{"id":275923,"date":"2019-02-19T11:45:33","date_gmt":"2019-02-19T10:45:33","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=275923"},"modified":"2019-02-19T11:46:33","modified_gmt":"2019-02-19T10:46:33","slug":"dhjete-vjet-arritje-dhe-sfida-te-guximshme-te-universitetit-mesdhetar-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/02\/19\/dhjete-vjet-arritje-dhe-sfida-te-guximshme-te-universitetit-mesdhetar-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Dhjet\u00eb vjet arritje dhe sfida t\u00eb guximshme t\u00eb Universitetit Mesdhetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-275924\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/umsh.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"960\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/umsh.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/umsh-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/umsh-768x576.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/umsh-1024x768.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga Ksenofon Krisafi*<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb (UMSH) vjen n\u00eb jubileun e dhjet\u00eb vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb vet pas nj\u00eb pune, gjith\u00eb p\u00ebrkushtim e idealiz\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb brezave t\u00eb shumt\u00eb studentor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr institucionet elitare universitare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Arsimi i lart\u00eb realizohet nga institucione publike dhe jopublike (private). K\u00ebto t\u00eb dytat, si kudo n\u00eb vendet e tjera,funksionojn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e shoq\u00ebrive me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar &#8211; p\u00ebrvoj\u00eb e zbatuar n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme sip\u00ebrmarrjesh dhe n\u00eb form\u00ebn e organizatave jofitimprur\u00ebse (Ojf). Gjykuar nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb dytat, si dhe mb\u00ebshtetur n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs shqiptar, n\u00eb vitin 2007 u zyrtarizua krijimi i Qendr\u00ebs \u201cMesdheu\u201d dhe dy vjet m\u00eb von\u00eb u themelua Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb (UMSH). Themeluesit e tij u orientuan drejt organizat\u00ebs jofitimprur\u00ebse sepse ato e zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, pa u ndikuar nga shteti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Neni 12 i Statutit t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebrcakton se burimet e t\u00eb ardhurave sigurohen nga fonde, grante dhe donacione t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga subjekte private ose publike, vendase ose t\u00eb huaja, si dhe nga t\u00eb ardhurat q\u00eb burojn\u00eb nga veprimtaria ekonomike dhe shfryt\u00ebzimi racional dhe me rentabilitet i pasurive t\u00eb veta. Shpenzimet e t\u00eb ardhurave kryhen vet\u00ebm p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit dhe objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb krijuar, si dhe p\u00ebr drejtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e pasuris\u00eb s\u00eb tij. Themeluesit, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre moral dhe t\u00eb detyrimeve ligjore, kan\u00eb sanksionuar se nuk lejohet asnj\u00eb form\u00eb e shp\u00ebrndarjes s\u00eb fitimit ose e p\u00ebrfitimit financiar dhe material nga t\u00eb ardhurat dhe fitimet. P\u00ebrjashtimi i vet\u00ebm ligjor \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shlyerja e detyrimeve n\u00eb form\u00ebn e pagave, rrogave, pagesave, shp\u00ebrblimeve dhe kompensimeve q\u00eb rrjedhin nga kontrata e pun\u00ebs me punonj\u00ebsit, nga kontrata t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme me t\u00eb ose p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb kryera me porosi dhe p\u00ebr llogari t\u00eb institucionit.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Modeli i universitetit t\u00eb themeluar nga &#8220;Ojf&#8221; erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri relativisht von\u00eb, kryesisht si p\u00ebrvoj\u00eb e eksperimentuar me sukses nga shtete t\u00eb bot\u00ebs anglo-sanksone. Ai ngrihet mbi parimin q\u00eb t\u00eb ardhurat mbeten brenda universitetit, p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr investime p\u00ebr zgjerimin e mjediseve universitare, modernizimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e baz\u00ebs materiale e laboratorike, perfeksionimin e m\u00ebsimdh\u00ebnies, trajnimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb stafit akademik, k\u00ebrkimor-shkencor, atij administrativ e mb\u00ebshtet\u00ebs,\u00a0 orientimin dhe integrimin e tyre profesional, thellimin e hulumtimit shkencor dhe teknologjik, shp\u00ebrndarjen dhe shfryt\u00ebzimin e rezultateve, zgjerimin e veprimtaris\u00eb k\u00ebrkimore-shkencore, shp\u00ebrndarjen e kultur\u00ebs dhe informacionit shkencor dhe teknik, bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nd\u00ebrtimin e Zon\u00ebs Evropiane t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ideja p\u00ebr krijimin e UMSH n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb &#8220;Ojf&#8221;-je nuk ishte rast\u00ebsore. Lidhej me d\u00ebshir\u00ebn e themeluesve q\u00eb t\u00eb jepnin kontributet e tyre intelektuale, akademike e shkencore n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe buronte nga fakti q\u00eb ishin profesor\u00eb universiteti, autor\u00eb botimesh, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb konferenca shkencore brenda e jasht\u00eb vendit. Ata kishin besim n\u00eb vizionin e tyre idealist dhe shpresonin se me aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe cil\u00ebsit\u00eb moralo-intelektuale do ta arrinin objektivin e paracaktuar. Inkurajim ishte edhe bindja n\u00eb ndjesin\u00eb e p\u00ebrkrahjes dhe solidaritetit social. P\u00ebrkushtimi i tyre u p\u00ebrligj, \u201cQendra Mesdheu\u201d u afirmua dhe hapi Universitetin Mesdhetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me tre fakultete. Q\u00ebllimi ishte q\u00eb t\u00eb kontribuonte n\u00eb zhvillimin cil\u00ebsor t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb edukimin me vlerat m\u00eb t\u00eb mira profesionale e morale dhe n\u00eb zhvillimin e k\u00ebrkimit shkencor, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe ekonomike t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve t\u00eb tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb. Universiteti \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb\u00a0 nj\u00eb mjedis frym\u00ebzues akademik e shkencor, atraktiv dhe i vler\u00ebsuar nga partner\u00eb prestigjioz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ka institucionalizuar realizimin e projekteve, konferencave dhe veprimtarive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pjes\u00eb e arritjeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe biblioteka e specializuar n\u00eb studimet mesdhetare, q\u00eb pasurohet vazhdimisht.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-241174\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/universitetimesdhetardiplomimi2.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"630\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/universitetimesdhetardiplomimi2.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/universitetimesdhetardiplomimi2-300x148.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/universitetimesdhetardiplomimi2-1024x504.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/universitetimesdhetardiplomimi2-768x378.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb institucion prestigjioz i arsimit t\u00eb lart\u00eb, ku rreth dhjet\u00eb mij\u00eb djem e vajza, kan\u00eb gjetur vatr\u00ebn e ngroht\u00eb t\u00eb dijes dhe formimit profesional e kulturor. N\u00eb dispozicion t\u00eb tyre jan\u00eb ofruar disa qindra pedagog\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, t\u00eb formuar n\u00eb universitete t\u00eb ndryshme, brenda e jasht\u00eb vendit. Disa prej tyre, me grada e tituj shkencor\u00eb e akademik\u00eb, vijn\u00eb nga p\u00ebrvoja t\u00eb suksesshme n\u00eb organe t\u00eb larta qendrore t\u00eb vendit, si ministra, ambasador\u00eb, drejtues ose funksionar\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura shtet\u00ebrore, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si pjes\u00eb e mendimit elitar intelektual n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, e zhvillimeve politike, ekonomike, sociale dhe reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, ai ka ambicien p\u00ebr rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe zgjerimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs midis stafit t\u00eb vet akademik si dhe p\u00ebr zbatimin e strategjis\u00eb s\u00eb thellimit t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb fushat e studimeve t\u00eb fakulteteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb struktur\u00ebn e tij organizative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Universiteti Mesdhetar eci me hapa t\u00eb sigurta, u rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme duke shum\u00ebfishuar numrin e student\u00ebve, cil\u00ebsin\u00eb e vet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar mesataren e not\u00ebs s\u00eb pranimit dhe mesataren e mbarimit t\u00eb studimeve. Aktualisht UMSH ka nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, shkak p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb diplomuarit e tij jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb preferuarit, \u00e7ka duket n\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin publik dhe at\u00eb privat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH me statusin e organizat\u00ebs jofitimprur\u00ebse, iu ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shkollimit gratis disa dhjetra e madje qindra student\u00ebve me prejardhje nga shtresat e margjinalizuara. Iu ka hapur dyert dhe ka trajtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe student\u00ebt e ekscelenc\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn e mesme me mesatare maksimale, student\u00ebt me prirje dhe aft\u00ebsitalenti n\u00ebshkenc\u00eb, art dhe n\u00eb sport, student\u00ebt e spikatur n\u00eb veprimtarit\u00eb e lidershipit etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai ka krijuar mjedise q\u00eb student\u00ebt jo vet\u00ebm t\u00eb studiojn\u00eb, por edhe t\u00eb organizohen n\u00eb klubet studentore, t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari arg\u00ebtuese, artistike, sportive etj. \u00cbsht\u00eb krijuar &#8220;UMSH Press&#8221;, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs pedagog\u00eb dhe studiues kan\u00eb botuar librat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qendra Mesdheu ka planifikuar fonde dhe ka p\u00ebrballuar pjes\u00ebmarrjen e padagog\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb konferenca dhe veprimtari k\u00ebrkimore-shkencore t\u00eb organizuara jasht\u00eb vendit nga universitete ose institucione homologe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH, n\u00eb p\u00ebrputhje me statusin e vet si Ojf, \u00e7do t\u00eb ardhur t\u00eb realizuar nga veprimtaria akademike, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse, k\u00ebrkimore-shkencore, e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr rritjen progresive t\u00eb Universitetit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb student\u00ebve q\u00eb formohen n\u00eb mjediset e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">End\u00ebrra idealiste e themeluesve t\u00eb universitetit u konkretizua gradualisht edhe me krijimin e kushteve optimale n\u00eb kuptimin e mjediseve komode dhe moderne, t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar sipas nj\u00eb projekti arkitekturor unikal, t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb preferuara dhe m\u00eb interesante, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb kryeqytetit. UMSH ndodhet midis dy universiteteve t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb tre s\u00eb bashku kan\u00eb krijuar nj\u00eb pol t\u00eb fuqish\u00ebm akademiko-edukativ. Gjall\u00ebria e p\u00ebrditshme e rinis\u00eb studentore e kan\u00eb zbukuruar dhe transformuar krejt zon\u00ebn dhe kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm pamjen dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb komunitetit t\u00eb saj social.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb synimet e veta afatgjata UMSH tenton me sinqeritet t\u00eb eci n\u00eb gjurm\u00ebt e universiteteve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebtij tipi n\u00eb vendet e tjera. Ato jan\u00eb pika referimi p\u00ebrsa i p\u00ebrket organizimit administrativ dhe synimeve p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe prestigjin e student\u00ebve q\u00eb pranohen dhe q\u00eb formohen n\u00eb Universitet.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb organizimi n\u00eb form\u00ebn e Ojf \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si garanci p\u00ebr nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe sistematike investimesh, gjithmon\u00eb n\u00eb rritje, p\u00ebr zhvillimin e veprimtarive t\u00eb gjithanshme e t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb mjediset e Universitetit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebve t\u00eb procesit akademik, k\u00ebrkimor e shkencor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb student\u00ebve, por edhe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen me korrekt\u00ebsi e n\u00eb koh\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha detyrimeve financiare, ekonomiko-materiale ndaj shtetit, personelit akademik, administrativ e mb\u00ebshtet\u00ebs, t\u00eb tret\u00ebve etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UMSH ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb mozaik interesant partneritetesh institucionale me universitete dhe institucione akademike e k\u00ebrkimore-shkencore, vendase dhe t\u00eb huaja, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave realizohen gjat\u00eb gjith\u00eb vitit veprimtari t\u00eb dobishme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb standardeve m\u00ebsimore dhe akademike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb kompleks strukturash drejtuese. P\u00ebrb\u00ebhet nga tre fakultete, Shkencat Ekonomike, Shkencat Juridike dhe Marr\u00ebdh\u00ebniet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike, me studime n\u00eb \u201cBachelor\u201d, \u201cMaster i Shkencave\u201d dhe \u201cMaster Profesional\u201d. \u00cbsht\u00eb aplikuar p\u00ebr studime doktorale dhe pritet akreditimi p\u00ebrkat\u00ebs. Universiteti synon q\u00eb t\u00eb gjitha programet e studimit t\u2019iu p\u00ebrgjigjen nevojave t\u00eb tregut t\u00eb dijes dhe atij t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu paraprir\u00eb atyre, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjeve t\u00eb sfidave aktuale dhe perspektive t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit dhe rajonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne q\u00eb kemi privilegjin t\u00eb jemi pjes\u00eb e k\u00ebtij universiteti e koinsiderojm\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij si nj\u00eb histori frym\u00ebzuese suksesi dhe nj\u00eb pik\u00ebnisje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr sfida t\u00eb reja edhe m\u00eb t\u00eb guximshme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 14px;\"><em><span style=\"color: #000000;\">*Autori \u00ebsht\u00eb dekan i Fakultetit t\u00eb Shkencave Juridike dhe\u00a0 Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb UMSH.<\/span><\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ksenofon Krisafi* Universiteti Mesdhetar i Shqip\u00ebris\u00eb (UMSH) vjen n\u00eb jubileun e dhjet\u00eb vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb vet pas nj\u00eb pune, gjith\u00eb p\u00ebrkushtim e idealiz\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb brezave t\u00eb shumt\u00eb studentor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr institucionet elitare universitare n\u00eb Shqip\u00ebri. Arsimi i lart\u00eb realizohet nga institucione publike dhe jopublike (private). K\u00ebto t\u00eb dytat, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":6,"featured_media":275924,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-275923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=275923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/275923\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/275924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=275923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=275923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=275923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}