{"id":297135,"date":"2019-05-15T16:17:17","date_gmt":"2019-05-15T14:17:17","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=297135"},"modified":"2019-05-15T16:18:27","modified_gmt":"2019-05-15T14:18:27","slug":"qeveria-kalimtare-eshte-gracke-per-pd-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/05\/15\/qeveria-kalimtare-eshte-gracke-per-pd-ne\/","title":{"rendered":"Qeveria kalimtare \u00ebsht\u00eb grack\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-297136\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/sejamini-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" \/>Nga Neritan Sejamini<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse do t\u00eb detyrohej t\u00eb zgjidhte mes alternativ\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ulur me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb qeveri kalimtare e zgjedhje t\u00eb parakohshme, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe alternativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos negociuar n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb me Edi Ram\u00ebn, qoft\u00eb edhe me pasoj\u00ebn q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen m\u00eb 2021 me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, nga ana tjet\u00ebr, Lulzim Basha duhet t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ideja se Edi Rama Kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb kriminel e vjedh\u00ebs zgjedhjesh, nd\u00ebrsa Edi Rama Kryetar i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb politikan konstruktiv, q\u00eb do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vjedhja, \u00ebsht\u00eb iluzion vet\u00ebshkat\u00ebrrues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka nj\u00eb fakt t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e sotme politike: p\u00ebrballja e ardhshme zgjedhore Rama-Basha \u00ebsht\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d me shum\u00ebn zero\u2014nj\u00ebri do t\u00eb fitoj\u00eb gjith\u00e7ka dhe tjetri do t\u00eb humbas\u00eb gjith\u00e7ka, me gjasa edhe karrier\u00ebn aktive politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse ulet n\u00eb tavolin\u00eb me Ram\u00ebn, Basha do t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb atij avantazhin dhe kontrollin e loj\u00ebs, dhe me gjasa do t\u00eb dal\u00eb ai humb\u00ebs nga p\u00ebrplasja politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb humbje e panevojshme dhe krejt\u00ebsisht e shmangshme, shkaktuar vet\u00ebm nga padurimi dhe ngutja, sepse koha politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bash\u00ebs dhe jo Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koha vet\u00ebm do ta rr\u00ebnoj\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb, edhe sikur qeverisja e tij t\u00eb mos prodhoj\u00eb m\u00eb skandale, gj\u00eb q\u00eb duket e pamundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ky rr\u00ebnim, mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 do t\u00eb ishin t\u00eb vogla, edhe sikur ai t\u00eb hynte si Kryeminist\u00ebr n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mund\u00ebsia e vetme realiste q\u00eb Rama t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb jan\u00eb, ironikisht, zgjedhjet e parakohshme q\u00eb k\u00ebrkon opozita.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht, opozita e bashkuar duket se ka m\u00eb shum\u00eb vota se qeveria, por avantazhi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende aq i vog\u00ebl sa Rama mund ta kap\u00ebrcej\u00eb me manovra strategjike, si krijimi e mb\u00ebshtetja p\u00ebr parti dhe grupime t\u00eb reja politike, apo p\u00ebrmes manipulimit t\u00eb vot\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkesa e pareshtur e opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb nga pik\u00ebpamja strategjike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb edhe nga pik\u00ebpamja praktike. P\u00ebrfitimi n\u00eb koh\u00eb nga zgjedhjet e parakohshme, t\u00eb cilat do t\u00eb duan t\u00eb pakt\u00ebn 6-12 muaj t\u00eb p\u00ebrgatiten, do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm pak muaj p\u00ebrshpejtim nga zgjedhjet e zakonshme t\u00eb vitit 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjith\u00eb kjo energji dhe sakrific\u00eb e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar vet\u00ebm pak muaj, duke rrezikuar madje ballafaqimin me zgjedhje t\u00eb parakohshme pa qen\u00eb ende e p\u00ebrgatitur p\u00ebr gar\u00eb, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorim i panevojsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, opozita ka shpallur si shp\u00ebtim t\u00eb zgjedhjeve at\u00eb q\u00eb ajo e quan \u201cqeveri kalimtare\u201d\u2014nj\u00eb kabinet ministrash jasht\u00ebpartiak\u00eb apo ish-politikan\u00ebsh t\u00eb moderuar, nga t\u00eb dyja an\u00ebt e politik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nj\u00eb kabinet i till\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb as pushtetin e nevojsh\u00ebm politik, as instrumentet e domosdoshme qeveris\u00ebse p\u00ebr t\u2019i mbrojtur zgjedhjet nga vjedhja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministrat kalimtar\u00eb nuk do ta ndryshojn\u00eb dhe as do ta kontrollojn\u00eb dot administrat\u00ebn publike prej rreth 155 mij\u00eb personash, thuajse t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs apo miliant\u00eb socialist\u00eb\u2014shumica e tyre do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb PS-s\u00eb. Sikurse u pa m\u00eb 2017, administrata publike i shp\u00ebrfill ministrat jopolitik\u00eb, duke i izoluar ata vet\u00ebm me sekretar\u00ebt, shofer\u00ebt e k\u00ebshilltar\u00ebt e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pa pushtet politik e pa kontroll administrativ, nj\u00eb kabinet ministrash kalimitar\u00eb nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb dot kriminel\u00ebt t\u00eb blejn\u00eb vota, as oligark\u00ebt t\u00eb financojn\u00eb blerjen e votave, as mediat t\u00eb fshehin vjedhjen e votave dhe as v\u00ebzhguesit civil\u00eb t\u00eb mbyllin syt\u00eb para vjedhjes s\u00eb votave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky kabinet nuk mund ta shtyj\u00eb as drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb e d\u00ebnoj\u00eb vjedhjen e votave\u2014Edi Rama tashm\u00eb i kontrollon institucionet e administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe do t\u2019i kontrolloj\u00eb ato edhe pasi t\u00eb l\u00ebr\u00eb pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me pak fjal\u00eb, edhe sikur t\u00eb mund t\u00eb gjenden ministra t\u00eb paansh\u00ebm, t\u00eb ndersh\u00ebm e kurajoz\u00eb\u2014nj\u00eb mision shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb edhe ky\u2014ata nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ato q\u00eb opozita pret prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe sikur Edi Rama t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb praktiktikisht t\u00eb gjith\u00eb pushtetin politik dhe t\u00eb ruaj\u00eb t\u00eb paprekur infrastruktur\u00ebn e vjedhjes s\u00eb votave, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kriminel\u00eb, oligark\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb medias, punonj\u00ebs publik\u00eb e militant\u00eb partiak\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje, qeveria kalimtare do t\u2019i jap\u00eb Ram\u00ebs edhe alibi nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr vjedhjen: \u201cIa dhash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qeverin\u00eb Lulit, ky prap\u00eb nuk fitoi dot, dhe tani ka filluar t\u00eb ankohet prap\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk po zgjatem k\u00ebtu p\u00ebr d\u00ebmin e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb imazh q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb Basha nga ulja n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me Ram\u00ebn\u2014me njeriun p\u00ebr t\u00eb cilin ai i ka bindur shqiptar\u00ebt se \u00ebsht\u00eb kriminel, njeriun p\u00ebr t\u00eb cilin u betua se me t\u00eb nuk do t\u00eb ulej m\u00eb kurr\u00eb. Fotot e videot e takimit do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb perfekte p\u00ebr ekipin e komunikimit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">PD-ja duhet t\u00eb mos i ngat\u00ebrroj\u00eb m\u00eb d\u00ebshirat apo k\u00ebrkesat e drejta t\u00eb saj me realitetin. Ajo nuk duhet ta shoh\u00eb politik\u00ebn me syt\u00eb e militant\u00ebve apo ta gjykoj\u00eb me amatorizmin e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb as p\u00ebrvoj\u00eb dhe as p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">PD-ja duhet t\u00eb pranoj\u00eb me realiz\u00ebm se zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb manipulohen\u2014pak gjasa ka t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet masakra e vitit 2017, por manipulimi i tyre n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase \u00ebsht\u00eb (ende) i pashmangsh\u00ebm\u2014sepse nuk ka asnj\u00eb mjet, asnj\u00eb metod\u00eb, asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb arrihet, brenda pak muajsh, t\u00eb garantohen kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti t\u00eb hidhur, PD-s\u00eb i mbetet vet\u00ebm nj\u00eb strategji: t\u00eb kufizoj\u00eb sa t\u00eb mundet manipulimin e vot\u00ebs. Kjo arrihet me dy m\u00ebnyra kryesore: a) duke fituar mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe popullore, dhe b) duke shkurajuar faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb Ram\u00ebn n\u00eb vjedhjen e vot\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka nj\u00eb kufi se sa vota mund t\u00eb manipulosh pa u par\u00eb dhe zbuluar nga e gjith\u00eb bota, ve\u00e7an\u00ebrisht nga nj\u00eb bot\u00eb e vet\u00ebdijshme se mund t\u00eb vjedh\u00ebsh. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, n\u00ebse opozita arrin t\u00eb siguroj\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb vota se Rama, ajo do t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet pavar\u00ebsisht manipulimit\u2014mund t\u00eb hamend\u00ebsohet se avantazhi 5-7 p\u00ebr qind ndaj Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb fasho e sigurt\u00eb ndaj \u00e7do manipulimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, opozita duhet t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb strategjin\u00eb e \u201c1 milion\u00eb votave\u201d, q\u00eb Rama e arriti n\u00eb vitin 2013: maksimizimin e mb\u00ebshtetjes popullore. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj strategjie duhet t\u00eb jet\u00eb patjet\u00ebr p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb bindur votuesit e prirur p\u00ebr t\u00eb shitur vot\u00ebn se jeta e tyre do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb nga kat\u00ebr vjet qeverisje t\u00eb PD-s\u00eb se sa nga 50 eurot e Edi Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Strategjia tjet\u00ebr e opozit\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb shkurajimi dhe neutralizimi i instrumenteve ndihm\u00ebse t\u00eb manipulimit. Ka kat\u00ebr grupe kryesore q\u00eb jan\u00eb, drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Ram\u00ebn p\u00ebr vjedhjen e vot\u00ebs: oligark\u00ebt dhe bizneset q\u00eb financojn\u00eb Ram\u00ebn me miliona euro; kriminel\u00ebt dhe trafikant\u00ebt q\u00eb financojn\u00eb vjedhjen dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb e ushtrojn\u00eb trysni ndaj votuesve; mediat q\u00eb propagandojn\u00eb dhe mbulojn\u00eb provat e vjedhjes; dhe policia dhe punonj\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb ose p\u00ebrfshihen direkt, ose nuk pengojn\u00eb vjedhjen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjith\u00eb shkurajohen dhe mund t\u00eb neutralizohen, n\u00ebse krijohet bindja publike se opozita do t\u00eb fitoj\u00eb, dhe Ram\u00ebn nuk ka gj\u00eb q\u00eb e shp\u00ebton. Shumica prej tyre nuk do t\u00eb rrezikonin fatet e tyre p\u00ebr nj\u00eb humb\u00ebs, ose t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb kamufloheshin n\u00eb mb\u00ebshtejten e tyre p\u00ebr Ram\u00ebn duke ulur efikasitetin e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht, kjo gj\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb ata t\u00eb besojn\u00eb edhe se, kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, PD-ja do t\u00eb ket\u00eb kurajon t\u00eb \u201chakmerret\u201d ndaj k\u00ebtyre instrumenteve t\u00eb manipulimit, duke \u00e7montuar pushtetin e padrejt\u00eb ekonomik apo shoq\u00ebror t\u00eb tyre. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, PD-ja duhet t\u00eb distancohet e t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb q\u00eb tani \u00e7do lidhje me k\u00ebto instrumente, ve\u00e7an\u00ebrisht me oligark\u00ebt dhe mediat e kontrolluara nga Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse ata e shikojn\u00eb se PD-ja i refuzon q\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, do ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta kuptojn\u00eb at\u00eb q\u00eb i pret kur ajo t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, pavar\u00ebsisht sabotimit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dyja, edhe fitimi i mb\u00ebshtetjes nga populli, edhe krjimi i bindjes n\u00eb fitore arrihen vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: opozita duhet t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb ndryshimi, duke iu drejtuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe jo vet\u00ebm militant\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">PD-ja duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se, sot, rruga e ndershme, rruga pragmatike dhe rruga e sigurt drejt fitores jan\u00eb nj\u00eb: p\u00ebrqafimi i aspirat\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik, ekonomik dhe shoq\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo aspirat\u00eb p\u00ebrjashton negociatat me Ram\u00ebn, t\u00eb cilat do t\u2019i jepnin atij mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dukej edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve jo si shkat\u00ebrruesi i fateve t\u00eb tyre, por si ai politikani i zoti q\u00eb i manipulon dhe kontrollon t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb cilit nuk ia hedh dot askush.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb \u201ce keqja\u201d q\u00eb mund t\u2019i vij\u00eb PD-s\u00eb nga rruga parimore \u00ebsht\u00eb ardhja n\u00eb pushtet n\u00eb qershor 2021, vet\u00ebm dy vjet nga tani.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rruga e shkurt\u00ebr q\u00eb ajo po k\u00ebrkon me verb\u00ebri strategjike vet\u00ebm do t\u2019ia shtyj\u00eb asaj p\u00ebr shum\u00eb vite ardhjen n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/exit.al\/2019\/05\/qeveria-kalimtare-ne-negociata-me-ramen-eshte-gracke-per-pd-ne\/\"><span style=\"color: #0000ff;\">Exit.al<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Neritan Sejamini N\u00ebse do t\u00eb detyrohej t\u00eb zgjidhte mes alternativ\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ulur me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb qeveri kalimtare e zgjedhje t\u00eb parakohshme, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe alternativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos negociuar n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb me Edi Ram\u00ebn, qoft\u00eb edhe me pasoj\u00ebn q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen m\u00eb 2021 me Edi Ram\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":297136,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-297135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297135\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/297136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}