{"id":333841,"date":"2019-11-13T12:38:56","date_gmt":"2019-11-13T11:38:56","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=333841"},"modified":"2019-11-13T12:39:56","modified_gmt":"2019-11-13T11:39:56","slug":"dhuna-te-astiri-avokati-i-popullit-policia-sna-la-te-inspektonim-nga-afer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/11\/13\/dhuna-te-astiri-avokati-i-popullit-policia-sna-la-te-inspektonim-nga-afer\/","title":{"rendered":"Dhuna te Astiri, Avokati i Popullit: Policia s&#8217;na la t\u00eb inspektonim nga af\u00ebr","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/auto_73409209_2444291409160037_1458432466925649920_n1573541116.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-333527\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/auto_73409209_2444291409160037_1458432466925649920_n1573541116.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/auto_73409209_2444291409160037_1458432466925649920_n1573541116.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/auto_73409209_2444291409160037_1458432466925649920_n1573541116-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/auto_73409209_2444291409160037_1458432466925649920_n1573541116-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raportim lidhur me dhun\u00ebn e ushtruar dit\u00ebn e djeshme ndaj banor\u00ebve t\u00eb Astirit nga policia apo anasjelltas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Avokati i Popullit thot\u00eb se po b\u00ebhet nj\u00eb hetim adminitrativ \u00a0p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cDhuna gjat\u00eb shoq\u00ebrimeve e referuar nga disa shtetas dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problematik\u00eb shqet\u00ebsuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Avokati i Popullit po vazhdon hetimin administrativ.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Avokati i Popullit gjithashtu shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr pengimin q\u00eb u b\u00ebhet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ekipeve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn, si gjat\u00eb konstatimit t\u00eb veprimeve n\u00eb terren, ashtu edhe m\u00eb pas, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr akses n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe dit\u00ebn e sotme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papranueshme, punonj\u00ebs t\u00eb stafit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit jan\u00eb penguar nga ana e autoriteteve t\u00eb Rendit q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb perimetrin e zon\u00ebs ku po kryheshin veprime. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebritur e ligjit i cili i garanton Avokatit t\u00eb Popullit akses t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pakufizuar kudo ku ai e k\u00ebrkon.\u201d<\/em>&#8211; thuhet n\u00eb njoftim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb raportim thuhet se grupet e pun\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit nuk jan\u00eb lejuar nga policia p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku pritej t\u00eb kryheshin veprime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu ngrihet shqet\u00ebsimi mbi p\u00ebrdorimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs si mjet i par\u00eb nga ana e forcave t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar grupe qytetar\u00ebsh q\u00eb protestojn\u00eb paq\u00ebsisht, madje thuhet se mbetet i paqart\u00eb protokolli i p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">NJOFTIMI I PLOT\u00cb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">RAPORTIM I AVOKATIT T\u00cb POPULLIT RRETH SITUAT\u00cbS S\u00cb KONSTATUAR M\u00cb 12.11.2019 N\u00cb UNAZ\u00cbN E RE, N\u00cb KOMISARIATET E POLICIS\u00cb SI DHE N\u00cb SPITALIN E TRAUM\u00cbS<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka monitoruar me v\u00ebmendje ngjarjet e zhvilluara gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme n\u00eb segmentin rrugor: Sheshi \u201cShqiponja \u2013 Ura e Lan\u00ebs, p\u00ebr prishjen e nj\u00eb numri banesash.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupe ekspert\u00ebsh t\u00eb institucionit kan\u00eb v\u00ebzhguar q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes veprimet e organeve shtet\u00ebrore fillimisht n\u00eb terren dhe m\u00eb pas n\u00eb komisariatet e policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ku ishin shoq\u00ebruar nj\u00eb num\u00ebr shtetasish, si dhe n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ku ishin hospitalizuar personat e l\u00ebnduar gjat\u00eb konfrontimeve me policin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dat\u00ebs 12.11.2019, n\u00eb segmentin rrugor Sheshi \u201cShqiponja\u201d \u2013 Ura e Lan\u00ebs, ishin stacionuar forca t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cilat nuk lejonin l\u00ebvizjen e mjeteve, apo njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupet e pun\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit nuk jan\u00eb lejuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku pritej t\u00eb kryheshin veprime, por nga distanca ekspert\u00ebt e institucionit ton\u00eb konstatuan se mjete t\u00eb r\u00ebnda po prishnin objekte n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs. Nga konstatimi i m\u00ebpas\u00ebm, si dhe nga deklarimet e poseduesve t\u00eb k\u00ebtyre objekteve, rezultoi se orendit\u00eb dhe sendet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, nuk ishin arritur t\u00eb largoheshin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana e banor\u00ebve n\u00eb terren t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn kontakt me ekspert\u00ebt e Avokatit t\u00eb Popullit, u deklarua se n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 12.11.2019, ndaj tyre ishte p\u00ebrdorur dhun\u00eb e pajustifikueshme nga ana e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr largimin nga zona ku do t\u00eb kryheshin veprime p\u00ebr prishjen e objekteve. Banor\u00ebt vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb ekspert\u00ebve tan\u00eb edhe materiale me pamje video, n\u00eb t\u00eb cilat pretendohej p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb dhun\u00ebs nga ana e forcave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit mbi shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm, burra apo gra pa dallim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb proces-verbalet e mbajtura nga ana e grupit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, me disa banor\u00eb, u d\u00ebshmua ngjarja e ndodhur n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit e vijim, n\u00eb raport me forcat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb tjet\u00ebr grup ekspert\u00ebsh i Avokatit t\u00eb Popullit ka vizituar Spitalin e Traum\u00ebs, reparti i Urgjenc\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb informacion lidhur me numrin e personave t\u00eb hospitalizuar, si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimeve t\u00eb marra gjat\u00eb operacionit p\u00ebr prishjen e banesave n\u00eb zon\u00ebn e \u2018Astrit\u2019 n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 12.11.2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb momentin e vizit\u00ebs sipas informacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga drejtuesit e k\u00ebtij Spitali, ndodheshin t\u00eb shtruar 7 banor\u00eb protestues dhe 5 punonj\u00ebs policie, ku 4 nga banor\u00ebt protestues dhe 5 punonj\u00ebs policie kishin dal\u00eb nga spitali pasi kishin d\u00ebmtime t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebrsa 3 banor\u00eb protestues po u n\u00ebnshtroheshin ekzaminimeve, por pa rrezik p\u00ebr jet\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga banor\u00ebt e shtruar u mor takim dhe informacion p\u00ebrkat\u00ebs. Ata d\u00ebshmuan se ndodheshin n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb zon\u00ebn e \u201cAstirit\u201d, n\u00eb pritje t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb prishur banesat. Rreth or\u00ebs 05:30 t\u00eb m\u00ebngjesit, kur kan\u00eb par\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb kan\u00eb rrethuar zon\u00ebn, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb trotuar duke protestuar paq\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tyre, punonj\u00ebsit t\u00eb veshur me skafandra dhe maska kund\u00ebrgaz, pa lajm\u00ebruar kan\u00eb hedhur sasi gazi lotsjell\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb banor\u00ebve, megjith\u00ebse mes tyre kishte qartazi f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar. Disa prej banor\u00ebve jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb lokal. Nj\u00eb shtetas pohon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb largohet nga vendi ku u krye sulmi me gaz, por n\u00eb ecje e sip\u00ebr ka ndier\u00eb se \u00ebsht\u00eb goditur nga di\u00e7ka dhe ka r\u00ebn\u00eb pa ndjenja. Kur ka ardhur n\u00eb vete ka par\u00eb se gjendej n\u00eb spital ku u \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar ekzaminimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa nj\u00eb shtetase tjet\u00ebr pohon se kur \u00ebsht\u00eb hedhur gazi n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, ka hyr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb lokal bashk\u00eb me rreth 50 gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb kan\u00eb thyer xhamat e lokalit dhe kan\u00eb hedhur gaz brenda. Disa jan\u00eb shtrir\u00eb dhe disa kan\u00eb mundur t\u00eb dalin nga lokali. Shtetasja ka r\u00ebn\u00eb pa ndjenja dhe kur ka ardhur n\u00eb vete, ka qen\u00eb p\u00ebrdhe n\u00eb rrug\u00eb, me probleme frym\u00ebmarrjeje dhe simptoma t\u00eb tjera. Qytetar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm kan\u00eb njoftuar urgjenc\u00ebn dhe autoambulanca e ka d\u00ebrguar n\u00eb Urgjenc\u00ebn e Traum\u00ebs ku i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar ekzaminimeve mjek\u00ebsore dhe ka mar\u00eb serum.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas stafit mjek\u00ebsor t\u00eb repartit ku ishin shtruar banor\u00ebt, ata paraqisnin simptoma t\u00eb intoksikimit nga gazi lotsjell\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paralelisht me veprimet e m\u00ebsip\u00ebrme, grupe t\u00eb tjera t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb kryer verifikime n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Tiran\u00eb dhe Komisariatet e Tiran\u00ebs nr. 2, 3, 4 dhe nr. 6, p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me qytetar\u00ebt e shoq\u00ebruar nga forcat e Policis\u00eb gjat\u00eb dat\u00ebs 12.11.2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb TIran\u00eb rezultoi se: ishte shoq\u00ebruar n\u00eb or\u00ebn 6.45 nj\u00eb shtetase, s\u00eb bashku me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, por q\u00eb ishte liruar n\u00eb or\u00ebn 9.00.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">GJithashtu n\u00eb or\u00ebn 7.15 ishin shoq\u00ebruar edhe 5 shtetas t\u00eb tjer\u00eb (4 femra dhe nje mashkull). Nga takimet me t\u00eb shoq\u00ebruarit u konsatua se ndaj tyre nuk ishte ushtruar dhun\u00eb, por nj\u00eb shtetase paraqiste probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe prej or\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit nuk ishte vizituar nga mjeku, si dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr medikament.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga verifikimi n\u00eb Komisariatin nr.3 rezultuan t\u00eb shoq\u00ebruar 4 persona meshkuj (dy ne ora 6.15 dhe dy n\u00eb ora 7.30). Nga biseda me t\u00eb shoq\u00ebruarit, u konstatua se nj\u00ebri prej tyre ishte shoq\u00ebruar me forc\u00eb nga efektiv\u00ebt e policis\u00eb dhe se kishte dhimbje n\u00eb krahun e djatht\u00eb. K\u00ebtij personi i ishte kryer vizita nga mjeku.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga verifikimi n\u00eb komisariatin nr. 6 u konstatua se kishte 4 persona t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb or\u00ebn 6.30, nga t\u00eb cil\u00ebt 2 ishin p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr n\u00eb Spitalin e traum\u00ebs (n\u00eb ora 6.55) dhe 1 person tjet\u00ebr mbas marrjes n\u00eb pyetje ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb lir\u00eb (n\u00eb ora 7.30).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga verifikimi n\u00eb komisariatin nr 4. Tiran\u00eb rezultoi se kishte dy persona t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb or\u00ebn 6.30. Nga kontakti me ta, u pretendua se ishte dhunuar nga polic\u00ebt q\u00eb e kishin shoq\u00ebruar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb komisariatin nr.2 ishin 6 persona t\u00eb shoq\u00ebruar nga Komisariati i Policis\u00eb nr. 3 Tiran\u00eb. Ora e shoq\u00ebrimit t\u00eb tyre fillonte nga 06:45 deri n\u00eb 07:10. Personat e shoq\u00ebruar ishin pyetur nga oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij komisariati, me cil\u00ebsin\u00eb e personit ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga biseda e b\u00ebr\u00eb me t\u00eb shoq\u00ebruarit rezultoi se ata nuk kishin asnj\u00eb pretendim p\u00ebr dhunim fizik apo sjellje jo etike nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb, si gjat\u00eb shoq\u00ebrimit ashtu edhe gjat\u00eb pyetjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb ata pretenduan se ishin shoq\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme sepse nuk kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tubimin e zhvilluar n\u00eb dat\u00eb 12.11.2019 dhe se nuk kishin kund\u00ebrshtuar punonj\u00ebsit e policis\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishin shoq\u00ebruar. Sipas tyre, n\u00eb momentin e kapjes nga policia, ata ishin n\u00eb nj\u00eb lokal pran\u00eb Sheshit \u201cShqiponja\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa m\u00eb sip\u00ebr ishte situata e konstatuar nga ana e ekspert\u00ebve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit deri rreth mesdit\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 12.11.2019, por nga eksperienca t\u00eb m\u00ebparshme, ka rezultuar se numri i personave te shoq\u00ebruar ka vazhduar edhe n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebvon\u00ebshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si konkluzion Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit \u00ebsht\u00eb i mendimit se situata e tensionuar e dat\u00ebs 12.11.2019 mund t\u00eb shmangej me nj\u00eb qasje m\u00eb pajtuese, konsensuale dhe mir\u00ebkuptuese nga ana e autoriteteve shtet\u00ebrore kundrejt komunitetit t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ndjehen t\u00eb c\u00ebnuar nga projekti i zgjerimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb re.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sidomos e domosdoshme ka qen\u00eb kjo qasje dhe m\u00eb e panevojshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb forca represive, n\u00eb kushtet kur ky projekt duhet t\u00eb ishte n\u00eb faz\u00eb ngrirjeje, deri n\u00eb verifikimin e plot\u00eb t\u00eb dyshimeve t\u00eb lindura p\u00ebr parregullsi ligjore n\u00eb procedurat e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs si mjet i par\u00eb nga ana e forcave t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar grupe qytetar\u00ebsh q\u00eb protestojn\u00eb paq\u00ebsisht, madje mbetet i paqart\u00eb protokolli i p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve, sidomos ndaj grumbullimeve t\u00eb njer\u00ebzve ku t\u00eb pranish\u00ebm jan\u00eb edhe f\u00ebmij\u00eb, gra e t\u00eb moshuar. Avokati i Popullit pret t\u00eb marr\u00eb sqarime dhe nj\u00eb arsyetim shterues nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb lidhje me k\u00ebto procedura, si rezultat i t\u00eb cilave disa qytetar\u00ebve u jan\u00eb shkaktuar d\u00ebmtime, si\u00e7 konfirmohet edhe nga autoritetet spitalore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhuna gjat\u00eb shoq\u00ebrimeve e referuar nga disa shtetas dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problematik\u00eb shqet\u00ebsuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Avokati i Popullit po vazhdon hetimin administrativ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati i Popullit gjithashtu shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr pengimin q\u00eb u b\u00ebhet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ekipeve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn, si gjat\u00eb konstatimit t\u00eb veprimeve n\u00eb terren, ashtu edhe m\u00eb pas, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr akses n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe dit\u00ebn e sotme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papranueshme, punonj\u00ebs t\u00eb stafit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit jan\u00eb penguar nga ana e autoriteteve t\u00eb Rendit q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb perimetrin e zon\u00ebs ku po kryheshin veprime. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebritur e ligjit i cili i garanton Avokatit t\u00eb Popullit akses t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pakufizuar kudo ku ai e k\u00ebrkon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nisur nga fakti q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 21.10. 2019 Avokati i Popullit i ka d\u00ebrguar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku konstatohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish nga institucionet publike, gjat\u00eb procesit t\u00eb projektimit dhe zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj vepre publike, si dhe disa muaj m\u00eb par\u00eb i ka adresuar po Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb raport t\u00eb ngjash\u00ebm po p\u00ebr Unaz\u00ebn e madhe (p\u00ebr zon\u00ebn e Shkoz\u00ebs), nisur nga zhvillimet e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, rekomandon t\u00eb veprohet n\u00eb afatet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebtyre raporteve dhe marrjen e masave p\u00ebrkat\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i Popullit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raportim lidhur me dhun\u00ebn e ushtruar dit\u00ebn e djeshme ndaj banor\u00ebve t\u00eb Astirit nga policia apo anasjelltas. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Avokati i Popullit thot\u00eb se po b\u00ebhet nj\u00eb hetim adminitrativ \u00a0p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cDhuna gjat\u00eb shoq\u00ebrimeve e referuar nga disa shtetas dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vazhdon t\u00eb mbetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":333579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-333841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333841\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}