{"id":293095,"date":"2019-04-28T19:25:18","date_gmt":"2019-04-28T17:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=293095"},"modified":"2019-04-28T19:25:18","modified_gmt":"2019-04-28T17:25:18","slug":"basha-per-gazeten-sllovene-shqiperia-ne-udhekryq-duhet-te-ndryshoje-nga-themeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/04\/28\/basha-per-gazeten-sllovene-shqiperia-ne-udhekryq-duhet-te-ndryshoje-nga-themeli\/","title":{"rendered":"Basha p\u00ebr gazet\u00ebn sllovene: Shqip\u00ebria n\u00eb udh\u00ebkryq, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb nga themeli","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-293097\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/e67024d7-1e02-4ade-9dd9-869868e20a63.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/e67024d7-1e02-4ade-9dd9-869868e20a63.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/e67024d7-1e02-4ade-9dd9-869868e20a63-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/e67024d7-1e02-4ade-9dd9-869868e20a63-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn sllovene Delo ka sqaruar situat\u00ebn politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka sqaruar disa nga idet\u00eb e tij rreth politik b\u00ebrjes duke treguar disa nga rrug\u00ebt e ndryshimit.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb nga Alja\u017e Vrabec:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Ljubljan\u00eb ishte me ftes\u00eb t\u00eb Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studimet e Lindjes s\u00eb Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij ka kryer shum\u00eb takime politike dhe me investitor\u00eb. \u201cKemi biseduar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr situat\u00ebn e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr investimet sllovene n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d- thot\u00eb Basha dhe shton: \u201cSllovenin\u00eb e shohim si shembull si mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen potencialet tona, por edhe si mund t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb problemet me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur m\u00eb her\u00ebt Sllovenia, duke ndjekur praktikat e mira\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mesazhi po p\u00ebrcjellin njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb \u2013 E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Europa. Duam t\u00eb kemi zgjedhje t\u00eb lira, shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. 30 vite pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit, njer\u00ebzit shohin faktin se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs por nj\u00eb shtet t\u00eb kapur. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb sot Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebkryq. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shum\u00eb kemi arritur tridhjet\u00eb vitet e fundit, por tani duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga autokracia. Duhet t\u00eb ndjekim rrug\u00ebn drejt Bashkimit Europian, e cila \u00ebsht\u00eb aspirat\u00eb e 95 % t\u00eb shqiptar\u00ebve. Atje mund t\u00eb arrijm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes rrug\u00ebs europiane, jo me g\u00ebnjeshtra, intriga dhe mospranim t\u00eb rregullave t\u00eb demokracis\u00eb. Duhet, s\u00eb pari, t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u2019i \u00e7lirojm\u00eb duart drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj dhe s\u00eb dyti p\u00ebrcaktime t\u00eb qarta ligjore p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb nga politika personat e lidhur me krimin. N\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e tyre t\u00eb gjith\u00eb vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s\u2019mendojn\u00eb aspak p\u00ebr shumic\u00ebn e popullit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-293096\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/99a832a4-b2ac-41d6-8e39-3b7d8f3c96c1.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/99a832a4-b2ac-41d6-8e39-3b7d8f3c96c1.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/99a832a4-b2ac-41d6-8e39-3b7d8f3c96c1-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/99a832a4-b2ac-41d6-8e39-3b7d8f3c96c1-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p><strong>Po thoni fjal\u00eb goxha t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat zakonisht politikan\u00ebt opozitar\u00eb i harrojn\u00eb, sapo vijn\u00eb n\u00eb pushtet\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00eb nga themeli, q\u00eb nga organizimi i saj juridik. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb mbetet m\u00eb n\u00eb d\u00ebshirat e qeverive, ligjin nuk duhet t\u00eb jet\u00eb monopol i t\u00eb fort\u00ebve dhe t\u00eb pasurve, por shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb akses t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti vendi s\u2019ka Gjykat\u00eb Kushtetuese. N\u00eb Shqip\u00ebri mbizot\u00ebrojn\u00eb klane t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb i kan\u00eb shtrir\u00eb lidhjet e tyre q\u00eb nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndiqen, t\u00eb arrestohen, t\u00eb vihen para drejt\u00ebsis\u00eb kriminel\u00ebt, k\u00ebta po fitojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndikim politik, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me politik\u00ebn duke i zgjeruar edhe m\u00eb tej \u201cbizneset\u201d e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kur dikush b\u00ebn shum\u00eb premtime dhe premton shum\u00eb ndryshime, ndodh q\u00eb problemet riciklohen<\/p>\n<p>Prandaj synojm\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ndjekim \u00ebndrr\u00ebn europiane dhe q\u00eb fuqia e vendimmarrjes t\u2019i kaloj\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet duke inkurajuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb konkurrenc\u00ebn, si dhe njer\u00ebzit me ide.<\/p>\n<p><strong>Krimi i organizuar nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar, ai gjithnj\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb lidhje t\u00eb reja\u2026<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrcaktues \u00ebsht\u00eb vullneti politik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb luft\u00ebn politike duhet dhe jemi t\u00eb p\u00ebrqendruar tek p\u00ebrcaktimi I rregullave, ligjeve, dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, formacioni yn\u00eb politik ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb vitin 2015 i imponuam qeveris\u00eb miratimin e nj\u00eb ligji q\u00eb ndalon zgjedhjen n\u00eb funksione publike t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime apo q\u00eb lidhjet e t\u00eb cil\u00ebve me krimin e organizuar, jan\u00eb t\u00eb provuara. Politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me krimin e organizuar, duhet t\u00eb d\u00ebnohen, jo t\u00eb shp\u00ebrblehen.<\/p>\n<p><strong>Po pse kriminel\u00ebt kan\u00eb zbuluar parajs\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Krimi shkon gjithmon\u00eb atje ku institucionet publike jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe ku politika \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb sakrifikoj\u00eb t\u00eb mirat publike p\u00ebr interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojn\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb arsim e sh\u00ebndet\u00ebsi, por mundohen t\u00eb ken\u00eb kontroll total mbi shtetin, policin\u00eb dhe gjyq\u00ebsorin. Prandaj, duhet t\u00eb investohemi shum\u00eb n\u00eb forcimin e institucioneve shtet\u00ebrore dhe inkurajimin e konkurrenc\u00ebs politike.<\/p>\n<p><strong>Sa do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Europian n\u00eb muajin maj?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb BE t\u2019i mbetet besnik Samitit t\u00eb Selanikut mbi perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Por, gjithsesi, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohemi tek vetja jon\u00eb, tek plot\u00ebsimi i kritereve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb, me ide n\u00eb ekonomi, kultur\u00eb e arsim, t\u2019i realizojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb e jo t\u00eb detyrohen t\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb shumic\u00eb, si\u00e7 ndodh aktualisht.<\/p>\n<p>Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen t\u00eb djathtat sovraniste n\u00eb Parlamentin Evropian.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00ebn aspirat\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet vend an\u00ebtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Tashm\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s. Po ashtu kemi marr\u00eb statusin kandidat p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb BE. Shtetasit shqiptar\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb prej 9 vitesh pa viza brenda hap\u00ebsir\u00ebs Shengen. Por, fatkeq\u00ebsisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjet\u00ebr n\u00eb 2013-\u00ebn, n\u00eb Shqip\u00ebri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po nd\u00ebrmerren reformat e duhura.<\/p>\n<p><strong>Por trendi i t\u00eb djatht\u00ebs europiane mbetet p\u00ebrforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i m\u00ebtejsh\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Ndjek me preokupim zhvillime t\u00eb tilla. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb klim\u00ebn e besimit dhe t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb kushtet e k\u00ebrkuara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, an\u00ebtar\u00ebsim q\u00eb vendit tim do t\u2019i sjell\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime, si n\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, ashtu edhe t\u00eb kapitalit, pun\u00ebs, ideve dhe heqjes s\u00eb shum\u00eb pengesave e kufijve.<br \/>\nUn\u00eb jam i bindur se n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Europ\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb kemi mb\u00ebshtetjen e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb ecur me shpejt\u00ebsi n\u00eb rrug\u00ebn jo t\u00eb leht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit<\/p>\n<p><strong>Ju po bashk\u00ebpunoni ngusht\u00eb me Donald Trump, megjith\u00ebse ai e ka vler\u00ebsuar Bashkimin Europian si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr SHBA?<\/strong><\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb kujdesemi p\u00ebr kontakte sa m\u00eb t\u00eb mira me SHBA-t\u00eb, pasi me mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs jemi b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. T\u00eb mos harrojm\u00eb edhe ndihm\u00ebn q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs. Por bashk\u00ebpunimi me SHBA-t\u00eb nuk p\u00ebrjashton n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Si e komentoni val\u00ebn e migrimeve masive?<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka sjell\u00eb gjithmon\u00eb l\u00ebvizjen e njer\u00ebzve. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se val\u00ebt migratore, n\u00eb fakt, nuk mund t\u00eb parandalohen nga asnj\u00eb penges\u00eb teknike, prandaj Europa duhet t\u00eb kujdeset q\u00eb nga emigracioni t\u00eb nxjerrin p\u00ebrfitime t\u00eb dy pal\u00ebt, si ardh\u00ebsit, edhe prit\u00ebsit. Gjithsesi, duhet b\u00ebr\u00eb kujdes q\u00eb me k\u00ebto val\u00eb migratore t\u00eb mos kalojn\u00eb njer\u00ebz me ideologji t\u00eb caktuara apo terrorist\u00eb. Migrimet e pakontrolluara duhet t\u00eb parandalohen, por pa u mb\u00ebrthyer nga ksenofobia dhe racizmi.<\/p>\n<p>Disa politikan\u00eb, koleg\u00eb tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe nj\u00eb diskursi ksenofob p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pik\u00eb politike.<\/p>\n<p>Drit\u00ebshkurt\u00ebsia n\u00eb lidhje me problemet e migracionit t\u00eb pakontrolluar ka sjell\u00eb edhe zgjidhje drit\u00ebshkurt\u00ebr. Politikan\u00ebt nuk po i identifikojn\u00eb arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb migracionit, prandaj edhe strehohen tek nj\u00eb diskurs ksenofob, q\u00eb nuk i sh\u00ebrben askujt.<\/p>\n<p><strong>Keni ndonj\u00eb mendim p\u00ebr iden\u00eb e bashkimit apo \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e madhe\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian. Po ashtu, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn aspirat\u00eb kan\u00eb edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. K\u00ebsisoj, jam I bindur se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vende do t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-293098\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/521c7928-1c53-499e-8195-e732372298ce.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"521\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/521c7928-1c53-499e-8195-e732372298ce.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/521c7928-1c53-499e-8195-e732372298ce-300x153.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/521c7928-1c53-499e-8195-e732372298ce-768x391.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn sllovene Delo ka sqaruar situat\u00ebn politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka sqaruar disa nga idet\u00eb e tij rreth politik b\u00ebrjes duke treguar disa nga rrug\u00ebt e ndryshimit. Intervista e plot\u00eb nga Alja\u017e Vrabec: N\u00eb Ljubljan\u00eb ishte me ftes\u00eb t\u00eb Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studimet e Lindjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":293096,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[224,223,72],"class_list":["post-293095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit","tag-delo","tag-intervistw","tag-lulzim-basha"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293095\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}