{"id":365625,"date":"2020-04-06T16:18:54","date_gmt":"2020-04-06T14:18:54","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=365625"},"modified":"2020-04-06T16:49:26","modified_gmt":"2020-04-06T14:49:26","slug":"metafora-e-gabuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/04\/06\/metafora-e-gabuar\/","title":{"rendered":"&#8220;Lufta&#8221; si metafor\u00eb e gabuar dhe rreziku nga autokracia","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-365626\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gjergj-meta-300x143.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"143\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gjergj-meta-300x143.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gjergj-meta-768x365.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gjergj-meta-1024x487.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gjergj-meta.jpeg 1347w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/>Nga dom Gjergj Meta<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjendja e shkaktuar nga Covid \u2013 19 nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb. P\u00ebrkufizimi i luft\u00ebs shprehet me k\u00ebto terma: \u201cDukuri kolektive q\u00eb ka trajt\u00ebn e saj dalluese n\u00eb dhun\u00ebn e armatosur, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim nga grupe t\u00eb organizuara\u201d (cfr. Enciklopedia Treccani). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas k\u00ebtij p\u00ebrkufizimi, gjendja e shkaktuar nga Covid-19, ka vet\u00ebm nj\u00eb kusht p\u00ebr t\u2019u quajtur luft\u00eb: n\u00ebse ky virus \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si arm\u00eb biologjike nga ndonj\u00eb shtet. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb na e thon\u00eb. Deri tani kjo nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar edhe pse ndoshta nga dikush mund t\u00eb jet\u00eb hamend\u00ebsuar. Pra ne nuk jemi n\u00eb luft\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb koh\u00ebn e gripit spanjoll askush nuk guxoi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. E pra gripi spanjoll preku rreth 200 milion njer\u00ebz dhe shkaktoi 10 \u2013 50 milion viktima n\u00eb nj\u00eb popullsi prej 2 miliard njer\u00ebzish. Vet\u00ebm n\u00eb Itali shkaktoi 400 mij\u00eb viktima. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por ndoshta at\u00ebher\u00eb Evropa e dinte mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte lufta e nuk kishte guximin t\u00eb quante nj\u00eb pandemi luft\u00eb. E dinte mir\u00eb pesh\u00ebn e fjal\u00ebs luft\u00eb dhe nuk mund ta p\u00ebrdorte at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pandemi edhe pse nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmet e historis\u00eb njer\u00ebzore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">At\u00ebher\u00eb pyetjet q\u00eb lindin natyrsh\u00ebm jan\u00eb dy: pse p\u00ebrdoret fjala \u201cluft\u00eb\u201d dhe she si mund ta quajm\u00eb ndryshe?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pyetja e par\u00eb m\u00eb duket e ka p\u00ebrgjigjen jo vet\u00ebm n\u00eb moskujdesjen ndaj vler\u00ebs e pesh\u00ebs q\u00eb i japim fjal\u00ebs, e kjo mund t\u00eb na ndodh\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, por edhe n\u00eb propagand\u00ebn populiste p\u00ebr justifikimin e masave ekstreme nga ekzekutiv\u00eb populist\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme (shiko rastin e Hungarin\u00eb), p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Shqip\u00ebri p.sh., ndryshe nga vendet e tjera evropiane, u nxorr n\u00eb rrug\u00eb ushtria me rastin e pandemis\u00eb (kujtojm\u00eb se n\u00eb Itali u nxorr vet\u00ebm p\u00ebr transportimin e t\u00eb vdekurve n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb rritjes s\u00eb numrit) \u00e7ka edhe sot p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb non sens, pasi rendin e mban policia. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitet e fundit ushtria \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb vet\u00ebm pas 11 shtatorit e, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb ndonj\u00eb qytet t\u00eb madh evropian, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb terrorizmit. Masat ekstreme merren edhe p\u00ebr nj\u00eb pandemi, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret fjala luft\u00eb apo t\u00eb evokohet ligji i luft\u00ebs, qoft\u00eb edhe si frik\u00ebsues i \u201ct\u00eb pabindurve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lufta shkaktohet dhe p\u00ebsohet. Pas saj ka interesa ekonomike, politike apo etnike. At\u00ebher\u00eb, termi \u201cluft\u00eb\u201d, mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr interesa t\u00eb k\u00ebtij lloji, por nuk i sh\u00ebrben kauz\u00ebs p\u00ebr ndalimin e Covid-19 dhe nuk ka lidhje me t\u00eb. Madje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb abuzim i hapur. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb luft\u00eb njer\u00ebzit vrasin nj\u00ebri-tjetrin, mors tua vita mea, jo pse duan t\u00eb vrasin, por sepse duan t\u00eb mbijetojn\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebtu ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, spitalet tona po kthehen n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe p\u00ebrkushimit profesional e po ashtu rruga p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb spital nuk \u00ebsht\u00eb e penguar nga asnj\u00eb barrikad\u00eb e armikut. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse pandemia nuk menaxhohet mir\u00eb, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb, qoft\u00eb edhe duke shqyer nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb tregun e Kombinatit edhe pse aty mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb ushtria, sepse njeriu me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb uritur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dhunsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lufta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e madhe. Nuk mund t\u00eb shp\u00ebrdoret apo keqp\u00ebrdoret kjo fjal\u00eb e tmerrshme. Ja si e p\u00ebrshkruan Ungaretti n\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb tij\u00ebn (P\u00ebrkthimi im):<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjim<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nat\u00eb e tan\u00eb\/ i hedhun pran\u00eb\/ nj\u00eb shoku\/ t\u2019masakruem\/ me goj\u00ebn e tij\/ t\u2019sk\u00ebrmitun\/ drejtue kah hana e plot\u00eb\/ me ngrimjen\/ e duarve t\u00eb tij\/ dep\u00ebrtue\/ n\u00eb heshtjen time\/ kam shkrue\/ letra plot dashni.\u00a0Kurr s\u2019kam ken\u00eb\/ kaq\/ i kapun pas jet\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fjala \u201cluft\u00eb\u201d gjithashtu nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret madje as si metafor\u00eb, pasi ngjall ndjenja dhe gjendje t\u00eb pakontrollueshme emocionale dhe shpirt\u00ebrore tek ata q\u00eb po p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, sidomos m\u00eb t\u00eb brisht\u00ebt. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Metafora nxit imagjinat\u00ebn, kusht\u00ebzon mendimet dhe t\u00eb transporton n\u00eb ata realitete q\u00eb ajo don, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar, pa t\u00eb pyetur e sidomos v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen n\u00ebnvet\u00ebdijen t\u00ebnde n\u00eb at\u00eb drejtim. E gjithsesi mua nuk m\u00eb duket nj\u00eb metafor\u00eb na\u00efve apo e pamenduar, k\u00ebshtuq\u00eb duhet t\u00eb na mbaj\u00eb t\u00eb ndezura antenat e reagimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po at\u00ebher\u00eb si ta quajm\u00eb? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emrin ia ka dh\u00ebn\u00eb OBSH: Pandemi. Vet\u00eb fjala pandemi, apo edhe fjal\u00eb si epidemi, murtaj\u00eb, viroz\u00eb etj., mbartin brenda vetes mjaft ngarkes\u00eb, pa pasur asnj\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se instrumentale (apo vet\u00ebm mentale), p\u00ebr t\u2019i shtuar fjal\u00eb t\u00eb tjera, q\u00eb mbartin po aq, e ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb, ngarkesa t\u00eb tjera t\u00eb panevojshme. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Imagjinoni pak sikur fjalorit t\u00eb pandemis\u00eb, viroz\u00ebs, epidemis\u00eb, murtaj\u00ebs t\u2019i shtonim edhe at\u00eb t\u00eb luft\u00ebs me derivatet e saj sikurse front, betej\u00eb, arm\u00eb, gjob\u00eb, arrestim, burg, sekuestrim, dajak, ligj lufte, ushtri e k\u00ebshtu me rradh\u00eb, sikurse po ndodh de facto, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb shkaktonte n\u00eb humorin dhe n\u00eb gjendjen psiko- shpirt\u00ebrore t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr rastin shqiptar megjithat\u00eb do t\u00eb kem rast t\u00eb shprehem edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, sidomos p\u00ebr sa i p\u00ebrket retorik\u00ebs aspak shpresdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rregullat e p\u00ebrballjes me pandemin\u00eb nuk u takojn\u00eb gjeneral\u00ebve, kryeministrave apo president\u00ebve, as prift\u00ebrinj\u00ebve e hoxhallar\u00ebve, por specialist\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb vendimarr\u00ebsit p\u00ebr masat e duhura. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shtetet jan\u00eb thjesht\u00eb zbatues t\u00eb normave q\u00eb vijn\u00eb nga ata q\u00eb marrin vesh. Nd\u00ebrsa duke e quajtur luft\u00eb shtetet marrin n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka, informacionin, ligjet, rregullat, specialist\u00ebt e k\u00ebshtu ka shum\u00eb rrezik q\u00eb pandemia t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb shnd\u00ebrrimin e populizmit n\u00eb autokraci, sikurse duket se po ndodh vende-vende.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj nd\u00ebrgjegja qytetare dhe intelektuale e nj\u00eb vendi demokratik, nuk duhet dhe nuk mund ta pranoj\u00eb termin \u201cluft\u00eb\u201d, apo ta kaloj\u00eb at\u00eb pa e shoshitur n\u00eb sit\u00ebn e kritik\u00ebs. Ndryshe, n\u00eb nivel global apo lokal, do t\u00eb zgjohemi me rregulla lufte, gjuh\u00eb dhe trajta belike, nga t\u00eb cilat do ta kemi v\u00ebshtir\u00eb ta marrim veten, me rrezikun e instalimit t\u00eb sistemeve totalitare apo absolutiste, qoft\u00eb ekonomike, politike apo ushtarake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo pandemi e trajtuar si luft\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb rrezik demokracit\u00eb per\u00ebndimore e t\u00eb trazoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb fshatin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ballkanik q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Prandaj ta trajtojm\u00eb si pandemi duke u ruajtur prej saj me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e mundshme, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn personalisht dhe si Kish\u00eb katolike kemi dh\u00ebn\u00eb kontributin ton\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mbajm\u00eb t\u00eb zgjuara nd\u00ebrgjegjet, n\u00eb ruajtjen e t\u00eb drejtave themelore, kushtetuese dhe natyrore, q\u00eb duhet t\u00eb kthehen n\u00eb normalitet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pandemia shkon drejt kufizimit t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga dom Gjergj Meta Gjendja e shkaktuar nga Covid \u2013 19 nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb. P\u00ebrkufizimi i luft\u00ebs shprehet me k\u00ebto terma: \u201cDukuri kolektive q\u00eb ka trajt\u00ebn e saj dalluese n\u00eb dhun\u00ebn e armatosur, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim nga grupe t\u00eb organizuara\u201d (cfr. Enciklopedia Treccani). Sipas k\u00ebtij p\u00ebrkufizimi, gjendja e shkaktuar nga Covid-19, ka vet\u00ebm nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":365626,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-365625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=365625"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365625\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/365626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=365625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=365625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=365625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}