturant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe persona t\u00eb k\u00ebsaj fushe, shkurtimisht nuk ngjante shqip fare, por si nj\u00eb p\u00ebrkthim i dob\u00ebt dhe i turpsh\u00ebm. Gjithashtu pyetjet te Gjuha ishin praktikisht t\u00eb &#8220;lodhura&#8221; mbasi nj\u00eb prej tyre ishte &#8220;P\u00ebrshkruaj mesazhin e k\u00ebsaj fotoje&#8221;, ndon\u00ebse pyetje e thjesht\u00eb ka dy probleme, \u00e7do person e percepton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn\u00a0 e vet\u00eb dhe s\u2019jam n\u00eb test gazetarie, por Gjuhe Shqipe. P\u00ebr ta p\u00ebrfunduar shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb ishte mbi mesatare te let\u00ebrsia nd\u00ebrsa gjuha ishte e mik\u00ebsuar duke kaluar nga gj\u00ebra bazike te gj\u00ebra q\u00eb shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs kan\u00eb hasur v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Maria Ceni, shkolla \u201cQemal Stafa\u201d\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb nuk e di se kush e ka hartuar k\u00ebt\u00eb test, por mendoj q\u00eb duhet t\u00eb ishte marr\u00eb parasysh m\u00eb tep\u00ebr testi prov\u00eb i b\u00ebr\u00eb nga QSHA dhe jo t\u00eb p\u00ebrdorej nj\u00eb struktur\u00eb e panjohur nga ne. Gjithmon\u00eb n\u00eb teste ka q\u00eblluar nj\u00eb pjes\u00eb letrare nga nj\u00eb autor i huaj dhe nj\u00eb pjes\u00eb letrare nga nj\u00eb autor shqiptar.\u00a0Duke ndjekur fjal\u00ebt e ministres apo prononcimeve nga Qendra e Sh\u00ebrbimit Arsimor, t\u00eb cil\u00ebt than\u00eb se niveli i testit do t\u00eb jet\u00eb mesatar dhe pak m\u00eb i thjesht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na favorizuar sado pak (ashtu si\u00e7 u premtua), u p\u00ebrgatit\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb test ndryshe. Me pyetje me \u201ctentativa\u201d, pasi pyetjet e testit s\u00eb bashku me alternativat p\u00ebrkat\u00ebse (tep\u00ebr t\u00eb ngjashme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn) ishin thika me dy presa. N\u00eb test ishte nj\u00eb poezi e Lasgush Poradecit (nj\u00eb autor shqiptar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb pasur stilistike dhe simbolike) dhe nj\u00eb pjes\u00eb nga Iliada (pjes\u00eb e mitologjis\u00eb greke). Veprat nga autoret jan\u00eb ato t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr cil\u00ebsojn\u00eb nivelin e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb testit, i cili e p\u00ebrseris ishte mbi mesatare.\u00a0Shpresoj q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr provimet e tjera niveli i v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb i till\u00eb\u2026 dhe p\u00ebr brezat e tjer\u00eb t\u00eb mos zhvillohen teste t\u00eb strukturuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb!\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E. M, shkolla \u201cMuharrem \u00c7ollaku\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Provimi ishte i v\u00ebshtir\u00eb dhe i ngarkuar gjithashtu alternativat ishin shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr disa pyetje k\u00ebrkonin p\u00ebrgjigje rreth mendimit tone. Disa pyetje k\u00ebrkonin mendimin ton\u00eb duke zgjedhur nj\u00eb nga temat e p\u00ebrfshira n\u00eb p\u00ebrgjigje nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme pra p\u00ebrderisa shprehja e mendimit nuk ishte me shkrim at\u00ebher\u00eb se dim\u00eb se si\u00a0 p\u00ebr skanerin \u00ebsht\u00eb alternativa e duhur.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span><\/strong> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"http:\/\/www.portalishkollor.al\/news\/provimi-i-gjuhe-letersise-maturantet-shprehen-te-zhgenjyer-teza-ishte-absurde-hodhi-poshte-mundin-tone\">Portali Shkollor<\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Maturant\u00ebt duket se kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga provimi i detyruar i gjuh\u00ebs dhe i let\u00ebrsis\u00eb. Sipas tyre ky provim ishte i nj\u00eb shkalle v\u00ebshtir\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe dhe se nuk p\u00ebrngjante me asnj\u00eb format t\u00eb publikuar m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nga MASR u tha se k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb kishte thjesht\u00ebzime. Nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":380227,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-380226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/380226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=380226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/380226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/380227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=380226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=380226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=380226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}