{"id":299255,"date":"2019-05-25T11:51:08","date_gmt":"2019-05-25T09:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=299255"},"modified":"2019-05-25T12:01:42","modified_gmt":"2019-05-25T10:01:42","slug":"edhe-armiqte-dialogojne-rama-i-shkruan-letren-e-katert-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/05\/25\/edhe-armiqte-dialogojne-rama-i-shkruan-letren-e-katert-bashes\/","title":{"rendered":"&#8220;Edhe armiqt\u00eb dialogojn\u00eb&#8221;, Rama i shkruan letr\u00ebn e kat\u00ebrt Bash\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-298868\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ramabashas23maj.png\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"575\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ramabashas23maj.png 1023w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ramabashas23maj-300x169.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ramabashas23maj-768x432.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama, i ka d\u00ebrguar sot letr\u00ebn e kat\u00ebrt radhazi kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Lulzim Bash\u00ebs. Duke iu drejtuar s\u00ebrish me fjal\u00ebn &#8220;Kryetar&#8221;, Rama i k\u00ebrkon Bash\u00ebs t\u00eb ulen n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr fatin e zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I vendosur p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, Rama i b\u00ebn thirrje kryedemokratit t\u00eb harroj\u00eb edhe n\u00ebnshtrimin e shumic\u00ebs p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Bashk\u00eb me dor\u00ebheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet t\u00eb harroni edhe se mund ta n\u00ebnshtroni shumic\u00ebn, duke imponuar me dal\u00ebmendjen e nj\u00eb pakice n\u00eb tkurrje, anullimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit &#8211; t\u00eb cilat nuk i kam caktuar un\u00eb po Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk i kam n\u00eb dor\u00eb un\u00eb, po populli shqiptar.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00ebse Ju s\u2019doni t\u00eb hyni n\u00eb zgjedhje se keni frik\u00eb nga gjykimi i popullit me vot\u00eb apo se shihni n\u00eb bezen e imagjinat\u00ebs Suaj, nj\u00eb film ku vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve pa dallim, e z\u00ebvend\u00ebson molotovi i ndjek\u00ebsve Tuaj t\u00eb verbuar a t\u00eb paguar, kjo \u00ebsht\u00eb llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj p\u00ebr ta vet\u00ebasgj\u00ebsuar grupimin Tuaj politik duke i besuar k\u00ebsaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni p\u00ebrmbys logjik\u00ebn e sistemit demokratik, duke ndjekur logjik\u00ebn e forc\u00ebs s\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb t\u00eb humburit, q\u00eb gabimisht kujton se s\u2019ka \u00e7\u2019humbet tjet\u00ebr dhe kthehet n\u00eb t\u00eb mbyturin q\u00eb t\u00eb mbyt!&#8221;,<\/em> shkruan Rama i cili shton se vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nisjes s\u00eb dialogut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Letra e kat\u00ebrt e Ram\u00ebs vjen nj\u00eb dit\u00eb pas deklaratave t\u00eb forta t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Ilir Meta, i cili tha se po konsideronte ndryshimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>LETER E KATERT PUBLIKE LULZIM BASHES<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zoti Kryetar,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">nuk dua t\u2019Ju krijohet ideja se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim serial i llojit \u201cm\u2019ka \u00e7u nana me la goj\u00ebn\u201d, as nj\u00eb p\u00ebrsiatje e zgjatur ku un\u00eb kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, t\u00eb mendimeve t\u00eb mia lidhur me situat\u00ebn e krijuar prej Jush.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Padyshim q\u00eb k\u00ebto letra publike, synojn\u00eb t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Por n\u00ebse nj\u00eb nis\u00ebm e till\u00eb, do t\u00eb ishte pa asnj\u00eb interes p\u00ebr Ju e p\u00ebr grupimin Tuaj politik, sigurisht q\u00eb s\u2019do zgjidhja k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019u sqaruar deri n\u00eb fund me njer\u00ebzit. Kam frik\u00eb se Ju nuk e shihni fare interesin e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb keni, n\u00eb leximin e k\u00ebtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikund\u00ebr jam i bindur se m\u00eb her\u00ebt se von\u00eb, kur t\u2019i lexoni n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr, do t\u2019Ju vij\u00eb keq q\u00eb s\u2019i lexuat e kuptuat kur duhej, n\u00ebse nuk uleni tani n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb e kam ditur dhe fatmir\u00ebsisht Ju\u2019a kam th\u00ebn\u00eb, shkruar n\u00eb nj\u00eb sms t\u00eb shkurt\u00ebr, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, se ku mund t\u2019Ju \u00e7onte heqja dor\u00eb nga frenat e retorik\u00ebs politike ose, shqip, t\u00eb folurit e goj\u00ebs para mendjes, n\u00eb kuturisjen e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb treguar forc\u00ebn e k\u00ebrcitjes s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, duke braktisur forc\u00ebn e arsyes. Ja ku jemi sot dhe n\u00eb shum\u00eb pak koh\u00eb, n\u00ebse Ju nuk frenoni p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb rrug\u00ebn e arsyes, e tat\u00ebpjeta p\u00ebr grupimin Tuaj politik, po sidomos p\u00ebr Ju personalisht, do t\u00eb jet\u00eb pa mund\u00ebsi ndalese deri kur t\u00eb prekni fundin e saj t\u00eb dhimbsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb jan\u00eb tkurrur e tretur parti historike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb lavdishme, se sa grupimi q\u00eb Ju aktualisht drejtoni me nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb hatashme. Po kurr\u00eb s\u2019ka ndodhur q\u00eb pluralizmi t\u00eb tretet bashk\u00eb me to. Jan\u00eb shfaqur e zhdukur pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb krye t\u00eb plot partive me pesh\u00eb dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rinj pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu q\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb as keqardhja ndaj Jush q\u00eb m\u00eb mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, t\u00eb degraduar sot n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po m\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb, humbja e panevojshme dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr vendin ton\u00eb e koh\u00ebs dhe energjive, me nj\u00eb histori kaq t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb kot\u00eb politike, sa kjo q\u00eb po zhvillohet n\u00eb amullin\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb opozit\u00ebs Suaj, qyshse dogj\u00ebt qorrazi mandatet parlamentare e nis\u00ebt t\u2019i fryni me t\u00ebrbimin e humb\u00ebsit zjarrit t\u00eb barbaris\u00eb politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kund\u00ebrshtar\u00ebt jan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u2019u mundur, por n\u00eb demokraci ata s\u2019jan\u00eb armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiq\u00ebsisht, sepse koston e armiq\u00ebsis\u00eb e paguan vendi. K\u00ebtu, tek kostoja q\u00eb ka p\u00ebr vendin m\u00ebnyra krejt e pap\u00ebrgjegjshme se si Ju keni zgjedhur t\u00eb p\u00ebrballeni me frik\u00ebn nga humbja e nga drejt\u00ebsia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e k\u00ebtij mundimi let\u00ebrshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende koh\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ulur kostot e k\u00ebsaj historie krejt t\u00eb tep\u00ebrt politike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb sot dhe nga ndjenja e detyr\u00ebs p\u00ebr t\u2019i thirrur t\u00eb kthehet arsyes Suaj t\u00eb humbur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe armiqt\u00eb dialogojn\u00eb, madje edhe kur jan\u00eb n\u00eb llogoret e luft\u00ebs prej v\u00ebrteti e ndalin k\u00ebmbimin e zjarreve dhe i len\u00eb nj\u00eb koh\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb fjal\u00ebve. Pastaj, n\u00ebse fjal\u00ebt nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjal\u00ebve. Nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb demokraci hedhin e presin shumic\u00ebn e koh\u00ebs, po ka gjithnj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe ur\u00eb, fjal\u00ebn ka. Si mund t\u2019i thuhet kund\u00ebrshtarit n\u00eb demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose un\u00eb do t\u2019i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit Tuaj ndjellakeq e \u00e7mendurak?! Ah po, e v\u00ebrtet\u00eb, ka ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e dy viteve m\u00eb par\u00eb, kur fiks si n\u00eb k\u00ebta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dor\u00ebheqjen me shkrim n\u00eb \u00c7adr\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Re q\u00eb t\u00eb flasim!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe n\u00eb fakt, dor\u00ebheqja me shkrim nuk erdhi se s\u2019kishte si t\u00eb vinte, po erdh\u00ebt Ju n\u00eb rrug\u00ebn e arsyes dhe \u00e7adra iku bashk\u00eb me Republik\u00ebn e Re, se s\u2019kishin si t\u00eb mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dor\u00ebheqjen time p\u00ebr nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: Un\u00eb as jam zgjedhur nga Ju, as punoj p\u00ebr Ju dhe as mund t\u00eb tradh\u00ebtoj ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zgjedhur e t\u00eb gris kontrat\u00ebn detyruese me ta, shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, pse Ju nuk pranoni t\u2019i n\u00ebnshtroheni vullnetit t\u00eb shumic\u00ebs dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashk\u00eb me dor\u00ebheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet t\u00eb harroni edhe se mund ta n\u00ebnshtroni shumic\u00ebn, duke imponuar me dal\u00ebmendjen e nj\u00eb pakice n\u00eb tkurrje, anullimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit &#8211; t\u00eb cilat nuk i kam caktuar un\u00eb po Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk i kam n\u00eb dor\u00eb un\u00eb, po populli shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse Ju s\u2019doni t\u00eb hyni n\u00eb zgjedhje se keni frik\u00eb nga gjykimi i popullit me vot\u00eb apo se shihni n\u00eb bezen e imagjinat\u00ebs Suaj, nj\u00eb film ku vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve pa dallim, e z\u00ebvend\u00ebson molotovi i ndjek\u00ebsve Tuaj t\u00eb verbuar a t\u00eb paguar, kjo \u00ebsht\u00eb llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj p\u00ebr ta vet\u00ebasgj\u00ebsuar grupimin Tuaj politik duke i besuar k\u00ebsaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni p\u00ebrmbys logjik\u00ebn e sistemit demokratik, duke ndjekur logjik\u00ebn e forc\u00ebs s\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb t\u00eb humburit, q\u00eb gabimisht kujton se s\u2019ka \u00e7\u2019humbet tjet\u00ebr dhe kthehet n\u00eb t\u00eb mbyturin q\u00eb t\u00eb mbyt!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Keni akoma shum\u00eb, sa shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb humbur dhe keni akoma koh\u00eb, shum\u00eb pak koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rifituar kthjellt\u00ebsin\u00eb, qet\u00ebsin\u00eb e drejtimin e humbur, duke u kthyer n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut e duke i kursyer Shqip\u00ebris\u00eb, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e nj\u00eb aventure sa qesharake, aq edhe t\u00eb kushtueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto letra t\u00eb miat po zgjaten p\u00ebrdit\u00eb, sepse po mbarojn\u00eb! Dhe me durim po Ju p\u00ebrs\u00ebris, ejani n\u00eb Dialog. Pa kushte dhe pa frik\u00eb. Kushtet dhe frika, jan\u00eb pengesat q\u00eb do Ju nxjerrin nes\u00ebr si d\u00ebshtak nga politika, n\u00ebse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pritjen Tuaj q\u00eb vazhdon,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edi Rama<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">25 maj, 2019<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, i ka d\u00ebrguar sot letr\u00ebn e kat\u00ebrt radhazi kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Lulzim Bash\u00ebs. Duke iu drejtuar s\u00ebrish me fjal\u00ebn &#8220;Kryetar&#8221;, Rama i k\u00ebrkon Bash\u00ebs t\u00eb ulen n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr fatin e zgjedhjeve. I vendosur p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, Rama i b\u00ebn thirrje kryedemokratit t\u00eb harroj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":298802,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-299255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/298802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}