{"id":330606,"date":"2019-10-29T12:57:54","date_gmt":"2019-10-29T11:57:54","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=330606"},"modified":"2019-10-29T12:57:11","modified_gmt":"2019-10-29T11:57:11","slug":"mogherini-dhe-politika-e-saj-e-pasuksesshme-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/10\/29\/mogherini-dhe-politika-e-saj-e-pasuksesshme-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Mogherini dhe politika e saj e pasuksesshme n\u00eb Ballkan","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-330607\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shefja e diplomacis\u00eb evropiane, Federika Mogherini para largimit e vler\u00ebson t\u00eb &#8220;suksesshme&#8221; politik\u00ebn e zgjerimit t\u00eb BE. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht paralajm\u00ebron, se gjendja n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb si kuti e hapur e Pandor\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kutin\u00eb e hapur t\u00eb Pandor\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet ta mbyll\u00eb tani pasardh\u00ebsi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacis\u00eb evropiane Federika Mogherini, ka d\u00ebshtuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb mandatin e saj. Mogherini do t\u00eb mbledh\u00eb tani edhe nj\u00ebher\u00eb lider\u00ebt e gjasht\u00ebshes ballkanike, n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb lamtumire\u00a0n\u00eb Bruksel. Ajo thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb takim i zgjeruar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb rajonit, i cili ka qen\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ajo, prioriteti kryesor n\u00eb politik\u00ebn e saj, menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb raportin e saj n\u00eb Parlamentin Evropian, n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Federika Mogherini tha se <em>&#8220;politika e zgjerimit t\u00eb BE ka qen\u00eb nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb sukseshm\u00ebve n\u00eb pes\u00eb\u00a0vitet e kaluara t\u00eb mandatit t\u00eb saj&#8221;,<\/em> kur ajo ishte n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pohimet e Mogherinit p\u00ebr &#8220;sukses&#8221;<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Politika jon\u00eb ndaj Ballkanit, n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me Ballkanin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori\u00a0suksesi, e cila ka pasur nj\u00eb fillim dhe rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb drejt vendosjes s\u00eb mir\u00ebbesimit dhe jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt&#8221;<\/em>, tha Mogherini. Korrespondent\u00ebt e mediave t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor thon\u00eb, se k\u00ebtu ka nj\u00eb <em>&#8220;mosp\u00ebrputhje t\u00eb madhe mes fjal\u00ebve dhe veprave\u201d, <\/em>sepse p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e BE p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb mburret\u00a0 &#8211; p\u00ebrve\u00e7 angazhimit deklarativ p\u00ebr afrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor me BE.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201dBosnje-Hercegovina nuk ka marr\u00eb as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kan\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb negociata, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kan\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d,<\/em> thot\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit t\u00eb Serbis\u00eb Dushan Gaji\u00e7. Ai shton se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje n\u00eb procesin e zgjerimit, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e mbajn\u00eb vendet an\u00ebtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin n\u00eb rajon, p\u00ebr shum\u00eb shkaqe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201dP\u00ebr shembull, me paralajm\u00ebrimin p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet p\u00ebr hapjen e negociatave me Tiran\u00ebn dhe Shkupin, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, p\u00ebrkund\u00ebr Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e emrit. M\u00eb n\u00eb fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe p\u00ebr shkak t\u00eb paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shumta p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb saj. Kur shikon mbrapa, t\u00eb gjitha k\u00ebto duken si nj\u00eb grumbull i madh i fjal\u00ebve boshe dhe nuk mund t\u00eb paraqiten si trash\u00ebgimi e mir\u00eb p\u00ebr pasardh\u00ebsin e saj&#8221;,<\/em> konstaton Gajiq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Humbja e timonit t\u00eb dialogut<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krer\u00ebt evropian\u00eb shpesh p\u00ebrgjigjen, se nuk e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb &#8220;shkopin magjik&#8221;, p\u00ebr zgjidhjen e problemeve. Nd\u00ebrsa shefja e diplomacis\u00eb s\u00eb BE n\u00eb largim mund t\u00eb thot\u00eb se ka besuar n\u00eb realizimin e hapave pozitiv\u00eb. <em>&#8220;Ndoshta nuk keni sukses, por n\u00ebse insistoni dhe keni q\u00ebllime dhe parime t\u00eb qarta, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtat\u00eb apo vet\u00ebm dy vitesh&#8221;,<\/em> thoshte Mogherini.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Korrespodentja e Radio Televizionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qen\u00eb parimore dhe e vendosur n\u00eb politik\u00ebn e saj ndaj rajonit, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. <em>&#8220;Ajo nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qen\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj. Z\u00ebrat p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr paqe\u00a0kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndoshta, q\u00eb ajo t\u00eb angazhohet p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje me t\u00eb gjitha mjetet gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj, nd\u00ebrsa kualiteti i zgjidhjes ka qen\u00eb m\u00eb pak (e ndoshta edhe aspak) i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d,<\/em> vler\u00ebson Tuhina.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetarja e RTK, e cila e p\u00ebrcjell\u00eb dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb prej fillimit n\u00eb vitin 2011, thot\u00eb se Mogherini ka p\u00ebrgjedhur bashk\u00ebbiseduesit sipas d\u00ebshir\u00ebs\u00a0 &#8211; duke ndryshuar formatet e takimeve, var\u00ebsisht nga personat, t\u00eb cil\u00ebt ajo preferonte si bashk\u00ebbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb faz\u00ebn e m\u00ebparshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tuhina thot\u00eb se Mogherini <em>&#8220;ia ka kthyer shpin\u00ebn dialogut&#8221;,<\/em> kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do t\u00eb arrihen gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj. <em>&#8220;Normalizimi i raporteve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jetim\u00a0real, sepse &#8220;ndrikulla&#8221; ka hequr dor\u00eb nga ai q\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, kur \u00ebsht\u00eb nisur iniciativa gjermano-franceze, q\u00eb ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim amortizimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkatuara nga Mogherini&#8221;<\/em>, thot\u00eb Tuhina p\u00ebr Deutsche Wellen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me vler\u00ebsimet e gazetares s\u00eb RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. \u201dDiku nga mesi i mandatit t\u00eb saj jan\u00eb paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit ka qen\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se ajo nuk do t\u00eb arrij\u00eb rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership\u00a0dhe angazhim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mbahen n\u00ebn kontroll, mang\u00ebsia e autoritetit dhe mb\u00ebshtetjes nga disa vende an\u00ebtare, n\u00eb fund kan\u00eb rezultuar me d\u00ebshtim\u201d, pohon Gajiq.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-Thaci-Vucic.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-330609\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-Thaci-Vucic.jpg\" alt=\"\" width=\"940\" height=\"529\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-Thaci-Vucic.jpg 940w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-Thaci-Vucic-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mogherini-Thaci-Vucic-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 940px) 100vw, 940px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>A \u00ebsht\u00eb Brukseli i gatsh\u00ebm p\u00ebr Ballkanin?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas viteve t\u00eb entuziazmit verbal p\u00ebr p\u00ebrkushtimin dhe angazhimin e t\u00eb dy pal\u00ebve, Federika Mogherini nuk e ka p\u00ebrmendur m\u00eb fare n\u00eb muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtin\u00ebs. N\u00eb fillim t\u00eb mandatit ajo thoshte, se edhe BeH \u00ebsht\u00eb prioritet i politik\u00ebs s\u00eb BE,\u00a0por tani kjo nuk p\u00ebrmendet m\u00eb askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste p\u00ebr Ballkanin, Mogherini p\u00ebrmendte vet\u00ebm marr\u00ebveshjen mes Athin\u00ebs dhe Shkupit p\u00ebr emrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Por Mogherini nuk ka l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb as n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201dP\u00ebrve\u00e7 momentit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, Mogherini nuk ka qen\u00eb m\u00eb e pranishme n\u00eb opinionin maqedonasverior. Nj\u00eb nga hipotezat q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb qarqet politike maqedonase \u00ebsht\u00eb se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedonin\u00eb, p\u00ebr shkak se ka insistuar q\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria t\u00eb mbeten n\u00eb &#8216;nj\u00eb paket\u00eb&#8217; p\u00ebr negociatat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebndrimi i Italis\u00eb. Sipas k\u00ebsaj teorie, ka qen\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb Maqedonia t\u00eb filloj\u00eb negociatat, sikur t\u00eb mos ishte Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka\u201d,<\/em> thot\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen korrespondetja e agjencis\u00eb komb\u00ebtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo n\u00ebnvizon se Mogherini ka qen\u00eb e njohur n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut vet\u00ebm nga prizmi i angazhimit t\u00eb saj n\u00eb dialogun Beograd-Prishtin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ka shkaktuar shqet\u00ebsime n\u00eb opinion maqedonasverior.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201dMendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebr ideve p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve\u201d,<\/em> thot\u00eb Milevska. Federika Mogherini kurr\u00eb nuk e ka hedhur posht\u00eb qart\u00eb iden\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, respektivisht p\u00ebr ndryshimin e kufijve n\u00eb rajon. K\u00ebtu ka pasur edhe q\u00ebndrime t\u00eb tjera dhe marr\u00ebveshje t\u00eb paqarta, ndryshime t\u00eb linjave t\u00eb kuqe, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb dialogun mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, ku ka pasur &#8220;shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta&#8221;. Ndoshta \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Mogherinit, kushtet jo t\u00eb mira apo thjesht Ballkani \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtill\u00eb, por Federika Mogherini nuk e arriti k\u00ebt\u00eb <em>&#8220;marr\u00ebveshje historike&#8221;<\/em> n\u00eb Ballkan. Pasardh\u00ebsi i saj, Joseph Borell, thot\u00eb se e presin shum\u00eb pun\u00eb dhe se mandatin e tij do ta nis\u00eb pik\u00ebrisht &#8211;\u00a0 nga Ballkani Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">\u00a0VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/mogherini-dhe-politika-e-saj-e-pasuksesshme-n%C3%AB-ballkan\/a-51033131\">Deutche Welle<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefja e diplomacis\u00eb evropiane, Federika Mogherini para largimit e vler\u00ebson t\u00eb &#8220;suksesshme&#8221; politik\u00ebn e zgjerimit t\u00eb BE. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht paralajm\u00ebron, se gjendja n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb si kuti e hapur e Pandor\u00ebs. Kutin\u00eb e hapur t\u00eb Pandor\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet ta mbyll\u00eb tani pasardh\u00ebsi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacis\u00eb evropiane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":330607,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65],"tags":[],"class_list":["post-330606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/330607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}