{"id":358688,"date":"2020-03-07T10:26:38","date_gmt":"2020-03-07T09:26:38","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=358688"},"modified":"2020-03-07T10:32:25","modified_gmt":"2020-03-07T09:32:25","slug":"raporti-i-komisionit-te-venecias-dvorani-krijoi-situate-antikushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/03\/07\/raporti-i-komisionit-te-venecias-dvorani-krijoi-situate-antikushtetuese\/","title":{"rendered":"Raporti i Komisionit t\u00eb Venecias\/ Dvorani krijoi situat\u00eb antikushtetuese","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Dvorani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-358689\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Dvorani.jpg\" alt=\"\" width=\"750\" height=\"565\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5319141.html\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/a><\/span>, ka zbardhur draftin paraprak konfidencial, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar pal\u00ebve t\u00eb interesuara n\u00eb Shqip\u00ebri nga Komisioni i Venecias, ku jepet opinioni lidhur me p\u00ebrplasjet mes parlamentit dhe presidentit p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb draft bie n\u00eb sy pjesa ku flitet p\u00ebr K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku\u00a0edhe pse nuk p\u00ebrmendet emri i drejtuesit t\u00eb KED-s\u00eb, Ardian Dvorani, \u00a0thuhet se ai ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb antikushtetuese me d\u00ebrgimin e listave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Komisionit t\u00eb Venecias, d\u00ebrgimi nga ana e KED-s\u00eb te Presidenti i dy listave nj\u00ebkoh\u00ebsisht, d\u00ebrgimi i listave n\u00eb Parlament 6 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, dhe numri i kufizuar i kandidat\u00ebve,<em> \u201ckrijoi nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjitha em\u00ebrimet, p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrimit t\u00eb zotit Mu\u00e7i, ishin b\u00ebr\u00eb potencialisht n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">ROLI I K\u00cbSHILLIT T\u00cb EM\u00cbRIMEVE N\u00cb DREJT\u00cbSI<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb interpretimin e Venecias K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb luan rol ky\u00e7 p\u00ebr procesin e p\u00ebrzgjedhjees s\u00eb kandidat\u00ebve, ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish, q\u00eb nga vonesat, duke mos-funksionuar n\u00eb vitin 2017 dhe 2018 e deri tek vendimet q\u00eb Venecia i quan \u201ct\u00eb diskutueshme\u201d n\u00eb vitin 2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy vitet e para 2017\/2018 KED<em> &#8220;humbi koh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb shmangur kriz\u00ebn e tanishme kushtetuese&#8221;<\/em>. N\u00eb vitin 2017 qeveria u ankua se an\u00ebtar\u00ebt e KLD nuk kishin kaluar vetingun, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KED u dor\u00ebhoq\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb u rr\u00ebzuan nga vetingu dhe p\u00ebr pasoj\u00eb KED n\u00eb 2017 nuk u mblodh asnj\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb 2018, KED u mblodh vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i parlamentit k\u00ebrkoi q\u00eb KED t\u00eb kufizohej vet\u00ebm n\u00eb vendime adminstrative dhe t\u00eb mos b\u00ebnte renditjen e kandidat\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Komisionit t\u00eb Venecias, <em>&#8220;k\u00ebrkesat e vitit 2017 dhe 2018, q\u00eb KED t\u00eb mos b\u00ebnte renditjen e kandidat\u00ebve, nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb ligj. Nuk ishte e parashikuar as n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe as n\u00eb ligj, q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KED t\u00eb kishin kaluar procesin e vetingut&#8221;,<\/em> thuhet n\u00eb opinion paraprak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Komisionit t\u00eb Venecias, nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb KED \u00ebsht\u00eb transparenca, p\u00ebr t\u00eb patur besimin e publikut p\u00ebr procesin e em\u00ebrimeve. Por me miratimin e nj\u00eb rregulloreje t\u00eb brendshme, KED p\u00ebrjashtoi nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit te kandidat\u00ebve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores s\u00eb KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe p\u00ebr mos publikimin e proces-verbaleve t\u00eb mbledhjeve t\u00eb KED, q\u00eb k\u00ebrkohet me ligj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas hartimit t\u00eb listave nga KED p\u00ebr dy em\u00ebrime n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte Presidenti dhe dy t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte parlamenti, sipas Komisionit t\u00eb Venecias, \u201c<em>\u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb data e d\u00ebrgimit t\u00eb listave do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb afatit 30 ditor t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">P\u00cbRPLASJA PER EM\u00cbRIMET N\u00cb GJYKAT\u00cbN KUSHTETUESE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa presidenti Meta em\u00ebroi nj\u00eb nga tre kandidat\u00ebt e list\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tij, ai vendosi pezullimin e em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti e argumentoi k\u00ebt\u00eb me faktin se Kushtetuta p\u00ebrcakton n\u00eb nenin 179\/2 se <em>\u201cAn\u00ebtari i par\u00eb p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti em\u00ebrohet nga Gjykata e Lart\u00eb. Kjo radh\u00eb ndiqet p\u00ebr t\u00eb gjitha em\u00ebrimet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr pasoj\u00eb, sipas presidentit do t\u00eb duhej q\u00eb parlamenti t\u00eb zgjidhte kandidatin e radh\u00ebs nga lista e tij e par\u00eb. Nga ana e saj, shumica k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrcaktimi kushtetues lidhej me faktin q\u00eb Gjykata rinovohet \u00e7do tre vjet me nga tre an\u00ebtar\u00eb, dhe se kjo dispozit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se sa rendin e em\u00ebrimeve, p\u00ebrcakton sekuenc\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00eb Komisioni i Venecias, b\u00ebn nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr, sipas t\u00eb cilit <em>\u201crregulli kushtetues bazohet n\u00eb supozimin se gjithmon\u00eb tre pozicione duhet t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe radha pra zbatohet vet\u00ebm brenda k\u00ebtij raundi t\u00eb em\u00ebrimeve. Si pasoj\u00eb, pamund\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari nga Gjykata e Lart\u00eb, e cila vjen e fundit n\u00eb \u00e7do raund, nuk bllokon em\u00ebrimet p\u00ebr nj\u00eb raund tjet\u00ebr\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb tekstin e opinionit paraprak, ekspert\u00ebt sakt\u00ebsojn\u00eb se\u00a0<em>\u201cpreferenca e qart\u00eb e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr k\u00ebt\u00eb interpretim, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb interpretimet e tjera do t\u00eb ishin t\u00eb paarsyeshme. N\u00eb \u00e7do rast, kur presidenti em\u00ebroi vet\u00ebm nj\u00eb kandidat, zotin Mu\u00e7i, dhe m\u00eb pas pezulloi procedur\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb kandidati t\u00eb dyt\u00eb, ai ndoqi nj\u00eb interpretim, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i paarsyesh\u00ebm.&#8221;<\/em> N\u00ebn drit\u00ebn e interpretimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, <em>&#8220;pezullimi i em\u00ebrimit t\u00eb dyt\u00eb ishte i vlefsh\u00ebm dhe bllokoi fillimin e periudh\u00ebs 30-ditore p\u00ebr em\u00ebrimin e dyt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb em\u00ebrimi automatik t\u00eb mos realizohej\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Detyrimi i presidentit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebrimin brenda afatit 30 ditor, parashikohet n\u00eb ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ndryshe nga afati i parlamentit, q\u00eb parashikohet nga kushtetuta. Mos zbatimi nga ana e presidentit t\u00eb k\u00ebtij afati, u pa nga shumica si momenti n\u00eb t\u00eb cilin hyn n\u00eb veprim mekanizmi zhbllokues e p\u00ebr pasoj\u00eb, kandidatja e renditur e para n\u00eb list\u00eb, Arta Vorpsi, u konsiderua prej tyre e zgjedhur automatikisht. Por p\u00ebr Komisionin e Venecias<em>\u00a0\u201cneni i ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nuk duket t\u00eb jet\u00eb i zbatuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se kur dhe n\u00ebse periudha 30-ditore fillon t\u00eb funksionoj\u00eb&#8221;.<\/em> Komisioni i Venecias rekomandon q\u00eb, <em>&#8220;n\u00ebse mekanizmi zhbllokues p\u00ebr em\u00ebrimet nga presidenti do t\u00eb konsiderohej i domosdosh\u00ebm, ky rregull duhet t\u00eb ishte ngritur n\u00eb nivelin kushtetues, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr parlamentin\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa zoti Meta, nuk mori n\u00eb konsiderat\u00eb at\u00eb q\u00eb socialist\u00ebt e cil\u00ebsuan si em\u00ebrim automatik t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Vorpsi, ai p\u00ebrzgjodhi nga lista e tij e dyt\u00eb Marsida Xhaferllarin, menj\u00ebher\u00eb pasi parlamenti em\u00ebroi dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs nga dy listat e veta, ndon\u00ebse nuk kishte mund\u00ebsi zgjedhjeje mes tre emrave si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sipas Komisionit t\u00eb Venecias, d\u00ebrgimi nga ana e KED-s\u00eb te Presidenti i dy listave nj\u00ebkoh\u00ebsisht, d\u00ebrgimi i listave n\u00eb Parlament, 6 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, dhe numri i kufizuar i kandidat\u00ebve, vet\u00ebm 6 p\u00ebr kat\u00ebr vende vakante<em> \u201ckrijoi nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjitha em\u00ebrimet, p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrimit t\u00eb zotit Mu\u00e7i, ishin b\u00ebr\u00eb potencialisht n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">BETIMI I AN\u00cbTAR\u00cbVE T\u00cb GJYKAT\u00cbS KUSHTETUESE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb muajin shkurt shumica miratoi disa ndryshime ligjore p\u00ebrmes t\u00eb cilave synohej t\u00eb shmangej betimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese vet\u00ebm p\u00ebrpara Presidentit. Sipas propozimit t\u00eb shumic\u00ebs <em>\u201c&#8230;.n\u00ebse an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk thirret p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin, [brenda afatit nga presidenti], ai kryen betimin n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar dhe ia d\u00ebrgon at\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, organit t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Data e organizimit t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb betimit ose data e d\u00ebrgimit t\u00eb betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por Komisioni i Venecias, shprehet qart\u00eb n\u00eb opinionin paraprak se sipas Kushtetut\u00ebs, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e fillon mandatin vet\u00ebm pasi b\u00ebn betimin tek Presidenti. Pasi citojn\u00eb Kushtetut\u00ebn, ekspert\u00ebt e Venecias shprehen se<em>\u00a0\u201ckjo do t\u00eb thot\u00eb se an\u00ebtari\u00a0[i Gjykat\u00ebs Kushtetuese] nuk mund ta filloj\u00eb detyr\u00ebn pa b\u00ebr\u00eb betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr marrjen e detyr\u00ebs\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe n\u00eb p\u00ebrfundimet e tyre, ekspert\u00ebt e Venecias jan\u00eb t\u00eb prer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kur shprehen se <em>\u201cDispozitat e miratuara koh\u00ebt e fundit, por q\u00eb ende nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi&#8230;duhet t\u00eb lihen m\u00ebnjan\u00eb, pasi ato duket se jan\u00eb jokushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Meta e ktheu pas k\u00ebt\u00eb ndryshim ligjor, t\u00eb cil\u00ebsuar prej tij si<em> \u201cnj\u00eb grusht shteti\u201d<\/em> pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shoq\u00ebruar me paralajm\u00ebrimin publik, gjat\u00eb nj\u00eb manifestimi proteste kund\u00ebr qeveris\u00eb se <em>\u201cn\u00ebse grushti i shtetit dhe organizata mafioze q\u00eb luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht k\u00ebt\u00eb dekret, un\u00eb u jap fjal\u00ebn, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij flamuri, se pas dat\u00ebs15 mars, kur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb reforma zgjedhore, n\u00ebse ata nuk do e marrin seriozisht, un\u00eb Ilir Meta betohem se do ta firmos at\u00eb dekret n\u00eb mes t\u00eb parlamentit, n\u00eb mes t\u00eb krimit, dhe do i b\u00ebj thirrje gjith\u00eb popullit shqiptar. Un\u00eb i pari dhe gjith\u00eb populli kuqezi\u201d,<\/em> deklaroi zoti Meta.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">SHKARKIMI I PRESIDENTIT<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procesi i shkarkimit t\u00eb presidentit \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar n\u00eb parlament. Komisioni i Venecias, i referohet opinionit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, duke theksuar se\u00a0<em>\u201cprocesi i shkarkimit p\u00ebrmban n\u00eb vetvete dy element\u00eb, ligjor\u00eb dhe politik\u00eb. Nd\u00ebrsa puna e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Hetimor \u00ebsht\u00eb kryesisht e nj\u00eb natyre ligjore, n\u00eb dallim, kur parlamenti t\u00eb mblidhet n\u00eb seanc\u00eb plenare p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr shkarkimin, ai mundet dhe madje, duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, pasojat politike t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komisioni i Venecias shprehet se nuk mund t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb parlamentin se si duhet t\u00eb votoj\u00eb, por thekson se\u00a0<em>\u201ci takon parlamentit t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse shkarkimi do t\u00eb ulte apo shtonte tensionet dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit, do t\u2019i sh\u00ebrbente, apo do t\u00eb d\u00ebmtonte synimin e ruajtjes s\u00eb balancave dhe kontrollit, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njejta parti. Pyetja q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb vetes parlamenti \u00ebsht\u00eb \u2018a do t\u00eb ndihmonte vazhdimi i procedurave t\u00eb shkarkimit p\u00ebr unitetin e popullit?\u2019<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Komisioni i Venecias, thekson se\u00a0\u201cveprimet e presidentit, lidhur me em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb interpretim t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Veprimet e nd\u00ebrmara nga presidenti, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb KED, jan\u00eb t\u00eb arsyeshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye, nuk ka baz\u00eb p\u00ebr shkarkimin e presidentit\u201d<\/em>,\u00a0shprehet Komisioni i Venecias.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">KRIZA KUSHTETUESE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procesi i bllokuar i em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nxjerr n\u00eb pah v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zbatimin e Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve n\u00eb fuqi, sipas Venecias. <em>\u201cKjo p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve institucionale, si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb besimit reciprok mes institucioneve shtet\u00ebrore dhe prirjes s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb deligjitimuar njera tjetr\u00ebn. Sistemi institucional n\u00eb Shqip\u00ebri rrezikon nj\u00eb paraliz\u00eb, q\u00eb shkon p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komisioni i Venecias, thekson si ai nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe as \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb munges\u00ebn e gadishm\u00ebris\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit mes institucioneve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke u shk\u00ebputur nga analizave teknike e ligjeve, mesa duket p\u00ebr t\u00eb theksuar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet rendi kushtetues n\u00eb Shqip\u00ebri, Komisioni i Venecias, i b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb\u00a0<em>\u201cshmangin retorik\u00ebn agresive dhe \u00e7do institucion t\u00eb njoh\u00eb legjitimititen e tjetrit p\u00ebr em\u00ebrimin e tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komisioni i Venecias b\u00ebn thirrje, si\u00e7 shprehet n\u00eb opinionin paraprak, q\u00eb\u00a0<em>\u201cinstitucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse \u2018t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u00e7armatim dypal\u00ebsh\u2019 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr hir t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><a style=\"color: #ff0000;\" href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5319141.html\">VINI RE:<\/a><\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5319141.html\">VOA<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, ka zbardhur draftin paraprak konfidencial, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar pal\u00ebve t\u00eb interesuara n\u00eb Shqip\u00ebri nga Komisioni i Venecias, ku jepet opinioni lidhur me p\u00ebrplasjet mes parlamentit dhe presidentit p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb draft bie n\u00eb sy pjesa ku flitet p\u00ebr K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku\u00a0edhe pse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":358689,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-358688","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358688","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=358688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/358688\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/358689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=358688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=358688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=358688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}