{"id":358796,"date":"2020-03-07T17:35:40","date_gmt":"2020-03-07T16:35:40","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=358796"},"modified":"2020-03-07T17:35:40","modified_gmt":"2020-03-07T16:35:40","slug":"pavaresisht-padurimit-ne-sdorezohemi-zyrtarja-e-kombeve-te-bashkuara-prezanton-nismen-per-per-8-marsin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/03\/07\/pavaresisht-padurimit-ne-sdorezohemi-zyrtarja-e-kombeve-te-bashkuara-prezanton-nismen-per-per-8-marsin\/","title":{"rendered":"&#8220;Pavar\u00ebsisht padurimit ne s&#8217;dor\u00ebzohemi&#8221; &#8211; Zyrtarja e Kombeve t\u00eb Bashkuara prezanton nism\u00ebn p\u00ebr p\u00ebr 8 marsin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-358797\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg2_.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1708\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg2_.jpg 2560w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg2_-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg2_-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg2_-1024x683.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u20182020 \u00ebsht\u00eb vit i madh p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Frytet e barazis\u00eb gjinore nuk i vjelin vet\u00ebm grat\u00eb dhe vajzat, por kushdo, jeta e t\u00eb cilit do t\u00eb ndryshoj\u00eb nga nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb, ku askush nuk mbetet pas.\u2019<\/em> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me k\u00ebto fjal\u00eb e nis deklarat\u00ebn e saj drejtoresha e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Phumzile Mlambo-Ngcuka, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gruas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mlambo-Ngcuka shkruan se viti 2020 do jet\u00eb viti kryefjal\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb \u2018Brezi i Barazis\u00eb\u2019. Ajo shkruan se n\u00ebn drejtimin e shoq\u00ebris\u00eb civile grat\u00eb po mobilizohen p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejtat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2018Po i aft\u00ebsojm\u00eb grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar te vendimmarrja lidhur me t\u00eb ardhmen e tyre. Brezi i Barazis\u00eb i trajton \u00e7\u00ebshtjet e grave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb brezave, duke filluar nga vitet m\u00eb t\u00eb hershme deri tek ato t\u00eb m\u00ebvonshmet, duke pasur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rejat dhe vajzat e vogla. Aktualisht, nuk jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, dhe grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb inatosura e t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr t\u00eb ardhmen, si dhe i presin ndryshimet me padurim. Padurimi i tyre i ka rr\u00ebnj\u00ebt e thella dhe ekziston prej vitesh.\u2019<\/em> &#8211; shkruan ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej n\u00eb letr\u00ebn e saj ajo shkruan se ndryshime pozitive p\u00ebr t\u00eb cilat grat\u00eb duhet t\u00eb festojn\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, duke p\u00ebrmendur numrin e vdekjeve am\u00ebsore si dhe realizimin e reformave n\u00eb 131 vende p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e barazis\u00eb gjinore e adresimin e diskriminimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2018Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, diskriminimi i grave ishte i ligj\u00ebsuar n\u00eb shum\u00eb vende. Sot, m\u00eb shum\u00eb se tre e kat\u00ebrta e vendeve kan\u00eb miratuar ligje kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje. Krahas k\u00ebsaj, sot numri i vajzave q\u00eb ndjekin shkoll\u00ebn \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se kurr\u00eb, dhe n\u00eb nivelin bot\u00ebror, arsimi i lart\u00eb frekuentohet m\u00eb tep\u00ebr nga grat\u00eb sesa nga burrat. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj ecurie, asnj\u00eb vend nuk e ka arritur barazin\u00eb gjinore. Nuk e kemi b\u00ebr\u00eb ende m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb. Vendet ende p\u00ebrballen me sfida, shumica prej t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcyeshme.\u2019<\/em> &#8211; shton m\u00eb tej ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb letr\u00ebn e Mlambo-Ngcuka thuhet se vajzat jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyera nga m\u00ebnyra si po udh\u00ebhiqet planeti, me dhun\u00ebn e vijueshme ndaj tyre dhe ndryshimi i ngadalt\u00eb t\u00eb arsimimit t\u00eb tyre duke v\u00ebn\u00eb theksin te mang\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2018Pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb regjistrimit n\u00eb shkoll\u00eb, sot 1 n\u00eb 10 vajza t\u00eb reja nuk din\u00eb as t\u00eb shkruajn\u00eb as t\u00eb lexojn\u00eb. Kjo situat\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vajzat ta ushtrojn\u00eb plot\u00ebsisht fuqin\u00eb e tyre, ta g\u00ebzojn\u00eb vendin e tyre n\u00eb bot\u00eb, dhe t\u00eb luajn\u00eb rol jetik n\u00eb teknologji dhe novacion. Nj\u00eb tjet\u00ebr shkak thelb\u00ebsor i padurimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e grave n\u00eb tryezat vendimmarr\u00ebse. Tre e kat\u00ebrta e parlamentar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb burra. Nj\u00eb zgjidhje e provuar \u00ebsht\u00eb parashikimi i kuotave detyruese ligjore p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e grave. Thuajse 80 vende e kan\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb objektiv me sukses, dhe disa shtete kan\u00eb formuar kabinete me ekuilib\u00ebr gjinor, si dhe kan\u00eb hartuar politika q\u00eb jan\u00eb shprehimisht feministe. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje e d\u00ebshirueshme q\u00eb duhet par\u00eb si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, ku p\u00ebrqindja e p\u00ebrgjithshme e grave n\u00eb pozicione menaxheriale mbetet rreth 27 p\u00ebr qind, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb numrit t\u00eb grave q\u00eb diplomohen n\u00eb universitet.\u2019<\/em> &#8211; vijon Mlambo-Ngcuka.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo thekson gjithashtu se pabarazi t\u00eb madhe ka n\u00eb vendimmarrje e tryezat e paqes ku shumica d\u00ebrrmuese e negociuesve jan\u00eb burra nd\u00ebrsa shton se p\u00ebrfshirja e grave n\u00eb marr\u00ebveshjet e paqes i b\u00ebn ato m\u00eb afatgjata. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mlambo-Ngcuka thot\u00eb gjithashtu se pabarazia ekonomike mbetet nj\u00eb problem i madh dhe q\u00eb nxit varf\u00ebrin\u00eb e grave e vajzave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2018E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb tryezat e paqes, ku shumica d\u00ebrrmuese e negociuesve dhe n\u00ebnshkruesve jan\u00eb burra. \u00cbsht\u00eb i duksh\u00ebm fakti q\u00eb p\u00ebrfshirja e grave shpie drejt marr\u00ebveshjeve afatgjata p\u00ebr paqen, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb margjinalizohen. Ndon\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me persekutimin, grupet e grave dhe mbrojt\u00ebsit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb fort. Ndaj, k\u00ebrkojn\u00eb me d\u00ebshp\u00ebrim rritjen e siguris\u00eb, t\u00eb financimit dhe t\u00eb burimeve. Shqet\u00ebsimi im m\u00eb i madh mbetet pabarazia ekonomike e pandryshueshme. Krahasuar me djemt\u00eb dhe burrat, grave dhe vajzave iu nevojitet trefishi i koh\u00ebs dhe energjis\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ato flijojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e barabarta n\u00eb arsim, n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe n\u00eb pushtet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor nxit\u00ebs i varf\u00ebris\u00eb s\u00eb vazhdueshme. Vajzat e reja q\u00eb kujdesen p\u00ebr familjet kan\u00eb 25% m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme n\u00eb krahasim me burrat, \u00e7ka prek miliona f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe ka efekte afatgjata n\u00eb jet\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebs. Zgjidhja p\u00ebrfshin politika t\u00eb mira, q\u00eb promovojn\u00eb barazi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kujdesin ndaj f\u00ebmij\u00ebs dhe iu ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje shtet\u00ebrore familjeve dhe punonj\u00ebsve n\u00eb ekonomin\u00eb joformale.\u2019<\/em> &#8211; vijon ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund zyrtarja e lart\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara shkruan se pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave grat\u00eb e vajzat nuk dor\u00ebzohen dhe shpresa nuk do shuhet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2018Ndaj, pavar\u00ebsisht padurimit ton\u00eb, ne nuk dor\u00ebzohemi dhe shpresa nuk shuhet. Po p\u00ebrfitojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje nga aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i shembin barrierat ndaj barazis\u00eb gjinore. Vullnetin nxit\u00ebs p\u00ebr ndryshim e v\u00ebrejm\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb brezat dhe vendet. Po evidentojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb na bashkojn\u00eb dhe ofrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta \u00e7rregulluar statuskuon\u00eb. M\u00ebsimet e nxjerra gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit na kan\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar hapat drejt barazis\u00eb. Nj\u00ebra nga p\u00ebrgjigjjet \u00ebsht\u00eb Brezi i Barazis\u00eb, pjes\u00eb e t\u00eb cilit jemi t\u00eb gjith\u00eb ne.&#8217;<\/em><\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-358798\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/zyrtarjakombetebashkuara-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>\u20182020 \u00ebsht\u00eb vit i madh p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Frytet e barazis\u00eb gjinore nuk i vjelin vet\u00ebm grat\u00eb dhe vajzat, por kushdo, jeta e t\u00eb cilit do t\u00eb ndryshoj\u00eb nga nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb, ku askush nuk mbetet pas.\u2019 Me k\u00ebto fjal\u00eb e nis deklarat\u00ebn e saj drejtoresha e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Phumzile Mlambo-Ngcuka, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":358797,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-358796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-nderkombetare"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=358796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358796\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/358797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=358796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=358796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=358796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}