{"id":312195,"date":"2019-07-27T13:15:12","date_gmt":"2019-07-27T11:15:12","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=312195"},"modified":"2019-07-27T13:15:12","modified_gmt":"2019-07-27T11:15:12","slug":"bizneset-ne-krize-per-punonjes-tashme-ne-emigracion-po-ikin-te-arsimuarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/07\/27\/bizneset-ne-krize-per-punonjes-tashme-ne-emigracion-po-ikin-te-arsimuarit\/","title":{"rendered":"Bizneset n\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs, tashm\u00eb n\u00eb emigracion po ikin t\u00eb arsimuarit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-310343\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shqiptaret.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shqiptaret.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shqiptaret-300x213.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shqiptaret-768x546.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Blerina Hoxha<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr shkak t\u00eb moralit t\u00eb trazuar, t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb, ose thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb indiferenc\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb nisur ende t\u00eb shpjegojn\u00eb pyetjen se p\u00ebrse largohen njer\u00ebzit, dhe jo m\u00eb t\u00eb zgjidhin problemin. P\u00ebrkeq\u00ebsimi i kushteve t\u00eb demokracis\u00eb, zgjerimi i zot\u00ebrimeve t\u00eb krimit, korrupsioni i lart\u00eb, rritja e ngadalt\u00eb ekonomike dhe kushteve e k\u00ebqija social-ekonomike t\u00eb nd\u00ebrthurura me perspektivat n\u00eb r\u00ebnie, pritet t\u00eb nxisin nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re emigracioni k\u00ebt\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb studim i fundit i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale gjeti se 70% e t\u00eb rinjve q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb universitetet shqiptare kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb largohen nga vendi. Profili i ri i emigracionit pas liberalizimit t\u00eb vizave ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha grupmoshat e popullsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e vendit, duke e \u00e7uar drejt zbrazjes s\u00eb shpejt\u00eb, por s\u00eb fundmi, stafet e mir\u00ebkualifikuara q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kompani me vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe paga t\u00eb larta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb anket\u00eb q\u00eb po kryhet aktualisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori gjeti se, tre punonj\u00ebs n\u00eb pozicione drejtuese n\u00eb industrin\u00eb bankare kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, p\u00ebr arsye emigrimi. Ata po e nd\u00ebrmarrin k\u00ebt\u00eb nism\u00eb p\u00ebr nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb ajrit t\u00eb ndotur n\u00eb Tiran\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsim. Profesor Ilir G\u00ebdeshi, i cili po udh\u00ebheq k\u00ebt\u00eb anket\u00eb, pohon se gjetjet e para tregojn\u00eb se vala e re e emigracionit nd\u00ebr njer\u00ebzit me aft\u00ebsi t\u00eb larta nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekonomin\u00eb, por me rrethanat t\u00eb cilat jan\u00eb r\u00ebnduar nd\u00ebr vite dhe nuk kan\u00eb shpres\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen s\u00eb paku n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb paket\u00eb e re ligjore, e jet\u00ebsuar s\u00eb fundmi nga Gjermania, e cila leht\u00ebson m\u00eb tej kushtet e migrimit, pritet t\u00eb nxis\u00eb emigracionin k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama e ka cil\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb normal fenomenin, pasi, sipas tij, hendeku ekonomik nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, shqiptar\u00ebt kan\u00eb drejt\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Rama thot\u00eb se kjo po ndodh me t\u00eb gjitha vendet e rajonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, n\u00eb fakt, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se ritmi i ikjeve nga shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb raport me popullsin\u00eb, edhe n\u00eb raport me vendet e luft\u00ebs, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb paqe dhe q\u00eb po punon prej vitesh t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian, duke u renditur n\u00eb list\u00ebn e vendeve t\u00eb sigurta. T\u00eb dh\u00ebnat e Eurostat tregojn\u00eb se rreth 19 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr azil n\u00eb nj\u00eb nga vendet e Bashkimit Europian n\u00eb vitin 2018, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Eurostat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqiptar\u00ebt renditen n\u00eb vend t\u00eb n\u00ebnt\u00eb p\u00ebr nga numri i azilk\u00ebrkuesve n\u00eb vler\u00eb absolute, pas Siris\u00eb, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigeris\u00eb, Turqis\u00eb, Venezuel\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb par\u00eb, n\u00eb vler\u00eb absolute, \u00ebsht\u00eb Iraku, me rreth 81 mij\u00eb aplikime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, n\u00eb raport me popullsin\u00eb, shqiptar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb duan t\u00eb ikin m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, edhe se vendet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje lufte. \u201cMonitor\u201d ka p\u00ebrpunuar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr numrin e azilant\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr 1,000 banor\u00eb, ku rezulton se n\u00eb vitin 2018, p\u00ebr \u00e7do 1,000 banor\u00eb aplikuan 6.6 persona, duke u renditur t\u00eb par\u00ebt n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nga numri i aplikimeve p\u00ebr azilant\u00eb n\u00eb raport me popullsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Biznesit i ik\u00ebn fuqia pun\u00ebtore<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me k\u00ebt\u00eb filozofi t\u00eb trajtimit t\u00eb problemit, bizneset shqiptare jan\u00eb l\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pambrojtura, teksa mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb shumic\u00ebn prej tyre u shnd\u00ebrrua n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor p\u00ebr vitin 2019. N\u00eb nj\u00eb rrafsh m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, industria e turizmit po vuan momentalisht p\u00ebr shkak t\u00eb sezonalitetit n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fatos \u00c7erenishti, i cili drejton FAFA Resort, nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, q\u00eb funksionon me prenotime n\u00eb avanc\u00eb, tha se tani ka pun\u00ebsuar 14 kuzhinier\u00eb turq, por po has v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur punonj\u00ebs t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb punuar me sezone.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi pohuan edhe menaxher\u00ebt e Rafaelo Resort n\u00eb zon\u00ebn e Sh\u00ebngjinit, q\u00eb edhe pse kan\u00eb rritur pagat, e kan\u00eb pasur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjetjen e punonj\u00ebsve k\u00ebt\u00eb vit. Altin Prenga, nga Mrizi i Zanave, i cili zot\u00ebron nj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb agroturizmit n\u00eb vend, tha se, bizneset shqiptare duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb qasjen ndaj trajtimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, sidomos n\u00eb drejtim t\u00eb pagesave. Z. Prenga u shpreh se pagat n\u00eb biznesin e tij p\u00ebr \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit jan\u00eb vet\u00ebm 20 deri n\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Itali. Me k\u00ebt\u00eb pag\u00eb, asnj\u00eb i ri nuk do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb shnd\u00ebrrohej nj\u00eb punonj\u00ebs sezonal n\u00eb Itali, Greqi apo gjetk\u00eb, pasi nuk do t\u00eb kishte leverdi. Ai pohoi se, vet\u00eb g\u00ebrmadha q\u00eb po krijon emigracioni mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb vet\u00ebrregullim, pasi bizneset do t\u00eb detyrohen t\u00eb ofrojn\u00eb paga m\u00eb t\u00eb larta. Kjo ndikon shum\u00eb shpejt n\u00eb frenimin e emigrimit t\u00eb t\u00eb rinjve, tha Prenga.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb k\u00ebrkon kualifikim t\u00eb lart\u00eb, hendeku q\u00eb krijon emigracioni nuk riparohet me nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb tjera, q\u00eb lidhen me mjedisin, me infrastruktur\u00ebn e shkollimit, sh\u00ebndetit, mjedisit dhe zbatimit t\u00eb ligjit\u201d k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb thot\u00eb profesor G\u00ebdeshi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb sfond t\u00eb emigracionit t\u00eb lart\u00eb, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar fenomenin, teksa qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr qeverisjen e emigracionit parashikohen q\u00eb t\u00eb larguarit t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me t\u00eb huaj duke leht\u00ebsuar procedurat e q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb vend. Nd\u00ebrsa Polonia po aplikon disa leht\u00ebsi fiskale, duke i p\u00ebrjashtuar t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb punojn\u00eb nga tatimi mbi t\u00eb ardhurat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Tendenca e re e emigracionit zhvendoset tek t\u00eb arsimuarit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb dekad\u00ebn e fundit ka nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb tendenc\u00ebs p\u00ebr emigrim, ku vala e t\u00eb ikurve \u00ebsht\u00eb zhvendosur nga t\u00eb pashkolluarit tek ata me edukim. Profesor G\u00ebdeshi, i cili ka udh\u00ebhequr dy anketa mbi potencialin e emigrimit, nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb vitin 2017 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb vitin 2018, ka v\u00ebn\u00eb re tendenc\u00ebn n\u00eb rritje t\u00eb emigrimit t\u00eb personave t\u00eb arsimuar. T\u00eb dh\u00ebnat e anket\u00ebs t\u00eb vitit 2007 tregonin se sa m\u00eb i ul\u00ebt ishte niveli arsimor, aq m\u00eb e lart\u00eb ishte d\u00ebshira p\u00ebr migrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo shpjegohej me faktin se njer\u00ebzit e paarsimuar dhe t\u00eb pakualifikuar ishin t\u00eb papun\u00eb ose kishin v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e nj\u00eb pune n\u00eb Shqip\u00ebri dhe d\u00ebshironin t\u00eb migronin (kryesisht n\u00eb Itali dhe Greqi). Nd\u00ebrsa ata q\u00eb zot\u00ebronin nj\u00eb profesion, ose kishin nj\u00eb arsimim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e kishin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb integroheshin n\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb e shpjegonte k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb. Anketa me migrant\u00ebt e kthyer n\u00eb vitin 2007 tregonte se t\u00eb kthyerit me arsim terciar kishin punuar n\u00eb Greqi si pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pakualifikuar dhe shpesh n\u00eb sektorin informal, \u00e7ka nuk nxiste t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb migronin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2007, rreth 40% e personave me arsim t\u00eb lart\u00eb donin t\u00eb largoheshin nga vendi. N\u00eb vitin 2018, kjo tendenc\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 13 pik\u00eb p\u00ebrqindje, pasi 53.7% e personave me arsim t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb pohuar se po planifikojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendi. Dekad\u00ebn e fundit ka nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb midis edukimit dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr emigrim. T\u00eb dh\u00ebnat e anket\u00ebs son\u00eb tregojn\u00eb se migrimi potencial \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr personat me edukim profesional, terciar dhe sekondar. Ky fakt, nga nj\u00ebra an\u00eb, shpjegohet me mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb Gjermani, n\u00eb vendet e zhvilluara t\u00eb BE dhe n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut. N\u00eb kushtet kur konkurrenca globale po rritet, vendet e zhvilluara rrisin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr persona t\u00eb kualifikuar. K\u00ebtij interesi i p\u00ebrgjigjet pak\u00ebnaq\u00ebsia, mund\u00ebsit\u00eb e pakta dhe kushtet e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-312196\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi.jpg\" alt=\"\" width=\"709\" height=\"337\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi.jpg 650w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi-300x143.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 709px) 100vw, 709px\" \/><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Shqiptar\u00ebt po arsimohen p\u00ebr t\u00eb ikur<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb migruar n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb zhvilluara t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nxitje p\u00ebr arsimim, kualifikim profesional dhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs s\u00eb huaj nga ana e emigrant\u00ebve potencial\u00eb. K\u00ebshtu, sipas nj\u00eb interviste t\u00eb zhvilluar n\u00eb Institutin Goethe n\u00eb Tiran\u00eb, numri i t\u00eb rinjve q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe marrin d\u00ebshmin\u00eb e gjuh\u00ebs gjermane \u00ebsht\u00eb rritur tre her\u00eb n\u00eb vitin 2017 n\u00eb krahasim me vitin 2013.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shum\u00eb nga intervistat e realizuara nga CESS-i me azilk\u00ebrkuesit e kthyer nga Gjermania v\u00ebrehej interesi p\u00ebr t\u00eb kryer shkolla profesionale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u p\u00ebrshtaten k\u00ebrkesave t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb migrimi t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Interesi n\u00eb rritje i emigrant\u00ebve potencial\u00eb p\u00ebr arsim dhe trajnim profesional provohet edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e anket\u00ebs s\u00eb emigrimit potencial, 2018. Thuajse 85% e emigrant\u00ebve potencial\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajnim n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u00eb punuar jasht\u00eb vendit. Emigrant\u00ebt potencial\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto kurse shprehin m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs s\u00eb huaj (72.3%), trajnim profesional (39.1%), orientim kulturor (22.9%) dhe studime universitare (17%)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky interes p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb vendin e migrimit ka nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme n\u00eb krahasim me anket\u00ebn e vitit 2007, kur vet\u00ebm 48.7% e migrant\u00ebve potencial\u00eb shprehte k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Kjo d\u00ebshir\u00eb duhet mb\u00ebshtetur, sepse rrit kapitalin human t\u00eb vendit dhe at\u00eb t\u00eb migrantit potencial. T\u00eb dh\u00ebnat e anket\u00ebs tregojn\u00eb se student\u00ebt dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb migrojn\u00eb n\u00eb krahasim me t\u00eb papun\u00ebt, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit dhe sht\u00ebpiaket. Kjo tregon se pun\u00ebsimi n\u00eb vetvete nuk parandalon emigrimin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Sektor\u00ebt me prirje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ikur<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kushtet e pun\u00ebs, pagat e ul\u00ebta dhe mungesa e perspektiv\u00ebs jan\u00eb disa nga faktor\u00ebt q\u00eb i shtyjn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb emigrojn\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e anket\u00ebs tregojn\u00eb se n\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe n\u00eb disa profesione, si n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, call center, rrobaqep\u00ebsit\u00eb, k\u00ebpucarit\u00eb, nd\u00ebrtim, etj., njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb migrojn\u00eb,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Anketa mbi potencialet e emigrimit gjeti se punonj\u00ebsit e call center, q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb me universitet ose vazhdojn\u00eb studimet dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, duan t\u00eb ikin. 85% e t\u00eb anketuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor pohuan se duan t\u00eb ikin. Gjithashtu 75% e infermier\u00ebve, 56% e punonj\u00ebsve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit duan t\u00eb ikin, 53% e rrobaqep\u00ebsve dhe 38% e tyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fabrikat e k\u00ebpuc\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem madhor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e industris\u00eb kryesore n\u00eb vend pohuan se p\u00ebrve\u00e7 ambientit jo shum\u00eb favorizues p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn zgjidhjet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lorenc Goga, administrator i Facile.it, nj\u00eb kompani q\u00eb ofron sh\u00ebrbime n\u00eb web marketing pohoi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se, gjetja punonj\u00ebsve shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr aktivitetin. Mungesa e punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar n\u00eb sh\u00ebrbimet e TIK e kan\u00eb penguar at\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re sh\u00ebrbimi me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj. Kontrata ishte p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se web marketing dhe pagesat ishin premtuese, por mungesa e punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar p\u00ebr k\u00ebto sh\u00ebrbime po b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e saj. Goga, m\u00eb shum\u00eb se emigracionin, b\u00ebn me faj sistemin arsimor n\u00eb vend, q\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb tranzicionit nuk po mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria fason, bujq\u00ebsia dhe turizmi kan\u00eb filluar t\u00eb vuajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti munges\u00ebn e punonj\u00ebsve. Por ankesa jan\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, sidomos n\u00eb sh\u00ebrbimet publike t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. Flamur Hoxha, administrator i kompanis\u00eb Kler, pohon se \u201cvala e migracionit po b\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrmarrja t\u00eb zbrazet nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb dhe ty si biznes t\u00eb duhet t\u00eb gjesh m\u00ebnyr\u00ebn sesi t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsosh\u201d. Situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dukshme, sidomos n\u00eb disa zona t\u00eb vendit si Librazhdi, Puka apo t\u00eb ngjashme. \u201cKompanit\u00eb sot nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb dhe t\u00eb hapin nj\u00eb filial t\u00eb ri n\u00eb k\u00ebto zona, sepse nuk ka forc\u00eb t\u00eb mjaftueshme pune. Edhe ata q\u00eb kan\u00eb tentuar, jan\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, pohoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr punonj\u00ebs jan\u00eb edhe bizneset e fasonit n\u00eb Shkod\u00ebr, Durr\u00ebs dhe Kor\u00e7\u00eb. Kompania Grori n\u00eb Durr\u00ebs me aktivitet n\u00eb fasoneri, pohoi se vitin e kaluar ishin 300 vende pune t\u00eb paplot\u00ebsuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungonte t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00eb. Mungesa e specialist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb n\u00eb vitet e fundit ka prekur edhe spitalet rajonale dhe qendrat universitare, p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigracionit.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-312197\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi2.jpg\" alt=\"\" width=\"732\" height=\"294\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi2.jpg 650w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/emigrimi2-300x120.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 732px) 100vw, 732px\" \/><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Emigracioni i ri, 80% n\u00ebn 34 vje\u00e7<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mesatarisht, 80% e aplikuesve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr azil ishin m\u00eb t\u00eb rinj se 34 vje\u00e7. N\u00eb 2018-n, sipas Eurostat, 79.3% e azilk\u00ebrkuesve shqiptar\u00eb i p\u00ebrkisnin k\u00ebsaj grupmoshe, 29% e tyre ishin m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se 18 vje\u00e7, nd\u00ebrsa 50% e aplikuesve i p\u00ebrkisnin grupmosh\u00ebs 18-34 vje\u00e7. Aplikant\u00ebt p\u00ebr azil, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn 34 vje\u00e7, p\u00ebrb\u00ebnin 1% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb asaj grupmoshe. Numri total i aplikimeve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i t\u00eb rinjve, sipas publikimit t\u00eb Eurostat \u00ebsht\u00eb 140,390 nga viti 2009. Sigurisht, q\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grupmosh\u00eb, rekordi i aplikimeve u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2015, me nj\u00eb num\u00ebr prej 53,175 aplikimesh. N\u00eb tre vitet n\u00eb vijim, numri i aplikimeve t\u00eb reja ka r\u00ebn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Riform\u00ebsimi i tendenc\u00ebs s\u00eb largimit t\u00eb trurit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Departamenti p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Europian l\u00ebshoi s\u00eb fundmi nj\u00eb analiz\u00eb alarmante p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb po krijon emigracioni n\u00eb prosperitetin ekonomik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb dhe jo politik\u00eb q\u00eb t\u00eb riform\u00ebsojn\u00eb tendenc\u00ebn e largimit n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb mjete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb parandaluar emigrimin e personave shum\u00eb t\u00eb kualifikuar, por ata mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb kthimin e atyre, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar, duke prezantuar skema ekonomike dhe stimuj t\u00eb tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analiza sugjeron q\u00eb lider\u00ebt n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrfitimet e mundshme t\u00eb m\u00ebdha nga migracioni (n\u00eb kapitalin ekonomik, social dhe njer\u00ebzor), fillimisht ata duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre ndaj k\u00ebsaj problematike. Brenda rajonit, diskutimi publik mbi emigracionin, p\u00ebr momentin, kufizohet deri tek organizatat joqeveritare dhe tek grupet e tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cilat paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr largimin e pun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb kualifikuar dhe p\u00ebr nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksat n\u00eb ekonomit\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Mir\u00ebpo institucionet dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit duhet t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pak\u00ebndshme n\u00eb lidhje me numrin e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt po largohen nga rajoni, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb ta form\u00ebsojn\u00eb debatin n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre. \u201cGjithashtu, ata duhet t\u00eb braktisin edhe shprehjet boshe t\u00eb cilat fshehin realitetin. D\u00ebshtimi n\u00eb arritjen e nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb till\u00eb, do t\u2019i dob\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb vendet n\u00eb rajon\u201d b\u00ebn thirrje K\u00ebshilli i Europ\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KE u b\u00ebn thirrje vendeve t\u00eb Ballkanit t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb hartimin e politikave dhe strategjive p\u00ebr migrimin dhe zhvillimin. Koh\u00ebt e fundit, mungesa e komunikimit midis diasporave dhe k\u00ebtyre institucioneve i kan\u00eb penguar p\u00ebrpjekjet. Diskutimi n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb diasporat ka b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrparime n\u00eb vitet e fundit. N\u00eb vitin 2013, Kosova paraqiti nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb quajtur \u201cTi je pjes\u00eb e atdheut\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u regjistruan 400,000 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, nj\u00eb hap i par\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, emigrimi ka qen\u00eb nj\u00eb burim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm rritje, p\u00ebrvoje dhe lidhjesh me tregun global, por sfida ky\u00e7e mbetet promovimi i migracionit qarkor. Shtetasit e kthyer n\u00eb rajon ndoshta kan\u00eb pasur ndikimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb sh\u00ebrbimet qeveritare dhe n\u00eb sektorin financiar n\u00eb rajon, me shum\u00eb prej tyre q\u00eb tashm\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto fusha. T\u00eb pakt\u00ebn 20% e punonj\u00ebsve n\u00eb industrin\u00eb e financave n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovina, Serbi dhe Kroaci kan\u00eb diploma t\u00eb huaja. Shumica e punonj\u00ebsve n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare jan\u00eb arsimuar jasht\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb emigracionin, qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i propozohet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb bazuar n\u00eb dije. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qeveria mund t\u2019i referohet Italis\u00eb s\u00eb viteve 1960 dhe 1970, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vendi sh\u00ebnonte nj\u00eb emigrim neto negativ. Pasi iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb ndryshimi demografik t\u00eb balancuar gjat\u00eb dy dekadave n\u00eb vijim, Italia u rikthye n\u00eb emigrimin neto pozitiv. Vendi p\u00ebrjetoi emigracion t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb viteve 2002-2006, duke fituar rreth tet\u00eb persona p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blerina Hoxha P\u00ebr shkak t\u00eb moralit t\u00eb trazuar, t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb, ose thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb indiferenc\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb nisur ende t\u00eb shpjegojn\u00eb pyetjen se p\u00ebrse largohen njer\u00ebzit, dhe jo m\u00eb t\u00eb zgjidhin problemin. P\u00ebrkeq\u00ebsimi i kushteve t\u00eb demokracis\u00eb, zgjerimi i zot\u00ebrimeve t\u00eb krimit, korrupsioni i lart\u00eb, rritja e ngadalt\u00eb ekonomike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":6,"featured_media":310343,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-312195","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=312195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312195\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/310343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=312195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=312195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=312195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}