{"id":358827,"date":"2020-03-07T20:59:45","date_gmt":"2020-03-07T19:59:45","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=358827"},"modified":"2020-03-07T21:21:02","modified_gmt":"2020-03-07T20:21:02","slug":"ndertesa-njeriu-kauza-sot-teatri-eshte-atdheu-monologu-i-fuqishem-i-adi-krastes-ne-skenen-e-teatrit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/03\/07\/ndertesa-njeriu-kauza-sot-teatri-eshte-atdheu-monologu-i-fuqishem-i-adi-krastes-ne-skenen-e-teatrit-kombetar\/","title":{"rendered":"&#8220;Sot teatri \u00ebsht\u00eb atdheu&#8221; &#8211; Monologu i fuqish\u00ebm i Adi Krast\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-358828\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/krastaadi.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/krastaadi.jpg 1920w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/krastaadi-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/krastaadi-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/krastaadi-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/p>\n<p>Q\u00eb nga koha kur u mendua gabimisht se shoq\u00ebria civile korri nj\u00eb fitore t\u00eb madhe kund\u00ebr sjelljes\u00a0 s\u00eb plehrave kimike n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje, nuk pati ndonj\u00eb betej\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb muskujt dhe zemr\u00ebn e qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb sillet tej pasionit politik. Qeverisja b\u00ebri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pad\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb dhe njer\u00ebzit lan\u00eb t\u00eb lumtur sheshin drejt padijes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sot, plehrat e rrezikshme, incenerator\u00ebt, drogat e forta, trafikant\u00ebt, bashkiak\u00eb e deputet\u00eb me rekorde\u00a0 krimi,\u00a0 vras\u00ebs dhe dhunues t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb grave, jan\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb trupin e nj\u00eb territori t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb e quajm\u00eb me hipokrizi Atdhe i dashur e asnj\u00eb nerv lirie, reagimi apo dashurie nuk zgjohet m\u00eb. \u00cbsht\u00eb vdekja e paguar e shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn na u k\u00ebrkua qysh n\u00eb krye t\u2019i rr\u00ebfenim atij varrin ku t\u00eb vendoste lulen e triumfit.<\/p>\n<p>Por deri para dy vjet\u00ebsh&#8230; askush nuk mendoi se do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e lodhur por e bukur e nj\u00eb kompleksi, ku do t\u00eb lindte ndoshta kauza m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe komplekse e 30 viteve t\u00eb fundit: ajo p\u00ebr ruajtjen nga prishja dhe pla\u00e7kitja e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs\u00a0 dhe e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb ai \u00e7ast kur \u00ebsht\u00eb kauza q\u00eb gjen njeriun dhe e kthen n\u00eb nj\u00eb kudh\u00ebr zem\u00ebrate dhe qart\u00ebsimi. N\u00eb nj\u00eb protestues.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju flas se si e shoh un\u00eb k\u00ebt\u00eb trini t\u00eb shenjt\u00eb sonte: nd\u00ebrtes\u00ebn, njeriun dhe kauz\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb e hatashme. Ka arkitektur\u00eb tipike t\u00eb viteve \u201830. B\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb njoll\u00ebn e vetme jo otomane t\u00eb Tiran\u00ebs: at\u00eb europiano-per\u00ebndimore. Nuk ka nj\u00eb njeri t\u00eb men\u00e7ur\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nuk e kupton se rinovimi i kompleksit \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d me dy salla teatri, nj\u00eb pishin\u00eb, kopshte dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb shik n\u00eb fund jo vet\u00ebm do t\u2019i b\u00ebnte nder kujtes\u00ebs kolektive dhe emocionit njer\u00ebzor, por do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb antidot kund\u00ebr \u00e7menduris\u00eb frym\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb qytetit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo kauz\u00eb nuk do t\u00eb ekzistonte n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebhej menj\u00ebher\u00eb e qart\u00eb\u00a0 dhe e konfirmueshme se teatri si nd\u00ebrtes\u00eb nuk ka as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr prish\u00ebsit. Padyshim as nd\u00ebrtimi i nj\u00eb teatri t\u00eb ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm alibi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pla\u00e7kitja e tok\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb vlen. Kullat ishin dhe jan\u00eb kali i Troj\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb sot\u00ebm. Sfida q\u00eb ai b\u00ebn t\u00eb krijon nj\u00eb ndjesi disfatizmi, r\u00ebnieje, vdekjeje. Ndaj ajo q\u00eb Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve \u00ebsht\u00eb sa e madhe, aq edhe e natyrshme.<\/p>\n<p>Te qytetar\u00ebt q\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr e k\u00ebt\u00eb sken\u00eb \u00e7do dit\u00eb me dashuri e merak duhet k\u00ebrkuar \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar shqiptarin e sot\u00ebm. Te ky teat\u00ebr jan\u00eb ngjizur n\u00eb nj\u00eb: tempulli, njeriu dhe vet\u00eb kauza.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00ebve na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje fraza \u201ckam par\u00eb qytet pa bulevard, por nuk kam par\u00eb bulevard pa qytet\u201d. N\u00eb nat\u00ebn neroniane t\u00eb shkat\u00ebrrimeve, nj\u00eb nat\u00eb e Bartolomeut p\u00ebr stadiumin \u201cQemal Stafa\u201d, q\u00eb e nxor\u00ebn v\u00ebrtik nga mbrojtja e monumenteve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qend\u00ebr brutale biznesi me nj\u00eb bah\u00e7e t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr kal\u00e7eto, nd\u00ebrtesat e njoll\u00ebs m\u00eb moderne t\u00eb Tiran\u00ebs po bien nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>Ato, t\u00eb pagoja, jam i bindur se me shpirtin e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb jetuar, qeshur, qar\u00eb, \u00ebnd\u00ebrruar e jan\u00eb shuar brenda tyre e kuptojn\u00eb se nj\u00eb skuad\u00ebr pushkatimi po i shfaros.<\/p>\n<p>Teatri Komb\u00ebtar duket sikur me nj\u00eb fuqi shekspiriane t\u00eb veprave q\u00eb jan\u00eb interpretuar k\u00ebtu, merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb kauz\u00ebn. Kjo kauz\u00eb th\u00ebrret njer\u00ebzit. Ata p\u00ebrgjigjen. Skuadra e pushkatimit e di se t\u00eb q\u00eblloj\u00eb teatrin mund t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikueshme vdekjen e vet\u00eb q\u00eblluesve. Ndaj kjo betej\u00eb nervash, retorikash, durimi, lobimi, argumentesh juridike e morale zbret n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e jasht\u00ebzakonshmja: koha. Teatri, si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, duhet t\u00eb fitoj\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Rrethuesit pik\u00ebrisht koh\u00eb nuk do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb presin gjat\u00eb. Shpejt a von\u00eb, do t\u00eb humbin pushtet dhe n\u00ebse nuk nxitojn\u00eb me dredhi e hile, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb gjithmon\u00eb rrethuesit, duke bler\u00eb tradhtar\u00eb dhe joshur q\u00ebndrestar\u00eb, duke shar\u00eb e shantazhuar, nuk do t\u00eb mundin ta prishin kompleksin \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kullat e premtuara, q\u00eb bashk\u00eb me parat\u00eb shp\u00eblajn\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb sqim\u00ebn qytetare, kujtes\u00ebn ton\u00eb e at\u00eb historike.<\/p>\n<p>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb identikit t\u00eb rrethuesve. Ata duket sikur nuk din\u00eb e nuk munden ta duan teatrin si art. As aktorin si artist. As sken\u00ebn si vend i shenjt\u00eb. Padyshim, publikun e shohin si nj\u00eb votues militant, idiot dhe pa mendim. Nuk shihen shtresime kulturore n\u00eb retorik\u00ebn e tyre. Nj\u00eb lloj boshi q\u00eb i dallohet n\u00eb sy njeriut n\u00eb skuadr\u00ebn e pushkatimit. Sidomos m\u00eb t\u00eb riut. N\u00eb entuziazmin fake t\u00eb servilizmit i dallohet pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebshtjell\u00ebs jeni ju. Heronjt\u00eb e p\u00ebrditsh\u00ebm. Ju shoh dhe e ndiej t\u00eb domosdoshme q\u00eb p\u00ebr t\u2019ju lart\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb lexoj kund\u00ebrfigurat\u00a0 tuaja.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb gjithashtu qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Por jan\u00eb apatik\u00eb (t\u00eb mundur), t\u00eb frik\u00ebsuar. Sidomos t\u00eb frik\u00ebsuar. P\u00ebr ta, fatkeq\u00ebsisht, r\u00ebnia e teatrit nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e liris\u00eb, edhe pse ndoshta brenda z\u00ebrit q\u00eb nuk d\u00ebgjohet pranojn\u00eb se arti \u00ebsht\u00eb shprehje e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kjo: qeveria e bashkia duan ta pla\u00e7kitin tok\u00ebn e kompleksit \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kulla. Kaq. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm kaq. Prandaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethim k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs. Ata nuk kan\u00eb argument, por mbi t\u00eb gjitha nuk kan\u00eb koh\u00eb. Dhe mungesa e koh\u00ebs i detyron t\u00eb b\u00ebjn\u00eb artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale. Nj\u00eb prej flluskave m\u00eb t\u00eb zhb\u00ebshme t\u00eb hedhura p\u00ebr konsum publik \u00ebsht\u00eb se disa artist\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs nuk e duan zhvillimin.<\/p>\n<p>Se pasi Tirana t\u00eb ndryshoj\u00eb plot\u00ebsisht, duke u \u00e7natyruar p\u00ebrtej njohjes, ata q\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi, zem\u00ebr t\u00eb ftoht\u00eb kalkulative, hile banale procedurash dhe g\u00ebnjeshtra t\u00eb blera n\u00eb mediat e tyre sot po sulmohen n\u00eb publik si lakmitar\u00eb e hajdut\u00eb, nes\u00ebr do t\u00eb shihen si largpam\u00ebs e revolucionar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb po aq e pasakt\u00eb sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb bosh \u00e7dokush q\u00eb e artikulon si mbrojtje. Ajo q\u00eb shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor, nd\u00ebrsa te stadiumi nuk ka lidhje vet\u00ebm me pla\u00e7kitjen e tok\u00ebs. Stadiumi i sot\u00ebm me emrin e nj\u00eb kompanie pothuaj turke do mbetet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb brutale. Banale. Nuk i sh\u00ebrben sportit, por biznesit. Dhe \u00ebsht\u00eb e pabukur.<\/p>\n<p>Prishja e teatrit, nd\u00ebrtimi i kullave aty, prishja e hotelit \u201cVjosa\u201d, nd\u00ebrtimi i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb florinjt\u00eb te hotel \u201cTirana\u201d dhe \u00e7do g\u00ebrryerje e paturpshme e asaj q\u00eb Tiran\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb Tiran\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zhvillim. \u00cbsht\u00eb hajdut\u00ebri, lakmi, narciziz\u00ebm, abuzim me pushtetin dhe arroganc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb algorit\u00ebm mental t\u00eb qeveris\u00ebsve t\u00eb momentit ka gjithsesi nj\u00eb gabim, t\u00eb cilin duket se nuk duan ta shohin. E ardhmja mund t\u2019u rezervoj\u00eb atyre nj\u00eb befasi. Pavar\u00ebsisht qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb momentit,\u00a0 gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nuk do t\u00eb kaloj\u00eb e pand\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Ndaj qyteti duhet t\u00eb rezistoj\u00eb. Fillimisht nga mbrojt\u00ebsit e tij m\u00eb entuziast\u00eb, pra heronjt\u00eb e tij. M\u00eb pas prej t\u00eb gjith\u00ebve ne.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shum\u00eb miq e t\u00eb af\u00ebrm, t\u00eb cil\u00ebt e di q\u00eb do t\u00eb kishin dashur t\u00eb ishin k\u00ebtu sot. Jam i tronditur nga mesazhet e shumta q\u00eb kam marr\u00eb prej t\u00eb njohurish e t\u00eb panjohurish\u00a0 k\u00ebto dit\u00eb se frika, nj\u00eb frik\u00eb e madhe i pengon t\u00eb vijn\u00eb. E paprecedent\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb dhe e krahasueshme vet\u00ebm me regjime pa\u00e7avure pushtetesh.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb kan\u00eb prodhuar \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend,\u00a0 por \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebshkimi m\u00eb i madh p\u00ebr ta. Kjo \u00ebsht\u00eb arritja e vetme e nj\u00eb mend\u00ebsie\u00a0 burracak\u00ebsh pushteti, q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb dot as Shqip\u00ebrin\u00eb e as historin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb qeverisjen e kaluar, ne tham\u00eb fjal\u00ebn ton\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin nerv kund\u00ebr prishjes s\u00eb piramid\u00ebs si pron\u00eb e qytetit dhe d\u00ebshmi e historis\u00eb dhe ajo \u00ebsht\u00eb aty ende.\u00a0 Ja ku jemi s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Teatrin Komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb qeverisje tjet\u00ebr. Ku jan\u00eb ata qindra e mij\u00ebra vajza e djem Tirane q\u00eb heshtin?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndihen keq, jam i sigurt. N\u00eb boshin dhe shungullim\u00ebn e mendimeve, n\u00eb vetmin\u00eb e tyre, larg interesave t\u00eb koh\u00ebs, ata e din\u00eb se kompleksi \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d mund t\u00eb rinovohej mrekullisht p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e lavdishme t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Dhe po, ka gazetari t\u00eb angazhuar pa qen\u00eb byth\u00ebl\u00ebpir\u00ebse. Dhe po, mund ta kesh personale kur pushteti e ka personale. Rrethuesit e k\u00ebshtjell\u00ebs i p\u00ebrcaktojn\u00eb sinor\u00ebt. Ata t\u00eb thajn\u00eb puset, t\u00eb helmojn\u00eb ajrin, t\u00eb mbysin shpirtin e lir\u00eb, t\u00eb varf\u00ebrojn\u00eb jet\u00ebn, t\u00eb zvjerdhin atdheun, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb largohesh.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb personale. Nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb \u00e7irren e b\u00ebrtasin\u00a0 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vokalin e liderit, p\u00ebr ata do t\u00eb duhet t\u00eb ndihet vet\u00ebm keqardhje. \u00cbsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pushtimi i shpirtit. Duhet t\u00eb jet\u00eb si veshja e detyruar e nj\u00eb k\u00ebmishe force.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb e s\u00ebmur\u00eb se sot. E drobitur nga kanabizimi i territorit t\u00eb saj dhe dalldia p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb e trafikuar.<\/p>\n<p>Ajo sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr numrin e azilk\u00ebrkuesve. Ajo humb \u00e7do vit e \u00e7do dit\u00eb pik\u00eb n\u00eb rekorde e statistika q\u00eb matin demokracin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb ende jasht\u00eb e larg Europ\u00ebs. Ajo ka rritur borxhin. Ajo \u00ebsht\u00eb ende m\u00eb e varfra n\u00eb Europ\u00eb. Ajo ende nuk po kupton n\u00ebse bandat udh\u00ebheqin politik\u00ebn apo politika udh\u00ebheq me banda. Administrata e saj \u00ebsht\u00eb militante. Parlamenti i saj \u00ebsht\u00eb qesharak. Qeverisja \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb dhe e korruptuar .<\/p>\n<p>Sot nuk jemi m\u00eb n\u00eb momentin e perceptimit. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb provuar p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj rrezikun\u00a0 e ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb paparashikuesh\u00ebm q\u00eb sjell segmenti i fundit para l\u00ebnies s\u00eb pushtetit. \u00cbsht\u00eb ai kap\u00ebrcyell kur mund t\u00eb b\u00ebhen krime t\u00eb m\u00ebdha\u00a0 kund\u00ebr atdheut me leht\u00ebsin\u00eb e pap\u00ebrballueshme t\u00eb fundit dhe vet\u00ebdijes se pushteti nuk t\u00eb vjen m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai moment q\u00eb i ka trim\u00ebruar edhe m\u00eb frikacak\u00ebt. Nj\u00eb lloj lejeje p\u00ebr t\u00eb m\u00ebkatuar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitet apres moi le deluge. Ky segment i fundit \u00ebsht\u00eb fillimi i riharrimit, ndaj b\u00ebhet i rreziksh\u00ebm. Sepse nuk ka pika referenciale. Lidhjet me realitetin jan\u00eb shk\u00ebputur dhe bisedat rreth teje, qeveris\u00ebsit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pa p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Njeriu me pushtetin e segmentit t\u00eb fundit ka nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb syt\u00eb e tij. N\u00eb zemr\u00ebn e tij. Gjen nj\u00eb interes t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e mbyt\u00ebs tek ata q\u00eb e rrethojn\u00eb. Ndaj Teatri Komb\u00ebtar tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb ka lidhje t\u00eb fort\u00eb me koh\u00ebn. Duhet t\u00eb rezistoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb segment t\u00eb fundit, si n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Rom\u00ebs, kur Neroni gjeti gjith\u00eb forc\u00ebn e zhveshur nga arsyeja p\u00ebr ta djegur.<\/p>\n<p>Teatri Komb\u00ebtar i plot\u00ebson t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr t\u2019u urryer nga qeverisja e sotme. Nga prishja e tij dhe nd\u00ebrtimi i kullave mund t\u00eb grabsen 200 milion\u00eb euro. Edhe pse rrethuesit nuk e fshehin nj\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr rr\u00ebnimin fizik t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, Teatri Komb\u00ebtar nuk do t\u00eb prishet. Nuk duhet t\u00eb prishet. Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diaspor\u00ebn duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb ndjesh\u00ebm. Sot Teatri \u00ebsht\u00eb Atdheu.<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga koha kur u mendua gabimisht se shoq\u00ebria civile korri nj\u00eb fitore t\u00eb madhe kund\u00ebr sjelljes\u00a0 s\u00eb plehrave kimike n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje, nuk pati ndonj\u00eb betej\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb muskujt dhe zemr\u00ebn e qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb sillet tej pasionit politik. Qeverisja b\u00ebri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pad\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb dhe njer\u00ebzit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":358828,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-358827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=358827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358827\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/358828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=358827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=358827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=358827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}