{"id":374292,"date":"2020-05-17T21:03:09","date_gmt":"2020-05-17T19:03:09","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=374292"},"modified":"2020-05-17T21:03:09","modified_gmt":"2020-05-17T19:03:09","slug":"protesta-kunder-shembjes-se-teatrit-kombetar-reagon-avokati-i-popullit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/05\/17\/protesta-kunder-shembjes-se-teatrit-kombetar-reagon-avokati-i-popullit\/","title":{"rendered":"Protesta kund\u00ebr shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, reagon Avokati i Popullit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-374184\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/teatri.jpg5_.jpeg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/teatri.jpg5_.jpeg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/teatri.jpg5_-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/teatri.jpg5_-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit ka reaguar p\u00ebr protest\u00ebn e zhvilluar kund\u00ebr shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe ngjarjeve q\u00eb u zhvilluan n\u00eb t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucioni b\u00ebn me dije se gjat\u00eb inspektimit n\u00eb terren u vun\u00eb re sh\u00ebnja dhune t\u00eb ushtruara ndaj qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i popullit e konsideron t\u00eb pa justifikuar shoq\u00ebrimin e disa gazetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu n\u00eb nga Avokati i Popullit, u evidentua se punonj\u00ebsit e policis\u00eb nuk ishin t\u00eb pajisur me masa mbrojt\u00ebse ndaj virusit korona.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka ndjekur me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb ngjarjet e sh\u00ebnuara qysh prej or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit dit\u00ebn e sotme n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar dhe protestave n\u00eb or\u00ebt n\u00eb vijim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb institucioni yn\u00eb\u00a0ka nisur shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Teatrin n\u00eb lidhje me aspekte t\u00eb vendimmarrjeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe m\u00eb pas t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrsa ato mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dit\u00ebn e sotme institucioni yn\u00eb ka ndjekur edhe situat\u00ebn n\u00eb terren.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot n\u00eb dat\u00ebn 17.05.2020, u vum\u00eb n\u00eb dijeni nga media se rreth or\u00ebs 04:30, forca t\u00eb shumta t\u00eb Inspektoriatit Nd\u00ebrtimor Tiran\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar. Forcat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit kan\u00eb hyr\u00eb brenda godin\u00ebs dhe kan\u00eb shoq\u00ebruar me forc\u00eb n\u00eb organet e Policis\u00eb, disa nga shtetasit q\u00eb ndodheshin aty. Gjithashtu nga media u njoftuam se punonj\u00ebsit e Policis\u00eb se Shtetit kishin b\u00ebr\u00eb edhe shoq\u00ebrime t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin shkuar n\u00eb vendngjarje pasi filloi prishja e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas k\u00ebtyre informacioneve p\u00ebr veprimet e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb ushtrim t\u00eb mandatit ton\u00eb si mbrojt\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb personave t\u00eb ndaluar e shoq\u00ebruar dhe trajtimin e tyre p\u00ebrsa n\u00ebn mbikqyrje policore, Avokatja e Popullit organizoi pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vizituar t\u00eb gjitha Komisariatet e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, vizita t\u00eb cilat u kryen prej or\u00ebs 9:30 deri n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb secilin komisariat u k\u00ebqyren regjistrat dhe u takuan t\u00eb shoq\u00ebruarit e pranish\u00ebm gjat\u00eb vizit\u00ebs si dhe u mor\u00ebn shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prej personave t\u00eb shoq\u00ebruar nuk u pretenduan kryerje e veprime t\u00eb dhunshme brenda nd\u00ebrtesave t\u00eb Komisariateve, por kishte ankesa n\u00eb lidhje me dhun\u00eb fizike e psikologjike t\u00eb ushtruar gjat\u00eb kapjes s\u00eb tyre dhe rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Komisariatet e Policis\u00eb dhe disa persona kishin shenja dhune.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rezultoi se ishin shoq\u00ebruar edhe disa gazetar\u00eb dhe shoq\u00ebrimi i tyre gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pajustifikuar. Avokati i Popullit do t\u00eb hetoj\u00eb e verifkoj\u00eb me shum\u00eb kujdes \u00e7do pretendim p\u00ebr tejkalim t\u00eb forc\u00ebs apo akte t\u00eb dhunshme ndaj qytetar\u00ebve dhe personave t\u00eb shoq\u00ebruar e do t\u00eb dal\u00eb me konkluzionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr \u00e7do rast dhe k\u00ebrkon si nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb por edhe nga ana e Prokuris\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb k\u00ebto raste t\u00eb trajtohen n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e dh\u00ebna nga CPT (Komiteti p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs) n\u00eb raportin e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb publikuar n\u00eb shtator 2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu nga verifikimet tona rezultoi se disa shtetas, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve q\u00eb kishin marr\u00eb, ishin d\u00ebrguar p\u00ebr mjekim t\u00eb specializuar n\u00eb institucione spitalore. Nuk pati ankesa p\u00ebr vones\u00eb n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs mjeksore brenda nj\u00eb kohe t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga t\u00eb shoq\u00ebruarit n\u00ebp\u00ebr Komisariate u informuam se prishja e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar kishte nisur kur n\u00eb godin\u00eb kishte ende qytetar\u00eb t\u00eb grupimit Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, \u00e7ka kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik serioz jet\u00ebn e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb duke u kryer nj\u00eb hetim i plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar kushtet konkrete n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vepruar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga k\u00ebqyrja e dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Komisariate, si dhe biseda me punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb, u vun\u00eb re paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me momentin e shoq\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb shtetasve p\u00ebr n\u00eb Komisiariate. M\u00eb konkretisht gjat\u00eb komunikimit me shtetasit e ndaluar por edhe informacion nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, u informuam se fillimisht nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin d\u00ebrguar n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe pasi ishin futur n\u00eb mjedisin e shoq\u00ebrimit, ku iu ishin marr\u00eb gjeneralitetet dhe sendet personale, ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb komisariate t\u00eb tjera. Avokati i Popullit konstatoi se personave nuk u komunikohej karta e t\u00eb drejtave dhe as nuk ishin t\u00eb afishuara n\u00eb v\u00ebnde t\u00eb dukshme e leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruarit\/ndaluarit t\u00eb drejtat e tyre proceduriale dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta p\u00ebr disa prej tyre ishin mohuar. Personat e shoq\u00ebruar jan\u00eb ndjekur p\u00ebrgjith\u00ebsisht administrativisht p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb vendosura p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore dhe pasi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb veprimet jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, si dhe mosperputhja e orarit n\u00eb raportet e sh\u00ebrbimit hartuar gjat\u00eb ndalimit t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve dhe k\u00ebqyrjes s\u00eb orarit t\u00eb hyrjes s\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr komisariate, Avokati i Popullit i ka k\u00ebrkuar sot zyrtarisht Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, v\u00ebnien n\u00eb dispozicion t\u00eb dokumentave shtes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb vizitave n\u00eb Komisariate grupet e pun\u00ebs t\u00eb institucionit ton\u00eb, konstatuan se si kushtet e pun\u00ebs brenda komisariateve ashtu edhe pajisja e punonj\u00ebsve me pajisje mbrojt\u00ebse nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me Udh\u00ebzimet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00eb prej t\u00eb shoq\u00ebruarve nuk ishte i pajisur me maska dhe doreza dhe nuk kishte n\u00eb dispozicion sende p\u00ebr t\u00eb siguruar higjien\u00ebn personale. N\u00eb Komisariatin nr.1 Tiran\u00eb, kushtet higjieno-sanitare brenda godin\u00ebs ishin mjaft t\u00eb k\u00ebqija dhe gjendja e dhomave t\u00eb shoq\u00ebrimit dhe t\u00eb siguris\u00eb nuk garantonte asnj\u00eb kusht minimal higjienik qoft\u00eb p\u00ebr situat\u00eb normale dhe aq m\u00eb pak situat\u00ebn me masa t\u00eb shtuara p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb s\u00ebmundjes infektive. Personat e shoq\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb komisariat i gjet\u00ebm n\u00eb korridore n\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb lloj distancimi social, por sigurisht i pamjaftuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb ishin pjes\u00ebrisht t\u00eb pajisur me maska por t\u00eb gjith\u00eb ishin pa doreza. N\u00eb komisiariatin 4 kushtet higjieno-sanitare ishin m\u00eb t\u00eb mira dhe ambientet e brendshme rezultonin t\u00eb pastra, por masa t\u00eb tjera si dezinfektant\u00eb apo doreza nuk kishte dhe vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl punonj\u00ebsish ishin t\u00eb pajisur me maska.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb garantuar detyrimi i q\u00ebndrimit t\u00eb personave n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura 2 metra larg nj\u00ebri tjetrit pasi numri relativisht i lart\u00eb i t\u00eb shoqeruarve nuk e lejonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Rezuton pra se shoq\u00ebrimi i k\u00ebtyre personave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si n\u00eb momentin e kapjes dhe shoq\u00ebrimin n\u00eb komisariate por edhe brenda tyre nuk garantonte sigurin\u00eb e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kushteve t\u00eb pandemis\u00eb dhe i ka ekspozuar ata ndaj rrezikut t\u00eb infektimit nga s\u00ebmundja vdekjeprur\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit ngre nd\u00ebrkoh\u00eb shqet\u00ebsimin se masat e vendosura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb energjike p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes dhe t\u00eb grumbullimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb globale jan\u00eb shp\u00ebrfillur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur nga institucionet e Inspektoratit t\u00eb Nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb veprimtaria ekonomike dhe administrative n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe limituar si mas\u00eb mbrojt\u00ebse ndaj Coronavirusit, mbetet e pakuptueshme p\u00ebr institucionin ton\u00eb kriteri q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrjashtuar specifikisht k\u00ebto dy institucione nga ky kufizim dhe lejimi q\u00eb ato t\u00eb kryejn\u00eb operacione q\u00eb implikojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e nj\u00eb numri t\u00eb madh punonj\u00ebsish n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend p\u00ebrsa grumbullimet masive jan\u00eb rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluara<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit nd\u00ebrkoh\u00eb gjen rastin t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr respektim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb nd\u00ebrhyrjet e policis\u00eb dhe organeve t\u00eb tjera ligjzbatuese, t\u00eb cilat n\u00eb asnj\u00eb rast e n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet ta p\u00ebrdorin pretekstin e kufizimeve t\u00eb Covid-19 (t\u00eb cilat p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk respektohen nga vet\u00eb ato), si arsye p\u00ebr shtypjen e t\u00eb drejt\u00ebs civile p\u00ebr tubim paq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i Popullit ka reaguar p\u00ebr protest\u00ebn e zhvilluar kund\u00ebr shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe ngjarjeve q\u00eb u zhvilluan n\u00eb t\u00eb. Institucioni b\u00ebn me dije se gjat\u00eb inspektimit n\u00eb terren u vun\u00eb re sh\u00ebnja dhune t\u00eb ushtruara ndaj qytetar\u00ebve. Avokati i popullit e konsideron t\u00eb pa justifikuar shoq\u00ebrimin e disa gazetar\u00ebve. Gjithashtu n\u00eb nga Avokati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":374293,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-374292","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/374292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=374292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/374292\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/374293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=374292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=374292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=374292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}