{"id":365425,"date":"2020-04-05T18:17:22","date_gmt":"2020-04-05T16:17:22","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=365425"},"modified":"2020-04-05T19:14:54","modified_gmt":"2020-04-05T17:14:54","slug":"si-e-shpartalloi-shtetin-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/04\/05\/si-e-shpartalloi-shtetin-edi-rama\/","title":{"rendered":"Si e shpartalloi shtetin Edi Rama","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-365427\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/ediramapiktura.png\" alt=\"\" width=\"689\" height=\"446\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/ediramapiktura.png 689w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/ediramapiktura-300x194.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 689px) 100vw, 689px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb shpartalluar!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ra kjo kriz\u00eb dhe nxorri n\u00eb shesh shpartallimin e shtetit shqiptar. Sidomos t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i qart\u00eb rr\u00ebnimi tek sheh\u00a0<\/span>\u00e7<span style=\"color: #000000;\">\u2019ndodh an\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, n\u00eb shtetin v\u00eblla m\u00eb t\u00eb ri, Kosov\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria n\u00eb detyr\u00eb miratoi zyrtarisht paket\u00ebn e mb\u00ebshtetjes sociale dhe t\u00eb ekonomis\u00eb nga pasojat e pandemis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne t\u00eb v\u00ebllait m\u00eb t\u00eb madh, Shqip\u00ebri, ende nuk kemi nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb till\u00eb zyrtare. Kemi komunikime kryeministrore n\u00eb facebook; kemi shfaqje skype-ore apo zoom-ore qeveritar\u00ebsh, po ende jo asgj\u00eb zyrtare. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shtetin v\u00eblla m\u00eb t\u00eb ri, Kosov\u00eb, Gjykata Kushtetuese u shpreh p\u00ebr masat kufizuese t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb synimi t\u00eb shprehemi se cili ka t\u00eb drejt\u00eb atje, qeveria apo Gjykata Kushtetuese. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb zbulohet \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme me v\u00ebllain m\u00eb t\u00eb madh, Shqip\u00ebri, cili institucion do t\u00eb shprehet p\u00ebr t\u00eb tilla masa, p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktore t\u00eb pal\u00ebve si me rastin e qirave, apo me urdhrin p\u00ebr nxjerrjen e mjeteve t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, etj., etj..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, p\u00ebrs\u00ebri e themi ra kjo kriz\u00eb dhe pam\u00eb q\u00eb shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb formalisht dhe ligj\u00ebrisht jo funksional. Dhe kur themi shteti n\u00ebnkuptojme t\u00eb gjith\u00eb institucionet e tij. I shohim me radh\u00eb.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Pushteti legjislativ, nj\u00eb nga tri shtyllat e mbajtjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e nj\u00eb demokracie parlamentare, \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt. Parlamenti ka 122 deputet\u00eb, nga 140 t\u00eb p\u00ebrcaktuar me kushtetut\u00eb. Pra, nga ana sasiore \u00ebsht\u00eb 13% i mang\u00ebt. Nga ana e p\u00ebrmbajtjes nuk ka tagrin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb opozit\u00ebs, sa koh\u00eb q\u00eb kjo e fundit iku dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre kan\u00eb shkuar \u201cdeputet\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsues\u201d. P\u00ebr an\u00ebn cil\u00ebsore nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb m\u00eb tej. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb prej disa koh\u00ebsh n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shp\u00ebrndarje nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse ky k\u00ebrc\u00ebnim nuk para e gjen rrug\u00ebn n\u00eb Kushtetut\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kuvendi vijon miratim ligjesh q\u00eb heqin kompetenca t\u00eb Presidentit, si psh., betimin para tij t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Presidenti, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr tri shtyllat pushtetore q\u00eb p\u00ebrcakton Kushtetuta, por sh\u00ebrben si nj\u00eb nd\u00ebr trungjet mbajt\u00ebs t\u00eb ekuilibrave dhe kontrolleve institucionale. Presidenti nga ana sasiore nuk ka mang\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe n\u00eb detyr\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb proces shkarkimi nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Ende zvarritet nj\u00eb komision i Kuvendit q\u00eb po merret me shkarkimin e Presidentit. Nd\u00ebrsa Presidenti vijon t\u00eb kthej\u00eb mbrapsht n\u00eb Kuvendin q\u00eb po e heton ligje t\u00eb miratuara nga Kuvendi.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Pushteti gjyq\u00ebsor, nj\u00eb nga tri shtyllat e mbajtjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, pushtet i pavotuar nga sovrani, por i em\u00ebruar, ka ndo ca vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb reformim sipas nj\u00eb reforme q\u00eb e votuan pa dallim t\u00eb gjith\u00eb krah\u00ebt politik\u00eb t\u00eb parlamentit, para se parlamenti t\u00eb b\u00ebhej i mang\u00ebt. Por, si p\u00ebr ters ky pushtet u b\u00eb m\u00eb i mang\u00ebti nga t\u00eb gjith\u00eb. Edhe u dublua, edhe u skartua. Gjykata Kushtetuese p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk ishte. Vetingu, mbarimet e mandateve dhe dor\u00ebheqjet e skartuan. I mbeti ve\u00e7 nj\u00eb gjyqtar. Filloi ashtu \u00e7al\u00eb \u2013 \u00e7al\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet, mes sherresh e kund\u00ebrinterpretimesh t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave dispozita ligjore, me betime sa te Presidenti, sa te noteri i k\u00ebmb\u00ebur\u00ebs, por p\u00ebrs\u00ebri edhe sot Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion. E meq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nuk ka institucion q\u00eb t\u00eb interpretoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e shum\u00eb vendimeve e veprimeve, sidomos t\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb po nd\u00ebrmerren n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb lufte, si\u00e7 e ka pag\u00ebzuar kryeministri yn\u00eb. Gjykata e Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion. Po nj\u00ebsoj si Gjykata Kushtetuese u skartua e mbeti ve\u00e7 me nj\u00eb, i cili sot sipas kall\u00ebzimit t\u00eb Presidentit si rregull po hetohet p\u00ebr shkelje. Gjykatat e apelit apo t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb mang\u00ebt dhe marrin e japin hua gjyqtar\u00eb si n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb kazinoje. Prokurorit\u00eb dhe SPAK-u ia delegojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit kompetencat hetimore, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr rastet e hetimit t\u00eb blerjes apo jo t\u00eb votimeve, nga t\u00eb cilat dalin k\u00ebto pushtete. Gjithsesi, pushtei gjyq\u00ebsor po na shfaqet nj\u00eb pushtet tep\u00ebr zem\u00ebrdhembshur p\u00ebr t\u00eb liruar t\u00eb d\u00ebnuarit e krimeve t\u00eb r\u00ebnda, qoft\u00eb edhe me kosto t\u00eb nisjes s\u00eb proceseve disiplinore apo hetimore nga SPAK, KED, KLP apo KLD, a kushedi \u00e7<\/span><\/span><\/span><span style=\"color: #000000;\">\u2019shkurtime t\u00eb tjera, gjithsesi asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb bitisura.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Pushteti ekzekutiv, shtylla e tret\u00eb e mbajtjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb regjim veprimi si n\u00eb koh\u00eb lufte dhe qeveris me Facebook e platforma sociale, me vendime q\u00eb tirren e tirren si p\u00eblhura e Penelop\u00ebs, q\u00eb si i shpall m\u00ebngjesi nuk i gjen darka. Por \u00ebsht\u00eb pushteti m\u00eb aktiv p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb mjetet e ushtris\u00eb (ende nuk dihet urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsi), p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb oraret e liridaljes p\u00ebr qytetar\u00ebt e paburgosur me vendim gjyq\u00ebsor, kur t\u00eb nd\u00ebshkuarit e krimeve t\u00eb r\u00ebnda lirohen me vendim gjyq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktore mes pal\u00ebve private por jo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tatimore mes shtetit dhe subjektit t\u00eb vet, si dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb vijuar procedurat e prokurimeve. Vendime q\u00eb askush nuk i sfidon dot sepse thjesht nuk kemi nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese. Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet intensiv ende nuk kemi nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb zyrtarizuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ekonomike e sociale t\u00eb shtetasit dhe biznesit, si rrjedhoj\u00eb e masave kufizuese t\u00eb marra. Dhe kjo ndodh megjith\u00ebse qeveria de facto ka dy ministra Financash: nj\u00eb ministresh\u00eb Finance dhe Ekonomie, dhe nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb se ministresha p\u00ebr buxhetin dhe ekonomin\u00eb, por q\u00eb formalisht merret me fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ran\u00eb k\u00ebtij vendi: t\u00ebrmeti dhe virusi.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Pushteti vendor, nj\u00eb pjes\u00eb e shtyll\u00ebs ekzekutive p\u00ebr mbajtjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, po ashtu \u00ebsht\u00eb mang\u00ebt. S\u00eb pari, ky pushtet \u00ebsht\u00eb nj\u00ebngjyr\u00ebsh dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, duke c\u00ebnuar n\u00eb thelb natyr\u00ebn e regjimit demokratik, q\u00eb supozohet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria sipas Kushtetut\u00ebs. Nj\u00eb pushtet i diskutuesh\u00ebm ligj\u00ebrisht, pasi doli nga nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje q\u00eb u anuluan nga ai q\u00eb caktoi dat\u00ebn, nga Presidenti, me nj\u00eb dekret q\u00eb diskutohet, por q\u00eb thjesht nuk ka Gjykat\u00eb Kushtetutese t\u00eb shprehet. Pra, nj\u00eb pushtet ligjshm\u00ebria e t\u00eb cilit mbetet varur deri sa t\u00eb merret Gjykata Kushtetuese. Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, n\u00eb tre qytete t\u00eb vendit mungon dhe i shkreti kryetar i votuar, sepse ligji i dekriminalizimit i p\u00ebrjashtoi nga postet e fituara: Shkodra, e cila vijon t\u00eb drejtohet pa nj\u00eb kryetar t\u00eb zgjedhur por me nj\u00eb kryetar me mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar; Durr\u00ebsi e Vora t\u00eb cil\u00ebt po drejtohen as me kryetar t\u00eb zgjedhur e mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar, por me kryetar\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues t\u00eb em\u00ebruar nga radh\u00ebt e administrat\u00ebs. Madje, nj\u00eb kryetar i zgjedhur \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati, po e k\u00ebrkojn\u00eb sipas vendimit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr ta arrestuar pasi kryetari kish fluturuar. Nuk e dim\u00eb ku po karantinohet ky kryetar. Nd\u00ebrsa data e zgjedhjeve q\u00eb shpalli Presidenti, sipas kompetenc\u00ebs q\u00eb i jep Kushtetuta, 13 tetori 2019, nuk u mor seriozisht as nga pozita e as nga opozita, t\u00eb cilat me sa duket jan\u00eb m\u00eb rehat pa zgjedhje. Prandaj, ndoshta p\u00ebr inat edhe Presidenti nuk lodhet t\u00eb shpall\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh p\u00ebr k\u00ebto tri bashki q\u00eb drejtohen me t\u00eb pazgjedhur.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nuk mbaron k\u00ebtu shpartallimi i shtetit shqiptar. Nga nj\u00eb cen sa p\u00ebr t\u00eb mos e prishur syrin e keq e kan\u00eb edhe nj\u00eb mori institucionesh t\u00eb tjera, nj\u00eb pjes\u00eb institucione kushtetuese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dha vetes kompetencat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, interpretoi vet\u00eb dekretin e presidentit dhe vendosi t\u2019i mbaj\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit 2019.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit u kthye si dhom\u00eb hoteli, ku bujt\u00ebsi hyn e del sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Kryetarit i mbaroi mandati. E la detyr\u00ebn ca muaj, duke ia deleguar detyr\u00ebn n\u00ebnkryetarit, megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb ligjet shqiptare t\u2019i lexosh nuk gjen nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb till\u00eb delegimi. Presidenti d\u00ebrgoi tre kandidat\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb Kuvend si propozimet e tij p\u00ebr kreun e KLSH-s\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebr mosp\u00ebrputhshm\u00ebri me kriteret ligjore Kuvendi ia rr\u00ebzoi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahi, kryetari i KLSH-s\u00eb me mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar kthehet n\u00eb detyr\u00eb, duke e rimarr\u00eb rolin pas dor\u00ebheqjes q\u00eb dha n\u00ebnkryetari q\u00eb luante rolin e kryetarit (?!). Pra, dor\u00ebhiqet dikush nga vendi q\u00eb nuk i takon dhe ai q\u00eb nuk ka m\u00eb mandat ia pranon dor\u00ebheqjen. Kryetari i KLSH-s\u00eb nuk e la me kaq. Dha p\u00ebrs\u00ebri dor\u00ebheqje. Por vijon n\u00eb detyr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb i gjith\u00eb aktiviteti i KLSH-s\u00eb nuk kuptohet se mbi \u00e7\u2019baz\u00eb ligjore ngrihet dhe funksionon, apo nuk punojn\u00eb e nuk marrin rrogat? P\u00ebr shembull, n\u00ebse duam t\u00eb dim\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebn KLSH-ja n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb lufte, si e p\u00ebrshtat veprimtarin\u00eb e vet me risqet e reja q\u00eb jan\u00eb shfaqur, a thua ka ndokush t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto vendime?!<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb k\u00ebshill 11% t\u00eb mang\u00ebt. Arben Malaj u shkarkua nga an\u00ebtar por Kuvendi nuk e z\u00ebvend\u00ebsoi. Megjithat\u00eb, do thot\u00eb dikush nuk prish pun\u00eb se jan\u00eb 8 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb K\u00ebshill. Tani dhe pak pun\u00eb prish se p\u00ebrndryshe ligji nuk kish pse e parashikonte me 9 vet\u00eb. Por, po e falim k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi. Kalojm\u00eb tek mandati i Guvernatorit, i cili u zgjodh n\u00eb dhjetor 2014, pas l\u00ebnies bosh t\u00eb k\u00ebtij posti nga ish-Guvernatori, si pasoj\u00eb e skandalit t\u00eb vjedhjes s\u00eb thesarit. Po t&#8217;i lexosh pak mir\u00eb ligjet dhe Kushtetut\u00ebn, mandati i Guvernatorit mbaronte n\u00eb n\u00ebntor 2018. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb interpretim identik, si t\u00eb dal\u00eb nga mendja e dy v\u00ebllez\u00ebrve siamez\u00eb, ish-kryetari i komisionit t\u00eb ekonomis\u00eb, Erion Bra\u00e7e, dhe juristi i spikatur t\u00eb PD-s\u00eb, \u00c7lirim Gjata, e quajt\u00ebn se mandati i guvernatorit nuk mbaron. Dhe guvernatori mbajti karrigen edhe m\u00eb p\u00ebrtej, sepse nuk ka nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese. Prandaj, nuk \u00e7uditemi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt shkelje pavar\u00ebsie t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb guvernatori i tanish\u00ebm i bashk\u00ebngjitet propagand\u00ebs qeveritare dhe n\u00ebnshkruan nj\u00eb vendim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kryeministrin e vendit. Apo nuk guxon t\u00eb dal\u00eb t\u00eb shprehet p\u00ebr vler\u00ebsimet p\u00ebr pasojat e pandemis\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe rrug\u00ebt p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer at\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs ligjore q\u00eb ka Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Por guvernatori do t\u00eb dal\u00eb gjithmon\u00eb me kryeministrin.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare, n\u00eb dukje nj\u00eb rregullator i vock\u00ebl, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb institucion kushtetues, por n\u00eb fakt me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr tregjet financiare. P\u00ebr kujtes\u00eb mbulon tregun e sigurimeve, t\u00eb fondeve t\u00eb investimeve dhe t\u00eb pensioneve. K\u00ebtu mund t\u00eb themi se institucioni ka kaluar nga gjendja me mang\u00ebsi n\u00eb gjendjen e t\u00eb metit. Nga 5 vet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb Bordi i AMF-s\u00eb, mungojn\u00eb 40% e tyre. Institucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet kur i mungon i gjith\u00eb drejtimi ekzekutiv. N\u00ebndrejtori me mandat t\u00eb mbaruar n\u00eb dhjetor 2018 edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga Kuvendi. Ministria e Financave ka \u00e7uar e ka marr\u00eb ca kandidat\u00eb, por Kuvendi ngeci. Nuk em\u00ebroi dot asnj\u00eb. Drejtori me mandat t\u00eb mbaruar n\u00eb dhjetor 2019 nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb zyr\u00eb nga data 24 mars 2020. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse drejtori shkon n\u00eb zyr\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, sepse goj\u00ebt e liga thon\u00eb q\u00eb AMF-ja ka mbyllur dhe zyrat, por nj\u00eb gj\u00eb dihet drejtori as nuk firmos dot, as nuk delegon dot firm\u00eb. Ai q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet drejtor, \u00ebsht\u00eb aktualisht kryetar i bordit t\u00eb AMF-s\u00eb, edhe pse jo n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb kritereve ligjore, mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb AMF, por nuk firmos dot si drejtor sa koh\u00eb Kuvendi nuk e ka em\u00ebruar drejtor. Nd\u00ebrkoh\u00eb tregjet financiare presin orientime dhe strategji, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00ebn e pashembullt t\u00eb kriz\u00ebs.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj vendi qeveriset nga Facebook e me mesazhe n\u00eb Twitter. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr respektimin e burokracis\u00eb shtet\u00ebrore. Kryeministri \u00ebsht\u00eb Mbreti. Madje Mbreti i padiskutuesh\u00ebm, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpartallim t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar, opozita ka nj\u00eb mision m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ndjekur: pompist Qazimin q\u00eb na doli dhe infermier. <em><strong>\/Hashtag.al<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shpartalluar! Ra kjo kriz\u00eb dhe nxorri n\u00eb shesh shpartallimin e shtetit shqiptar. Sidomos t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i qart\u00eb rr\u00ebnimi tek sheh\u00a0\u00e7\u2019ndodh an\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, n\u00eb shtetin v\u00eblla m\u00eb t\u00eb ri, Kosov\u00eb. Qeveria n\u00eb detyr\u00eb miratoi zyrtarisht paket\u00ebn e mb\u00ebshtetjes sociale dhe t\u00eb ekonomis\u00eb nga pasojat e pandemis\u00eb. Ne t\u00eb v\u00ebllait m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":365427,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-365425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=365425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/365427"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=365425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=365425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=365425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}