{"id":374672,"date":"2020-05-19T13:02:41","date_gmt":"2020-05-19T11:02:41","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=374672"},"modified":"2020-05-19T13:13:48","modified_gmt":"2020-05-19T11:13:48","slug":"lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/","title":{"rendered":"Lleshaj asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn, p\u00ebrmend edhe ambasad\u00ebn amerikane: Po, identifikohem me policin\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/sanderlleshaj-2\/\" rel=\"attachment wp-att-374682\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374682\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/sanderlleshaj.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"854\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/sanderlleshaj.jpeg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/sanderlleshaj-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/sanderlleshaj-768x512.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/sanderlleshaj-1024x683.jpeg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri i Brendsh\u00ebm, Lleshaj, ka reaguar dit\u00ebn e sotme lidhur pas prishjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe protest\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve e artist\u00ebve. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, ai shkruan se identifikohet me polic\u00ebt duke theksuar se ata jan\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe se nuk \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnyer prej tyre. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai i lavd\u00ebron ata p\u00ebr sh\u00ebrbimet e ofruara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb pa u shp\u00ebrblyer.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPo. Tek polic\u00ebt qytetar\u00ebt duhet t\u00eb shohin Ministrin e Brendsh\u00ebm. Oficer\u00ebt e policis\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb uniform\u00eb simbolet e Republik\u00ebs, kan\u00eb atributet e zbatuesit t\u00eb ligjit, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligjore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tek ata Mesazhi i plot\u00eb i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm: Po. Tek polic\u00ebt qytetar\u00ebt duhet t\u00eb shohin Ministrin e Brendsh\u00ebm. Oficer\u00ebt e policis\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb uniform\u00eb simbolet e Republik\u00ebs, kan\u00eb atributet e zbatuesit t\u00eb ligjit, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligjore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb shohim Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb saj. Edhe shoq\u00ebria jon\u00eb mund t\u00eb shoh\u00eb tek polici di\u00e7ka nga vetja. A nuk jan\u00eb ata, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb pjes\u00eb e saj? A nuk edukohen ata n\u00eb familjet tona, n\u00eb shkollat tona, n\u00eb forumet tona publike? Un\u00eb p\u00ebr vete e kam pranuar k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb t\u00eb identifikimit edhe me polic\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe nuk jam zhg\u00ebnjyer prej saj. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjat\u00eb muajve t\u00eb nj\u00eb flame q\u00eb gjunj\u00ebzoi planetin, ata kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim. T\u00eb heshtur, profesionist\u00eb, patriot\u00eb, trima, human\u00eb, plot privacione dhe probleme, modestisht t\u00eb trajtuar ata kan\u00eb mbajtur barr\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.\u201d<\/em> \u2013 shkruan ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lleshaj sqaron m\u00eb tej se teksa t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb sigurt\u00eb, policia u p\u00ebrball me protestat e opozit\u00ebs, me t\u00ebrmetin dhe pandemin\u00eb duke siguruar parametra t\u00eb siguris\u00eb e rendit publik q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb historin\u00eb e vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cKur t\u00eb gjith\u00eb sistemoheshin n\u00eb k\u00ebndet e sht\u00ebpive t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb ndjekur nga TV \u201cndeshjen\u201d e radh\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs, ata rreshtoheshin p\u00ebrball\u00eb batareve t\u00eb molotov\u00ebve dhe kapsollave, kur t\u00eb gjith\u00eb interesoheshin p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre gjat\u00eb t\u00ebrmetit, ata kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, kur t\u00eb gjith\u00eb mbylleshin n\u00eb sht\u00ebpi me familjen p\u00ebr t\u2019iu shmangur val\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, ata ishin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vorbull\u00ebs s\u00eb saj. Ata e l\u00ebn\u00eb p\u00ebrher\u00eb familjen, kur t\u00eb tjer\u00ebt rendin drejt familjeve t\u00eb tyre n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pavar\u00ebsisht kushteve, ata kan\u00eb arritur t\u00eb sigurojn\u00eb parametra t\u00eb siguris\u00eb dhe rendit publik, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb historin\u00eb e vendit dhe shum\u00eb pran\u00eb mesatareve europiane; kan\u00eb arritur t\u00eb fshijn\u00eb njolla t\u00eb m\u00ebdha nga portreti i Shqip\u00ebris\u00eb; kan\u00eb kontribuar thelb\u00ebsisht q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt Europ\u00ebs.\u201d<\/em> \u2013 vijon reagimin ministri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri shkruan se policia ka funksionuar duke iu bindur ligjit dhe urdhrave si\u00e7 funksiononte dikur duke sqaruar se ministri nuk jep urdhra p\u00ebr veprime operacionale t\u00eb efektiv\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDhe n\u00eb fakt jan\u00eb po ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe dje edhe pardje. Megjithat\u00eb di\u00e7ka ka ndryshuar. Rr\u00ebnj\u00ebsisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plot\u00ebsisht. Dhe nj\u00eb nd\u00ebr arsyet themelore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vet\u00ebm me ligje. Mjeran\u00eb udh\u00ebhumbur kujtojn\u00eb se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve t\u00eb mbrapshta q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kokat e tyre t\u00eb mallkuara nga totalitarizmi. N\u00eb fakt, policia sot nuk merr urdhra p\u00ebr veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendsh\u00ebm nuk jep urdhra p\u00ebr veprimet operacionale. \u201cUrdhri\u201d i saj i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ligji, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilit ajo duhet t\u00eb jet\u00eb thjesht e verb\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb interpretime t\u00eb tipit: ky \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej ligjit, ky \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ligji, ky \u00ebsht\u00eb antiligji. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb ne do t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb policis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00eb interpretime t\u00eb ligjit, at\u00eb dit\u00eb vendi nuk ka m\u00eb ligj.\u201d<\/em> \u2013 sqaron m\u00eb tej Lleshaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lleshaj shkruan gjithashtu se ka disa \u2018skifter\u00eb\u2019 q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar te policia sh\u00ebnjestr\u00ebn nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vendos p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkat\u00ebrrimin e nd\u00ebrtesave, duke shtuar se ka pasur persona q\u00eb kan\u00eb goditur efektiv\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNga ana e tij, Ministri kujdeset q\u00eb, s\u00eb pari t\u00eb jap\u00eb me shembullin e tij nj\u00eb model t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike, s\u00eb dyti q\u00eb policia t\u00eb udh\u00ebhiqet drejt nj\u00eb kursi transformimi dhe modernizmi dhe, s\u00eb treti, q\u00eb ajo t\u00eb mbikqyret gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb misionit t\u00eb saj ligjor n\u00eb p\u00ebrputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetut\u00ebn. Ka pasur k\u00ebto dit\u00eb disa \u201cskifter\u00eb\u201d t\u00eb shkret\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar tek policia sh\u00ebnjestr\u00ebn e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe as p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e nd\u00ebrtesave. Ka pasur disa syresh q\u00eb nuk e kan\u00eb kursyer as dor\u00ebn frikacake p\u00ebr t\u00eb goditur ndaj vajzave dhe djemve t\u00eb policis\u00eb. Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojn\u00eb me kapitullin e thirrjeve p\u00ebr revolucion e gjak, kalojn\u00eb paturp\u00ebsisht tek ai i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. B\u00ebrtasin si shpirtra t\u00eb k\u00ebqij p\u00ebr t\u00eb drejtat e veta edhe p\u00ebrball\u00eb polic\u00ebve, a thua se k\u00ebta t\u00eb fundit nuk jan\u00eb njer\u00ebz, nuk jan\u00eb qytetar\u00eb dhe nuk kan\u00eb t\u00eb drejta.\u201d<\/em> \u2013 vijon Lleshaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri thot\u00eb m\u00eb tej se ndonj\u00eb person \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb duke theksuar se shqiptar\u00ebt i jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebrjet\u00eb SHBA-ve dhe se vijueshm\u00ebria e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb interesi num\u00ebr nj\u00eb i shqiptar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cB\u00ebrtasin pik\u00ebrisht ata q\u00eb nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb grim\u00eb turp e asnj\u00eb grim\u00eb humaniz\u00ebm, kur kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur derdhjen e gjakut nga arm\u00ebt e shtetit n\u00eb 2011. Pik\u00ebrisht ata skutha, t\u00eb pabes\u00eb e t\u00eb pa Zot. Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre shprehej edhe kund\u00ebr Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur q\u00ebndrimin e duhur p\u00ebr shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e Shtetit Shqiptar!!! Po! Fatkeq\u00ebsisht po! Shqet\u00ebsimi i tij ishte vijueshm\u00ebria e Shtetit Shqiptar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shqiptar\u00ebt i jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs Amerik\u00ebs, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim \u201ct\u00eb ngurt\u00eb\u201d dhe q\u00eb nuk ndryshon kurr\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shtetit Shqiptar, tashm\u00eb pjes\u00eb edhe e NATO-s. P\u00ebrgjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit ka pasur shum\u00eb tentativa p\u00ebr ta nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebt\u00eb vijim\u00ebsi shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebzuar institucionet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb. Kjo loj\u00eb tin\u00ebzare, e veshur me nj\u00eb mantel t\u00eb rrem\u00eb sloganesh \u201cdemokratike\u201d, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ka dh\u00ebn\u00eb edhe rezultate katastrofike. Vijueshm\u00ebria e Shtetit Shqiptar, q\u00eb n\u00eb terma konkrete \u00ebsht\u00eb vijueshm\u00ebria e institucioneve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb interesi komb\u00ebtar num\u00ebr nj\u00eb i shqiptar\u00ebve. Kontributi maksimal e pa kushte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb detyra e \u00e7do shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.\u201d<\/em> \u2013 thekson m\u00eb tej ministri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund Lleshaj shkruan se policia e ka kryer shum\u00eb mir\u00eb detyr\u00ebn e saj gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe duke shkruar se policia nuk i merr urdhrat nga partia n\u00ebp\u00ebrmjet ministrit por nga Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPolicia e Shtetit e ka kryer k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr, dhe as nuk \u00ebsht\u00eb stepur p\u00ebrball\u00eb tentativave t\u00eb rrezikshme kund\u00ebr institucioneve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb, ndon\u00ebse ka po ata polic\u00eb, q\u00eb dikur edhe nuk kan\u00eb mundur ta b\u00ebjn\u00eb si\u00e7 duhet detyr\u00ebn e tyre. Ka jo pak vet\u00eb q\u00eb pyesin se si \u00ebsht\u00eb e mundur kjo? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat struktura, me t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz, q\u00eb dikur shp\u00ebrbeheshin, sapo t\u00eb fillonin goditjet e para nga grupet e keqp\u00ebrdorura, sot funksionojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari? \u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebrgjigja. Sot ata munden pik\u00ebrisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia n\u00ebp\u00ebrmjet ministrit, por nga Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit.\u201d<\/em> \u2013 mbyll statusin Lleshaj.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/policia-jpg5\/\" rel=\"attachment wp-att-374687\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374687\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg5_.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"400\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg5_.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg5_-300x150.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg5_-768x384.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/policia-jpg4\/\" rel=\"attachment wp-att-374688\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374688\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg4_.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"168\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/policia-jpg2\/\" rel=\"attachment wp-att-374689\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374689\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg2_.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg2_.jpg 960w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg2_-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg2_-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/policia-18\/\" rel=\"attachment wp-att-374690\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374690\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia-3.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"675\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia-3.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia-3-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia-3-768x576.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/19\/lleshaj-asnje-fjale-per-dhunen-permend-edhe-ambasaden-amerikane-po-identifikohem-me-policine\/policia-jpg3\/\" rel=\"attachment wp-att-374691\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374691\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg3_.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg3_.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg3_-300x176.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/policia.jpg3_-768x450.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Lleshaj, ka reaguar dit\u00ebn e sotme lidhur pas prishjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe protest\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve e artist\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, ai shkruan se identifikohet me polic\u00ebt duke theksuar se ata jan\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe se nuk \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnyer prej tyre. Ai i lavd\u00ebron ata p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":374685,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-374672","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/374672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=374672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/374672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/374685"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=374672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=374672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=374672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}