{"id":363297,"date":"2020-03-26T13:22:48","date_gmt":"2020-03-26T12:22:48","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=363297"},"modified":"2020-03-26T13:22:48","modified_gmt":"2020-03-26T12:22:48","slug":"cfare-do-ndodhe-neser-me-ekonomine-kur-koronavirusi-te-jete-zhdukur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/03\/26\/cfare-do-ndodhe-neser-me-ekonomine-kur-koronavirusi-te-jete-zhdukur\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb do ndodh\u00eb nes\u00ebr me ekonomin\u00eb kur koronavirusi t\u00eb jet\u00eb zhdukur?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-361212\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/anastasangjeli-e1584456679409.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"472\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/anastasangjeli-e1584456679409.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/anastasangjeli-e1584456679409-300x177.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/anastasangjeli-e1584456679409-768x453.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nes\u00ebr, kur t\u00eb zgjohemi (nuk e di kur do t\u00eb jet\u00eb kjo nes\u00ebr) dhe t\u00eb gjith\u00eb burimet e informacionit, agjensit\u00eb e lajmeve, mediat vizive e t\u00eb shkruara, rrjete sociale, do t\u00eb shperndajn\u00eb lajmin \u201cKoronavirusi u zhduk\u201d(pasi \u00e7oi n\u00eb vdekje mij\u00ebra vet\u00eb n\u00eb gjith\u00eb globin). Po\u00a0 \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb ekonomi, n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore pas k\u00ebtij lajmi. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsoj? Ccfar\u00eb dhe si do t\u00eb ndryshoj\u00eb? K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb shqetsojn\u00eb lidershipet politike, shkollat e mendimit politik-social e ekonomik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bota \u00ebsht\u00eb tronditur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pandemia e COVID -19 vazhdon t\u00eb godas\u00eb jet\u00eb nje\u00ebzish n\u00eb gjith\u00eb planetin. Pasojat jan\u00eb shum\u00eb dimensionale. Edhe pse dilemat dhe paqart\u00ebsit\u00eb p\u00ebr k\u00ebte kriz\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, jo vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja kohore e shtrirjes s\u00eb saj apo e pasojave q\u00eb ka sjell\u00eb dhe do t\u00eb sjell\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Debatet dhe mendimet, ve\u00e7 p\u00ebrballjes dhe mposhtjes s\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, por edhe p\u00ebr at\u00eb se si do t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr, kan\u00eb filluar t\u00eb shfaqen. Prandaj nes\u00ebr nuk do t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb pare. Gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkollat politike po evolojn\u00eb mendimin e tyre. Ato debatojn\u00eb dhe do ti japin p\u00ebrgjigje\u00a0 pyetjes se \u201cCila \u00ebsht\u00eb alternativa e kapitalizmit t\u00eb sot\u00ebm? A do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb rol kapitalizmi shtet\u00ebror? A do ti qendrojn\u00eb mendimit se vet\u00ebm tregu mund t\u00eb zgjidh\u00eb gjithccka apo nd\u00ebrhyrja shtet\u00ebrore po b\u00ebhet domosdoshm\u00ebri? Si do t\u00eb vazhdoj\u00eb lidershipi bot\u00ebror dhe pse shtete m\u00eb t\u00eb zhvilluara u gjend\u00ebn t\u00eb pa p\u00ebrgatitura p\u00ebrballe pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">SHBA vazhdon n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij misioni global edhe Gjermania si gjithnj\u00eb po d\u00ebshmon se vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u201clokomotiva me fuqi t\u00eb plot\u00eb\u201d n\u00eb Europ\u00eb. Nd\u00ebrkohe q\u00eb kjo kriz\u00eb \u201cka hapur dyert\u201d p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb prani t\u00eb Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte dhe fakti q\u00eb n\u00eb dy krizat e fundit ajo e vitit 2008 dhe kjo e sotmja, nd\u00ebrhyrjet shtet\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe shum\u00eb t\u00eb fuqishme, pranojn\u00eb \u201cjo vet\u00ebm n\u00eb heshtje\u201d, por edhe n\u00eb debat teorik dhe me aksion praktik nj\u00eb raport t\u00eb ri t\u00eb shtetit dhe tregut. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por un\u00eb nuk do t\u00eb merrem shum\u00eb me shkollat politike, por do trajtoj shkurt ate q\u00eb lidhet me ekonomin\u00eb dhe \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Sepse me masat q\u00eb po merren dhe pritet t\u00eb merren. \u201cNj\u00eb Plan Marshall i RI\u201d duket n\u00eb horizont dhe ai duhet me domosdoshm\u00ebri. Si gjithnj\u00eb t\u00eb par\u00ebt, SHBA, pas dakortimit t\u00eb Republikaneve dhe Demokrat\u00ebve, miratoi paket\u00ebn financiare gjigande, prej\u00a0 dy trillion dollar\u00eb p\u00ebr ti ber\u00eb ball\u00eb Pandemis\u00eb COVID -19 dhe\u00a0 pasojave n\u00eb ekonomin\u00eb amerikane prej saj. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb \u201cPlan i ri Marshall\u201d ky p\u00ebr SHBA, q\u00eb duhet n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetet e fuqishme t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb globin. Tregjet financiare, reaguan pozitivisht menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj pakete\u00a0 injektimi t\u00eb ekonomise\u00eb amerikane dhe paketave t\u00eb shteteve t\u00eb tjera. (BE, Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, Britanis\u00eb, etj), duke kthyer disi shpres\u00ebn. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebhershi pamvar\u00ebsisht se parashikimet ekonomike n\u00eb kushtet e tregut t\u00eb lir\u00eb jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme shum\u00eb specialist\u00eb t\u00eb politikave aktive ekonomike paralajm\u00ebrojne se po vjen nj\u00eb epoke ku duhet t\u00eb ndajm\u00eb n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb varferin\u00eb. Duhet t\u00eb kuptohet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje bamir\u00ebsie apo ndjeshm\u00ebrie sociale p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb humbasin pun\u00ebn e tyre dhe si do t\u00eb jetojn\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb varf\u00ebrin\u00eb dhe recesionin tani, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe problematik do t\u00eb jet\u00eb rikuperimi m\u00eb pas. Kjo pandemi do te jete\u00eb mjeti m\u00eb i rend\u00ebsishem i ristrukturimit ekonomik dhe i shp\u00ebrndarjes s\u00eb pasurise n\u00eb te gjith\u00eb bot\u00ebn. Nd\u00ebrkaq cilat do t\u00eb jen\u00eb diferencat dhe interferencat midis politikave t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta, neoliberale dhe konservatore?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Duhet nj\u00eb Plan i ri Marshall<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d, do t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb se\u00a0 kjo pandemi, COVID-19, do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb gjera n\u00eb jeten ton\u00eb. N\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Planetin dhe n\u00eb Shqip\u00ebri padyshim. Edhe pse dua t\u00eb jem optimist, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se (ve\u00e7 dhimbjes q\u00eb po na shkakton fakti nga prekja apo marrja e jet\u00ebve nga koronavirusi) do t\u00eb goditemi t\u00eb gjith\u00eb ekonomikisht, ekonomia n\u00eb t\u00ebresi, sistemi bankar, bizneset dhe buxhetet familjare, t\u00eb pakt\u00ebn perkoh\u00ebsisht (Qeveria shqiptare po b\u00ebn maksimumin p\u00ebr minimizimin e k\u00ebsaj godidtje). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Personalitete t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkombetare mendojn\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb fund t\u00eb vitit ekonomia globale mund t\u00eb rezultoje n\u00eb recension dhe ekonomia e vendit ton\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje minimale (me kushtet aktuale r\u00ebnia mendohet 2%). Plani financiar i Qeveris\u00eb dhe masat e Bank\u00ebs Qendrore, mb\u00ebshtetesin p\u00ebrballjen me Pamdemin\u00eb e Koronavirusit, do t\u00eb jen\u00eb edhe nj\u00eb leht\u00ebsim sasior monetar, nj\u00eb frymarrje te buxheteve familjare, por gjithsesi konsumi do jet\u00eb i frenuar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm nj\u00eb \u201cshkop magjik\u201d q\u00eb mund ta p\u00ebrfundoj\u00eb kriz\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb muajit Maj\u00a0 mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb fillimin e frenimit t\u00eb r\u00ebnies ekonomike dhe t\u00eb heqi \u201cfrik\u00ebn\u201d e turizmit t\u00eb munguar p\u00ebr k\u00ebte vit. K\u00ebtu nuk flitet p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb, por at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb, Spanj\u00ebs, gjith\u00eb vendet e G7 e G20. N\u00eb periudh\u00ebn e tanishme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet evropiane dhe jo evropiane po shkruhen skenare analoge \u201cApokalipsi\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paketat finaciare t\u00eb iniciura deri tani nga \u00e7do shtet do t\u00eb k\u00ebrkojne edhe mb\u00ebshtetjen nga vendet e zhvilluara p\u00ebr vendet me pak t\u00eb zhvilluara. Tashm\u00eb kjo ka filluar. SHBA akorduan ndihm\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vende (ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe vendi yn\u00eb, BE gjithashtu, por edhe Kina e Rusia. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si gjithnj\u00eb t\u00eb par\u00ebt, SHBA, pas dakortimit t\u00eb Republikaneve dhe Demokrateve, miratoi paket\u00ebn financiare historike nga pikpamja e madhesise, prej dy trillion dollar, p\u00ebr ti b\u00ebre ball\u00eb Pandemis\u00eb COVID -19 dhe pasojave n\u00eb ekonomin\u00eb amerikane prej saj. Por nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i madh dhe kordinim i vendeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera n\u00eb nevoj\u00eb, mund dhe duhet t\u00eb na \u00e7oj\u00eb drejt \u201cNj\u00eb Plani Marshall t\u00eb ri\u201d. Koha dhe situata kerkojn\u00eb at\u00eb. Dhe nderkaq\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sjellja e qytetar\u00ebve do ndryshoj\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.\u00a0 Ne do t\u00eb jemi me t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr shkall\u00ebn e globalizimit, se sa i madh \u00ebsht\u00eb numuri lidhjeve dhe nd\u00ebrvar\u00ebsive\u00a0 n\u00eb nivel global. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb planet t\u00eb vog\u00ebl dhe ajo q\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb vend prek edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr, pa asnj\u00eb v\u00ebshtiresi dhe pa patur nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cpasaporte\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Coronavirusi e d\u00ebshmoi k\u00ebt\u00eb dhe na imponon m\u00eb shum\u00eb solidaritet, nj\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pasigurit\u00eb q\u00eb po shfaqen. Ne do t\u00eb shohim se si n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb v\u00ebshtira u formua nj\u00eb front i gjer\u00eb shoq\u00ebror dhe politik i cili, do filloj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebje gj\u00ebrat e vet\u00ebkuptueshme, dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb sistem t\u00eb fort\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor publik, nd\u00ebrhyrjen e shtetit ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do k\u00ebrkojme me shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jepet mb\u00ebshtetja p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb respekton solidaritetin, misionin, sh\u00ebrbimin ndaj qytetarit, ndaj mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb apo shtresave n\u00eb nevoj\u00eb (dhe jo t\u00eb duartrokasim sot dhe nes\u00ebr t\u00eb nisim shkurtimet e shpenzimeve p.sh. p\u00ebr mjek\u00ebt, stafin ndihm\u00ebs mjek\u00ebsor) etj. Do t\u00eb kuptojm\u00eb sa i nevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb korrigjimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb s\u2019kemi ber\u00eb apo se kemi ber\u00eb si duhet (si\u00e7 po bejm\u00eb tani mjaft mir\u00eb ket\u00eb gj\u00eb p\u00ebr ket\u00eb q\u00ebllim) Do t\u00eb mesohemi se si t\u00eb miratojm\u00eb modele t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm bazuar n\u00eb drejt\u00ebsi sociale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkaq,\u201dnes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d do t\u00eb kemi nj\u00eb ndryshim edhe n\u00eb sjelljen shoq\u00ebrore,\u00a0 n\u00eb sjelljen e individit, t\u00eb edukimit t\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb q\u00ebndrimit dhe qasjes s\u00eb tij\u00a0 ndaj shume fenomeneve t\u00eb jet\u00ebs ekonomike e sociale, sh\u00ebndet\u00ebsore e arsimore. Asgj\u00eb sdo t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndoshta \u201cnes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d ne do t\u00eb k\u00ebrkojme t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb informim dhe kultur\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb dim\u00eb m\u00eb shume p\u00ebr epidemit\u00eb dhe pandemit\u00eb, p\u00ebr rreziqet e tyre dhe si duhet t\u00eb sillemi me to dhe si duhet t\u00eb mbrohemi prej tyre. Mbase ne nuk do ti japim dor\u00ebn njeri tjetrit kur t\u00eb takohemi (si\u00e7 e kemi tradit\u00eb), por sigurisht, do t\u00eb jemi m\u00eb solidar, mbase nuk do t\u00eb puthemi e nuk do t\u00eb p\u00ebrqafohemi por do kemi m\u00ebsuar t\u00eb jemi m\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Do t\u00eb dim\u00eb t\u00eb zbatojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb zbatojm\u00eb rregullat, t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me familjen, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb gatuajm\u00eb q\u00eb t\u00eb ushqehemi sh\u00ebndetsh\u00ebm, etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndoshta\u201dnes\u00ebr kur konronavirusi t\u00eb zhduket\u201d do t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb zhvillimet globale jan\u00eb marramend\u00ebse, n\u00ebn ndikimin e zhvillimit dhe t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb arsimit, (sot m\u00ebsimi n\u00eb Universitete zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyre digitale, edhe pse n\u00eb ligji tek ne nuk i njeh akoma studimet on line apo e-learning por nevoja\u2026deri n\u00eb nivelin e\u00a0 arsimit t\u00eb mes\u00ebm tek ne, fal\u00eb nism\u00ebs s\u00eb MAS b\u00ebhet me sukses n\u00eb m\u00ebnyre mediatike ) t\u00eb teknologjis\u00eb, inovacionit, robotik\u00ebs e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Do t\u00eb kuptojm\u00eb se k\u00ebrkesat e tregut t\u00eb pun\u00ebs do ndryshojn\u00eb, profesione t\u00eb reja d\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojne shum\u00eb profesione egzistuese. Pa u p\u00ebrshtatur me to nuk mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb zhvillimit q\u00eb po ndodh dhe t\u00eb ardhmes, vet\u00eb jet\u00ebs, vete fenomeneve t\u00eb tipit t\u00eb koronavirusit. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nj\u00ebherazi\u201cnes\u00ebr kur konronavirusi t\u00eb zhduket\u201d ne do t\u00eb kemi:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nj\u00eb koncept ndryshe p\u00ebr rrezikun global p\u00ebr bizneset dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr ristrukturimin n\u00eb ekonomi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, \u201cnes\u00ebr kur konronavirusi t\u00eb zhduket\u201d nd\u00ebrsa biznesi do t\u00eb nd\u00ebrtoje startegji dhe orientime\u00a0 t\u00eb reja t\u00eb zhvillimit t\u00eb tij, qeverit\u00eb do t\u00eb rishikojn\u00eb programet, politikat, prioritetet e zhvillimit, do nd\u00ebrmarin reforma p\u00ebr ristrukturime t\u00eb reja ekonomike, p\u00ebr t\u00eb reflektuar m\u00ebsimet nga COVID-19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu, pak para shp\u00ebrthimit t\u00eb Pandemise Covid-19, shum\u00eb studiues kan\u00eb debatuar gjat\u00eb p\u00ebr treguesin\u00a0 \u201cSmart Bubble Risk Index\u201d i cili n\u00eb vitin 2020 regjistron nivelin rekord t\u00eb rrezikut global duke u rritur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20% n\u00eb krahasim me nivelet e regjistruara n\u00eb 2017. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky index risku merrte parasysh ndikimin e te ashtuquajturave \u201cfluska ekonomiko-financiare\u201d n\u00eb ekonomin\u00eb globale, ndikimin e ndryshimit t\u00eb klim\u00ebs, sjelljet nga katastrofat natyrale, luftrat rajonale dhe fenomenet e r\u00ebnda t\u00eb terrorizmit, etj. Pandemia e Covid-19, risolli m\u00eb shum\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje, p\u00ebrseri n\u00eb debatin ekonomik bot\u00ebror problemin e matjes s\u00eb riskut n\u00eb forma t\u00eb reja dhe n\u00eb kushte t\u00eb reja t\u00eb pandemis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konkluzioni kryesor \u00ebsht\u00eb se \u201cRrethanat ekstreme\u201d, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga urgjencat si kjo e koronavirusit, v\u00eb n\u00eb dyshim seriozisht shkall\u00ebn e rezistenc\u00ebs s\u00eb sistemeve tona. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje multilaterale me nj\u00eb qasje t\u00eb re t\u00eb administrimit t\u00eb rrezikut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kufizohen efektet negative n\u00eb struktur\u00ebn socio-ekonomike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, masat e bashk\u00ebrenduara jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb shmangur rrezikun e e nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb r\u00ebnde ekonomike. Statistikisht k\u00ebtij koncepti t\u00eb rriskut do t\u2019i kthehemi m\u00eb von\u00eb me studime m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa \u00ebsht\u00eb shtuar ai nga rreziku i pandemise.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Po si mund t\u00eb zvoglojm\u00eb k\u00ebte nivel rrisku me politikat shtet\u00ebrore?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb ekonomist\u00eb mendojn\u00eb se duke ju p\u00ebrgjigjur tre pyetjeve mund t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em>Pas mbarimit t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb duhet t\u00eb fillojm\u00eb nga stimulimi me politika shteterore aktive p\u00ebr deg\u00ebt me t\u00eb d\u00ebmtuara apo t\u00eb deg\u00ebve m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebmtuara?<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dikutimi m\u00eb tipik n\u00eb k\u00ebte rast q\u00eb b\u00ebhet nga t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb: nga duhet filluar nga Turizmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebresisht apo bujq\u00ebsia q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar pjes\u00ebrisht. Ideale do t\u00eb ishte nga t\u00eb dy, po n\u00ebse fondet nuk egzistojn\u00eb per te dy? K\u00ebshtu fillon nj\u00eb diskutim i gjer\u00eb dhe kryesisht me elemente t\u00eb analiz\u00ebs faktoriale. P\u00ebrgjith\u00ebsisht merren parasysh k\u00ebto faktor\u00eb baz\u00eb: numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve, kontributi i deg\u00ebs n\u00eb PMB, manaxhimi i mas\u00ebs s\u00eb investimit ose subvencionit, niveli i multiplikatorit q\u00eb mund t\u00eb gjeneroj\u00eb ky financim, etj. T\u00eb gjith\u00eb ekspertet e fushave t\u00eb ndryshme ekonomike sipas interesave personale,\u00a0 ndikimeve edukuese teorike dhe nd\u00ebrgjegjes shkencore nd\u00ebrtojne argumentat e tyre. N\u00eb p\u00ebrgjithesi t\u00eb gjith\u00eb pranojn\u00eb se kontributi n\u00eb pun\u00ebsim dhe stimulimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb konsumit t\u00eb domosdosh\u00ebm duhet t\u00eb jen\u00eb faktoret p\u00ebrcaktues.<\/span><\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em>Do te ken\u00eb pasoja politikat ekonomike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pandemin\u00eb n\u00eb rritjen e dificitit buxhetor dhe si do kufizohet ky i fundit?<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebret t\u00eb njohura Paketat Financiare t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shteteve p\u00ebr t\u00eb injektuar ekonomit\u00eb e tyre n\u00eb p\u00ebrballje me pandemin\u00eb e COVID -19 dhe p\u00ebr t\u00eb frenuar recensionin dhe kriz\u00ebn e ekonomive komb\u00ebtare dhe globale. SHBA do t\u00eb injektoj\u00eb dy trillion USD, pothuajse t\u00eb gjitha vendet europiane parashikojn\u00eb masa q\u00eb hedhin n\u00eb treg nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb rrotullohen nga 10-15 % e GDP-se s\u00eb tyre. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar u tolerua ndaj treguesve te deficititit dhe borxhit publik ndaj GDP n\u00eb vendet e BE. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, shum\u00eb organizma nd\u00ebrshteterore, nd\u00ebrtuan sisteme p\u00ebr nxitjen e kredive p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme n\u00eb shuma kolosale. Me k\u00ebte synohet ruajtja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, ngadal\u00ebsimi i r\u00ebnies ekonomike, por mbi t\u00eb gjitha zhvillimi i kontrolluar i ristrukturimit t\u00eb ekonomis\u00eb. A do t\u00eb ket\u00eb rezultat?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00eb nga ekonomist\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkombetare nuk mund t\u00eb jape nj\u00eb pergjigje t\u00eb\u00a0 plote k\u00ebsaj pyetjeje. N\u00eb krye q\u00ebndron mendimi se shum\u00eb do t\u00eb varet nga koha e zgjatjes s\u00eb pandemis\u00eb, disa jan\u00eb t\u00eb mendimit\u00a0 se pas kesaj gjendjeje do t\u00eb kemi ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb strukturat ekonomike, format e zhvillimit dhe n\u00eb konceptin e pasuris\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, do t\u00eb ket\u00eb ndryshime radikale n\u00eb raportet ekonomike nd\u00ebrkombetare. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb efekti kryesor i pandemis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb \u201cqethja e borxhit shtet\u00ebror t\u00eb disa vendeve\u201d dhe zhvler\u00ebsimi i suficitit t\u00eb bilancit t\u00eb pagesave t\u00eb disa vendeve t\u00eb tjera. N\u00eb BE, ket\u00eb fenomen shum\u00eb ekspert\u00eb e quajn\u00eb\u00a0 rikthim n\u00eb gjendjen fillestare t\u00eb zhvillimit t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar sepse bankat gjermane, franceze dhe t\u00eb vendeve t\u00eb ulta, do t\u00eb mbrohen nga falimentimi i shteteve t\u00eb brishta ekonomikisht si Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, etj. Ky fenomen quhet nga t\u00eb gjith\u00eb si \u201cmekanizmi i zhvler\u00ebimit t\u00eb borxheve dhe suficiteve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka shum\u00eb ekonomist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se bizneset duke shfryt\u00ebzuar financimet me kosto t\u00eb ul\u00ebt do t\u00eb realizojn\u00eb shum\u00eb me shpejt ristrukturimin e biznesit t\u00eb tyre. Shembulli m\u00eb tipik ishte n\u00eb Kin\u00eb q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e prodhimit t\u00eb makinave n\u00eb falimentim ristrukturoi prodhimin e saj n\u00eb materiale mjeksore dhe p\u00ebr dy muaj arriti jo vet\u00ebm t\u00eb mbuloje humbjet por dhe t\u00eb behet lider n\u00eb sektorin e materialeve shendetsore. Shpejt\u00ebsia n\u00eb lufte\u00ebn e sigurimit t\u00eb nj\u00eb vaksine p\u00ebr\u00a0 Covid-19\u00a0 n\u00eb fakt tregon se sa shpejt mund t\u00eb transformohen rezultatet e nj\u00eb arritjeje shkencore n\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pra,\u201dnes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d, nuk duhet lejuar q\u00eb Bankat Qendrore t\u00eb zhyten dhe \u00ebsht\u00eb e domosdoshme\u00a0 t\u00eb mbrohet sistemi bankar nga nj\u00eb kriz\u00eb e mundshme. Padyshim q\u00eb masat e Bankave Qendrore dhe ve\u00e7an\u00ebrisht e FED dhe BQE dhe n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me to dhe ato t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqiperis\u00eb (ve\u00e7 paket\u00ebs financiare t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb atyre q\u00eb priten) jan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e r\u00ebndesishme p\u00ebr p\u00ebrballjen me kriz\u00ebn aktuale dhe ndihmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rigjall\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkaq, shum\u00eb ekonomist\u00eb, financiere e bankier\u00eb mendojn\u00eb dhe sygjerojn\u00eb zbatimin edhe t\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb pa p\u00ebrdorur ndonjeher\u00eb q\u00eb shum\u00eb e quajn\u00eb \u201cHelicopter Money\u201d. Ata mendojn\u00eb se duke lidhur ket\u00eb leve me funksionet digjitale t\u00eb bankave mund t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb ekulib\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs. Politika \u201cHelicopter Money\u201d do t\u00eb thon\u00eb thjesht depozitimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetaret te paisur me karta debiti ose krediti t\u00eb nj\u00eb shume n\u00eb llogarit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb bere blerje on-line. Eshte nj\u00eb nga format e menduara p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr pandemis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo periudhe ka rritur n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb ndjeshme blerjet on-line dhe i vetmi treg pune n\u00eb rritje \u00ebsh\u00eb ai i dorwzimit t\u00eb mallrave n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo mas\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor t\u00eb digjitalizimit t\u00eb biznesit gj\u00eb kjo qe do t\u00eb shoqerohet me nj\u00eb zhvillim t\u00eb parare te industrise 4.0. Jeff Bezos n\u00eb periudhen qe te gjithe parashikonin kalimin e punonj\u00ebsve n\u00eb asistence sociale deklaroi hapjen e 150 000 vendeve pune pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ristrukturuar shoqerine e tij ne kete drejtim. Eshte shembulli i pare e nje ristrukturimi thelbesor n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu,\u201dnes\u00ebr kur konovirusi t\u00eb zhduket\u201d, do t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb pse n\u00eb nje kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb i mbajm\u00eb syt\u00eb nga qeveria dhe jo nga tregu.Dhe ky eshte nje mesazh qe mbase disa rregulla t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut duhet t\u00eb ndryshohen. Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb politika q\u00eb luftojn\u00eb monopolet, q\u00eb paraprijn\u00eb disekuilibrin mes punonj\u00ebsve dhe kompanive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb treg. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb veprimtari tarnsparente bashkqeverisje duke nisur nga qeverit\u00eb, komuniteti i biznesit e deri te shoq\u00ebria civile. K\u00ebrkohet t\u00eb investohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe \u00e7\u00ebshtjet sociale, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebn, teknologjin\u00eb, arsimin dhe inovacionin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb n\u00eb fund,\u201dnes\u00ebr kur koronavirusi t\u00eb zhduket\u201d, asgje sdo t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb par\u00eb, shum\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb ndryshojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Le t&#8217;i p\u00ebrqafojm\u00eb k\u00ebto ndryshime.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli Nes\u00ebr, kur t\u00eb zgjohemi (nuk e di kur do t\u00eb jet\u00eb kjo nes\u00ebr) dhe t\u00eb gjith\u00eb burimet e informacionit, agjensit\u00eb e lajmeve, mediat vizive e t\u00eb shkruara, rrjete sociale, do t\u00eb shperndajn\u00eb lajmin \u201cKoronavirusi u zhduk\u201d(pasi \u00e7oi n\u00eb vdekje mij\u00ebra vet\u00eb n\u00eb gjith\u00eb globin). Po\u00a0 \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":361212,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-363297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/363297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=363297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/363297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/361212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=363297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=363297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=363297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}