{"id":314059,"date":"2019-08-06T15:15:13","date_gmt":"2019-08-06T13:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=314059"},"modified":"2019-08-06T19:59:14","modified_gmt":"2019-08-06T17:59:14","slug":"croatian-job-fijet-e-fshehta-pas-tenderit-15-milione-euro-te-faturimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/08\/06\/croatian-job-fijet-e-fshehta-pas-tenderit-15-milione-euro-te-faturimeve\/","title":{"rendered":"&#8220;&#8216;Croatian job&#8217;, fijet e fshehta pas tenderit 15 milion\u00eb euro t\u00eb faturimeve&#8221;","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-314060\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/vlahutinrama6gusht.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"1010\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/vlahutinrama6gusht.jpg 2000w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/vlahutinrama6gusht-300x152.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/vlahutinrama6gusht-768x388.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/vlahutinrama6gusht-1024x517.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dit\u00ebt e fundit, kryeminsitri Rama e ministrja e Financave, Denaj, kan\u00eb folur lidhur me sistemin e ri t\u00eb faturimit p\u00ebr biznesin duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje kasat fiskale. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetari Klodian Tomorri e ka cil\u00ebsuar tenderin 15.5 milion\u00eb eurosh si \u2018Croatian job\u2019 duke shpjeguar fijet e fshehta t\u00eb k\u00ebtij tenderi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tomorri e nis shpjegimin e tij duke nisur me tenderin ku jan\u00eb paraqitur 3 ofertues e duke hedhur dyshime t\u00eb forta se tenderi ka qen\u00eb fiktiv. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai thekson se aty kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 3 kompani, por ajo e baxhanakut t\u00eb kryeministrit Rama, B360 nuk ka paraqitur asnj\u00eb ofert\u00eb dhe dyshohet se ka marr\u00eb pjes\u00eb aty vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb legjitimuar tenderin. 2 kompanit\u00eb e tjera jan\u00eb konsorciumi kroato-shqiptar Neos-Jehona Software e Datech dhe BNT Eletroniks.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">BNT Elektroniks \u00ebsht\u00eb kompani e njohur p\u00ebr Jehona Software pasi t\u00eb dyja kan\u00eb fituar dy tendera duke qen\u00eb s\u00eb bashku, me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej gazetari thekson se ky \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb afere t\u00eb dyshimte me p\u00ebrfshirjen e personazheve t\u00eb dyshimta n\u00eb Kroaci e Shqip\u00ebri. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej Tomorri, shkruan se n\u00eb vitin 2018, kompania Jehona \u00ebsht\u00eb shitur te kompania kroate Primus Adriatic, e themeluar vet\u00ebm 3 muaj para tenderit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-kryeministrit kroat, Zoran Milanovi\u00e7. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky i fundit u pun\u00ebsua nga qeveria shqiptare si k\u00ebshilltar p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE e sipas mediave kroate kumbari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ka qen\u00eb Vlahutin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb njohje e hershme e ish-kryeministrit kroat, Zoran Milanovi\u00e7 dhe ish-presidentit Josipovi\u00e7, duke qen\u00eb k\u00ebshilltare e af\u00ebrt e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tomorri thekson se t\u00eb gjitha fijet e k\u00ebtij tenderi \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Zagreb dhe kan\u00eb lidhje edhe me zyr\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb drejtohej nga kroatja Vlahutin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb mbetet p\u00ebr tu verifikuar sipas Tomorrit \u00ebsht\u00eb t\u00eb shihet n\u00ebse ky tender \u00ebsht\u00eb gatuar n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb shqiptare apo edhe t\u00eb atyre t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Shkrimi i plot\u00eb i gazetarit Klodian Tomorri<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8216;Croatian job&#8221;, fijet e fshehta pas tenderit 15 mln euro te faturimeve<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb 21 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit zhvilloi pa zhurm\u00eb nj\u00eb tender me fond limit 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose 15.5 milion\u00eb euro, objekti i t\u00eb cilit ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri faturimi p\u00ebr biznesin. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pa studim fizibiliteti dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence, projekti parashikonte ndryshimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si biznesin regjistron transaksionet e p\u00ebrditshme duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje kasat ekzistuese fiskale dhe duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me nj\u00eb program t\u00eb ri kompjuterik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb tender u paraqit\u00ebn tre oferta. E para ishte e nj\u00eb bashkimi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre kompani; kroatja Neos si dhe shqiptaret Jehona Software dhe Datech sh.p.k me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 865 milion\u00eb lek\u00eb. Oferta e dyt\u00eb ishte e kompanis\u00eb BNT Elektroniks me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 869 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa kompania e tret\u00eb q\u00eb garoi ishte B360, e zot\u00ebruar nga baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, shtetasi Armand Frangu. Por dyshimet q\u00eb tenderi t\u00eb ket\u00eb patur gar\u00eb reale jan\u00eb t\u00eb forta.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>S\u00eb pari, BNT Elektroniks \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani jo e panjohur p\u00ebr Jehona Software. Madje t\u00eb dyja kan\u00eb fituar t\u00eb pakt\u00ebn dy tendera n\u00eb konsorcium s\u00eb bashku dhe t\u00eb dyja nga Bashkia e Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr B360, kompanin\u00eb e baxhanakut te kryeministrit dyshimet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb forta, pasi kjo kompani nuk ka paraqitur fare ofert\u00eb financiare n\u00eb tender. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pra, n\u00eb gar\u00eb ka gjasa t\u00eb ket\u00eb patur vet\u00ebm nj\u00eb ofert\u00eb reale dhe dy t\u00eb tjerat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si kopertur\u00eb p\u00ebr t\u00eb legjitimuar tenderin. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja se pse tenderi u fitua me gati 99 p\u00ebr qind t\u00eb fondit limit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb 12 tetor, rreth 3 jav\u00eb pas zhvillimit t\u00eb gar\u00ebs, AKSHI shpalli fitues t\u00eb tenderit konsorciumin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kroatja Neos dhe dy kompanit\u00eb shqiptare Jehona Software dhe Datech sh.p.k duke u dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn e majme 15.2 milion\u00eb euro ose sa 99 p\u00ebr qind e fondit limit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sistemin e ri elektronik t\u00eb faturimit p\u00ebr bizneset.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky do t\u00eb ishte fillimi i nj\u00eb afere me transaksione t\u00eb dyshimta dhe p\u00ebrfshirje te personazheve t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Zagreb e Tiran\u00eb, fijet e ngat\u00ebrruara t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrplasen deri n\u00eb zyr\u00ebn e Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e drejtuar nga kroatja, Romana Vlahutin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Komb\u00ebsia kroate e nj\u00eb prej kompanive fituese t\u00eb tenderit nuk ishte &#8220;rast\u00ebsia&#8221; e vetme e lidhjes mes tenderit 15.2 milion\u00eb euro dhe Romana Vlahutinit. Jehona sh.p.k, kompania tjet\u00ebr n\u00eb konsorciumin fitues po ashtu do t\u00eb ekspozonte t\u00eb tjera fije n\u00eb Zagreb dhe zyr\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb drejtuar nga Vlahutin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ndon\u00ebse i keqintepretuar shpesh si nj\u00eb organiz\u00ebm i Bashkimit Europian, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Euralius ka qen\u00eb nj\u00eb projekt asistence p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi i financuar nga Bashkimi Europian p\u00ebrmes nj\u00eb kontraktori privat, i cili u p\u00ebrzgjodh nga zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsi. Por nuk mbaron k\u00ebtu Lidhjet e aksit Tiran\u00eb-Zagreb n\u00eb kontrat\u00ebn 15.2 milion\u00eb euro t\u00eb kasave do t\u00eb b\u00ebheshin edhe m\u00eb t\u00eb forta. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cuditshme, n\u00eb 6 shtator t\u00eb vitit 2018, pra vet\u00ebm tre jave para se te fitonte tenderin 15.2 milion\u00eb euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk \u00ebsht\u00eb shitur tek nj\u00eb kompani e panjohur kroate me emrin Primus Adriatic.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00c7mimi i shitjes n\u00eb kontrat\u00ebn e depozituar n\u00eb QKR \u00ebsht\u00eb mbajtur sekret, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga misteret e shumta t\u00eb transaksionit. Sipas dokumentave nga regjistri kroat i bizneseve, Primus Adriatic \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb dat\u00ebn 12 qershor t\u00eb vitit 2018, pra tre muaj para tenderit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pak se tre muaj para se t\u00eb blinte Jehona sh.p.k. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe rast\u00ebsit\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb forta. Pra n\u00eb qershor themelohet n\u00eb Kroaci Primus Adriatic. N\u00eb 6 shtator ble kompanin\u00eb shqiptare Jehona Software dhe n\u00eb 21 shtator Jehona n\u00eb konsorcium me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr kroate fiton tender 15.2 milion\u00eb euro.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe nuk mbaron k\u00ebtu. Pronari i Primus Adriatic \u00ebsht\u00eb Hrvoje \u010cabraji\u0107, nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb Kroaci dhe partner\u00eb biznesi me vellain e ish kryeministri kroat Zoran Milanovic, ky i fundit tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, Zoran Milanovic u pajtua nga qeveria shqiptare si k\u00ebshilltar p\u00ebr t\u00eb asistuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Sipas mediave kroate, kumbara e marr\u00ebveshjes q\u00eb solli Milanovic n\u00eb Shqip\u00ebri ishte Romana Vlahutin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>(Lexo https:\/\/www.total-croatia-news.com\/\u2026\/23323-former-prime-min\u2026).<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Zoran Milanovic ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Kroacis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2011-2016 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtues i SDP-s\u00eb bashk\u00eb me presidentin Ivo Josipovic. T\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb njohje e hershme e Romana Vlahutinit, e cila ka qen\u00eb shum\u00eb e lidhur me SDP-n\u00eb duke sh\u00ebrbyer si dhe nj\u00eb nga k\u00ebshilltaret m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb presidentit Josipovic. Vet\u00ebm pes\u00eb muaji pasi Milanovic u b\u00eb k\u00ebshilltar i kryeministrit Rama, qeveria shqiptare do t\u00eb niste procedurat p\u00ebr tenderin e fiskalizimit dhe kontrata 15.2 milion\u00eb euro do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb duart e firmave kroate, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave e hapur pas zhvillimit t\u00eb tenderit dhe me pronar ortak\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb biznes.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt e tenderit t\u00eb majm\u00eb t\u00eb faturimit t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Zagreb. Dhe shumica e tyre duket se kalojn\u00eb edhe nga zyra e Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo drejtohej nga Vlahutin. Disa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb tjera p\u00ebrmes manovrave m\u00eb pak t\u00eb dukshme si ajo e Primus Adriatic. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Biznesit dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb tashm\u00eb u ka mbetur vet\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e majme 15.2 milion\u00eb euro dhe t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb paguar miliona euro t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb programet e reja kompjuterike, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb kasat.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb &#8220;Croatian Job&#8221;. Ajo q\u00eb mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb gatuar vet\u00ebm n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb shqiptare apo dhe ato te institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky shkrim \u00ebsht\u00eb publikuar me miratimin e artikullshkruesit<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit, kryeminsitri Rama e ministrja e Financave, Denaj, kan\u00eb folur lidhur me sistemin e ri t\u00eb faturimit p\u00ebr biznesin duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje kasat fiskale. Gazetari Klodian Tomorri e ka cil\u00ebsuar tenderin 15.5 milion\u00eb eurosh si \u2018Croatian job\u2019 duke shpjeguar fijet e fshehta t\u00eb k\u00ebtij tenderi. Tomorri e nis shpjegimin e tij duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":314060,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-314059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/314059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=314059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/314059\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/314060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=314059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=314059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=314059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}