{"id":368383,"date":"2020-04-19T14:07:28","date_gmt":"2020-04-19T12:07:28","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=368383"},"modified":"2020-04-19T14:11:55","modified_gmt":"2020-04-19T12:11:55","slug":"kriza-aktuale-globalizmi-problem-apo-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/04\/19\/kriza-aktuale-globalizmi-problem-apo-zgjidhje\/","title":{"rendered":"Kriza aktuale &#8211; Globalizmi, problem apo zgjidhje?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-362544 size-medium alignright\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331-300x207.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"207\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331-300x207.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331-768x530.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331-1024x706.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Angjeli-e1585570443331.jpg 1678w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga Prof. Dr, Anastas Angjeli<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">(Po p\u00ebrjetojm\u00eb nje pandemi q\u00eb po u rrezikon jet\u00ebn njer\u00ebzve, pse jo po merr shum\u00eb jet\u00eb dhe po shkakton nj\u00eb nga krizat ekonomike e sociale globale m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda pas kriz\u00ebs s\u00eb depresionit t\u00eb madh 1929-1932).<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">SI KRIZAT LOKALE SHND\u00cbRROHEN N\u00cb KRIZA GLOBALE?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nga m\u00ebsimet e kriz\u00ebs aktuale t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, thekson nobelisti i Ekonomis\u00eb &#8211; Stiglitz, \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi se sa t\u00eb lidhur jemi n\u00eb nivel global, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga sa mendojm\u00eb. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb planet t\u00eb vog\u00ebl dhe ajo q\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb vend prek edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Edhe n\u00eb rastin konkret t\u00eb k\u00ebsaj krize, e cila shp\u00ebrtheu n\u00eb nj\u00eb Provinc\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, tashm\u00eb, at\u00eb, po e p\u00ebrjeton gjith\u00eb Bota. Edhe ne k\u00ebtu n\u00eb vendin ton\u00eb. K\u00ebshtu po kuptojm\u00eb se si kjo kriz\u00eb lokale u shnd\u00ebrrua n\u00eb kriz\u00eb globale dhe pasojat tashm\u00eb jan\u00eb dramatike, sh\u00ebndet\u00ebsore, ekonomike e sociale.\u00a0 Kjo pandemi dhe p\u00ebrballja me pasojat shum\u00ebdimensionale t\u00eb saj, na imponojn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb shkall\u00eb globale. Jo vet\u00ebm kaq, por t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime, t\u00eb p\u00ebrshtatemi me ndryshimet q\u00eb po vijn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fenomeni i kalimit dhe shnd\u00ebrrimit t\u00eb krizave lokale n\u00eb globale kan\u00eb ndodhur (edhe kur globalizimi si fenomen nuk ekzistonte, shekuj e shekuj m\u00eb par\u00eb, nga krizat me baz\u00eb epidemit\u00eb si kolera, gripi spanjoll apo kriza e depresionit t\u00eb madh 1929-1933) q\u00eb n\u00eb fazat fillestare e deri sot. (kriza e vitit 70-t\u00eb, 80-t\u00eb, 2008, 2020). Pra shembujt jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Dhe sot n\u00eb kushtet e globalizimit, kalimi dhe shnd\u00ebrrimi i krizave lokale n\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb jo vetem i mundsh\u00ebm, por po shnd\u00ebrohet n\u00eb fenomen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu, megjith\u00ebse Depresioni i Madh ishte nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb spikatur se si nj\u00eb kriz\u00eb lokale mund t\u00eb b\u00ebhet globale, shum\u00eb kriza t\u00eb tjera kan\u00eb ndodhur q\u00eb nga fillimi i ekonomis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrlidhur globale n\u00eb shekullin XIX. Gjith\u00e7ka, duke filluar nga\u00a0 lufta n\u00eb ndryshimin e klim\u00ebs e deri tek trazirat politike, ka gjunj\u00ebzuar tregjet financiare. Sidoqoft\u00eb, forcat ciklike, t\u00eb tilla si prodhimi i tep\u00ebrt, spekullimet ose euforia, jan\u00eb shkaqet m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb krizave financiare dhe shpesh ndiqen nga p\u00ebrplasjet e aksioneve, pezullimet nga puna, rritje t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, dhe biznese t\u00eb mbyllura e t\u00eb falimentuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndonj\u00ebher\u00eb krizat financiare shkaktohen dhe nganj\u00ebher\u00eb zgjidhen nga forcat plot\u00ebsisht t\u00eb palidhura me problemin fillestar. R\u00ebnia e \u00e7mimeve pas Luft\u00ebs Civile t\u00eb SHBA-s\u00eb, p\u00ebr shembull, p\u00ebrfundoi vet\u00ebm kur rritja e arit n\u00eb Afrik\u00ebn Jugore \u00e7oi n\u00eb ringjalljen e veprimtaris\u00eb ekonomike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Shp\u00ebrthimi i Luft\u00ebs se Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1939, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, lidhet me rikthimin e jet\u00ebs s\u00eb industris\u00eb Amerikane, duke i dh\u00ebn\u00eb fund Depresionit t\u00eb Madh, shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se Shtetet e Bashkuara t\u00eb hynin n\u00eb luft\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 1941. Re\u00e7esioni n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs industriale n\u00eb vitet 1970 ishte nj\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i vendimit t\u00eb vendeve prodhuese t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb embargo n\u00eb dukje p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb nga shkrirjet e fundit financiare, duke filluar nga rr\u00ebzimi i burs\u00ebs s\u00eb vitit 1987, tek shp\u00ebrthimi i fllusk\u00ebs s\u00eb dot-com n\u00eb vitin 2000, e deri tek kolapsi i tregut q\u00eb u ndoq nga sulmet terroriste n\u00eb 11 shtator 2001, u p\u00ebrkeq\u00ebsuan nga forcat ekonomike dhe sociopolitike jasht\u00eb kontrollit t\u00eb \u00e7do vendi dhe ndikoi shum\u00eb n\u00eb tregjet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kriza financiare e 2008-\u00ebs, edhe pse mori shkas nga kolapsi\u00a0 i Bank\u00ebs s\u00eb Investimeve Lehman Brothers (15 Shtator 2008) dhe m\u00eb pas ajo ekonomike n\u00eb 2011, ajo ishte fillimisht nj\u00eb kriz\u00eb hipotekare e kredive n\u00eb sistemin bankar dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb globale me r\u00ebnie ekonomike, tronditje t\u00eb sistemit financiar (bankar) dhe falimentimin e disa bankave, luhatjen e tregjeve\u00a0 financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare recesionin ekonomik n\u00eb disa vende, \u201dshtr\u00ebngimin e rripit,\u201d papun\u00ebsis\u00eb, etj, duke marr\u00eb p\u00ebrmasa globale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kriza aktuale, ajo e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit (si\u00e7 e theksova me sip\u00ebr) shp\u00ebrtheu (sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deritanishme) n\u00eb 17 N\u00ebntor 2019 (mjek\u00ebt e deklaruan epidemin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb Dhjetorit) n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, n\u00eb\u00a0 Wuhan, kryeqyteti i Provinces Hubei, me nj\u00eb popullsi prej 11 milion banor\u00eb. Dhe shum\u00eb shpejt ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb kriz\u00eb-pandemie, nga Kina, n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb Azi, n\u00eb Europ\u00eb, Amerik\u00eb dhe tashm\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pandemi globale me pasoja t\u00eb r\u00ebnda ekonomike e sociale. K\u00ebshtu kriza ekonomike, rrjedhoj\u00eb e pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kriz\u00eb ekonomike globale, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat pas asaj t\u00eb Depresionit t\u00eb Madh 1929-1932. Kjo kriz\u00eb po \u00e7on n\u00eb recension ekonomit\u00eb e vendeve m\u00eb t\u00eb zhvilluara, tregjet finaciare po luhaten fort, tregtia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po goditet, prodhimi, tregtia dhe \u00e7mimi i naft\u00ebs \u00a0gjithashtu, papun\u00ebsia dhe problemet sociale vazhdojn\u00eb t\u00eb r\u00ebndohen. E k\u00ebshtu, t\u00eb gjith\u00eb pranojn\u00eb se kriza ekonomike q\u00eb po pason luft\u00ebn me \u201carmikun e paduksh\u00ebm\u201ddo t\u00eb jet\u00eb aq e madhe sa ndryshimet q\u00eb ajo do t\u00eb sjell\u00eb do t\u00eb shkundin format e vjetra t\u00eb sundimin ekonomik.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">GLOBALIZMI PROBLEM APO ZGJIDHJE?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po p\u00ebrse kjo kriz\u00eb nga lokale u shnd\u00ebrrua n\u00eb globale? Prej Globalizmit? A \u00ebsht\u00eb globalizmi zgjidhja e zhvillimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb kapitalizmit? Apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb, \u00ebsht\u00eb ai problemi? Ndodhi kjo prej sistemit sh\u00ebndetsor joefikas? Vet\u00ebm n\u00ebn ndikimin e k\u00ebtyre dy faktor\u00ebve, apo ka m\u00eb shum\u00eb? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Debatet rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb globalizmit, por tani kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19 dhe kriz\u00ebs ekonomike globale q\u00eb ka shp\u00ebrthyer, ve\u00e7an\u00ebrisht roli i politik\u00ebs s\u00eb hapjes s\u00eb kufijve, l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave etj. Ky diskurs ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah avantazhet e globalizimit dhe disavantazhet e tij, u ka dh\u00ebn\u00eb \u201cshpresa\u201d konservator\u00ebve e populist\u00ebve p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kritika ndaj globalizimit dhe ka shtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr \u201cmbyllje\u201d duke e faj\u00ebsuar dhe p\u00ebr kriz\u00ebn e sotme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb forcave progriste u ka nxitur mendimin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hapje e\u00a0 bashk\u00ebpunim e solidaritet, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb zgjidhje shkencore e zhvillim t\u00eb teknologjis\u00eb dhe t\u00eb arsimit, konsolidimit t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe trajtimit t\u00eb tij si nj\u00eb e mir\u00eb publike, ridimensionimit t\u00eb politikave ekonomike etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu, ka politikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes spektrit politik t\u00eb tyre na paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga globalizimi, p\u00ebrmes thirrjeve t\u00eb shumta drejt di\u00e7kaje q\u00eb p\u00ebrngjan me sistemin izolues t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Depresionit. Dhe thuajse t\u00eb gjith\u00eb ata shfryt\u00ebzojn\u00eb frik\u00ebrat tona duke na th\u00ebn\u00eb se \u2018vendet elitare\u2019 jan\u00eb duke lul\u00ebzuar nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e jona \u00ebsht\u00eb duke vuajtur nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb paepur n\u00eb t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsit\u00eb e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi q\u00ebndron se p\u00ebrkufizimi i fjal\u00ebs \u2018elit\u00eb\u2019 ndryshon shum\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb krahut prej nga vijn\u00eb politikan\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb krah, q\u00ebndron elita ekonomike, e njohur si nj\u00eb-p\u00ebrqind\u00ebshi, e cila duke pasur akses t\u00eb pakufizuar n\u00eb kapital dhe n\u00eb tregje, p\u00ebrfiton nga globalizimi p\u00ebr t\u00eb grumbulluar fitimet e pista nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e njer\u00ebzimit vuan. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr q\u00ebndron elita me prirje t\u00eb majt\u00eb, e cila duke pasur akses n\u00eb arsim dhe n\u00eb pushtet, mb\u00ebshtet programin e saj liberal t\u00eb pluralizmit kulturor dhe hap kufijt\u00eb, gj\u00eb e cila \u00e7on drejt imigrimit t\u00eb pap\u00ebrmbajtur dhe n\u00eb deficite tregtare t\u00eb larta. Ky fenomen ka ndezur diskursin p\u00ebr kapitalizmin e koh\u00ebs s\u00eb sotme, at\u00eb me dimension akoma m\u00eb social apo kapitalizmin dixhital.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Globalizimi sipas p\u00ebrkufizimit n\u00ebnkupton dyer t\u00eb hapura. Na jep mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, shitur dhe udh\u00ebtuar jasht\u00eb. Disa prej tyre mund t\u00eb humbasin vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs, por shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb vende t\u00eb reja pune. Sipas statistikave, tregtia dhe shk\u00ebmbimi p\u00ebrkthehen n\u00eb rritje ekonomike. Shpesh her\u00eb, t\u00eb pasurit priren t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kur fitimet shtohen, por nj\u00eb ekonomi n\u00eb rritje n\u00ebnkupton gjithashtu rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb pranojm\u00eb qorrazi pabarazit\u00eb q\u00eb globalizimi thellon. Por, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojm\u00eb globalizimin p\u00ebr pabarazit\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura, p\u00ebrse t\u00eb mos faj\u00ebsojm\u00eb ato qeveri q\u00eb lejojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe pasuris\u00eb s\u00eb re t\u00eb derdhet n\u00eb xhepat e t\u00eb pasurve? Ekziston nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn qeverit\u00eb mund ta p\u00ebrdorin dhe e kan\u00eb p\u00ebrdorur prej shekujsh p\u00ebr t\u00eb rishp\u00ebrndar\u00eb pasurin\u00eb: taksat. Dhe m\u00ebnyra se si funksionon sistemi i taksave \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: merren m\u00eb tep\u00ebr para nga t\u00eb pasurit sesa nga t\u00eb varfrit. (Ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura taksohet m\u00eb shum\u00eb, ai q\u00eb ka m\u00eb pak taksohet m\u00eb pak. Imagjinoni q\u00eb edhe nj\u00eb nga investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb, miliarderi, Warren Buffett, ka kritikuar mospajtimin e brendsh\u00ebm t\u00eb sistemit \u2018kapitalist\u2019, ku ai, vet\u00eb, nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb bot\u00ebs paguan nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl tatimi mbi t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb krahasim me at\u00eb \u00e7far\u00eb paguan sekretarja e tij). Pastaj, krijohen programe p\u00ebr zhvillimin dhe \u00a0q\u00eb ndihmojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nevoj\u00eb. Dhe me nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb mesme t\u00eb begat\u00eb, rritja e veprimtaris\u00eb konsumuese \u00e7on drejt nj\u00eb ekonomie n\u00eb zhvillim dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb, jo m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grup i caktuar njer\u00ebzish, pasurohen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 thuajse 23% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore u p\u00ebrcaktua si shtres\u00eb e mesme \u2013 me t\u00eb ardhura q\u00eb arrinin deri n\u00eb 20.000 dollar\u00eb ose m\u00eb tep\u00ebr. Sot m\u00eb tep\u00ebr se 45% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, gj\u00eb e cila p\u00ebrkthehet n\u00eb thuajse 2.3 miliard\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dal\u00eb nga varf\u00ebria. Tani q\u00eb k\u00ebta qindra-miliona njer\u00ebz t\u00eb vendeve t\u00eb varfra kan\u00eb kaluar n\u00eb shtres\u00ebn e mesme, jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb treg t\u00ebrheq\u00ebs mallrash dhe sh\u00ebrbimesh, duke filluar nga autoveturat e deri te transferimi dixhital i muzik\u00ebs,etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Funksionimi i nj\u00eb tregu t\u00eb lir\u00eb dhe nj\u00eb ekonomie t\u00eb hapur \u00a0\u00ebsht\u00eb relativisht i leht\u00eb. Zakonisht blejm\u00eb nga vendet e tjera n\u00ebse \u00e7mimet e tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lira se brenda vendit ku dhe kur \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do vend t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur at\u00eb \u00e7far\u00eb prodhon me sa m\u00eb shum\u00eb efektivitet dhe m\u00eb pas t\u00eb mund ta importoj\u00eb pjes\u00ebn e mbetur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sikurse ka th\u00ebn\u00eb dikur ylli i kinematografis\u00eb, Joan Crawford, duke iu drejtuar autorit Oscar Wilde, <em>\u201cM\u00eb e keqe se t\u00eb jesh i p\u00ebrfolur \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrflitesh\u201d<\/em>. N\u00eb ekonomin\u00eb globale konvergjente t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzetenj\u00eb, i shkon p\u00ebrshtat nj\u00eb th\u00ebnie e till\u00eb. N\u00eb shum\u00eb vende, e vetmja gj\u00eb m\u00eb e keqe se vet\u00eb hapja e kufijve p\u00ebr tregti \u00ebsht\u00eb mos-hapja e kufijve. Ndon\u00ebse ekzistojn\u00eb shum\u00eb disavantazhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket shk\u00ebmbimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe paras\u00eb, avantazhet jan\u00eb thuajse shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e deritanishme jan\u00eb q\u00eb fenomi i globalizmit \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm dhe an\u00ebt pozitive, avantazhet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se disavantazhet, k\u00ebshtu q\u00eb ai (globalizmi) \u00ebsht\u00eb zgjidhje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb zhvillim dhe jo penges\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr, Anastas Angjeli (Po p\u00ebrjetojm\u00eb nje pandemi q\u00eb po u rrezikon jet\u00ebn njer\u00ebzve, pse jo po merr shum\u00eb jet\u00eb dhe po shkakton nj\u00eb nga krizat ekonomike e sociale globale m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda pas kriz\u00ebs s\u00eb depresionit t\u00eb madh 1929-1932). SI KRIZAT LOKALE SHND\u00cbRROHEN N\u00cb KRIZA GLOBALE? Nj\u00eb nga m\u00ebsimet e kriz\u00ebs aktuale t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":362544,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-368383","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=368383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/362544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=368383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=368383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=368383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}