{"id":277487,"date":"2019-02-24T12:20:23","date_gmt":"2019-02-24T11:20:23","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=277487"},"modified":"2019-02-24T12:26:15","modified_gmt":"2019-02-24T11:26:15","slug":"kreu-i-bashkise-skrapar-leter-nderkombetareve-bllokim-i-qellimshem-i-parave-nga-qeveria-presion-per-voten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/02\/24\/kreu-i-bashkise-skrapar-leter-nderkombetareve-bllokim-i-qellimshem-i-parave-nga-qeveria-presion-per-voten\/","title":{"rendered":"Kreu i Bashkis\u00eb Skrapar let\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve: Bllokim i q\u00ebllimsh\u00ebm i parave nga qeveria, presion p\u00ebr vot\u00ebn!","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_277488\" style=\"width: 772px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-277488\" class=\"wp-image-277488 size-full\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/nesimspahiu.gif\" alt=\"\" width=\"762\" height=\"376\" \/><p id=\"caption-attachment-277488\" class=\"wp-caption-text\">Nesim Spahiu<\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Skraparit Nesim Spahiu u ka shkruar sot p\u00ebrfaq\u00ebsive nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, trupit diplomatik dhe Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Prezenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, OSBE si dhe gjith\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb e quan &#8220;situat\u00ebn e paprecedent\u00eb t\u00eb bllokimit politik e t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm nga qeveria&#8221; t\u00eb buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Skrapar, duke bllokuar n\u00eb Deg\u00ebn e Thesarit p\u00ebrdorimin e 1\/12 t\u00eb Buxhetit faktik t\u00eb vitit paraardh\u00ebs, ashtu si\u00e7 parashikohet n\u00eb ligj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Kjo tentativ\u00eb dashakeqe dhe q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr presion p\u00ebr vot\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriten t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet q\u00eb kan\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb financiare t\u00eb Bashkis\u00eb si dhe zvarritjet e q\u00ebllimshme q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit Vlor\u00eb p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb q\u00eb ka kaluar \u00e7do afat ligjor.&#8221;, shkruan Spahiu.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">LETRA E PLOT\u00cb:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">D\u00ebshiroj t\u2019Ju informoj n\u00eb lidhje me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent dhe jo ligjore, t\u00eb krijuar n\u00eb\u00a0 Bashkin\u00eb e Skraparit, nga Qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia Skrapar ka respektuar t\u00eb gjitha afatet ligjore, p\u00ebr miratimin e projekt-buxhetit t\u00eb vitit 2019. Konkretisht:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Brenda dat\u00ebs 27.11.2018, si\u00e7 e parashikon ligji, Bashkia Skrapar i ka d\u00ebrguar me shkres\u00eb zyrtare K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb, projekt-buxhetin e vitit 2019;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Mbledhja e par\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb u zhvillua m\u00eb dat\u00ebn 14.12.2018, ku K\u00ebshilli nuk e miratoi projekt-buxhetin;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Bazuar n\u00eb parashikimet ligjore, Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, mb\u00ebshtetur n\u00eb informacionin e marr\u00eb zyrtarisht nga Bashkia Skrapar, i k\u00ebrkoi Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, t\u00eb th\u00ebrras\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 28.12.2018, dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb, pa arsye dhe pa njoftuar zyrtarisht Bashkin\u00eb, nuk u mblodh duke sjell\u00eb p\u00ebrs\u00ebri mosmiratimin e projekt-buxhetit p\u00ebr vitin 2019;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Prefekti i Qarkut, me nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare, iu drejtua Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe k\u00ebrkoi mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 04.01.2019, n\u00eb or\u00ebn 11:00.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo shkres\u00eb, bazuar n\u00eb dokumentet q\u00eb disponon Zyra e Protokollit t\u00eb Bashkis\u00eb Skrapar, ka mb\u00ebrritur n\u00eb dat\u00ebn 04.01.2019, n\u00eb or\u00ebn 12:00, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu munges\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe stafit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebt\u00eb mbledhje e ka drejtuar vet\u00eb Prefekti i Qarkut, Z. Harilla Dafa,\u00a0 duke marr\u00eb k\u00ebshtu de-facto kompetencat e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb nuk e ka miratuar projekt-buxhetin p\u00ebr vitin 2019 dhe kjo v\u00ebrtetohet me procesverbalin e mbledhjes, t\u00eb dat\u00ebs 04.01.2019;<\/span><\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><span style=\"color: #000000;\">Sipas procesverbalit t\u00eb mbledhjes s\u00eb dat\u00ebs 04.01.2019 dhe shkres\u00ebs q\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Prefektit t\u00eb Qarkut nga Sekretarja e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb, rezulton t\u00eb jen\u00eb miratuar 4 (kat\u00ebr) vendime, por asnj\u00eb prej k\u00ebtyre vendimeve, p\u00ebrs\u00ebri nuk miraton projekt-buxhetin e Bashkis\u00eb Skrapar p\u00ebr vititn 2019. Prefekti i Qarkut Berat, konfirmon marrjen e 5 (pes\u00eb) vendimeve nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb, ku pretendon q\u00eb vendimi i pest\u00eb i takon miratimit t\u00eb projekt-buxhetit t\u00eb vitit 2019, gj\u00eb e cila d\u00ebshmon falsifikimin e vendimit, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin Bashkia Skrapar, ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb e Beratit;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetur n\u00eb ligjin nr. 68\/2017, \u201cP\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore\u201d, neni 41, pika 5, si dhe n\u00eb Udh\u00ebzimin Nr. 2, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, dat\u00eb 06.02.2012, \u201cP\u00ebr procedurat standarte t\u00eb zbatimit t\u00eb buxhetit\u201d, Kreu II.3 \u201cBuxheti vendor\u201d, pika 94, p\u00ebrcaktohet se \u201ckur K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb nuk miraton projekt-buxhetin brenda afateve ligjore, Kryetari i Bashkis\u00eb urdh\u00ebron p\u00ebr zbatimin e buxhetit n\u00eb nivelin e 1\/12 e shpenzimeve faktike t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm\u201d;<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Ministria e Financave ka bllokuar n\u00eb Deg\u00ebn e Thesarit Skrapar veprimet financiare t\u00eb Bashkis\u00eb Skrapar, me pretendimin se Bashkia duhet t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb, lidhur me miratimin e projekt-buxhetit, vendim i cili nuk ekziston, madje edhe 4 vendimet e marra m\u00eb dat\u00ebn 04.01.2019 nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb, jan\u00eb t\u00eb paplota, t\u00eb falsifikuara dhe t\u00eb pa shoq\u00ebruara me pasqyrat financiare, t\u00eb rakorduara dhe ku duhet t\u00eb ishin reflektuar ndryshimet q\u00eb k\u00ebrkonte K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb. K\u00ebto vendime, jan\u00eb t\u00eb pazbatueshme si teknikisht ashtu edhe praktikisht.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bazuar n\u00eb ligjin nr. 139\/2015, parashikohet se:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cK\u00ebshilli Bashkiak shp\u00ebrndahet para kohe me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kur nuk miratohet buxheti brenda afateve ligjore.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb mos shp\u00ebrndar\u00eb K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb, pasi ky K\u00ebshill ka shumic\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh nga subjekti Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, Ministria e Financave, bllokon \u00e7do veprim financiar t\u00eb Bashkis\u00eb Skrapar, n\u00eb Deg\u00ebn e Thesarit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia Skrapar edhe pse ka konsumuar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore\u00a0 p\u00ebr miratimin e buxhetit t\u00eb vitit 2019, vendime t\u00eb paligjshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Skrapar, si dhe konfirmimet e\u00a0 prefektit t\u00eb Qarkut Berat, t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga Ministria e Financave, fatkeq\u00ebsisht po ndikojn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb jet\u00ebn 17.500 banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngelur pa sh\u00ebrbimet baz\u00eb q\u00eb u ofron Bashkia .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo dhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve politike, q\u00eb po i b\u00ebhen bashkis\u00eb, sepse ajo drejtohet nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb krijuan nj\u00eb maxhoranc\u00eb t\u00eb manipuluar n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak n\u00ebp\u00ebrmjet presioneve dhe blerjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve\u00a0 me vende pune. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij veprimi, kan\u00eb arritur t\u00eb pengojn\u00eb veprimtarin\u00eb e Bashkis\u00eb Skrapar, n\u00ebp\u00ebrmjet akteve t\u00eb paligjshme, p\u00ebr mosmiratimin e buxhetit, situat\u00eb e krijuar \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa dhe nga deputeti i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, Z. Adnor Shameti.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky bllokim i veprimtaris\u00eb financiare, po \u00e7on Bashkin\u00eb Skrapar n\u00eb nj\u00eb kolaps p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia Skrapar, nga ky bllokim i veprimtaris\u00eb financiare , nuk kryen dot pro\u00e7edurat e prokurimit\u00a0 p\u00ebr blerje ushqimesh, blerje nafte etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjendur\u00a0 n\u00eb k\u00ebto kushte , u b\u00eb e pamundur funksionimi i \u00e7erdhes, konviktit e nx\u00ebn\u00ebsve, Qendr\u00ebs s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve me Aft\u00ebsi Ndryshe, si dhe shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tjera t\u00eb cilat po ndikojn\u00eb n\u00eb komunitetin e k\u00ebsaj bashkie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht, q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit, punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb Skrapar, si dhe institucioneve vart\u00ebse t\u00eb saj, nuk kan\u00eb marr\u00eb pagat.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia Skrapar, i ka k\u00ebrkuar Ministres s\u00eb Financave, Znj. Anila Denaj, t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, duke na\u00a0 lejuar t\u00eb vazhdojm\u00eb verpimtarin\u00eb financiare me 1\/12 e shpenzimeve faktike t\u00eb buxhetit vendor t\u00eb vitit paraardh\u00ebs, por edhe nga ky instiucion vijn\u00eb vendime politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu i jemi drejtuar dhe Kryeministrit, z. Edi Rama, por edhe nga ana e tij nuk ka patur asnj\u00eb reagim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr\u00a0 k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar, Bashkia Skrapar i \u00ebsht\u00eb drejtuar organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre akteve, por dhe n\u00eb k\u00ebto institucione po ndodhin zvarritje t\u00eb q\u00ebllimshme, duke i thelluar edhe m\u00eb tej pasojat q\u00eb po i vijn\u00eb Bashkis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo p\u00ebr faktin se n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative Vlor\u00eb, gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes, dikur koordinator i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, nuk ka arsyetuar dhe nuk ka zbardhur akoma vendimin e marr\u00eb \u201cPer moskompetenc\u00eb gjykimi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes\u201d dhe d\u00ebrgimin e saj n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, Bashkia Skrapar i \u00ebsht\u00eb drejtuar me kall\u00ebzim penal p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cShp\u00ebrdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni\u201d, ndaj Prefektit t\u00eb Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Berat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se k\u00ebto veprime t\u00eb paligjshme, dirigjohen nga deputeti socialist, Adnor Shameti dhe p\u00ebr\u00a0 fatin m\u00eb t\u00eb keq, mb\u00ebshteten nga t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, si dhe nga kryeministri i vendit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe m\u00eb q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkojm\u00eb nd\u00ebrhyrjen Tuaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Bashkia Skrapar, t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn e saj, n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve bazike ndaj qytetar\u00ebve dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ndaj kategorive m\u00eb vulnerab\u00ebl, si\u00e7 jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e \u00e7erdheve, nx\u00ebn\u00ebsit e konvikteve dhe f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi ndryshe dhe nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-277492\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/corovoda.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"555\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/corovoda.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/corovoda-300x163.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/corovoda-768x416.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Skraparit Nesim Spahiu u ka shkruar sot p\u00ebrfaq\u00ebsive nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, trupit diplomatik dhe Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Prezenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, OSBE si dhe gjith\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb e quan &#8220;situat\u00ebn e paprecedent\u00eb t\u00eb bllokimit politik e t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":6,"featured_media":277488,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-277487","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=277487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/277487\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/277488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=277487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=277487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=277487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}