{"id":335047,"date":"2019-11-19T07:47:40","date_gmt":"2019-11-19T06:47:40","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=335047"},"modified":"2019-11-19T07:45:19","modified_gmt":"2019-11-19T06:45:19","slug":"klsh-zbulon-katrahuren-ne-ppp-ne-e-milot-balldren-falsifikime-dhe-zero-investime-nga-kompania-koncesionare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/11\/19\/klsh-zbulon-katrahuren-ne-ppp-ne-e-milot-balldren-falsifikime-dhe-zero-investime-nga-kompania-koncesionare\/","title":{"rendered":"KLSH zbulon katrahur\u00ebn n\u00eb PPP-n\u00eb e Milot-Balldren, falsifikime dhe zero investime nga kompania koncesionare","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Milot-Balldren.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-335050\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Milot-Balldren.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Milot-Balldren.jpg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Milot-Balldren-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr kontrat\u00ebn koncesionare me Partneritet -Publik -Privat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs, Milot -Balldren nga kompania ANK jan\u00eb falsifikuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb nj\u00eb audit t\u00eb thelluar mbi procesin e kontraktimit me PPP t\u00eb projektit ka gjetur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr regjistrimi, ku v\u00ebrehen qart\u00eb se si kan\u00eb ndryshuar shumat dhe afatet e financimit t\u00eb segmentit nga furnitor\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb draft kontrat\u00ebn e protokolluar nga Ministria e Financave me shkres\u00eb nr. 8415 me dat\u00eb 07.05.2019, sipas regjistrimeve me nr.1801 Rep, nr. 469 Kol, konstatohet diferenca n\u00eb anekset e k\u00ebsaj kontrate me kontrat\u00ebn e botuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas shtojc\u00ebs 6 \u201cModeli Financiar\u201d t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave financimi nga furnitor\u00ebt \u00ebsht\u00eb 19.5 milion euro, p\u00ebrkat\u00ebsisht 9.5 milion euro vitin e dyt\u00eb dhe 10 milion euro vitin e tret\u00eb t\u00eb projektit koncesionar\/PPP.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb botuar n\u00eb faqen e Kuvendit, financimi nga furnitor\u00ebt \u00ebsht\u00eb 19.5 milion euro, p\u00ebrkat\u00ebsisht 2.5 milion euro vitin e par\u00eb, 3 milion euro vitin e dyt\u00eb, 7 milion euro vitin e tret\u00eb dhe 7 milion euro vitin e kat\u00ebrt, t\u00eb projektit koncesionar\/PPP. Shifrat e ndryshuara n\u00eb tabelat q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb kontrat\u00ebn jan\u00eb t\u00eb faktuara nga faksimilet n\u00eb fund.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shifrat e ndryshme n\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkres\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn num\u00ebr regjistrimi tregojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje njer\u00ebzore t\u00eb paligjshme q\u00eb cenojn\u00eb integritetin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe shifrave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb studimit t\u00eb fisibilitetit. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit pohoi se p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb analiz\u00ebs u mor n\u00eb konsiderat\u00eb tabela e botuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Struktura e financimit e fryr\u00eb, kontraktorit nuk i nevojiten fondet e veta<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Struktura e propozuar e financimit duke e krahasuar me nevoj\u00ebn p\u00ebr flukse dal\u00ebse konstatohet jo e p\u00ebrshtatshme, duke krijuar teprica likuiditeti t\u00eb panevojshme, t\u00eb cilat nga nj\u00ebra an\u00eb shkaktojn\u00eb shpenzime interesi t\u00eb panevojshme dhe nga ana tjet\u00ebr ulin vler\u00ebn reale t\u00eb kontributit t\u00eb kapitalit t\u00eb operatorit privat, thuhet n\u00eb gjetjet e auditit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nevoja p\u00ebr flukse dal\u00ebse n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs vler\u00ebsohet n\u00eb vler\u00ebn 32.500.000 euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb financimi vet\u00ebm me hua bankare vler\u00ebsohet n\u00eb shum\u00ebn 40.000.000 euro, duke krijuar nj\u00eb tepric\u00eb t\u00eb panevojshme prej 7.500.000 euro. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit parashikohet financim i operatorit privat n\u00eb shum\u00ebn 6.000.000 euro, e cila n\u00eb total rezulton n\u00eb nj\u00eb tepric\u00eb likuiditeti prej 13.500.000 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb bazuar n\u00eb planin e paraqitur n\u00eb studim fizibiliteti, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr 40.000.000 euro hua, por edhe kapitali i operatorit privat i pretenduar p\u00ebr financim, rezulton i panevojsh\u00ebm, pasi nevojat p\u00ebr financim t\u00eb projektit p\u00ebr vitin e par\u00eb, mbulohen dhe tejkalohen me hua bankare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb investimit akumulohen mjete monetare t\u00eb panevojshme t\u00eb cilat duke pasur nj\u00eb norm\u00eb interesi prej 5% mbi kapitalin e investuar nga koncesionari rezultojn\u00eb rreth 1.6 milion euro kosto interesi t\u00eb panevojshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga auditimi konstatohet se \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb financohet e gjith\u00eb vlera e kostos s\u00eb investimit duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe fitimin e operatorit privat t\u00eb realizuar si pasoj\u00eb e operacioneve nd\u00ebrtimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, konstatohet se vlera reale e investuar nga sektori privat n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se 30 milion euro t\u00eb deklaruara, pasi p\u00ebr pjes\u00ebn e nd\u00ebrtimit, projekti do t\u00eb gjeneroj\u00eb fitim. Struktura e financimit p\u00ebr pjes\u00ebn e nd\u00ebrtimit vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb e mbivler\u00ebsuar duke mos marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb element dhe duke i ofruar kthim nga investimi koncesionarit edhe p\u00ebr pjes\u00ebn e fitimit t\u00eb realizuar nga\u00a0 faza nd\u00ebrtimore. P\u00ebrve\u00e7, pjes\u00ebs s\u00eb shtrenjtimit t\u00eb kostos s\u00eb financimit t\u00eb projektit, ky konstatim jep efekte edhe n\u00eb vler\u00ebn reale t\u00eb investuar nga koncesionari n\u00eb projekt, q\u00eb n\u00eb rastet e nj\u00eb marzhi fitimi prej 10% (q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb fitim prej rreth 14 milion euro vet\u00ebm nga nd\u00ebrtimi), vlera reale e investuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt rezulton n\u00eb rreth 16 milion euro dhe jo 30 milion euro si\u00e7 pretendohet nga koncesionari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Supozimet e studimit p\u00ebrfshijn\u00eb financimin me 115 milion euro hua bankare dhe 50 milion euro investim nga kapitali i kompanis\u00eb, nga t\u00eb cilat 30 milion Euro p\u00ebr realizimin e investimit dhe pjesa tjet\u00ebr prej 20 milion euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen. N\u00eb total kostoja e investimit dhe mir\u00ebmbajtjes sipas vler\u00ebsimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 161.5 milion euro nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb modeli i financimit p\u00ebrfshin burime n\u00eb shum\u00ebn 165 milion euro. Diferenca prej 3.5 milion euro financim shtes\u00eb p\u00ebrtej nevojave p\u00ebr investim dhe mir\u00ebmbajtje sipas modelit t\u00eb propozuar r\u00ebndon me kosto shtes\u00eb\u00a0 financimin p\u00ebrtej nevojave reale, duke p\u00ebrfshir\u00eb kostot e interesit. Pjesa e financimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb mir\u00ebmbajtjes nga kapitali i shoq\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pasqyr\u00ebs s\u00eb fluksit t\u00eb paras\u00eb si fluks hyr\u00ebs megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb deklaruar se do futen n\u00eb projekt si t\u00eb tilla, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs si fluks dal\u00ebs nga shpenzimet e mir\u00ebmbajtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr tre vitet n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb t\u00eb realizohet investimi, vendosen n\u00eb dispozicion fonde t\u00eb panevojshme (krahasuar me nevoj\u00ebn p\u00ebr para p\u00ebr kryerjen e investimit) q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb e cila vazhdon deri n\u00eb vitin e tret\u00eb, nga ana e koncesionarit dhe financimit me hua bankare p\u00ebr t\u00eb cilat paguhet interesa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KLSH konstaton se analiza e kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb \u00ebsht\u00eb jo e plot\u00eb dhe nuk ka evidentuar problematikat n\u00eb drejtim t\u00eb flukseve t\u00eb projektuara t\u00eb paras\u00eb, burimet e nevojshme t\u00eb financimit, treguesit kryesor\u00eb financiar\u00eb t\u00eb projektit si dhe\u00a0 kostot kryesore q\u00eb angazhojn\u00eb flukse dal\u00ebse t\u00eb paras\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr efekt t\u00eb problematikave t\u00eb vler\u00ebsuara m\u00eb sip\u00ebr nuk evidentohet t\u00eb jet\u00eb refuzuar projekti por \u00ebsht\u00eb shprehur dakort\u00ebsia n\u00eb parim.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Kostot e shpron\u00ebsimit nuk jan\u00eb parashikuar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas rezultateve t\u00eb kontrollit kostot e shpron\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij projekti koncesionar rezultojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb parashikuar n\u00eb studimin e fizibilitetit, t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb form\u00ebn e kostove t\u00eb investimit p\u00ebr t\u00eb ndodhur p\u00ebrpara fillimit t\u00eb punimeve. Nga auditimi konstatohet se flukset dal\u00ebse si pasoj\u00eb e kostove t\u00eb shpron\u00ebsimit nuk jan\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb flukseve t\u00eb paras\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasqyruar treguesit financiar\u00eb t\u00eb projektit dhe fluksin neto t\u00eb paras\u00eb p\u00ebr Buxhetin e Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Kontrata e Milot-Balldren<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kontrata e koncesionit\/PPP nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si Autoriteti Kontraktor, shoq\u00ebris\u00eb \u201cANK\u201d sh.p.k., si koncesionari, dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cBardh Konstruksion\u201d sh.p.k., si shoq\u00ebria koncesionare, p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e segmentit rrugor Milot\u2013Balldren u miratua nga Kuvendi n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo kontrat\u00eb ngjalli debate t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr koston e lart\u00eb t\u00eb saj, 256 milion\u00eb euro me TVSh, ose 15 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr,\u00a0 rishikimin n\u00eb rritje t\u00eb saj n\u00eb raport me ofert\u00ebn fillestare q\u00eb ishte 161 milion\u00eb euro, rinegocimin pa gar\u00eb t\u00eb interesave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kompania deklaroi se do t\u00eb merrte nj\u00eb kredi prej 70 milion\u00eb eurosh, do t\u00eb p\u00ebrdorte financiame nga furnitor\u00ebt prej 19.5 milion\u00eb eurosh dhe do t\u00eb investonte 52 mln euro nga kapitali i vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat e bilancit treguan se kompania nuk kishte kapacitetet financiare q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa ANK premton t\u00eb financoj\u00eb 52 milion\u00eb euro nga kapitali i vet, t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga bilanci 2017 tregojn\u00eb se totali i aktiveve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 16 milion\u00eb euro (2 miliard\u00eb lek\u00eb), nd\u00ebrsa totali i kapitalit \u00ebsht\u00eb 3.2 milion\u00eb euro. Kompania kishte t\u00eb ardhura prej 16 milion\u00eb eurosh n\u00eb 2017-n dhe nj\u00eb fitim minimal prej m\u00eb pak se 1 milion euro.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/klsh-zbulon-katrahuren-ne-ppp-e-milot-balldren-falsifikime-dhe-zero-investime-nga-kompania-koncesionare\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/72311390-CF3B-470B-AA54-3FABE64CD933-768x488.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-335049\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/72311390-CF3B-470B-AA54-3FABE64CD933-768x488.png\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"488\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/72311390-CF3B-470B-AA54-3FABE64CD933-768x488.png 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/72311390-CF3B-470B-AA54-3FABE64CD933-768x488-300x191.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/114262E0-440F-4276-9FF2-9950481AB66C-768x399.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-335048\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/114262E0-440F-4276-9FF2-9950481AB66C-768x399.png\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"399\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/114262E0-440F-4276-9FF2-9950481AB66C-768x399.png 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/114262E0-440F-4276-9FF2-9950481AB66C-768x399-300x156.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr kontrat\u00ebn koncesionare me Partneritet -Publik -Privat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs, Milot -Balldren nga kompania ANK jan\u00eb falsifikuar. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb nj\u00eb audit t\u00eb thelluar mbi procesin e kontraktimit me PPP t\u00eb projektit ka gjetur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr regjistrimi, ku v\u00ebrehen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":335050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-335047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/335047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=335047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/335047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/335050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=335047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=335047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=335047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}