{"id":325178,"date":"2019-10-01T15:23:18","date_gmt":"2019-10-01T13:23:18","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=325178"},"modified":"2019-10-01T15:02:58","modified_gmt":"2019-10-01T13:02:58","slug":"ligji-i-ri-ne-kosove-ulen-pagat-per-presidentin-kryetarin-e-kuvendit-dhe-ministrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/10\/01\/ligji-i-ri-ne-kosove-ulen-pagat-per-presidentin-kryetarin-e-kuvendit-dhe-ministrat\/","title":{"rendered":"Ligji i ri n\u00eb Kosov\u00eb, ulen pagat p\u00ebr Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-325179\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/kosoveparlament.jpg2_.jpg\" alt=\"\" width=\"1597\" height=\"898\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/kosoveparlament.jpg2_.jpg 1597w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/kosoveparlament.jpg2_-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/kosoveparlament.jpg2_-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/kosoveparlament.jpg2_-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1597px) 100vw, 1597px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb\u00a0 fillimi t\u00eb k\u00ebtij viti, sakt\u00ebsisht me 2 shkurt, Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar Ligji p\u00ebr Pagat n\u00eb sektorin publik. Ky Ligj ishte tem\u00eb debatesh t\u00eb nxehta dhe grevash t\u00eb shumta. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie n\u00eb grev\u00eb pat\u00ebn hyr\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit, pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor, ata t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera publike. Ky Ligj do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi fiks pas dy muajve. Por, kush p\u00ebrfiton e kush humb nga ai?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Numri i pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb paguhen nga buxheti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 82 mij\u00eb dhe paga mesatare p\u00ebr vitin 2018 ishte 573 euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas debateve dhe grevave t\u00eb shumta nga ana e sindikatave, deputet\u00ebt e legjislatur\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, kishin miratuar Ligjin p\u00ebr Pagat n\u00eb sektorin publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky Ligji pritet t\u00eb rregulloj\u00eb pages\u00ebn e t\u00eb pun\u00ebsuarve q\u00eb marrin paga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb 10 dhe m\u00eb i ul\u00ebti \u00ebsht\u00eb 1 dhe vlera monetare e koeficientit p\u00ebr vitin e par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb 239 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas afateve t\u00eb parapara n\u00eb Ligj, nga muaji dhjetor i k\u00ebtij vitit, pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik pritet t\u00eb marrin pagat me rritje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cVlera monetare e koeficientit p\u00ebr vitin e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij Ligji do t\u00eb jet\u00eb dyqind e tridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb (239) euro. P\u00ebr vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit p\u00ebrcaktohet me Ligjin vjetor t\u00eb Buxhetit\u201d, thuhet n\u00eb nenin 23 t\u00eb Ligjit, i cili p\u00ebrcakton vler\u00ebn e koeficientit dhe fondet p\u00ebr shtesa.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit, presidenti i Kosov\u00ebs pritet ta ket\u00eb pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe do t\u00eb paguhet sipas koeficientit 10, deri sa kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb paguhen sipas koeficientit 9.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sipas koeficientit, presidenti i Republik\u00ebs do ta ket\u00eb pag\u00ebn 2,390 euro nga 2,672 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar deri m\u00eb tani, nd\u00ebrsa kryetari i Kuvendit do t\u00eb ket\u00eb pag\u00ebn 2,151 apo 404 euro m\u00eb pak se paga aktuale. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pag\u00eb prej 2,151 euro do ta ket\u00eb edhe kryeministri dhe kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga 2,950 euro p\u00ebrkat\u00ebsisht 3,108 euro q\u00eb jan\u00eb paguar aktualisht.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pag\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit, ai do t\u00eb paguhet 2,031 euro nga 2,500 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar deri m\u00eb tani. Po ashtu, paga e nj\u00eb ministri sipas Ligjit p\u00ebr Pagat do t\u00eb jet\u00eb 1,912 euro q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zbritje page prej 88 euro. Pag\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb merr edhe deputeti i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, kryetari i Kryeqytetit, kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Avokati i Popullit dhe Auditori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ligji thot\u00eb se shefi i Kuvendit, kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kryeprokurori dhe kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme do t\u00eb paguhen edhe pes\u00eb vite pasi t\u00eb largohen nga pozitat e tyre.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ata do t\u00eb marrin 70 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb fundit, n\u00eb institucionin ku kan\u00eb vepruar dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj ata do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe nj\u00eb asistent, vozit\u00ebs dhe vetur\u00eb zyrtare t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrdorin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pag\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit nga buxheti i shtetit do t\u00eb marrin edhe deputet\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDeputeti pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb rregullt apo para kohe, i cili nuk realizon asnj\u00eb t\u00eb hyr\u00eb nga buxheti i shtetit ka t\u00eb drejt\u00ebn e kompensimit kalimtar prej nj\u00eb vit, n\u00eb vler\u00eb 70 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Paga.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministrat dhe kryetar\u00ebt e komun\u00ebs do t\u00eb marrin 70 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zhurma m\u00eb e madhe n\u00eb lidhje me p\u00ebrfitimet pas largimit nga detyra, ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsministrat dhe ata do t\u00eb paguhen gjasht\u00eb muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrfitime nuk do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb disa raste, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb specifikuara n\u00eb Ligj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Z\u00ebvend\u00ebsministri i cili pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit nuk realizon asnj\u00eb t\u00eb hyr\u00eb nga buxheti i shtetit, ka t\u00eb drejt\u00ebn e kompensimit kalimtar p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb vler\u00eb prej 70 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb institucionin n\u00eb t\u00eb cilin ka bartur funksionin. P\u00ebrfitimi sipas k\u00ebtij neni nuk paguhet n\u00ebse funksionari: jep dor\u00ebheqje nga funksioni. Shkarkohet nga funksioni p\u00ebr shkelje ligjore. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit ushtron ndonj\u00eb funksion p\u00ebr t\u00eb cilin paguhet nga Buxheti i Kosov\u00ebs. Ose n\u00ebse me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka bartur funksionin\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Rreth 82 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb sektorin publik<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Numri i pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb paguhen nga buxheti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 82 mij\u00eb dhe paga mesatare n\u00eb sektorin publik, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) p\u00ebr vitin 2018 ishte 573 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kurse n\u00eb sektorin privat, q\u00eb llogaritet t\u00eb ket\u00eb rreth 250 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, 410 euro \u00ebsht\u00eb paga mesatare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPaga mesatare bruto n\u00eb sektorin publik n\u00eb vitin 2012 ishte 407 euro, derisa n\u00eb vitin 2018 ishte 573 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje p\u00ebr 166 euro ose 40.8 p\u00ebr qind. Kurse, paga mesatare neto nga 353 euro, sa ishte n\u00eb vitin 2012 u rrit n\u00eb 509 euro apo nj\u00eb rritje prej 156 eurosh ose 44.1 p\u00ebr qind. Sektori privat kishte nj\u00eb pag\u00eb bruto mesatare prej 367 eurosh, n\u00eb vitin 2012, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2018 ishte rritur n\u00eb 401 euro, nj\u00eb rritje prej 34 eurosh ose 9.3 p\u00ebr qind. Derisa, paga neto nga 333 euro, sa ishte n\u00eb vitin 2012, u rrit n\u00eb 364 euro, nj\u00eb rritje prej 31 eurosh ose 9.3 p\u00ebr qind\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raportin mbi nivelin e pagave t\u00eb prezantuar nga ASK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur m\u00eb nivelin e pag\u00ebs minimale, nj\u00eb pun\u00ebtor n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mosh\u00ebs n\u00ebn 35 vje\u00e7 paguhet me 130 euro, kurse ata q\u00eb jan\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb paguhen me 170 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo pag\u00eb nuk ka ndryshuar qysh nga viti 2011, at\u00ebher\u00eb kur ishte vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel. Mir\u00ebpo, n\u00eb muajin prill t\u00eb 2019-s\u00eb, PSD kishte propozuar q\u00eb paga minimale t\u00eb rritet me 250 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillimi t\u00eb k\u00ebtij viti, sakt\u00ebsisht me 2 shkurt, Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar Projektligjin p\u00ebr Pagat n\u00eb sektorin publik. Ndryshe, Projektligji p\u00ebr Paga ishte tem\u00eb debatesh t\u00eb nxehta dhe grevash t\u00eb shumta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie me k\u00ebt\u00eb Projektligj, p\u00ebr tri jav\u00eb rresht kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb grev\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e arsimit publik n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb grev\u00eb hyn\u00eb edhe pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor, ata t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/ligji-i-ri-ne-kosove-ulen-pagat-per-presidentin-kryetarin-e-kuvendit-dhe-ministrat\/\"><span style=\"color: #0000ff;\">Monitor<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb\u00a0 fillimi t\u00eb k\u00ebtij viti, sakt\u00ebsisht me 2 shkurt, Kuvendi i Kosov\u00ebs ka miratuar Ligji p\u00ebr Pagat n\u00eb sektorin publik. Ky Ligj ishte tem\u00eb debatesh t\u00eb nxehta dhe grevash t\u00eb shumta. N\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie n\u00eb grev\u00eb pat\u00ebn hyr\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit, pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor, ata t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera publike. Ky Ligj do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":325179,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149,6],"tags":[],"class_list":["post-325178","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon","category-nderkombetare"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325178\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/325179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}