{"id":333176,"date":"2019-11-10T11:49:07","date_gmt":"2019-11-10T10:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=333176"},"modified":"2019-11-10T11:49:52","modified_gmt":"2019-11-10T10:49:52","slug":"biznesi-do-ta-paguaje-shtrenjte-fiskalizimin-te-vegjelve-do-tu-kushtoje-me-shume-se-taksat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/11\/10\/biznesi-do-ta-paguaje-shtrenjte-fiskalizimin-te-vegjelve-do-tu-kushtoje-me-shume-se-taksat\/","title":{"rendered":"Biznesi do ta paguaj\u00eb shtrenjt\u00eb fiskalizimin, t\u00eb vegj\u00eblve do t\u2019u kushtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se taksat","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fiskalizim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-333177\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fiskalizim.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"340\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fiskalizim.jpg 610w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fiskalizim-300x167.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe pse procesi i fiskalizimit vijon t\u00eb jet\u00eb i paqart\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt e interesit, p\u00ebr sa koh\u00eb ende nuk jan\u00eb publikuar udh\u00ebzimet dhe aktet n\u00ebnligjore, di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e sigurt: ky proces do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb me kosto shtes\u00eb biznesin e vog\u00ebl.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanive fiskale b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se kasat aktuale nuk mund t\u00eb transformohen sipas protokollit t\u00eb kroat\u00ebve, \u00e7ka \u201chedh n\u00eb plehra\u201d miliona euro q\u00eb bizneset shqiptare, t\u00eb vogla dhe t\u00eb m\u00ebdha, kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kasa fiskale. Ekonomist\u00ebt vler\u00ebsoj\u00eb se i gjith\u00eb procesi do t\u00eb shoq\u00ebrohet me kosto si p\u00ebr blerjet fillestare, por edhe p\u00ebr mir\u00ebmbajtje, t\u00eb cilat jan\u00eb periodike. Vet\u00ebm p\u00ebr vul\u00ebn dixhitale, bizneset shqiptare do t\u00eb paguajn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit, minimalisht 3.9 milion\u00eb euro\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSulejman Delvina\u201d, e h\u00ebna nis si nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme pune. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb segment i rrahur nga kalimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjen biznese, q\u00eb kryejn\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme, nga shitjet me pakic\u00eb, te minipunishtet dhe sh\u00ebrbimet, kryesisht t\u00eb klasifikuar si biznes i vog\u00ebl.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto biznese \u00ebsht\u00eb edhe dyqani i rrobave i Elon\u00ebs, e cila prej tre vitesh \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje, q\u00eb sikurse pranon edhe ajo vet\u00eb, m\u00eb shum\u00eb \u201cka hedhur para\u201d nga kursimet e saj, se sa ka fituar. Ndon\u00ebse nuk e di se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton fiskalizimi apo fatura elektronike, ka t\u00eb qart\u00eb vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb nxjerr\u00eb s\u00ebrish nga sht\u00ebpia para p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb reja. Vet\u00ebm pes\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, Elona pagoi 160 euro p\u00ebr kolaudimin e kas\u00ebs fiskale. Por, Elona thot\u00eb se nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb kosto ekstra n\u00eb biznesin e saj. S\u00eb fundmi, shitjet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nuk po mbulojn\u00eb dot m\u00eb as shpenzimet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Elona paguan nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit taksat vendore, t\u00eb cilat shkojn\u00eb rreth 20,000 lek\u00eb, p\u00ebrllogarit kosto t\u00eb kolaudimit t\u00eb kas\u00ebs rreth 80 euro n\u00eb vit, paguan fatur\u00ebn e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb furnizimit me uj\u00eb me nj\u00eb mesatare prej 7.000 lek\u00ebsh \u00e7do muaj, ku n\u00eb secil\u00ebn fatur\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb e z\u00ebn\u00eb taksat dhe tarifat, paguan p\u00ebr \u00e7do muaj siguracionet p\u00ebr veten dhe shit\u00ebsen. Nd\u00ebrsa ka si kosto fikse p\u00ebr \u00e7do muaj edhe qiran\u00eb e dyqanit. Me procesin e ri t\u00eb fiskalizimit, Elona pret q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb blej\u00eb pajisjet e reja fiskale, n\u00eb dyqan ajo nuk ka as kompjuter dhe as internet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesave t\u00eb reja t\u00eb fiskalizimit, nj\u00eb biznesi do t\u2019i duhet q\u00eb minimalisht t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kompjuter apo smartphone p\u00ebr t\u00eb shkarkuar aplikacionin q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb regjistrimin e shitjeve ditore, printerin fiskal, vul\u00ebn dixhitale, e cila kushton 4.000 lek\u00eb n\u00eb vit dhe nj\u00eb linj\u00eb interneti t\u00eb dedikuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb kompjuter i ri, me parametra t\u00eb ul\u00ebt, sipas \u00e7mimeve t\u00eb dyqaneve t\u00eb pakic\u00ebs fillon nga 30.000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb kompjuter i p\u00ebrdorur mund t\u00eb kushtoj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb pak se aq. Nj\u00eb printer fiskal (printer termik) kushton rreth 140 euro, prodhimet kineze mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb lira se aq. Nd\u00ebrsa do t\u2019i duhet edhe abonim n\u00eb internet, me paketa q\u00eb variojn\u00eb nga 1,800 lek\u00eb deri n\u00eb 2,500 lek\u00eb n\u00eb muaj, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe shpejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Me gjith\u00eb k\u00ebto kosto t\u00eb shtuara, Elona po mendon dhjetorin si muajin e fundit t\u00eb biznesit t\u00eb saj. Shitjet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb dhe ajo po shkon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj p\u00ebr furnizim, ndryshe viti i par\u00eb i pun\u00ebs kur shkonte \u00e7do muaj n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mall.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb pran\u00eb dyqanit t\u00eb Elon\u00ebs, Ermiri (em\u00ebr i ndryshuar) bashk\u00eb me familjen, ka hapur nj\u00eb dyqan-restorant peshku jo m\u00eb t\u00eb madh se 30 m2, ku p\u00ebrve\u00e7se shet prodhime deti, ofron edhe pjes\u00ebn e restorantit. Nuk ka as kompjuter dhe aq internet. K\u00ebshtu q\u00eb para 1 janarit do t\u2019i duhet q\u00eb t\u00eb blej\u00eb nga e para t\u00eb gjith\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e pajisjeve fiskale dhe softuerike p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb re t\u00eb fiskalizimit. Nuk kishte as internet dhe as kompjuter edhe Suzana, e cila po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, prej shtat\u00eb vitesh ka nj\u00eb dyqan ku shet metrazhe. Kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr fiskalizimin, por ekonomistja ende nuk i kishte th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i \u201cMonitor\u201d i bizneseve kaq pran\u00eb qendr\u00ebs, rezultoi se pjesa m\u00eb e madhe tyre nuk kan\u00eb as internet dhe as kompjuter. Por edhe ato q\u00eb kan\u00eb, po hasin v\u00ebshtir\u00ebsi. K\u00ebshtu, Sokoli ka nj\u00eb lokal bar-kafe. Muajin e fundit, t\u00eb ardhurat nga aktiviteti nuk dol\u00ebn as p\u00ebr t\u00eb paguar dritat. Deri para pak muajsh, ai paguante sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr vete dhe tre t\u00eb pun\u00ebsuar, nd\u00ebrsa sot, edhe pse \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr pasojat e k\u00ebtij veprimi, thot\u00eb se nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr. \u201cBiznesi im nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb m\u00eb kosto shtes\u00eb\u201d- tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 1 prill 2020, t\u00eb gjith\u00eb bizneset pritet q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sistemin e faturimit elektronik (afati u shty me tre muaj pas k\u00ebrkesave t\u00eb shumta t\u00eb grupeve t\u00eb biznesit). Qeveria pret q\u00eb ky projekt t\u00eb reduktoj\u00eb ekonomin\u00eb informale. Me k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb ri t\u00eb raportimit financiar, ata presin q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb kontroll m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe inspektim m\u00eb efikas, ku \u00e7do shitje do t\u00eb deklarohet n\u00eb sistemin tatimor.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ky sistem i ri pritet q\u00eb t\u00eb modernizoj\u00eb sistemin tatimor, duke e \u00e7uar drejt nj\u00eb sistemi elektronik, ndon\u00ebse jo i gjith\u00eb biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj teknologjie avangard\u00eb. Pjesa d\u00ebrrmuese e bizneseve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb vogla, ku me nj\u00eb vrojtim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga zonat shum\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb kryeqytetit doli n\u00eb pah se subjektet nuk jan\u00eb t\u00eb pajisur me pajisje teknologjike apo edhe internet.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Kostot shtes\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb biznesi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndon\u00ebse ende Ministria e Financave nuk ka dal\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb qart\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb kostot q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet biznesi me zbatimin e procesit t\u00eb fiskalizimit, Armand Mala, ekspert kontab\u00ebl, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim paraprak se sa do t\u00eb jen\u00eb kostot e p\u00ebraf\u00ebrta q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet biznesi, edhe pse thekson se nisma p\u00ebr t\u00eb ulur informalitetin \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, pasi do t\u00eb zgjeroj\u00eb barr\u00ebn e taksave duke u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb bizneseve t\u00eb ndershme dhe ndoshta n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb uljen e taksave apo qoft\u00eb edhe n\u00eb rritjen e investimeve publike. Por p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj nevojitet m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb ligj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekspert\u00ebt dhe grupet e interesit jan\u00eb t\u00eb mendimit se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb zbatimi i tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb kostove t\u00eb menj\u00ebhershme q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej biznesi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-S\u00eb pari, bizneset do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr softuerin, i cili sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi, paraprak pritet q\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb rreth 70-80 euro, \u00e7do vit. P\u00ebr biznesin e vog\u00ebl me xhiro m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 2 milion\u00eb lek\u00eb, gjat\u00eb diskutimeve me grupet e interesit, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave deklaruan se do t\u00eb jet\u00eb falas. S\u00eb dyti, biznesi do t\u00eb duhet t\u00eb pajiset me vul\u00ebn dixhitale q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto vjetore prej 4,000 lek\u00ebsh. Her\u00ebn e par\u00eb kosto e vul\u00ebs \u00ebsht\u00eb 7300 lek\u00eb, pasi p\u00ebrfshihet dhe pajisja USB.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Softueri fiskal mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet instalimit t\u00eb nj\u00eb aplikacioni n\u00eb nj\u00eb kompjuter apo n\u00eb nj\u00eb smartphone. Jo t\u00eb gjitha bizneset jan\u00eb t\u00eb pajisur me nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe m\u00eb i liri kushton rreth 30,000 lek\u00eb. Nj\u00eb opsion tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb instalimi i aplikacionit me nj\u00eb smartphone. Megjithat\u00eb, sipas Armand Mal\u00ebs, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje praktike. Si smartphone, ashtu edhe kompjuteri, duhet t\u00eb ken\u00eb parametra t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionim e vazhduesh\u00ebm. Biznesi gjithashtu do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb printer fiskal q\u00eb sipas Mal\u00ebs m\u00eb i liri kushton 140 euro. Printeri fiskal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pajisje e cila duhet t\u00eb lidhet me nj\u00eb kompjuter personal, q\u00eb ka nj\u00eb memorie fiskale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi i ri i fiskalizimit, ndryshe nga sistemi aktual, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb raportohet n\u00eb koh\u00eb reale \u00e7do shitje e biznesit n\u00eb sistemin qendror t\u00eb Tatimeve, t\u00eb cilat miratojn\u00eb ose refuzojn\u00eb veprimin. Ky sistem nd\u00ebrveprimi k\u00ebrkon internet t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. K\u00ebshtu biznesit do t\u2019i duhet linj\u00eb interneti. Mala shpjegon q\u00eb sistemi i ri k\u00ebrkon q\u00eb biznesi k\u00ebt\u00eb linj\u00eb interneti ta ket\u00eb t\u00eb dedikuar me nj\u00eb IP statike, e cila kushton minimalisht dyfish m\u00eb shtrenjt\u00eb se linjat e internetit p\u00ebr abonent\u00ebt e zakonsh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ofruesit e internetit shp\u00ebrndajn\u00eb internetin tek individ\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kutie qendrore, pra me nj\u00eb linj\u00eb jo t\u00eb dedikuar. N\u00eb \u00e7astet e pikut, pra ku t\u00eb gjith\u00eb abonent\u00ebt jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duke lundruar n\u00eb internet, ndodh q\u00eb shpejt\u00ebsia t\u00eb ulet n\u00eb minimum dhe p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb faqe t\u00eb thjesht\u00eb b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb rast se kjo i ndodh nj\u00eb biznesi, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb flukse pune do t\u00eb sillte problem n\u00eb funksionim dhe vonesa n\u00eb sh\u00ebrbim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb tjet\u00ebr kosto do t\u00eb jet\u00eb edhe ndryshimi i programeve financiare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisur pjesa m\u00eb e madhe e bizneseve, p\u00ebr t\u00eb mbajtur librat kontab\u00ebl, si\u00e7 jan\u00eb Financa 5, Alfa, Bilanc, etj., P\u00ebrdit\u00ebsimi i k\u00ebtyre programeve sipas k\u00ebrkesave q\u00eb ka sistemi i ri, sigurisht q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohet me kosto shtes\u00eb. Armand Mala sjell n\u00eb v\u00ebmendje rastin kur u shtua moduli p\u00ebr identifikimin e NIPT-eve pasive n\u00ebp\u00ebrmjet programeve financiare, ku vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ndryshim moduli, kostot vjetore ishin rreth 120 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, biznesi do t\u00eb p\u00ebrballet edhe me komisione bankare m\u00eb t\u00eb larta sipas Mal\u00ebs, i gjith\u00eb ky proces do t\u00eb sjell\u00eb flukse t\u00eb shtuara p\u00ebr bankat tregtare n\u00eb vend, ve\u00e7an\u00ebrisht me vendosjen e nj\u00eb limiti ditor p\u00ebr ark\u00ebn, ku sipas Mal\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk do t\u00eb aplikojn\u00eb komisione fikse por n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb shum\u00ebs q\u00eb po derdhet. Kostot shtes\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen bankat, do t\u00eb sjellin padyshim rritjen e tarifave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb procesi i fiskalizimit, Mala ka planifikuar q\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb shtoj\u00eb edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr n\u00eb stafin e tij, i dedikuar p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar ndryshimet q\u00eb po k\u00ebrkohen me zbatimin e procesit t\u00eb ri t\u00eb fiskalizimit.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Ai parashikon q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb pak klient\u00eb, pasi k\u00ebrkesat e shtuara q\u00eb k\u00ebrkon ky proces nuk lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb kontabilitetin e bizneseve si m\u00eb par\u00eb, pasi kontakti q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb me biznesin do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm. Por duke ulur numrin e bizneseve, Mala thot\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb rris\u00eb tarifat e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ai ofron me gati 30%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe pse nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogariten si kosto direkte shtes\u00eb, Mala shton se edhe masat n\u00eb rast shkelje jan\u00eb ashp\u00ebrsuar n\u00eb krahasim me sistemin aktual. P\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, bizneset p\u00ebrballen me gjoba, ndon\u00ebse p\u00ebrpiqen q\u00eb gjat\u00eb vitit, ato t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebrllogaritet nj\u00eb shif\u00ebr x, si penalitete q\u00eb ka marr\u00eb biznesi, por q\u00eb priten dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb jen\u00eb diku m\u00eb t\u00eb larta.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Kostot shtes\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cMonitor\u201d ka p\u00ebrllogaritur kostot me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet biznesi me implementimin e procesit t\u00eb fiskalizimit dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq ato jan\u00eb disafish m\u00eb t\u00eb larta edhe se vet\u00eb taksat q\u00eb paguan biznesi i vog\u00ebl. K\u00ebshtu vet\u00ebm kostot fillestare n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb implementimit shkojn\u00eb 53,200 lek\u00eb, nd\u00ebrsa kostot e mir\u00ebmbajtjes n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb internetit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret, do t\u00eb shkojn\u00eb nga 64,200 deri n\u00eb 94,200 lek\u00eb. N\u00eb total, vitin e par\u00eb nj\u00eb biznes do t\u00eb paguaj\u00eb 960 \u2013 1200 euro.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Kostot-shtese-qe-do-te-perballet-biznesi-897.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-333178\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Kostot-shtese-qe-do-te-perballet-biznesi-897.jpg\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Kostot-shtese-qe-do-te-perballet-biznesi-897.jpg 650w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Kostot-shtese-qe-do-te-perballet-biznesi-897-300x122.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Distributor\u00ebt: Kasat fiskale, e pamundur t\u00eb p\u00ebrshtaten me sistemin e ri<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projektligji i propozuar ka p\u00ebr synim krijimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri faturimi dhe monitorimi t\u00eb transaksioneve t\u00eb bizneseve n\u00eb vend, bazuar n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb ri t\u00eb pajisjeve fiskale (gjenerata e re e kasave fiskale).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nga dilemat q\u00eb po shoq\u00ebron k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb edhe mund\u00ebsia e kasave aktuale p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me sistemin e ri q\u00eb pritet t\u00eb filloj\u00eb tani af\u00ebr. P\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e mundur apo e pamundur \u00ebsht\u00eb kjo, \u201cMonitor\u201d intervistoi p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive q\u00eb aktualisht ofrojn\u00eb kasat fiskale n\u00eb treg. Sipas tyre, sistemi q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb vendoset \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr ambicioz dhe do t\u00eb mbyllte qarkun, por shtojn\u00eb se me prezantimin e sistemit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb re q\u00eb vesh me paqart\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb implementimin e tij. Sistemi i ardhsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryq\u00ebzimin e t\u00eb gjith\u00eb informacionit q\u00eb merr nga burime t\u00eb ndryshme dhe kjo n\u00eb aspektin tatimor \u00ebsht\u00eb revolucion, pasi vendos n\u00eb binar t\u00eb gjith\u00eb bizneset.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kasave fiskale sqarojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb fundor\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur me serverin n\u00ebp\u00ebrmjet internetit dhe certifikimit, vul\u00ebs dixhitale, e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar komunikimin midis fundorit dhe serverit.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Pajisja fiskale, n\u00eb momentin q\u00eb operatori regjistron nj\u00eb transaksion, e memorizon, duke garantuar informacion t\u00eb lexuesh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Pajisjet fiskale aktuale luajn\u00eb nj\u00eb rol kryesor n\u00eb komunikimin midis tatimpaguesve dhe administrat\u00ebs tatimore. Aktualisht, kasat fiskale raportojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb serverin qendror t\u00eb gjith\u00eb aktivitetin ditor t\u00eb biznesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi i ri do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb kasat t\u00eb raportojn\u00eb t\u00eb gjitha transaksionet n\u00eb koh\u00eb reale. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive t\u00eb kasave fiskale than\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se po punojn\u00eb dhe kan\u00eb arritur q\u00eb kasat t\u00eb p\u00ebrshtaten me k\u00ebrkesat e reja t\u00eb sistemit, por sipas nj\u00eb protokolli q\u00eb ata kan\u00eb krijuar. \u201cQ\u00eb n\u00eb momentin kur u hodh ideja e fiskalizimit, me k\u00ebrkesat q\u00eb ata parashtruan, ne kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb protokoll p\u00ebr kasat aktuale. Kemi krijuar nj\u00eb protokoll tonin, i cili mund\u00ebson q\u00eb k\u00ebto pajisje t\u00eb transformohen me pak kosto p\u00ebr tatimpaguesin me gjith\u00eb karakteristikat q\u00eb k\u00ebrkon sistemi i ri. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb transformimi nga nj\u00eb sistem n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i ul\u00ebt\u201d, \u2013 shpjeguan ata p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N.q.s. do t\u00eb punohet me logjik\u00ebn e re t\u00eb sistemit, i bie pastaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb revolucion total dhe pajisjet duhen nd\u00ebrruar t\u00eb gjitha. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, kasat aktuale fiskale flasin nj\u00eb gjuh\u00eb, nd\u00ebrsa sistemi i fiskalizimit flet nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr. Kompanit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb kasa fiskale n\u00eb treg konfirmuan p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se jan\u00eb n\u00eb bisedime t\u00eb vazhdueshme me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje me sa m\u00eb pak kosto p\u00ebr biznesin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Pse nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb PC apo smartphone<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi aktual i pajisjeve fiskale n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve mund\u00ebson q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb merren n\u00ebp\u00ebrmjet transmetimeve t\u00eb raporteve tatimore ditore \u201cZ\u201d. Aktualisht, pajisjet fiskale transmetojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb sistemin qendror n\u00ebp\u00ebrmjet GPRS, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe jo n\u00eb koh\u00eb reale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi i instaluar n\u00eb 2009, mb\u00ebshtetej n\u00eb teknologjin\u00eb e asaj kohe, por sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve nuk arrin standardet q\u00eb kan\u00eb aktualisht shumica e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, sidomos duke e vler\u00ebsuar n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb efektivitetit t\u00eb kostos si p\u00ebr taksapaguesit, ashtu edhe p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Tatimeve, sistemi i ri do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb mbik\u00ebqyrjes n\u00eb koh\u00eb reale, t\u00eb pajisjeve fiskale q\u00eb operojn\u00eb me para n\u00eb dor\u00eb dhe atyre pa para n\u00eb dor\u00eb. Ai mund\u00ebson p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebse fatura q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb, \u00ebsht\u00eb raportuar n\u00eb sistemin tatimor dhe p\u00ebr administrat\u00ebn tatimore, kontroll efektiv dhe analiz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb e t\u00eb thelluar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave tatimore. Nd\u00ebrsa n\u00ebnvizojn\u00eb se ndryshimi i teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb pajisjet aktuale mb\u00ebshteten n\u00eb teknologjin\u00eb 2G\/3G dhe po z\u00ebvend\u00ebsohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn. P\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb t\u00eb shmanget var\u00ebsia ndaj nj\u00eb modeli specifik teknologjik, sistemi i ri nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb model konkret (p.sh. pajisje Harduere ose Softuere), por n\u00eb standarde t\u00eb hapura q\u00eb ofron aksesi me internetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo qasje teknologjike do t\u00eb thot\u00eb se Fiskalizimi \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb softuer\u00eb dhe procesi mund t\u00eb implementohet leht\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha pajisjet ekzistuese (pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pajisje Harduere sekondare vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb operuar brenda sistemit t\u00eb fiskalizimit). N\u00eb terma afatgjat\u00eb, kjo ul ndjesh\u00ebm kostot e teknologjis\u00eb p\u00ebr taksapaguesit. Ekspert\u00ebt pohojn\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se p\u00ebrdorimi i kompjuter\u00ebve personal\u00eb apo smartphone-ve nuk \u00ebsht\u00eb i rekomanduar, pasi duke qen\u00eb se funksionojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb hapur, mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb crash apo t\u00eb marr\u00eb viruse, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i lart\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, sipas ekspert\u00ebve rriten shanset p\u00ebr t\u00eb korruptuar sistemin, ndryshe nga kasat fiskale q\u00eb kan\u00eb siguri t\u00eb lart\u00eb dhe nuk lejojn\u00eb manipulimin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Vula dixhitale do t\u2019u kushtoj\u00eb shqiptar\u00ebve 3.9 milion\u00eb euro, vet\u00ebm vitin e par\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nenin 19, p\u00ebrcaktohet detyrimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb subjektet q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb fatura q\u00eb t\u00eb pajisen me nj\u00eb certifikat\u00eb elektronike nga AKSHI. Certifikata e nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr autentifikimin e zgjidhjes softuerike p\u00ebr l\u00ebshimin dhe fiskalizimin e faturave me sistemin e Administrat\u00ebs Tatimore. Pastaj p\u00ebr n\u00ebnshkrimin elektronik t\u00eb mesazheve q\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Administrat\u00ebn Tatimore, s\u00eb bashku me p\u00ebrmbajtjen e elemente t\u00eb fatur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tatimpaguesi q\u00eb l\u00ebshon fatur\u00eb, detyrohet q\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb fiskalizimit t\u00eb fatur\u00ebs, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb elektronike, e cila gjenerohet dhe l\u00ebshohet nga AKSHI si institucioni qendror shtet\u00ebror q\u00eb administron dhe mir\u00ebmban Infrastruktur\u00ebn Qeveritare t\u00eb \u00c7el\u00ebsave Publike. Certifikata elektronike e l\u00ebshuar nga AKSHI ruhet n\u00eb nj\u00eb ambient fizik me nivel t\u00eb lart\u00eb sigurie, duke mos cenuar integritetin e tyre dhe duke mos thyer konfidencialitetin e tyre. P\u00ebr certifikat\u00ebn elektronike t\u00eb l\u00ebshuar do t\u00eb aplikohet tarifa e p\u00ebrcaktuar me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr sh\u00ebrbimet elektronike t\u00eb ofruara nga AKSHI p\u00ebr subjektet n\u00ebn pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij neni.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht tarifa e kostove dhe e sh\u00ebrbimeve administrative p\u00ebr n\u00ebnshkrimin elektronik, s\u00eb bashku me pajisjen p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr subjektet private ofrohet me tarif\u00eb fikse prej 6400 lek\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr pajisje me usb Token; \u2013 7300 lek\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb teknike 12-mujore.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Ministria e Financave njoftoi se tarifa p\u00ebr vul\u00ebn dixhitale do t\u00eb jet\u00eb 4000 lek\u00eb dhe do t\u00eb paguhet \u00e7do vit. Deri m\u00eb 1 janar 2020 do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb pajisur me vul\u00ebn dixhitale t\u00eb gjitha bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrjashtuar fermer\u00ebt. Pra duhet t\u00eb pajisen me vul\u00eb dixhitale 120 mij\u00eb biznese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht 480 milion\u00eb lek\u00eb, apo rreth 3.9 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin e par\u00eb, kur kosto \u00ebsht\u00eb 7,300 lek\u00eb me gjith\u00eb pajisjen, shuma totale \u00ebsht\u00eb 7.1 milion\u00eb euro. Sistemi i ri k\u00ebrkon q\u00eb ky certifikim t\u00eb kryhet p\u00ebr vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbetet ende e paqart\u00eb se sa certifikata elektronike duhet t\u00eb marr\u00eb \u00e7do subjekt, se si do t\u00eb veprohet n\u00eb rastet e rrjeteve t\u00eb dyqaneve t\u00eb m\u00ebdha me disa pajisje fiskale dhe NIPT-e sekondare. Edhe n\u00eb qoft\u00eb se secilit subjekt do t\u2019i mjaftonte vet\u00ebm nj\u00eb certifikat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pabarabart\u00eb q\u00eb nj\u00eb biznes i vog\u00ebl, q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb m\u00eb pak se 50 fatura n\u00eb muaj, mund t\u00eb barazohet n\u00eb kosto me nj\u00eb biznes me m\u00eb shum\u00eb se 100.000 t\u00eb tilla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u2019u pajisur me n\u00ebnshkrim elektronik duhen dor\u00ebzuar disa dokumente pran\u00eb AKSHI-t, si dhe t\u00eb kryhet pagesa p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbimin. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb kryer rinovimin e n\u00ebnshkrimit elektronik, duhet t\u00eb d\u00ebrgoni pran\u00eb AKSHI-t, ose me post\u00eb, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr rinovimin e n\u00ebnshkrimit tuaj s\u00eb bashku USB e Token tuaj ekzistues. Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit do t\u00eb jet\u00eb autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pajisur me vul\u00ebn dixhitale. Por shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs ngren\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse AKSHI mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet fluksit t\u00eb shtuar t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr vul\u00eb dixhitale, kur ka mbetur edhe pak koh\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb pajisjesh k\u00ebrkon sistemi i ri fiskal<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi fiskal \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e pajisjeve fiskale dhe zgjidhjes softuerike q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr l\u00ebshimin dhe marrjen e faturave dhe faturave shoq\u00ebruese, zbatimin e procedur\u00ebs s\u00eb fiskalizimit dhe shk\u00ebmbimin elektronik t\u00eb mesazheve, komunikimit nd\u00ebrmjet tatimpagueseve q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb fatura, fatura shoq\u00ebruese dhe sistemit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb rrjet t\u00eb sigurt t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjes elektronike, internetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi fiskal p\u00ebrfshin:<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Pajisjen fiskale, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">a)\u00a0pajisja elektronike e faturimit, e cila p\u00ebrdoret p\u00ebr l\u00ebshimin e faturave p\u00ebr shitjen e mallrave dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve, me memorie fiskale p\u00ebr regjistrimin e t\u00eb dh\u00ebnave fiskale p\u00ebr faturat e l\u00ebshuara p\u00ebr pagesa q\u00eb kryhen me para n\u00eb dor\u00eb; dhe\/ose<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">b)\u00a0pajisje elektronike p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs shoq\u00ebruese me memorie fiskale p\u00ebr regjistrimin e t\u00eb dh\u00ebnave fiskale n\u00eb faturat shoq\u00ebruese; dhe\/ose<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">c)\u00a0printer fiskal p\u00ebr l\u00ebshimin e faturave n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjes elektronike t\u00eb faturimit ose p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs shoq\u00ebruese, n\u00eb rast se printeri fiskal nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pajisjes elektronike t\u00eb faturimit; dhe\/ose \u00e7) \u00e7do pajisje elektronike (kompjuter, telefon celular etj.) q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar fatura p\u00ebr shitjen e mallrave dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr pagesa q\u00eb kryhen pa para n\u00eb dor\u00eb;<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjidhjen softuerike, sistemin e integruar kompjuterik ose aplikacionin Cloud, q\u00eb mund\u00ebson:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">a)\u00a0p\u00ebrpilimin e fatur\u00ebs ose fatur\u00ebs shoq\u00ebruese, futjen e t\u00eb gjith\u00eb elementeve t\u00eb domosdoshme t\u00eb fatur\u00ebs ose fatur\u00ebs shoq\u00ebruese;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">b)\u00a0identifikimin e operatorit q\u00eb l\u00ebshon fatur\u00ebn ose fatur\u00ebn shoq\u00ebruese;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">c)\u00a0n\u00ebnshkrimin elektronik;<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00e7)\u00a0l\u00ebshimin dhe pranimin e faturave elektronike;<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">d)\u00a0transferimin automatik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb administrat\u00ebn tatimore dhe pranimin e informacionit konfirmues nga administrata tatimore, pas verifikimit automatik t\u00eb \u00e7do fature ose fature shoq\u00ebruese;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">dh) ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb memorien fiskale;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">e)\u00a0masa t\u00eb tjera p\u00ebr procedur\u00ebn e fiskalizimit;<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjidhja softuerike, sistemin e integruar kompjuterik ose aplikacionin Cloud, q\u00eb mund\u00ebson: n\u00ebnshkrimin elektronik, transferimin automatik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb administrat\u00ebn tatimore dhe pranimin e mesazhit konfirmues nga administrata tatimore, pas verifikimit automatik t\u00eb mesazhit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb fatur\u00ebs elektronike;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemin e komunikimit nd\u00ebrmjet tatimpaguesit dhe administrat\u00ebs tatimore n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit t\u00eb sigurt p\u00ebr transferimin elektronik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00ebp\u00ebrmjet internetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">B\u00ebhet me dije se gjat\u00eb kontrolleve jan\u00eb sekuestruar nj\u00eb pjes\u00eb parave t\u00eb vjedhura dhe arm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/biznesi-do-ta-paguaje-shtrenjte-fiskalizimin-te-vegjelve-do-u-kushtoje-me-shume-se-taksat\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse procesi i fiskalizimit vijon t\u00eb jet\u00eb i paqart\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt e interesit, p\u00ebr sa koh\u00eb ende nuk jan\u00eb publikuar udh\u00ebzimet dhe aktet n\u00ebnligjore, di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e sigurt: ky proces do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb me kosto shtes\u00eb biznesin e vog\u00ebl. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanive fiskale b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se kasat aktuale nuk mund t\u00eb transformohen sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":333177,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-333176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}