{"id":304306,"date":"2019-06-16T21:16:25","date_gmt":"2019-06-16T19:16:25","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=304306"},"modified":"2019-06-16T21:55:47","modified_gmt":"2019-06-16T19:55:47","slug":"ska-zgjedhje-me-30-qershor-intervista-e-plote-e-metes-per-televizionin-al-jazeera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/06\/16\/ska-zgjedhje-me-30-qershor-intervista-e-plote-e-metes-per-televizionin-al-jazeera\/","title":{"rendered":"&#8216;S&#8217;ka zgjedhje m\u00eb 30 qershor&#8217; &#8211; Intervista e plot\u00eb e Met\u00ebs p\u00ebr televizionin &#8216;Al Jazeera&#8217;","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-304307\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Meta16qershor.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"635\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Meta16qershor.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Meta16qershor-300x212.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Meta16qershor-768x542.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin &#8216;Al Jazeera&#8217;. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i Shtetit theksoi se dekreti i tij duhej zbatuar nga t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrsa ripohoi se m\u00eb 30 qershor nuk do ket\u00eb zgjedhje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai tha se \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga nj\u00eb parlament legjitim dhe jo nga ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta tha se vendimi p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht kushtetues dhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e plota t\u00eb tij ti president.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb e Presidentit Meta p\u00ebr televizionin \u201cAl Jazeera\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong> <\/span>(John T. Psaropoulos): Situata aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrcaktohet si nj\u00eb \u201ckriz\u00ebkushtetuese\u201d. Kushtetuta e p\u00ebrcakton Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb \u201crepublik\u00eb parlamentare\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ju jeni zgjedhur nga Parlamenti dhe jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb g\u00ebzoni besimin e Parlamentit. Parlamenti ka fuqin\u00eb t\u2019ju largoj\u00eb nga kjo detyr\u00eb dhe t\u2019ju z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse ka numrin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb votave n\u00eb rast se Gjykata Kushtetuese e cil\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Parlamentit. Por mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rast se keni nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs sipas Parlamentit. A mendoni se e keni shkelur Kushtetut\u00ebn dhe a mendoni se Parlamenti e ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr t\u2019ju z\u00ebvend\u00ebsuar? A \u00ebsht\u00eb kjo ajo q\u00eb pam\u00eb me rezolut\u00ebn e miratuar nga Parlamenti?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Un\u00eb kam qen\u00eb deputet i Parlamentit p\u00ebr 25 vite me radh\u00eb dhe e di shum\u00eb mir\u00eb se si funksionon ky institucion. Un\u00eb jam zgjedhur n\u00eb postin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nga nj\u00eb parlament plot\u00ebsisht legjitim dhe jo nga ky q\u00eb kemi aktualisht. Por q\u00eb nga momenti q\u00ebu zgjodha dhe u betova mbi Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb si President i Republik\u00ebs un\u00eb i p\u00ebrkas Republik\u00ebs dhe Republika u p\u00ebrket qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, dua t\u2019i siguroj t\u00eb gjith\u00eb se dekreti im p\u00ebr shfuqizimin e 30 qershorit si dat\u00eb p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve vendore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim kushtetues shum\u00eb solid, i bazuar mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia kushtetuese si President i Republik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky vendim i sh\u00ebrben paqes sociale, stabilitetit, duke shmangur p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm e t\u00eb pakontrolluar t\u00ebsituat\u00ebs, q\u00ebmund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00ebp\u00ebrplasje civile n\u00eb vend ashtu si\u00e7 edhe ju e keni par\u00eb gjat\u00ebzhvillimeve t\u00eb muajit t\u00eb fundit, sepse zgjedhjet pa opozit\u00ebn, jo vet\u00ebm minojn\u00eb stabilitetin e vendit, por gjithashtu \u00e7do shans pozitiv q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa p\u00ebrpara n\u00eb procesin e \u00e7eljes s\u00eb negociatave me BE-n\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Por a mendoni se Parlamenti po p\u00ebrpiqet t\u2019ju z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb apo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt politik teatral dhe Kryeministri Edi Rama ju ka sanksionuar publikisht p\u00ebrmes ligjv\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb sfidues dhe se ai mbetet i vendosur p\u00ebr t\u00eb mbajtur zgjedhje. A ka nisur tashm\u00eb nj\u00eb proces kushtetues?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>:Dua t\u2019ju siguroj se nuk dua ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur rreth Parlamentit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb k\u00ebtij institucioni, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb sa i p\u00ebrket Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se n\u00eb cilat raste Parlamenti mund t\u00eb shkarkoj\u00eb Presidentin. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00ebp\u00ebr rastet kur Presidenti b\u00ebn nj\u00eb shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb gjithashtu duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb m\u00eb pas nga Gjykata Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, duhet t\u2019jua b\u00ebj me dije se nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs nga Presidenti i Republik\u00ebs dhe dua gjithashtu t\u2019ju siguroj gjithashtu se rendi kushtetues i Shqip\u00ebris\u00eb\u00ebsht\u00eb i bazuar mbi pluralizmin politik dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Presidenti ekzakt\u00ebsisht \u00ebsht\u00ebq\u00eb t\u00eb tregoj\u00ebp\u00ebrkushtimn e tij p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pluralizmin politik n\u00eb vend, si edhe t\u00eb garantoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, sepse Shqip\u00ebria ka pasur p\u00ebr 45 vjet votime gjat\u00eb regjimit komunist, por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh mes zgjedhjeve dhe votimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Si\u00e7 e dini, muajin e kaluar miliona qytetar\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs iu drejtuan kutive t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb Parlamentit Europian. Shqip\u00ebria po shfaq probleme sa i p\u00ebrket vendimit se kur t\u00eb zgjedh\u00eb 61 kryebashkiak\u00eb. A \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria gati p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>:Shqiptar\u00ebt, qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, kan\u00eb qen\u00eb gati, edhe m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb, por n\u00eb or\u00ebt dhe dit\u00ebt n\u00eb vazhdim udh\u00ebheqja politike e vendit do t\u00eb testohet n\u00ebse ka maturin\u00eb e duhur, p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb penges\u00eb e k\u00ebsaj aspirate t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb shum\u00eb se 95% e shqiptar\u00ebve mezi presin q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Europian, dhe me vendimin tim kam dashur t\u2019u jap koh\u00eb k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsveq\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb, t\u00eb qet\u00ebsohen dhe t\u00eb krijojn\u00eb kushtet p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb arsyesh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb pjekuri, para s\u00eb gjithash kundrejt qytetar\u00ebve tan\u00eb, por edhe ndaj BE-s\u00eb, t\u00eb provojn\u00ebse ky vend \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Duke u kthyer te \u00e7\u00ebshtja kushtetuese, argumentet kund\u00ebr Jush t\u00eb shprehura nga qeveria theksojn\u00eb se Ju nuk keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb anuloni dat\u00ebn e zgjedhjeve&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>:Nuk jam duke folur p\u00ebr spekulime politike. Un\u00eb ju sigurova se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim kushtetues solid. I vetmi autoritet suprem q\u00eb mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dekret \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese, por ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshiroj t\u2019ju siguroj\u00ebsht\u00eb se ky diskutim dhe ky debat \u00ebsht\u00eb humbje kohe, pasi ky dekret \u00ebsht\u00eb publikuar tashm\u00eb n\u00eb Fletoren Zyrtare dhe duke iu referuar kuadrit kushtetues dhe ligjor, nga \u00e7asti i publikimit \u00ebsht\u00eb detyrim i \u00e7do institucioni, qoft\u00eb n\u00eb pushtetin qendror apo vendor, ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dekret.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Ne rregull, por duke folur politikisht, Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb ulet n\u00eb dialog me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb dat\u00eb konsensuale p\u00ebr zgjedhjet dhe se opozita kishte mund\u00ebsi t\u00eb regjistrohej n\u00eb proces zgjedhor, por vendosi t\u00eb mos merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Gjithashtu, ai thot\u00eb se i q\u00ebndron vendimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve. Si mund t\u00eb gjendet n\u00eb zgjidhje n\u00eb k\u00ebt\u00ebsituat\u00eb? A do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve vendore n\u00ebse do t\u00eb mbahen?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Pasi dekreti u firmos dhe hyri n\u00eb fuqi, nuk ka m\u00eb dat\u00eb formale dhe ligjore p\u00ebr zgjedhjet m\u00eb 30 qershor. Sa u p\u00ebrket pretendimeve t\u00eb Kryeministrit Rama dua t\u2019ju b\u00ebj me dije se precedenti i shtyrjes s\u00eb zgjedhjeve vendore \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe 2007, kur zoti Rama ishte udh\u00ebheq\u00ebs i opozit\u00ebs dhe kryebashkiaku i Tiran\u00ebs. Ai k\u00ebrkonte q\u00eb nj\u00eb dokument shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces teknik me kushtin q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb pat\u00ebm precedentin e par\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej n\u00eb disa raste t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dua t\u00eb them se kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re. Sigurisht, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale, sepse kur gjith\u00e7ka shkon mir\u00eb nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb dhe un\u00eb shpresoj se Kryeministri yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parim qeveris\u00ebs, q\u00eb qeverit\u00eb kan\u00eb m\u00ebtep\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin, jo vet\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet apo militant\u00ebt. Un\u00eb shpresoj q\u00ebato t\u2019i marrin p\u00ebrsip\u00ebr e t\u2019i p\u00ebrmbushin k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb reflektojn\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Por a do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve n\u00ebse qeveria do t\u2019i zhvilloj\u00eb ato?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Meta: Nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje m\u00eb 30 qershor. Ky dekret \u00ebsht\u00eb publikuar tashm\u00eb n\u00eb Fletoren Zyrtare dhe t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb detyrimin ta zbatojn\u00eb at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Ka dy interpretime krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat Gjykata Kushtetuese do t\u00eb duhet t\u00eb vendoste. Por meq\u00ebnuk ka Gjykat\u00eb Kushtetuese, sepse gjyqtar\u00ebt po i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb vetting-ut etik&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Meta: \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb autoritet suprem q\u00eb mund t\u00eb gjykoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dekret, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksionale p\u00ebr momentin, si\u00e7 e p\u00ebrmendet ju me t\u00eb drejt\u00eb.T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Presidenti i Republik\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje prej koh\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, por kjo tani nuk ka m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Tani n\u00eb k\u00ebto kushte ky dekret nuk mund t\u00eb kontestohet nga asnj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vend. Dhe sigurisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebdekret q\u00eb un\u00eb e kam firmosur para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duke marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr at\u00eb veprim dhe jam i sigurt se kam b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb konfliktit midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs, si edhe duke iu dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u2019u ulur sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb dialog p\u00ebr interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb para vendimit shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb do t\u00eb merret nga qeverit\u00eb e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Le t\u00eb flasim pak p\u00ebr aspektin politik t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb dekretit tuaj. Si\u00e7 that\u00eb, ju keni shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet atij dekreti d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00ebshmangur k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb siguris\u00eb publike dhe p\u00ebr t\u00ebshmangur k\u00ebrc\u00ebnime ndaj stabilitetit demokratik. U keni k\u00ebrkuar t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut, por deri m\u00eb tani Partia Socialiste nuk ka pranuar. Disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive t\u00eb vogla opozitare jan\u00eb takuar me ju dhe kjo duket si nj\u00eb shenj\u00eb e nisjes s\u00eb dialogut, por nuk kemi asnj\u00eb tregues se do t\u00eb p\u00ebrfshihet aktor\u00ebt kryesor\u00eb.Qeveria e udh\u00ebhequr nga Partia Socialiste thot\u00eb se do t\u00ebshkohet n\u00eb zgjedhje, nd\u00ebrsa opozita e udh\u00ebhequr nga Partia Demokratike, e cila thot\u00ebdi\u00e7ka pak a shum\u00eb kriptike dhe nuk jep asnj\u00eb sinjal pajtimi, teksa lideri i opozit\u00ebs zoti Basha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00e7do qytetar europian do t\u00eb ishte i detyruar t\u00eb b\u00ebnte kur p\u00ebrballet me nj\u00eb \u201cgrusht shteti\u201d. K\u00ebshtu e ka p\u00ebrkufizuar ai qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs. A jeni i shqet\u00ebsuar p\u00ebr faktin se dekreti juaj duket se nuk ka efektin e d\u00ebshiruar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta:<\/strong><\/span> Jam shum\u00eb i vendosur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet e nevojshme p\u00ebr dialog dhe p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb besueshme, sepse kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, jo vet\u00ebm p\u00ebr stabilitetin e vendit dhe p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn demokratike t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozit\u00ebn do t\u00eb ishte nj\u00eb investim krejt\u00ebsisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb s\u00eb ardhmes europiane t\u00eb vendit, q\u00eb\u00ebsht\u00eb objektivi komb\u00ebtar i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb e tyre politike. Gjithashtu, pas 4-5 muajve t\u00eb mbushur me konfrontime dhe tensione, q\u00eb ju i keni raportuar si e gjith\u00eb media bot\u00ebrore, zgjidhja nuk mund t\u00eb gjendet brenda 2-3 dit\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por un\u00eb shpresoj q\u00eb zoti Rama t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu s\u00eb bashku me udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do ta ndihmonte vendin jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb klim\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, por edhe do t\u00eb ndihmonte vendin t\u2019i demonstronte Bashkimit Europian dhe t\u00eb gjith\u00ebpartner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb maturin\u00eb e duhur dhe se ne jemi nj\u00eb vend q\u00eb i kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar standardet demokratike dhe jo q\u00eb i kemi p\u00ebrkeq\u00ebsuar ato.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: T\u00eb flasim pak p\u00ebr aspektin evropian t\u00eb dekretit tuaj p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve. Ju keni deklaruar se do t\u00eb mbronitkriterin kryesor t\u00eb Kopenhag\u00ebs p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, garantimin e funksionimit t\u00eb duhur t\u00eb institucioneve demokratike si edhe pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme t\u00eb partive. Dhe m\u00eb 9 qershor ju nxor\u00ebt dekretin teksa i b\u00ebt\u00eb t\u00eb qarta k\u00ebto q\u00ebndrime. M\u00eb 10 qershor Kryeministri Rama shkoi n\u00eb Bruksel dhe u takua me Presidentin e Komisionit Europian. Ky i fundit tha se ishte pro zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve m\u00eb 30 qershor, pasi n\u00ebse nuk do t\u00eb zhvilloheshin, kjo gj\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtonte perspektiv\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Zoti Juncker ka nj\u00eb interpretim krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb perspektiv\u00ebs suaj europiane krahasuar me Ju. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: President Juncker \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mik i mir\u00eb i imi dhe \u00ebsht\u00eb demokrat i madh. Jam i sigurt se ai nuk \u00ebsht\u00eb informuar si\u00e7 duhet p\u00ebr faktin se zgjedhjet e 30 qershorit praktikisht, ose n\u00eb thelb jan\u00eb thjesht votime dhe jo zgjedhje, sepse jan\u00eb zgjedhje pa opozit\u00ebn. Jam i sigurt se ai nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ajo q\u00eb ju thoni \u00ebsht\u00eb korrekte, por tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Komisionit Europian, sepse ky Komision e ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb rekomandim pozitiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Tani ky vendim do t\u00eb merret n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs europiane dhe mesazhet jan\u00eb t\u00eb qarta se zgjedhjet pa opozit\u00ebn nuk ndihmojn\u00eb progresin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Gjithsesi,duket se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Europian k\u00ebt\u00eb muaj. Si mendoni se do t\u00eb pritet ky vendim nga shoq\u00ebria shqiptare dhe si e parashikoni impaktin politik t\u00eb k\u00ebtij vendimi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Un\u00eb ende shpresoj q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb marr\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave me Bashkimin Europian sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, madje brenda k\u00ebtij muaji, s\u00eb bashku edhe me Maqedonin\u00eb e Veriut. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00ebn\u00eb or\u00ebt e ardhshme dhe n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme t\u00eb demonstrojm\u00eb pjekuri p\u00ebr t\u00ebkap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb shanse m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr nj\u00eb vendim pozitiv n\u00eb qershor apo shtator \u2013 kjonuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u2013 por sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Megjithat\u00eb, n\u00ebse kriza do t\u00eb vazhdoj\u00eb, shanset mund t\u00eb minohen p\u00ebr vite me radh\u00eb, e jo p\u00ebr disa muaj. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Pse e keni k\u00ebt\u00eb opinion? A mendoni se p\u00ebrplasja aktualepolitike \u00ebsht\u00eb kriterky\u00e7 p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta:<\/strong><\/span> Funksionimi i institucioneve demokratike \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do vendim t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta politike. Si\u00e7 e kam n\u00ebnvizuar, standardet e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb vendimtare p\u00ebr vendime t\u00eb tilla. Shqip\u00ebria ka pasur disa probleme edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me zgjedhjet dhe n\u00ebse nuk tregojm\u00eb normalitet dhe p\u00ebrparim n\u00eblidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore do t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Ka gjithashtu shqet\u00ebsime t\u00eb tjera t\u00eb shprehur nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportin e Komisionit Europian. Do t\u00eb ve\u00e7oja zhg\u00ebnjimin sa i p\u00ebrket munges\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimeve ndaj personazheve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge si edhe luft\u00ebs ndaj krimit t\u00eb organizuar. A vazhdon Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb probleme serioze me krimin e organizuar sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit tuaj?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Sundimi i ligjit dhe p\u00ebrparimi i preksh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, por edhe ndaj korrupsionit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsorp\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Shqip\u00ebria ka nisur nj\u00eb reform\u00eb mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por duhet b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar vullnet politik p\u00ebr ta zbatuar me p\u00ebrpikm\u00ebri. Gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb partner\u00ebedhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebpartner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Pra, ju mendoni se duhet b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim.Pse\u00ebsht\u00eb dashur kaq shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr procesin e vetting-ut? P\u00ebrse Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese p\u00ebr tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Mungesa e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr vendin dhe kjo e ka ndihmuar qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00ebautoritet shtes\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithsesi, un\u00eb shpresojq\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, por tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb adresojm\u00eb kriz\u00ebn dhe t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb koh\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha reformat q\u00eb duhen zbatuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk merr dit\u00ebn jeshile p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE k\u00ebt\u00eb muaj, a mendoni se do t\u00eb ket\u00eb rrezik p\u00ebr rritjen e emigracionit n\u00eb mas\u00eb, t\u00eb ligjsh\u00ebm apo t\u00eb paligjsh\u00ebm, pra shkaktimin e nj\u00eb vale t\u00eb re emigrimi nga ky vend? Ne shohim q\u00eb tani se nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh shqiptar\u00ebsh largohen nga vendi i tyre p\u00ebr t\u00eb nisur pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj, sepse k\u00ebtu pagat jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Papun\u00ebsia e t\u00eb rriturve \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin 12%, e t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb 22%. Numra shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebp\u00ebr t\u2019u menaxhuar nga \u00e7do qeveri&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Nuk do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaja skenarin m\u00eb t\u00eb keq, at\u00ebq\u00eb ju p\u00ebrmendni. Jam i vendosur t\u00eb luftoj p\u00ebr skenarin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjetja e nj\u00eb zgjidhje sa m\u00eb par\u00eb, t\u00ebtregojm\u00eb pjekurin\u00eb e duhur q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb gjithashtu partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb bindur se ne e meritojm\u00eb \u00e7eljen e negociatave me Bashkimin Europian sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: A mendoni se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb nisur bisedimet p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Un\u00eb mendoj se shqiptar\u00ebt jan\u00eb gati, por udh\u00ebheqja politike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve duhet t\u00ebtregojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pjekuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rrisim besimin te vendimmarr\u00ebsit n\u00eb Bashkimin Europian p\u00ebr ta hedhur k\u00ebt\u00eb hap.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: T\u00eb kthehem pak t\u00eb situata politike, q\u00eb ju e cil\u00ebsuat si pengesa kryesore. Polarizimi \u00ebsht\u00eb ekstrem, situata shum\u00eb konfrontuesedhe duket se edhe ju jeni p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull. Nd\u00ebrsa ju prisni q\u00ebk\u00ebto zhvillime t\u00eb fuqishme politike t\u00eb shp\u00ebtonin sistemin, sistemi duket se ju ka thithur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Rama vuri n\u00eb dyshim neutralitetin tuaj gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Parlament t\u00eb enjten dhe tha se ju i keni dh\u00ebn\u00eb fund t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb zyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, sepse ju jeni b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm n\u00eb postin tuaj, duke mb\u00ebshtetur q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs dhe keni k\u00ebrkuar anulimin e zgjedhjeve. Q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb\u00ebsht\u00eb n\u00eb krahun e kund\u00ebrt. A druheni se do t\u00eb humbisni t\u00eb pakt\u00ebn imazhin e neutralitetit tuaj n\u00ebshoq\u00ebri dhe n\u00eb opinionin publik?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>: Jo, un\u00eb jam i sigurt se vendimi im g\u00ebzon nj\u00eb mb\u00ebshtetje mjaft t\u00eb madhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe opinionin publik, sepse \u00e7do familje shqiptare ishte n\u00ebn trysni nga kjo situat\u00eb konfrontuese dhe njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk d\u00ebshironin t\u00eb shikonin e t\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre lloj zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por dua t\u2019ju b\u00ebj me dije se zoti Rama nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i zhg\u00ebnjyer me mua, sepse nj\u00eb nga argumentet e tij m\u00eb t\u00eb forta kur m\u00eb propozoi p\u00ebr President i Republik\u00ebs, \u2013 asokohe ishim edhe partner\u00eb n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs, \u2013 ishte se ai nuk mund t\u00eb gjente dik\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb garantonte t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs se sa zoti Meta. Dhe duke marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, un\u00eb nuk po p\u00ebrpiqem t\u00eb mbaj an\u00ebn e partive opozitare, por jam gjithashtu i detyruar t\u00eb garantoj t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs n\u00ebShqip\u00ebri, sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr t\u00eb garantuar pluralizmin politik, mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar i gjith\u00eb sistemi kushtetues i vendit. Gjithashtu, pluralizmi politik \u00ebsht\u00eb i garantuar vet\u00ebm nga zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjithmon\u00eb t\u2019i kujtojm\u00eb edhe Kryeministrit se qeveria ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sepse ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe gjithashtu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb taksapagues dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb buxhetin q\u00eb menaxhohet nga kjo qeveri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Th\u00ebn\u00eb kjo, shpresoj se qeveria dhe Kryeministri do t\u00eb reflektojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim dhe do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Pyetja+ e fundit. A g\u00ebzon Kryeministri Rama besimin dhe mb\u00ebshtetjen tuaj si kreu i qeveris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>:Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb cil\u00ebs i jam p\u00ebrgjigjur m\u00eb par\u00eb, kur e kam dekretuar si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Prisja q\u00eb ai me kalimin e koh\u00ebs n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ishte me fleksib\u00ebl dhe bashk\u00ebpunues me opozit\u00ebn, sepse para s\u00eb gjithash, sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi mund t\u00eb adresohen me sukses vet\u00ebm duke u bazuar n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Dhe pres q\u00eb ai ta l\u00ebr\u00eb pas k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse q\u00eb e p\u00ebrdor aq shum\u00eb dhe q\u00eb nuk po ndihmon mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb konsensus m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, por edhe politikat m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb vendi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i bashkuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>Gazetari<\/strong><\/span>: Zoti President, faleminderit q\u00eb dhat\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Al Jazeera-n!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Presidenti Meta<\/strong><\/span>:Faleminderit edhe ju!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin &#8216;Al Jazeera&#8217;. Kreu i Shtetit theksoi se dekreti i tij duhej zbatuar nga t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrsa ripohoi se m\u00eb 30 qershor nuk do ket\u00eb zgjedhje. Ai tha se \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga nj\u00eb parlament legjitim dhe jo nga ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht. Meta tha se vendimi p\u00ebr shtyrjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":304309,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-304306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304306\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/304309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}