{"id":289952,"date":"2019-04-14T19:01:24","date_gmt":"2019-04-14T17:01:24","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=289952"},"modified":"2019-04-14T19:02:20","modified_gmt":"2019-04-14T17:02:20","slug":"te-ndertosh-nje-universitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/04\/14\/te-ndertosh-nje-universitet\/","title":{"rendered":"&#8220;T\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb Universitet&#8221;","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-289953\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/foto-2-profi-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/foto-2-profi-1.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/foto-2-profi-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/foto-2-profi-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/foto-2-profi-1-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Pr.Dr. Anastas Angjeli <\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>(President Nderi i Universitetit Mesdhetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb)<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshimi nis nga idet\u00eb, zhvillimi nga institucionet e ideve dhe e ardhmja takohet kur di t\u00eb shkosh tek ajo fal\u00eb ideve. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe e kam b\u00ebr\u00eb\u00a0 duke u perpjekur t\u00eb jap kontributin tim, por si\u00e7 thote populli yn\u00eb \u201cmire \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh me mire\u201d dhe, zgjedhja ime ishte t\u00eb kontriboja n\u00eb nd\u00ebrtimin e mendimit, investimi m\u00eb fisnik dhe m\u00eb me vler\u00eb q\u00eb ka ekzistuar q\u00eb nga antikiteti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj 10 vite m\u00eb par\u00eb, fal\u00eb k\u00ebsaj ndjenje, mendova q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kishin lidhur jet\u00ebn dhe aktivitetin me m\u00ebsimin dhe auditorin, t\u00eb nd\u00ebrtoja nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb universitare. Nuk ishte e leht\u00eb, por edhe e pamundur nuk ishte. NE JA DOL\u00cbM! 10 vjet\u00a0 mund t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb dit\u00eb muaj dhe vite, n\u00eb pun\u00eb k\u00ebmbngulje dhe v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00eb arritje dhe sfida, por un\u00eb do t\u00eb preferoja q\u00eb t\u00eb qasesha disi ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb jubilare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E gjith\u00eb kjo nd\u00ebrmarrje ishte nj\u00eb prov\u00eb besimi. Duhej q\u00eb t\u00eb rinjte t\u00eb na besonin, prind\u00ebrit e tyre t\u00eb na besonin, institucionet dhe shoq\u00ebria, faktor\u00eb relevant brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb na besonin. E pra kjo nism\u00eb, si\u00e7 e theksova, nuk ishte e leht\u00eb. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash kishim p\u00ebrpara. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj e nis\u00ebm pun\u00ebn me moton. \u201dNdertojme te Ardhmen\u201d. Nuk ishte thjesht aspekt administrativ dhe etik, k\u00ebto mund t\u00eb zgjidhen, duhej besushm\u00ebria n\u00eb auditor, kush do hynte dhe \u00e7far\u00eb do transmetonte\u2026Ndaj 10 vjet jet\u00eb mund t\u00eb mendohet si nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb relativizohet n\u00ebse ata q\u00eb p\u00ebrzgjodh\u00ebm dhe na u bashkuan kishin n\u00eb historin\u00eb e tyre vite e dekada eksperienc\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb till\u00eb mor\u00ebm dhe ata m\u00eb besuan. Hap pas hapi eksperienca e re lindi, u konsolidua dhe bashk\u00eb me t\u00eb arritjet. Diplomimi brezit t\u00eb par\u00eb qe nj\u00eb ngjarje q\u00eb na dha besim dhe kurajo q\u00eb t\u00eb vazhdonim. Ndaj n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb arrit\u00ebm t\u00eb krijojm\u00eb profilin n\u00eb tregun e m\u00ebsimit dhe edukimit universitar, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit. Ja pse 10 vite zgjerohen n\u00eb hapsir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn ,sepse tani ata q\u00eb kan\u00eb kryer studimet jan\u00eb kudo n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj me pun\u00eb dhe me studime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koha ik\u00ebn ajo nuk t\u00eb pret. I suksesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai individ apo ai institcuion q\u00eb e sjell t\u00eb ardhmen dhe nuk e pret at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasive. Ndaj k\u00ebshtu u udh\u00ebrr\u00ebfyhem edhe ne. \u00c7do arritje e konsideruam nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb I takon nj\u00eb t\u00eb kaluare me vlera e cila duhej konsoliduar, pyetjet ishin me provokuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Ku shkojm\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. Kemi objektiva, dim\u00eb si shkohet, ka model q\u00eb duhet marr\u00eb, jemi vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb apo duhet t\u00eb kemi pika referimi, cil\u00ebt jan\u00eb partner\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb vendit me t\u00eb cil\u00ebt do duhej t\u00eb bashk\u00ebpunonim. Pra me nj\u00eb fjal\u00eb\u2026T\u00eb ishim drejtorjentuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb till\u00eb globale ku \u00e7\u00ebshtja themelore n\u00eb arsimin e larte nuk \u00ebsht\u00eb thjesht m\u00ebsimdh\u00ebnia apo kushtet e infrastruktures mesimore, cil\u00ebsia apo k\u00ebrkimi\u2026pa anashkaluar k\u00ebtu element si struktura baz\u00eb, ka disa dekada q\u00eb arsimi i larte \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidash n\u00eb tregun e mendimit q\u00eb prodhohet dhe paguhet n\u00eb forma t\u00eb reja t\u00eb organizimit larg dhe jasht\u00eb strukturave tradicionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Ndaj ne u kujdes\u00ebm q\u00eb t\u00eb lidheshim dhe bashk\u00ebpunonim me ata q\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb rit\u00ebm se ne, m\u00eb shum\u00eb lidhje dhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fjale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb 10 vite nd\u00ebrtuam partneritet brenda dhe jasht\u00eb vendit. N\u00ebse n\u00eb vitet e para m\u00eb shum\u00eb mor\u00ebm eksperienc\u00eb tani jemi ne ata qe japim eksperience. Nd\u00ebrtimi kapaciteteve shkencore dhe teknokratike, k\u00ebrkimore t\u00eb mirfillta dhe m\u00ebsimore didaktike n\u00eb auditor, jan\u00eb asetet e UMSH-s. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhjet me disa universitete n\u00eb fillim tashti jan\u00eb t\u00eb gj\u00ebra dhe intensive, \u00e7ka pohon pa buj\u00eb por me fakte realitete dhe arritje q\u00eb ne u rrit\u00ebm dhe dit\u00ebm t\u00eb jepnim eksperienc\u00eb dhe t\u00eb merrnin gjith\u00eb po aq. Shum\u00eb aspirant\u00eb t\u00eb rinj i p\u00ebrzgjodh\u00ebm dhe jo thjesht i zgjodh\u00ebm duke mbajtur kahjen nga studimet n\u00eb shkollat per\u00ebndimore. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo qasje na mbajti nj\u00eb me pulsin e shkollave m\u00eb histori dhe sukses t\u00eb gjith\u00ebpranuar. Modestisht mund t\u00eb pohojm\u00eb se e krijuam k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb q\u00eb profesor\u00ebt t\u00eb ken\u00eb studjuar n\u00eb Angli, Franc\u00eb, Gjermani, Austri, Itali, Greqi, SHBA, por edhe n\u00eb vende te tjera ballkanike q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebte kuptim emri Mesdhetar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stilem tregu publicitar, \u00ebsht\u00eb identitet profili akademik dhe qasje e orjentim i motivuar jet\u00ebsor europian. Ky investim inteligjent na \u00e7oi deri n\u00eb antar\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb lidhjen m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb institucionale e gjeografike t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb EMUNI, EURAS, etj. Atje sfida \u00ebsht\u00eb e hapur, antar\u00ebsimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rregjistrim, prova \u00ebsht\u00eb\u00a0 e p\u00ebrvit\u00ebshme dhe sfida q\u00eb t\u00eb mbetesh \u00ebsht\u00eb po e till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjer\u00eb k\u00ebrkuese e shkencore, botuese, p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb dhjetra Konferencave shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe komb\u00ebtare, simpoziumeve, tryezave t\u00eb debatit, si dhe publikimit t\u00eb shume librave e monografive, mendimet dhe rekomandimet e t\u00eb cilave, p\u00ebrtej vlerave teorike e shkencore, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, propozime konkrete p\u00ebr zgjidhjen e problematikave q\u00eb ka nxjerre p\u00ebrpara tranzicioni i gjat\u00eb, demokratik dhe zhvillimet ekonomiko-sociale n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji zhvillimi, e lidhur ngusht\u00eb me projektet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, k\u00ebrkimin shkencor, si dhe me aktor\u00ebt e tregut t\u00eb pun\u00ebs. Ne synojme ta zhvillojm\u00eb m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb strategji n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes dhe bashk\u00ebpunimit me universitet e tjera, me qendrat e instituteve k\u00ebrkimore-shkencore dhe\u00a0 me bizneset, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kurrikulat drejt nje qasjeje inovative drejt tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, UMSH jo vet\u00ebm ka mir\u00ebpritur e vazhdon te mir\u00ebprese partneritete mbi projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, lektor\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb pasuruar programet dhe m\u00ebsimdh\u00ebnien dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar rrjetin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht promovon mobilitetin e stafit akademik dhe student\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet CEEPUS dhe Erasmus Mobility. K\u00ebto bashkepunime, me UMSH si partner, por edhe shpeshher\u00eb si lider, UMSH ka marre pjes\u00eb n\u00eb disa projekte t\u00eb ndryshme si Erasmus, COST, Horizon 2020, IPA Cross Border, CEEPUS, ADRION INTERREG.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot UMSH zbaton 9 projekte t\u00eb tilla, duke angazhuar me pun\u00eb konkrete 70 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit akademik, dhe rreth 200 student\u00eb. Nd\u00ebr to dua t\u00eb ve\u00e7oj projektin \u201cYoung to\u00ebard Europe\u201d, ku UMSH n\u00eb rolin e liderit do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e rinis\u00eb shqiptare drejt Integrimit Europian, por pa l\u00ebn\u00eb pas bashkunimin konkret t\u00eb UMSH me biznesin n\u00ebpermjet zbatimit te Projektit Adrion Interreg duke ofruar zgjidhje t\u00eb reja p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Industris\u00eb zero pike kater dhe IPA CBC me fokus sip\u00ebrmarrjen fem\u00ebrore. Keto arritje jane rezultat i iniciatives te strategjise, por gjithashtu tregojne dhe niveline dhe perkushtimin e stafit te UMSH.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb qenit proaktiv n\u00eb shoq\u00ebri shpesh nuk b\u00ebhet realitet duke realizuar gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb bujshme por edhe kur ndihmon sa dhe si mundesh kudo q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet ose ku mendon se edhe pa ta k\u00ebrkuar mund ta jap\u00ebsh. Ndaj ne nd\u00ebrtuam at\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike mund ta quajm\u00eb \u201cUniversiteti pa mure\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb vinte nga jasht\u00eb por edhe n\u00eb t\u00eb papenguar p\u00ebr t\u00eb dal jasht\u00eb auditoreve kudo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, ne nd\u00ebrtuam dhe nj\u00eb universitet p\u00ebr qytetarin; kjo fale modelit, q\u00eb zgjodh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb universiteti si organizat\u00eb jo fitimprur\u00ebse.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb filozofi, kemi ndihmuar mbi 1500 familje n\u00eb nevoj\u00eb duke mund\u00ebsuar studimet universitare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Kemi mb\u00ebshtetur me bursa mbi 3500 student\u00eb, dhe do vazhdojm\u00eb t\u00eb mbeshtesim idene e nj\u00eb universiteti t\u00eb orientuar drejt studentit q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkollohet, duke p\u00ebrshtatur tarifat rreth mund\u00ebsive t\u00eb \u00e7do familje. Ndaj, jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi krijuar nj\u00eb institucion me fokus STUDENTIN-QYTETARIN!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe n\u00eb 10 vite u b\u00ebm\u00eb prezent me mendim dhe programe alternative n\u00eb bashki dhe komuna, n\u00eb komunitete n\u00eb nevoj\u00eb apo n\u00eb qendra ekonomike apo t\u00eb sh\u00ebrbimeve nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, n\u00eb institucione juridike apo t\u00eb sektorit ekonomik. Njer\u00ebzit vijn\u00eb tek mendimi por dhe mendimi shkon te njer\u00ebzit. Auditori m\u00ebson dhe formon profesionalisht, por edhe ai vet\u00eb provohet n\u00eb realitetet e gjalla p\u00ebr zgjidhje problemesh dhe nd\u00ebrtim zhvillmi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Kjo fal\u00eb nj\u00eb fryme t\u00eb re bashk\u00ebpunimi\u00a0 student-profesor komunitet. Prandaj ne jemi b\u00ebr\u00eb prezent n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrine dhe ndjehemi ende t\u00eb detyruar t\u00eb kryejm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb ne kete drejtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Sot me zhvillimet marramend\u00ebse n\u00eb teknologji e inovacion, drejt njs revolucioni t\u00eb ri industrial, ku bota e internetit, inovacionit, robotik\u00ebs, po b\u00ebhen sunduese, p\u00ebrballja me to \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Dhe shkolla, edukimi, duhet te luajne nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne e kemi hedhur themelin n\u00eb k\u00ebta 10 vjet. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb udh\u00ebn e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: \u201cT\u00eb p\u00ebrgatisim qytetarin, t\u00eb kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit t\u00eb njezet\u00eb e nj\u00eb, kontribues me vlera t\u00eb spikatura p\u00ebr zhvillimin, shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr vendin!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201dI sigurt se ne do ti perballojm\u00eb k\u00ebto sfida.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">GEZUAR 10 VJETORIN UMSH!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pr.Dr. Anastas Angjeli (President Nderi i Universitetit Mesdhetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) Ndryshimi nis nga idet\u00eb, zhvillimi nga institucionet e ideve dhe e ardhmja takohet kur di t\u00eb shkosh tek ajo fal\u00eb ideve. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe e kam b\u00ebr\u00eb\u00a0 duke u perpjekur t\u00eb jap kontributin tim, por si\u00e7 thote [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":289954,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-289952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}