{"id":352709,"date":"2020-02-10T18:30:09","date_gmt":"2020-02-10T17:30:09","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=352709"},"modified":"2020-02-10T18:30:09","modified_gmt":"2020-02-10T17:30:09","slug":"pengmarrja-e-jan-prenges-dritan-rexhepi-mohon-akuzat-nga-ekuadori-intervista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/02\/10\/pengmarrja-e-jan-prenges-dritan-rexhepi-mohon-akuzat-nga-ekuadori-intervista\/","title":{"rendered":"Pengmarrja e Jan Preng\u00ebs, Dritan Rexhepi mohon akuzat nga Ekuadori (Intervista)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_352710\" style=\"width: 1034px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-352710\" class=\"size-full wp-image-352710\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Dritan-Rexhepi-Jan-Prenga.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"576\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Dritan-Rexhepi-Jan-Prenga.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Dritan-Rexhepi-Jan-Prenga-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Dritan-Rexhepi-Jan-Prenga-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><p id=\"caption-attachment-352710\" class=\"wp-caption-text\">Dritan Rexhepi (n\u00eb t\u00eb majt\u00eb), Jan Prenga (n\u00eb djatht\u00eb)<\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gramoz (Dritan) Rexhepi i p\u00ebrfolur dit\u00ebt e fundit se \u00ebsht\u00eb person i cili ka rol n\u00eb pengmarrjen e Jan Preng\u00ebs pas humbjes s\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme droge, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Artan Hoxha t\u00eb publikuar n\u00eb ABC News. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu n\u00eb Kuito se ai nuk ka asnj\u00eb lidhje me pengmarrjen e Jan Preng\u00ebs, madje mohon \u00e7do bised\u00eb me Ndrek Preng\u00ebn n\u00eb lidhje me pengmarrjen e t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr 283 kilogram\u00ebt e kokain\u00ebs, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb shkon nd\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb q\u00eb dikush u ka b\u00ebr\u00eb presion n\u00eb emrin tim. Un\u00eb kam 15 vite larg Shqip\u00ebris\u00eb, i arratisur nga burgu, i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje, i burgosur n\u00eb Ekuador, duket sikur i plot\u00ebsoj elementet p\u00ebr tu p\u00ebrdorur si k\u00ebrc\u00ebnim<\/em>\u201d-thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera Rexhepi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gjate dit\u00ebve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dh\u00ebna prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rr\u00ebmbye dhe tashme deklarohet se \u00ebsht\u00eb vrare e me pas i \u00ebsht\u00eb zhdukur kufoma Jan (Dod) Preng\u00ebs. A jeni ne dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt?!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si fillim faleminderit qe po me jepni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas ne lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje. Po, kam marre dijeni nga njer\u00ebz t\u00eb mi t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka ndodhur aty.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emri im ne kete histori. Madje n\u00ebse do isha i lire n\u00eb Shqip\u00ebri do kisha dal\u00eb menj\u00ebher\u00eb ne media p\u00ebr te sqaruar pozicionin tim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam vene ne dijeni me kete ngjarje pak me vonese dhe per aq kohe sa mund te vihet ne dijeni nje person qe eshte i izoluar ne nje vend te larget te botes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavarsisht cfare thuhet une dua te them gjerat ashtu si i di une.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk eshte se di dhe shume hollesira cfare behet aty pasi une nuk kam shume mundesi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mesova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithe kete ngjare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ku ndodheni aktualisht, nga po flisni?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Une jam i izoluar ne nje burg te sigurise se larte ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndodhem i burgosur ne kete vend qe nga 26 qershori i vitit 2014 kur jam arrestuar bashke me nje grup te madh personazh. Por nga 11 persona qe jane ndaluar ne ate kohe, te gjithe jane liruar, ndersa une jam i vetmi qe kam mbetur ne burg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjashte prej te arrestuareve kane marre pafajesi, ndersa 4 personat e tjere qe iu kap ne banese sasia e kokaines, mes tyre nje shtetas nga Kili dhe 3 nga Ekuadori e pranuan akuzen dhe jane liruar me kusht. Vetem une nuk jam liruar sepse me pengon kerkesa e ekstradimit per ne Shqiperi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Per cfare jeni arrestuar?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Jam arrestuar nga policia Ekuadoriane ndersa ndodhesha duke pire kafe ne qendren tregetare \u201cMol Del Sol\u201d, ne Guajakil, qytetit port me te madh te shtetit te Ekuadorit. Akuzohem bashke me nje grup personazh, si pjese e nje organizate per trafikimin e nje sasie kokaine prej 249 kilogramesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Them akuzohem sepse une nuk e kam pranuar kurre perfshirjen time ne kete ngjarje, dhe nuk me eshte kapur mua ngarkesa. Per kete shkak jam duke zhvilluar nje beteje te gjate ligjore me gjykatat e ketij vendi. Per momentin ceshtja ime eshte ne gjykaten e larte te Ekuadorit. Gjyqi besoj do te zhvillohet pas disa muajsh, kete vere.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sa eshte denimi qe keni marre nga drejtesia e Ekuadorit?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Momentalisht jam denuar me 13 vite, edhe pse kam mbetur i vetmi ne burg nga 11 personat qe u kapen ne vitin 2014. Deri tani kam qendruar ne burg per me shume se 5 vite e 7 muaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Arrestimi juaj ne vitin 2014 eshte cilesuar si nje sukses i madh edhe nga zyrtaret e larte te Interpolit ne Lion te Frances. A jeni ne dijeni te kerkesave per ekstradim nga disa vende te Europes, perfshire ketu dhe Shqiperine?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po jam vene ne dijeni nga avokati se me kane kerkuar per ekstradim ne Europe, por deri tani une kam pranuar vetem kerkesen per ekstradim ne Shqiperi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekstradimin per tu kthyer ne Shqiperi e kam pranuar une nuk e kam kundershtuar. Por nuk me sjellin ne Shqiperi pa mbaruar me pare gjyqet ne te gjitha shkallet ne Ekuador.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do te nis dosjen e ekstradimit qe ta shikosh se une e kam pranuar vet te ekstradohem ne Shqiperi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Per momentin jeni personi me i akuzuar ne Shqiperi si organizatori dhe urdheruesi i nje pengmarrje qe sipas policise ka shkuar keq, dhe personi i marre peng tashme ka humbur jeten pavarsisht se trupi i tij nuk eshte gjetur ende. Per me teper, viktima Jan Prenga, eshte nje njeri krejt i pafajshem ne nje trafik nderkombetar kokaine qe dyshohen ta kene bere vellezerit e tij, si dhe eshte babai i 5 femijeve. Jeni ne dijeni te ketij fakti?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nese rezulton e vertete se personi per te cilin ju folet ka humbur jeten ne rrethana te tilla, eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Une do ti shprehja ngushellimet e mia familjes dhe femijeve te Jan Prenges per ate qe i ka ndodhur. Por e refuzoj kategorikisht perfshirjen time ne kete ngjarje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh ne nje burg te sigurise se larte ne anen tjeter te botes, ne Ekuador.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk ka asnje prove qe me lidh mua me kete ngjarje. Nuk e di kush eshte kaq i interesuar nga ju ne media, duke filluar qe nga ju si gazetar apo dikush tjeter qe te mi bej keto trillime pa patur asnje akuze zyrtare nga shteti dhe ti fryjne kaq keq pa arsye.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Une nuk ndodhem per pushime ketu ku jam. Jam i denuar ne nje burg te sigurise se larte, survejohem me roje dhe me kamera 24 ore ne 24. Jam gjithe kohes ne vezhgim dhe pergjim per cdo levizje qe bej ketu brenda, per cdo kontakt qe bej dhe me kedo qe flas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje edhe ndersa jam duke komunikuar me ju jam ne vezhgim dhe pergjim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Mbi ju ka nje akuze si organizatori dhe porositesi i nje sasie prej 283 kg kokaine qe eshte grabitur nga nje kontenier bananesh qe vinte nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo eshte per te qeshur. Nuk e di ne cilin film mund ta keni pare kete gje, por me nxirrni nje prove te vetme qe me lidh mua me kete histori. Jam shume kureshtar te shoh qofte dhe nje prove te vetme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A e kuptoni qe ndodhem ne burg ne fund te botes, i survejuar ne cdo moment, ku cdo takim, telefonate eshte ne pergjim nga autoritetet ketu? Ketu ku jam une nuk punon asnje lloj telefoni celular.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Funksionojne vetem telefonat me gabine te burgut. Kjo per faktin se midis bandave ne burgjet Ekuadoriane jane bere shume vrasje dhe policia ka vendosur antena bllokuese duke nxjerre jashte perdorimit cdo telefon celular.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jeni akuzuar si porositesi i ngarkeses nga Ekuadori ne Britani, dhe ka pergjime bisedash telefonike mes jush dhe Ndrek Prenges, njerit prej vellezerve Prenga qe ndodhet ne burg ne Angli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kush me akuzon? Nuk di te kete nje akuze zyrtare aty ndaj meje. Une kam avokat aty te pajtuar per gjyqin qe kam ne gjykaten e larte dhe ai nuk eshte thirrur dhe nuk ka asnje informacion zyrtar per kete gje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk ka asnje urdherarresti apo urdherndalimi ndaj meje. Nuk ka asnje fakt, asnje prove konkrete qe me lidh mua me kete ngjarja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Te vetmit njeres qe une flas kur me lejohet nga burgu jane familjaret e mi ne Shqiperi, askush tjeter.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne media jane publikuar biseda te pergjuara telefonike mes teje dhe Ndrek Prenges ne lidhje me ngarkesen e zhdukur te kokaines.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Akuzat e publikuara nga media i referohen grupit hetimor?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kush e pohon qe kam folur une personalisht me kete Ndreken? Kush qenka ky Ndreka?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndrek Prenga eshte vellai i Jan Prenges, personit te marre peng dhe te zhdukur ne Shqiperi me 17 janar 2020. Ndrek Prenga eshte ne burg ne Angli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me tregoni kush eshte personi qe thote se ka folur me mua ne telefon? Ku mbeshtetet kjo akuze? Me cfare kam komunikuar une?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot pergjohet cdo gje ne planet dhe diku dhe dikur le nje gjurme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Po pse pikerisht eshte permendur emri juaj dhe jo emri i dikujt tjeter qe ka komunikuar me vellezerit Prenga?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk mund te perjashtoj mundesine qe dikush tjeter i ka kercenuar ne emrin tim ose ka folur ne emrin tim. Por ne menyre kategorike nuk kam folur dhe as ia kam idene fare cfare po ndodh atje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Mbase per shkak te te kaluares sime, per shkak te faktit qe jam i denuar ne nje burg ne Ekuador, per ta bere me te frikshme kercenimin ndaj tyre dikush tjeter qe ka dashur te perfitoje nga kjo ngjarje ka permendur emrin tim?!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk e di per kete nuk te them dot gje. Por une nuk kam asnje kontakt me keta njeres, nuk i njoh, as nuk kam degjuar per ta pervec cfare eshte folur keto dite.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Media ka publikuar disa biseda te pergjuara mes jush dhe njerit prej vellezerve Prenga, diku rreth dates 22 janar, 5 dite pasi kishte ndodhur pengmarrja, ku thuhet se njerezve tuaj ne Angli u jane kthyer 106 kg kokaine dhe 700 mije paund, pjese e ngarkeses se grabitur ne Portsmuth?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me vjen keq qe vazhdoni te kembengulni per skenare filmash. Me nxirrni nje prove te vetme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nje telefon, numer telefoni, tabolat, bisede te pergjuar, deshmitar qe te provoje kete gje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Une nuk jam as drejtor banke dhe as biznesmen ne Ekuador qe te porosis konteniere me banane te mbushur me kokaine apo te arketoje shuma 700 mije paund. Kjo eshte si ajo genjeshtra qe u tha ne media as arrestimit tim ne Ekuador.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ku pretendohej qe bashke me mua ne qershorin e 2014-es ishte arrestuar edhe babai im.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Babai im 73 vjec, me 100 halle qe i kane rene ne kurriz perfshire dhe hallin tim, ska shkelur kurre ne Ekuador. Ai ka nje vresht atje ne fshat dhe shet vere.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai e kishte denoncuar qe ne marsin e 2014-es qe i kishte humbur pasaporta ne policine e Vlores. Mediat e nxoren babain tim pensionist trafikant ne Ekuador.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kuptoni cfare behet?! Prandaj po e sqaroj njehere e mire kete akuze, nuk kam folur me asnje nga vellezerit Prenga, ca me teper me nje prej tyre qe eshte ne burg ne Angli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk nuk njoh ndonje shkodran apo te kem bashkepunuar me te. Nuk i njoh dhe as kam komunikuar me asnje person te familjes Doci apo qe ka mbiemrin Doci, nuk njoh askend prej tyre. Qe nga koha qe jam ne burg nga qershori 2014-es nuk kam komunikim me asnje person nga Shkodra apo keta te tjeret.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E vetmja gje qe me shkon ndermend eshte qe dikush ju ka bere presion ne emrin tim. Une kam 15 vite larg Shqiperise, i arratisur nga burgu, i denuar per vrasje, i burgosur ne Ekuador, duket sikur i plotesoj elementet per tu perdorur si kercenim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por me qe ju thoni se prokuroria ka thene eshte filani qe ka folur ne tel dhe nese ka tabolatet e atij qe ka folur ne emrin tim, ta publikoj ose nese ka identitetin e atij qe ka folur ta publikoj qe ta di edhe une per cfare behet fjale se edhe mund ti ndihmoj nese vertet eshte dikush qe ka perdorur emrin tim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Per keto gjera, tha ky, tha ai kam 15 vite neper gjyqe ne Shqiperi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Gramoz (Dritan) Rexhepi i p\u00ebrfolur dit\u00ebt e fundit se \u00ebsht\u00eb person i cili ka rol n\u00eb pengmarrjen e Jan Preng\u00ebs pas humbjes s\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme droge, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Artan Hoxha t\u00eb publikuar n\u00eb ABC News. Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu n\u00eb Kuito se ai nuk ka asnj\u00eb lidhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":352710,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-352709","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/352709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=352709"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/352709\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/352710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=352709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=352709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=352709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}