{"id":300829,"date":"2019-06-01T12:51:48","date_gmt":"2019-06-01T10:51:48","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=300829"},"modified":"2019-06-01T13:02:17","modified_gmt":"2019-06-01T11:02:17","slug":"kryeministri-i-letrave-si-e-nisi-fushaten-ku-do-konkuroje-me-vetveten-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/06\/01\/kryeministri-i-letrave-si-e-nisi-fushaten-ku-do-konkuroje-me-vetveten-edi-rama\/","title":{"rendered":"&#8220;Kryeministri i Letrave&#8221;- Si e nisi fushat\u00ebn ku do konkurroj\u00eb me vetveten Edi Rama","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-300830\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ediramaletra.png\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"421\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ediramaletra.png 624w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/ediramaletra-300x164.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb shtune, kryeministri i vendit Edi Rama, zgjodhi t\u00eb shkruante letr\u00ebn e shtat\u00eb, pas gjasht\u00eb t\u00eb tillave p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Targeti jan\u00eb votuesit, q\u00eb me gjasa po shkuan pran\u00eb kutive t\u00eb votimit p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje vendore do t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb flet\u00ebt e votimit nj\u00eb panoram\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb till\u00eb: Edi Rama q\u00eb konkuron me vetveten. (Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb emrave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr bashkit\u00eb i ka hedhur p\u00ebr publikun, nd\u00ebrsa opozita ka vendosur t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje pas dor\u00ebzimit t\u00eb mandateve parlamentare).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur sot? &#8220;Kryeministri i Letrave&#8221; ka nisur t\u00eb shtat\u00ebn e &#8220;specialiteteve&#8221; t\u00eb tij t\u00eb 2019-\u00ebs (Pas pikturave, basketbollit, e ndonj\u00eb libri pa ndikim) t&#8217;u shkruaj\u00eb shqiptar\u00ebve. Pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn e\u00a0 nisjes zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit (edhe pse presidenti Ilir Meta u shpreh i gatsh\u00ebm ta ndryshonte at\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama u drejtohet demokrat\u00ebve, duke l\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim jasht\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb votojn\u00eb parti t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb brenda opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar q\u00eb po ashtu nuk hyn n\u00eb zgjedhje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, fjala vjen.<\/span><\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;<em>Bashk\u00ebqytetar\u00eb demokrat\u00eb, <\/em><\/span><em><span style=\"color: #000000;\">sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrsa partia t\u00eb cil\u00ebs ju i p\u00ebrkisni si an\u00ebtar\u00eb apo q\u00eb e keni votuar, si mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju po edhe p\u00ebr vendin, udh\u00ebheqja juaj politike ka hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn pa krye t\u00eb frik\u00ebs nga zgjedhjet, t\u00eb panikut nga drejt\u00ebsia dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve e t\u00eb orvajtjeve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb interesuar p\u00ebr paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhun\u00ebs, bojkotimi i zgjedhjeve, jan\u00eb n\u00eb thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave t\u00eb nj\u00eb partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <\/span><\/em><span style=\"color: #000000;\"><em>Un\u00eb nuk jam ai q\u00eb ju doni t\u00eb shihni n\u00eb krye t\u00eb vendit. Nuk m\u00eb keni votuar dhe sot nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb votoni, po thjesht shpresoj t\u00eb m\u00eb lexoni.&#8221;<\/em>, e nis letr\u00ebn e tij Rama.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Me fjali t\u00eb gjata, tipike p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb shkruarit, Rama u kujton se nuk \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb keq gjat\u00eb protestave q\u00eb kan\u00eb kryer k\u00ebto koh\u00eb duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb &#8220;S&#8217;\u00ebsht\u00eb pak&#8221;.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nuk e mbyll me kaq, Rama ua thot\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve se sipas anketimeve q\u00eb ka kryer <em>(madje sipas tij edhe nga anketimet e miqve t\u00eb tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare)<\/em> shumica prej tyre nuk e mb\u00ebshtesin <em>&#8220;as djegien e mandateve, as dhun\u00ebn e ushtruar n\u00eb protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udh\u00ebheqjes suaj.&#8221;<\/em> Madje Rama \u00ebsht\u00eb i bindur se k\u00ebta qytetar\u00eb nuk i pyeti kush p\u00ebr vendimet politike t\u00eb marra tashm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e panegociueshme kushtetuese e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb zgjedhin dhe nj\u00eb detyrim i pashmangsh\u00ebm kushtetues i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb zgjidhen. <\/span><\/em><span style=\"color: #000000;\"><em>Udh\u00ebheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet nj\u00eb disfate elektorale t\u00eb radh\u00ebs. Nd\u00ebrsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam t\u00eb zgjidhemi n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs.&#8221;<\/em>, vazhdon m\u00eb tej Rama, <strong>duke e v\u00ebn\u00eb &#8220;gishtin n\u00eb plag\u00eb&#8221;, pik\u00ebrisht n\u00eb pyetjen q\u00eb kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: &#8220;A mund t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje demokratike pa opozit\u00ebn?&#8221;<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Dhe cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e pyetjes q\u00eb b\u00ebn?<\/strong> <strong>Rama modifikon pyetjen.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Zgjedhje demokratike do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjidhen. Por n\u00ebse p\u00ebrjashtimi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme i opozit\u00ebs nga zgjedhjet i b\u00ebn ato antidemokratike, vet\u00ebp\u00ebrjashtimi i nj\u00eb partie kryesore nga zgjedhjet nuk i b\u00ebn ato jodemokratike.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Prandaj un\u00eb e ngre ndryshe pyetjen: A mundet q\u00eb zgjedhjet demokratike t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00ebse do opozita?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb varet nga do apo s\u2019do opozita t\u00eb b\u00ebhen! Mendje t\u00eb lehta politike e mediatike, kan\u00eb rrahur s\u00eb fundmi shum\u00eb uj\u00eb n\u00eb havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet pa opozit\u00ebn dhe sa e thjesht\u00eb qenka, q\u00eb t\u00eb shtyhet data e zgjedhjeve meq\u00eb s\u2019do opozita!&#8221;,<\/em> thekson kryeministri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai vazhdon m\u00eb tej duke shkruajtur sipas logjik\u00ebs s\u00eb tij dhe sipas asaj q\u00eb i intereson teksa shkruan &#8220;<em>Si mund t\u00eb vendoset &#8211; ku \u00ebsht\u00eb par\u00eb? q\u00eb zgjedhjet t\u00eb varen nga d\u00ebshira ose mungesa e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pale p\u00ebr zhvillimin e tyre n\u00eb dat\u00ebn e caktuar nga Kushtetuta.&#8221;<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Me sa duket, Ram\u00ebs, s\u00eb paku publikisht nuk i p\u00eblqen ai skenari i zgjedhjeve n\u00eb vjesht\u00eb, zgjedhje vendore e t\u00eb p\u00ebrgjithshme bashk\u00eb. Sepse sipas tij hapet nj\u00eb &#8220;rrug\u00eb e tat\u00ebpjet\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb n\u00ebse sot vendoset precedenti&#8221;.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;<em>Disa mendje nd\u00ebr ato t\u00eb lehtat q\u00eb lartp\u00ebrmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth un\u00eb) e pastaj le t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe fitoji prap\u00eb po deshe, se po vazhduam k\u00ebshtu vendi do shkoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje civile! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb recet\u00eb nga ato q\u00eb heqin dhimbjen e kok\u00ebs duke e paralizuar komplet trupin! Imagjinojeni pak \u00e7far\u00eb rruge e tat\u00ebpjet\u00eb hapet p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb nes\u00ebr, n\u00ebse sot vendoset precedenti q\u00eb mjafton t\u00eb ik\u00ebsh nga parlamenti, t\u00eb ushtrosh dhun\u00eb e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnosh me moslejim t\u00eb zgjedhjeve lokale dhe e p\u00ebrmbys, mu n\u00eb mes t\u00eb mandatit qeverin\u00eb e zgjedhur &#8211; duke provokuar zgjedhje t\u00eb reja kur do ti, madje me kryeministrin q\u00eb vendos ti!&#8221;,<\/em> shprehet m\u00eb tej.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sipas Ram\u00ebs, ashtu si\u00e7 e ka shprehur m\u00eb par\u00eb n\u00eb retorik\u00ebn e tij (informacione q\u00eb nuk dihet se ku i ka marr\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb do prish\u00eb zgjedhjet nuk do shkelte m\u00eb n\u00eb SHBA dhe BE, megjithse Holanda, p\u00ebr shembull po k\u00ebrkon ndalimin e hyrjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vendin e saj) \u00ebsht\u00eb krim moslejimi i zgjedhjeve<\/strong>: &#8220;<em>Esht\u00eb krim dhe nd\u00ebshkohet r\u00ebnd\u00eb nga Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kushdo q\u00eb e kryen nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb. Po jo vet\u00ebm kaq, cilido q\u00eb do t\u00eb kuturisej t\u00eb prekte nj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb procesit zgjedhor dhe do t\u00eb d\u00ebnohej m\u00eb pas p\u00ebr krime zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk do ta kishte m\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb shkelte p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Shtetet e Bashkuara (do t\u00eb merrte n\u00eb qaf\u00eb edhe familjar\u00ebt e af\u00ebrt sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb SHBA) dhe as do t\u00eb kalonte dot m\u00eb, kontrollin e kufijve t\u00eb Bashkimit Europian duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kompjuterizuar t\u00eb personave me rekorde kriminale, t\u00eb cil\u00ebt nuk hyjn\u00eb dot n\u00eb territorin e Unionit.&#8221;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>N\u00eb fund, entuziast, Rama &#8220;do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr bashkit\u00eb&#8221; pavar\u00ebsisht n\u00ebse qytetar\u00ebve q\u00eb ju drejtohet do dalin apo jo n\u00eb votime duke e mbyllur letr\u00ebn e tij, hedhur n\u00eb &#8220;Facebook&#8221; me fjal\u00ebt<\/strong>:<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;N\u00eb 30 qershor do t\u00eb votohet n\u00eb t\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Kuk\u00ebsit, Shkodr\u00ebs, Kamz\u00ebs, Lezh\u00ebs, Devollit, Mallakastr\u00ebs e me radh\u00eb bashkive blu, qeverisjen e munguar deri m\u00eb sot, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ju do t\u00eb dilni apo jo n\u00eb votime. Kudo ku do t\u00eb fitojm\u00eb aty ku kemi kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjistruar, nj\u00ebsoj si aty ku s\u2019kemi t\u00eb till\u00eb, ne do t\u00eb jemi n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallim&#8230;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb menduar ndryshe prej meje, ju p\u00ebrsh\u00ebndes e ju uroj \u00e7do t\u00eb mir\u00eb e sh\u00ebndet n\u00eb familjet tuaja. <\/span><span style=\"color: #000000;\">Edi Rama&#8221;<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk dihet n\u00ebse pas k\u00ebsaj letre do t\u00eb mbaj\u00eb ndonj\u00eb koncert, t\u00eb filmuar me dron, me karrige q\u00eb l\u00ebvizin nga nj\u00eb qytet n\u00eb tjetrin, p\u00ebr t\u00eb hapur &#8220;One Man Show&#8221;-n t\u00eb titulluar &#8220;PS30&#8221;. \/<em><strong>V.G-Hashtag.al<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb shtune, kryeministri i vendit Edi Rama, zgjodhi t\u00eb shkruante letr\u00ebn e shtat\u00eb, pas gjasht\u00eb t\u00eb tillave p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn. Targeti jan\u00eb votuesit, q\u00eb me gjasa po shkuan pran\u00eb kutive t\u00eb votimit p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje vendore do t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb flet\u00ebt e votimit nj\u00eb panoram\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":6,"featured_media":300830,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-300829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/300829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=300829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/300829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/300830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=300829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=300829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=300829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}