{"id":375650,"date":"2020-05-23T15:29:31","date_gmt":"2020-05-23T13:29:31","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=375650"},"modified":"2020-05-23T15:33:03","modified_gmt":"2020-05-23T13:33:03","slug":"nen-grackat-e-mendimit-heuristik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/23\/nen-grackat-e-mendimit-heuristik\/","title":{"rendered":"N\u00ebn `grackat` e mendimit heuristik!","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Tollkuci-e1590240776319.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-375651\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Tollkuci-e1590240776319.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"329\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Tollkuci-e1590240776319.jpg 720w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Tollkuci-e1590240776319-300x137.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Ela Tollku\u00e7i<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lektore,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pranojm\u00eb, t\u00eb gith\u00eb u `prek\u00ebm` nga Covid-19! N\u00eb fakt, duhet sakt\u00ebsuar se (fal\u00eb Natyr\u00ebs-Zot!) nuk u prek\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb nga mushk\u00ebrit\u00eb, por nga ajo q\u00eb shpesh e d\u00ebgjojm\u00eb si `mendore` e q\u00eb besoj nj\u00ebz\u00ebri i referohemi mendjes apo t\u00eb menduarit ton\u00eb. Po po, mendimi u prek shum\u00eb aq sa s`kishte r\u00ebnd\u00ebsi mosha apo formimi i atij q\u00eb tregonte, e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte t\u00eb kishe gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb vegj\u00eblit, ah na k\u00ebnaq\u00ebn! me ato videot dhe tutorial\u00ebt e lezetsh\u00ebm duke lar\u00eb duart me p\u00ebrpikm\u00ebrin\u00eb q\u00eb vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb kur respektojn\u00eb kriteret, duke na impresionuar me eksperiemente mbi sesi sapuni largon virusin, apo edhe duke na demostruar ecurin\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsimi online q\u00eb her\u00eb lavd\u00ebronte dhe komplimentohej dhe her\u00eb, ashtu si &#8220;uh m\u00eb fal se m\u00eb shkau&#8220;, tregonte v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb dhe vrazhd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb procesi q\u00eb duam apo s`duam nuk qe aspak nj\u00eb lloj dhe i leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sido q\u00eb vajti, paradoksale ishte se n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit \u00e7do gj\u00eb na u b\u00eb shum\u00eb viru-sale! Po \u00e7`ngjau vall\u00eb me t\u00eb rriturit? Cili prej tyre foli? Si dhe qysh? Eh, po ja fol\u00ebn mjek\u00eb e shum\u00eb profesion-ist\u00eb (pandemiologjist\u00eb, virologjist\u00eb, etj), fol\u00ebn burra dhe gra shteti, fol\u00ebn (ca si shum\u00eb) gazetar\u00eb e analist\u00eb, fol\u00ebn artist\u00eb, shkrimtar\u00eb e akademik\u00eb sa n\u00eb rrjet e n\u00eb TV, fol\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb e tham\u00eb gjith\u00e7ka desh\u00ebm duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike online q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb na zhnd\u00ebrvjellt\u00ebsoi me k\u00ebt\u00eb munges\u00ebn e barrierave virtuale. S\u00ebrisht nj\u00eb paradoks interesant! Kufizimit ambjental ju kund\u00ebrvu e pakufizueshmja dixhitale. Me veshin ton\u00eb t\u00eb vdeksh\u00ebm u munduam n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb interpretojm\u00eb t\u00eb path\u00ebnat trupore dhe mish\u00ebrore t\u00eb tjetrit q\u00eb n\u00ebse m\u00eb par\u00eb i`a besonim imt\u00ebsis\u00eb s\u00eb syrit dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs apo nuhatjes, tani ju besuan ekskluzivisht k\u00ebtij organi q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk e kemi dhe aq t\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb k\u00ebsi pun\u00ebsh. Pra, \u00e7far\u00eb realisht d\u00ebgjojm\u00eb? Ndoshta m\u00eb sakt\u00eb nj\u00eb psikolog do t\u00eb pyeste se \u00e7`deshi mendja t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb dhe sa u ndikua ajo nga t\u00eb v\u00ebrtetat personale apo ato `t\u00eb gatshme` q\u00eb u servir\u00ebn n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb ? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtij reflektimi, jam ndalur shum\u00eb mbi nj\u00eb mendim q\u00eb n\u00eb psikologji njihet si si Heuristik. \u00cbsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb skem\u00eb dhe model i t\u00eb menduarit, q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vend mir\u00eb n\u00eb mentalen e njeriut, q\u00eb leht\u00ebson reflektimin dhe p\u00ebrshpjeton vendimarrjen por shpesh her\u00eb me kosto t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjykimit. Mendohet se ka rreth 12 t\u00eb tilla, por shum\u00eb t\u00eb studiuara jan\u00eb kat\u00ebr prej tyre t\u00eb gjitha t\u00eb etiketuara dhe kuptimplota n\u00eb em\u00ebrtim. Nj\u00ebra prej k\u00ebtyre, i referohet besimit ndaj intuit\u00ebs dhe vendimarrjes emocionale. T\u00eb gjith\u00eb pa diskutim t\u00eb prekur prej saj, pa\u00e7ka se jo nj\u00ebsoj t\u00eb predispozuar p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb vepim. Nisur nga kjo, p\u00ebr disa nga ne heuristika e intuit\u00ebs i bashkangjitet m\u00eb s\u00eb shumti marr\u00ebdh\u00ebnieve afektive dhe dashurore kurse p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb `afektivja` i shkon m\u00eb p\u00ebr shtat nj\u00eb ideologjie, politike, nj\u00eb sistem apo stukture q\u00eb lind dhe vdes me socialen, duke u sjell\u00eb k\u00ebshtu ekskluzivisht dhe vet\u00ebm n\u00eb tilla raste me pasion e dashuri. \u04aafar\u00eb rekonadohet? Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pak v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb kuptuar se, edhe pse pa formula, nga t\u00eb dyja \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia njer\u00ebzore m\u00eb e predispozuar drejt nj\u00eb funksionimi t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr intuit\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr, do t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb racionalitet ashtu si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb kur blejm\u00eb nj\u00eb mall t\u00eb mir\u00eb a vendosim p\u00ebr profesionin q\u00eb do t\u00eb na sjell sukses. Ndaj, n\u00ebse s`kemi frik\u00eb dhe duam nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, le t\u00eb dashurojm\u00eb me intuit\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb t\u00eb tjerat gjera m\u00eb me racionalitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb tjera heuristika e kthejn\u00eb v\u00ebmendjen tek shansi dhe probabiliteti, jo ai prej gjasme por prej v\u00ebrteti! Njihen p\u00ebrkat\u00ebsisht si huristika e p\u00ebrfaq\u00ebsueshm\u00ebris\u00eb dhe e disponibilitetit. Sa e sa her\u00eb mendojm\u00eb se kemi gjykuar mir\u00eb, por t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb arsyetimit dhe shanseve reale, resulton se frym\u00ebzimi ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb stereotipik dhe retorik. Me ju th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, k\u00ebt\u00eb ne e testuam me ju gjat\u00eb izolimit pandemik. Student\u00ebt e vitit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb deg\u00ebn Studime Psikosociale `eksperimentuan` online mendimin e shumic\u00ebs mbi pasojat dhe menaxhimin n\u00eb vend t\u00eb problemit global. Vet\u00ebm se q\u00ebllimi i tyre nuk ishte ishte ky, por nd\u00ebrtimi i mendimit nisur nga hamend\u00ebsimet q\u00eb rezonojn\u00eb dhe truket e mendjes n\u00ebn efektin e k\u00ebtyre manovrave. Rezultatet na surprizuan pa mas\u00eb! N\u00eb mendjen e shumic\u00ebs, shifrat i l\u00ebn\u00eb vendin skupeve dhe mendimi objektiv, fjal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura q\u00eb zgjojn\u00eb prototipat e gatsh\u00ebm p\u00ebr t`u b\u00ebr\u00eb aktiv. Efekti final, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb rastin kur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb thuash fjal\u00ebn pa marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin se t\u00eb \u00e7uan vet aty e duke lar\u00eb duart n\u00eb fund me batut\u00ebn: `ti e the, nuk e thash un\u00eb `!\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse do t\u00eb shprehja preferenc\u00ebn finale, at\u00ebhere personalisht do ve\u00e7oja heuristik\u00ebn e ankorimit apo si\u00e7 njihet ndryshe t\u00eb akomodimit. Kjo m\u00eb intrigon pasi fton t\u00eb reflektojm\u00eb mbi p\u00ebrmbajtjet ose m\u00eb sakt\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetat e atyre q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb. Ka nj\u00eb efekt t\u00eb holl\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsie kur ata q\u00eb flasin t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb parat gj\u00ebra q\u00eb thon\u00eb, avantazhohen pasi t\u00ebrheqin dhe strukturojn\u00eb mendimet e tjera q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirura t\u00eb konfirmojn\u00eb sesa t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesante sesi ne priremi t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr nga radha thon\u00eb, e aq m\u00eb tep\u00ebr kur i veshim atyre t\u00eb drejtat p\u00ebr ekspertiz\u00eb. Sa shum\u00eb i q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb linj\u00eb k\u00ebtij mendimi, e veshim dhe e plot\u00ebsojm\u00eb apo n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, e kund\u00ebrsthojm\u00eb fuqish\u00ebm vet\u00ebm at\u00ebhere kur me tjetrin ndajm\u00eb publikisht diferenca n\u00eb interesa, bindje apo gjykim?! <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, e v\u00ebrteta asnj\u00eb her\u00eb nuk del e plot\u00eb pasi, ose vet\u00ebm fryhet n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00ebr\u00ebn linj\u00eb, ose thjesht harrohet e tretet mes kund\u00ebrshtimesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb padron\u00eb. E v\u00ebrteta e dim\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb absolute dhe aq m\u00eb pak e vetme. Por sa jemi n\u00eb gjendje t\u00eb kapim qoft\u00eb edhe element\u00eb t\u00eb saj n\u00ebse rr\u00ebfyesi i par\u00eb p\u00ebrzgjedh, rendit dhe organizon fjali me kujdesin e till\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar ndjek m\u00eb shum\u00eb sesa kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij? \u04aa`jam duke b\u00ebr\u00eb un\u00eb q\u00eb dua p\u00eblqimin dhe p\u00ebrkrahjen tuaj n\u00eb mendim? \u04aa`jeni duke b\u00ebr\u00eb ju?! Po ndani, shtjelloni, plot\u00ebsoni apo kund\u00ebrshtoni k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim?? N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: gracka e mendimit heuristik \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Studiues social\u00eb e njohin dhe ftojn\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb arsyetimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, mediatik dhe akademik, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr faktin se natyra njer\u00ebzore nuk ka asnj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht shp\u00ebtim prej tij. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb plot\u00eb, ajo q\u00eb pritet nga nj\u00eb informim i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb japi t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb plota e t\u00eb luaj sa m\u00eb pak me to. Kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme jo vet\u00ebm n\u00eb priudha krizash dhe izolimi ku, ngaq\u00eb `nuk prekim dot me dor\u00eb`, jemi m\u00eb t\u00eb predispozuar t\u00eb `infektohemi` nga ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb interesa ndaj mendimit ton\u00eb heuristik. Kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe ndaj \u00e7do informimi publik apo mediatik duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ata q\u00eb priren t\u00eb ballafaqojn\u00eb, krahasojn\u00eb, plot\u00ebsojn\u00eb me statistika dhe peshojn\u00eb me komplementaren at\u00eb informacion p\u00ebr t\u00eb cilin njohin se mund t\u00eb gabojn\u00eb. Ndaj, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi, duan t\u00eb marrin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn prej tij e sidomos p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, k\u00ebshilla do t\u00eb ishte t\u00eb lexoni dhe t\u00eb informoheni, t\u00eb d\u00ebgjoni dhe t\u00eb q\u00ebndroni t\u00eb hapur por gjithnj\u00eb me sa m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebdije p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb mendjen tuaj n\u00eb prov\u00eb n\u00ebp\u00ebrmet nj\u00eb `po sikur-i?` t\u00eb th\u00ebn\u00eb me shum\u00eb dashamir\u00ebsi.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Ela Tollku\u00e7i Lektore, Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0\u00a0 E pranojm\u00eb, t\u00eb gith\u00eb u `prek\u00ebm` nga Covid-19! N\u00eb fakt, duhet sakt\u00ebsuar se (fal\u00eb Natyr\u00ebs-Zot!) nuk u prek\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb nga mushk\u00ebrit\u00eb, por nga ajo q\u00eb shpesh e d\u00ebgjojm\u00eb si `mendore` e q\u00eb besoj nj\u00ebz\u00ebri i referohemi mendjes apo t\u00eb menduarit ton\u00eb. Po po, mendimi u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":375651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-375650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/375650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=375650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/375650\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/375651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=375650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=375650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=375650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}