{"id":273084,"date":"2019-02-09T20:00:43","date_gmt":"2019-02-09T19:00:43","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=273084"},"modified":"2019-02-09T19:43:04","modified_gmt":"2019-02-09T18:43:04","slug":"dekretimi-i-cakajt-unaza-e-re-dhe-ceshtja-e-kufijve-deklaratat-e-metes-per-zerin-e-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/02\/09\/dekretimi-i-cakajt-unaza-e-re-dhe-ceshtja-e-kufijve-deklaratat-e-metes-per-zerin-e-amerikes\/","title":{"rendered":"Dekretimi i Cakajt, Unaza e Re dhe \u00e7\u00ebshtja e kufijve, deklaratat e Met\u00ebs p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-273067\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/meta-voa.png\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"575\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/meta-voa.png 1023w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/meta-voa-300x169.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/meta-voa-768x432.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta, i cili ndodhet p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb SHBA, ka zhvilluar sot nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Presidenti ka folur edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku u shpreh s\u00ebrish kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu Meta u ndal t\u00eb fliste edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb u krijua me rastin e dekretimit t\u00eb Gent Cakajt si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej Meta foli edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, dhe problematikat ligjore q\u00eb ka tenderimi i saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb \u00a0e Presidentit Meta p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari (Arben Xhixho):<\/strong>\u00a0Zoti President! Mir\u00ebserdh\u00ebt n\u00eb studiot e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>K\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb takohemi k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Zoti President! Gjat\u00eb dit\u00ebve q\u00eb keni qen\u00eb n\u00eb Uashington, n\u00eb takimet q\u00eb keni patur, ju jeni shprehur edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dialogut t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb. Beogradit dhe Prishtin\u00ebs iu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb krijuese n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, korrigjimit t\u00eb kufirit, ndryshimit t\u00eb kufijve; nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb tabu m\u00eb par\u00eb. Ju jeni shprehur se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshim kufijsh. N\u00ebse mund t\u2019iu pyes: P\u00ebrse kjo kund\u00ebrshti, kur nuk dihet ende se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po diskutohet?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Un\u00eb pajtohem plot\u00ebsisht me ju q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, madje \u00ebsht\u00eb i vonuar, do t\u00eb thosha, gjith\u00eb ai proces q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrfundimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, pasi ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dialog q\u00eb po vazhdon prej mjaft vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialog q\u00eb u quajt \u201cp\u00ebr normalizimin\u201d dhe tani t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb finalizimin e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne ende nuk kemi nj\u00eb bilanc t\u00eb plot\u00eb t\u00eb normalizimit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb deritanishme. Megjithat\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb bashkohem me at\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, me at\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, sepse \u00ebsht\u00eb interes edhe i Shqip\u00ebris\u00eb, po \u00ebsht\u00eb interes edhe i partner\u00ebve tan\u00eb dhe i vet proceseve integruese, t\u00eb cilave ne iu jemi bashkuar dhe q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shtys\u00eb t\u00eb re p\u00ebrmes realizimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb realizohet sa m\u00eb par\u00eb. Por i dim\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e deritanishme, t\u00eb cilat shpresojm\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehen me reflektim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb krijuar at\u00eb mir\u00ebbesim, q\u00eb ka munguar deri tani.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Zoti Meta! T\u00eb ndalemi te problemet, te zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri. Ju pat\u00ebt nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb me qeverin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm si dhe pas publikimit t\u00eb q\u00ebndrimit tuaj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Madhe\u201d, ku ju k\u00ebrkuat t\u00eb anulohen gjith\u00eb kontratat dhe projekti t\u00eb rib\u00ebhet nga e para. Shumica iu akuzoi se ju po mbani pozicione politike, q\u00eb bien ndesh me detyr\u00ebn tuaj si President i vendit. Madje, Kryeministri Rama iu cil\u00ebsoi si drejtuesin m\u00eb serioz t\u00eb opozit\u00ebs. Si iu p\u00ebrgjigjeni ju k\u00ebtyre kritikave?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>N\u00eb detyr\u00ebn time si President un\u00eb i referohem vet\u00ebm Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, interesit komb\u00ebtar dhe interesit publik. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm nuk besoj se k\u00ebrkon shum\u00eb energji p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur t\u00eb gjitha kund\u00ebrshtimeve n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin tim, p\u00ebr arsye se kam qen\u00eb mjaft i hapur p\u00ebr \u00e7do zgjidhje p\u00ebr personin e propozuar nga Kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb Presidentin, kompetencat e t\u00eb cilit n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme jan\u00eb p\u00ebrcaktuar shum\u00eb qart\u00eb edhe nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i k\u00ebrkuar nga vet Partia Socialiste dikur n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb detit; pra, q\u00eb Presidentit iu k\u00ebrkua t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb person, cilatdo qofshin cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb shk\u00eblqyera, t\u00eb cilin nuk e ka takuar asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb cilin nuk e njeh dhe i cili do t\u00eb firmos\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb prodhojn\u00eb pasoja afatgjata dhe t\u00eb paparashikueshme.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00ebndrimi ka qen\u00eb tep\u00ebr konstruktiv dhe ka qen\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim, i cili ka patur n\u00eb konsiderat\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe detyrimet kushtetuese t\u00eb Presidentit, edhe interesin komb\u00ebtar edhe interesin publik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr personi kishte b\u00ebr\u00eb deklarata n\u00eb nj\u00eb televizion t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat nuk kishin asnj\u00eb lidhje me q\u00ebndrimet shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i takon Unaz\u00ebs s\u00eb Re, n\u00eb mos gaboj, sot b\u00ebhen 100 dit\u00eb nga fillimi i protestave dhe un\u00eb si President, pa patur asnj\u00eb paragjykim p\u00ebr shkak t\u00eb problemit publik dhe protestave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb transmetuara nga t\u00eb gjith\u00eb mediat, dhe t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve, kam ushtruar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia, kam k\u00ebrkuar informacione n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Bazuar n\u00eb ligjet e shtetit p\u00ebr informim ndaj \u00e7do qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit, institucionet jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb japin informacione dhe p\u00ebrgjigje Presidentit p\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim, e n\u00eb fund fare kam qen\u00eb i detyruar t\u00eb mbaj nj\u00eb q\u00ebndrim, pasi kam krijuar nj\u00eb bindje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam shprehur publikisht dhe t\u00eb cil\u00ebs vazhdoj t\u2019i q\u00ebndroj me bindje t\u00eb plot\u00eb: Shpikje t\u00eb tilla jasht\u00eb legjislacionit q\u00eb vendi yn\u00eb ka, jasht\u00eb rendit ton\u00eb juridik dhe kushtetues nuk tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend, ku sundon ligji, por tregojn\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb vend ku sundon shumica. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb nuk ka lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jemi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebrsa i takon respektimit t\u00eb ligjit, p\u00ebrsa i takon rregullave t\u00eb opinionit publik, p\u00ebrsa i takon \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb konkurrenc\u00ebs edhe nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Reflektimi ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje mendoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vet qeveris\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb perceptimit p\u00ebr seriozitetin q\u00eb kemi n\u00eb zbatimin e ligjit n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Ju u shpreh\u00ebt se nj\u00eb nga konsideratat p\u00ebr pun\u00ebn e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm ishte ajo e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe negociatave me Greqin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit. Tani q\u00eb Ministri i Jasht\u00ebm u ndryshua dhe erdhi ministri i ri, i cili u ngarkua nga Kryeministri p\u00ebr t\u00eb kryer funksionin e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, m\u00eb lejoni t\u2019iu pyes: A do t\u00eb ket\u00eb kjo ndikim lidhur me negociatat me Greqin\u00eb? Ju jeni shprehur se i keni shum\u00eb t\u00eb qarta kompetencat se cilit institucion mund t\u2019i delegoni autoritetin kushtetues p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. A mund ta sqaroni k\u00ebt\u00eb? A i ka ministri i ri i ngarkuar kompetencat e plota, q\u00eb i ka patur i m\u00ebparshmi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb korrigjim. Duke iu referuar asaj \u00e7far\u00eb ka shprehur ish-kandidati p\u00ebr Minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm: nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me \u00e7\u00ebshtjen e negociatave me Greqin\u00eb, por kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb shprehur prej tij n\u00eb lidhje me nj\u00eb koncept t\u00eb ri, q\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebr korrigjime t\u00eb p\u00ebrgjithshme territoriale n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor, sepse nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Greqin\u00eb e lidha thjesht me vendimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb m\u00ebparshme, q\u00eb u rr\u00ebzua pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, i cili p\u00ebrcakton se cilat jan\u00eb kompetencat e Presidentit dhe t\u00eb \u00e7do institucioni n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja t\u00eb lija nj\u00eb keqkuptim: Presidenti e ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe autorizon vet\u00ebm Ministrin e Jasht\u00ebm, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kryeministri, me k\u00ebrkes\u00ebn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Un\u00eb e kam shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb detyra ime dhe cili \u00ebsht\u00eb detyrimi im kushtetues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Jemi ende te bisedimet me Greqin\u00eb. Nd\u00ebrsa u duk se pal\u00ebt ishin shum\u00eb af\u00ebr arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje ose p\u00ebrfundimit t\u00eb negociatave, duket se \u00e7\u00ebshtjet kan\u00eb mbetur pezull, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harr\u00ebs\u00eb. A mendoni se ka ende shpres\u00eb, se mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje s\u00eb shpejti, ose ku \u00ebsht\u00eb statusi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Besoj se un\u00eb i kam p\u00ebrmbushur dhe vazhdoj t\u2019i p\u00ebrmbush me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjitha detyrimet e mia kushtetuese si President i Republik\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe kam nga vet vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr \u00e7do marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme t\u00eb k\u00ebtij karakteri dhe do t\u00eb vazhdoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deri n\u00eb fund. Jam shum\u00eb i interesuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ishte zgjidhur q\u00eb dje, pra, dhe jo sot apo nes\u00ebr. Gjithmon\u00eb referuar Kushtetut\u00ebs dhe vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hidhet nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me fqinjin jugor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Zoti Meta! Muajin e kaluar n\u00eb baz\u00ebn e Pashalimanit ndodhi nj\u00eb vjedhje e nj\u00eb sasie municioni. Ministria e Mbrojtjes mori nj\u00eb seri masash pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. U shkarkuan 15 zyrtar\u00eb ushtarak\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jav\u00ebn e kaluar Ministria e Mbrojtjes iu ka d\u00ebrguar ju nj\u00eb propozim p\u00ebr shkarkimin e komandantit t\u00eb Flot\u00ebs Detare, Gjeneralin Ylber Dogjani. A keni marr\u00eb ndonj\u00eb vendim deri tani lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Nuk kam patur mund\u00ebsi t\u00eb marr ndonj\u00eb vendim, p\u00ebr arsye se edhe nuk kam qen\u00eb n\u00eb zyr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, por megjithat\u00eb ekipi im po punon, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht na duhet t\u00eb kemi nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe m\u00eb shterues p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit t\u00eb Forcave Detare, i cili pretendon q\u00eb ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasojat apo rreziqet e nj\u00eb fenomeni t\u00eb till\u00eb, ka k\u00ebrkuar t\u00eb merren disa masa. Ne kemi k\u00ebrkuar t\u00eb shohim edhe vler\u00ebsimin e ministris\u00eb, t\u00eb inspektimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb marrim vendimin m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Zoti Meta! K\u00ebto dit\u00eb ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur se ajo u ka mohuar dhe revokuar vizat mbi 170 zyrtar\u00ebve dhe ish-zyrtar\u00ebve publik\u00eb q\u00eb nga viti 2017. Mendohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb num\u00ebr relativisht i lart\u00eb zyrtar\u00ebsh. Duket nj\u00eb shif\u00ebr relativisht e lart\u00eb, duke iu referuar faktit q\u00eb n\u00eb vitin 2017 prokuroria shqiptare ka regjistruar vet\u00ebm 16 procedime p\u00ebr korrupsion t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. A mendoni se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i faktit se korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe lufta ndaj tij mbetet ende shum\u00eb e dob\u00ebt?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mjafton vet\u00ebm ky rast apo ky fakt q\u00eb shprehni ju. P\u00ebr fat t\u00eb keq, raporti i \u201cTransparency International\u201d tregon nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim. Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb SHBA dhe BE t\u00eb vijojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb aktive angazhimin e tyre p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb ngritjen e besueshme t\u00eb institucioneve t\u00eb reja t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb japin nj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe inkurajim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ONM-n\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ne e vendos\u00ebm edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb, dhe p\u00ebr vler\u00ebsimet e saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u2019i kemi sa m\u00eb shpejt k\u00ebto institucione n\u00eb pun\u00eb, t\u2019i kemi sa m\u00eb t\u00eb besueshme dhe sa m\u00eb t\u00eb paanshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Edhe nj\u00eb pyetje e fundit lidhur me tem\u00ebn e korrupsionit, q\u00eb ka dal\u00eb k\u00ebto dy-tre dit\u00eb. N\u00eb teori t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt i japin mb\u00ebshtetje me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit, por duket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb lloj retorike. Po t\u00eb shohim reagimin e qeveris\u00eb ndaj rasteve q\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah media p\u00ebr korrupsionin, kemi v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb lloj shfaj\u00ebsimi ose deri diku nj\u00eb lloj marrjeje n\u00eb mbrojtje t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akuzuar. Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb vum\u00eb re pardje me opozit\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb pati me Ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr disa shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri, kryetarja e LSI-s\u00eb goditi Ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe i mori n\u00eb mbrojtje k\u00ebta njer\u00ebz. Madje, nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerr\u00eb emrin e Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi k\u00ebshtu u shpreh. Si iu duken ju k\u00ebto komente? A jan\u00eb k\u00ebto sinjale t\u00eb qarta q\u00eb politikan\u00ebt duhet t\u00eb nxjerrin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ka nj\u00eb problem serioz me korrupsionin?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Presidenti Meta:\u00a0<\/strong>Problemi padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft serioz p\u00ebrderisa, e theksoj edhe nj\u00eb her\u00eb, \u201cTransparency International\u201d e nxjerr t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar dy vitet e fundit vler\u00ebsimin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Duhet t\u00eb ndodhte e kund\u00ebrta. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb kishte nj\u00eb frenim, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb kujdes m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb respektimin e ligjit dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ndaj rasteve t\u00eb qarta dhe ndaj rasteve publike. Un\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes \u00e7do procedim, q\u00eb b\u00ebhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste t\u00eb tilla si ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dit\u00ebt e fundit sipas k\u00ebtij varianti q\u00eb ju po shprehni.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, ka disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb madhore, sepse \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla padyshim q\u00eb ka dhe do t\u00eb ket\u00eb. Sepse \u00e7do dit\u00eb ka prokurime dhe mund t\u00eb ket\u00eb edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrqendrohemi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur v\u00ebrtet besimin n\u00eb funksionimin e shtetit, n\u00eb sundimin e ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb konkretisht, un\u00eb do t\u00eb theksoja faktin skandaloz t\u00eb shkeljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs lidhur me dh\u00ebnien fuqi prapavepruese p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e dividentit p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, i cili sjell implikime t\u00eb m\u00ebdha dhe mund t\u00eb sjell\u00eb edhe pasoja t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb funksionimit normal t\u00eb rendit juridik dhe kushtetues n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Apo edhe rasti tjet\u00ebr i Unaz\u00ebs s\u00eb Re \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast flagrant, ku kemi nj\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrve\u00e7 fenomenit jo transparent.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana ime, Prokuroria dhe \u00e7do agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, por edhe duhet t\u00eb tregoj\u00eb bindsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do ndikimi politik edhe partiak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari:\u00a0<\/strong>Zoti President! Ju faleminderit!<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-273085\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ilir-Meta-President-i-Shqip\u00ebris\u00eb.jpg\" alt=\"\" width=\"792\" height=\"387\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ilir-Meta-President-i-Shqip\u00ebris\u00eb.jpg 792w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ilir-Meta-President-i-Shqip\u00ebris\u00eb-300x147.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ilir-Meta-President-i-Shqip\u00ebris\u00eb-768x375.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 792px) 100vw, 792px\" \/><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta, i cili ndodhet p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb SHBA, ka zhvilluar sot nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Presidenti ka folur edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku u shpreh s\u00ebrish kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb tyre. Gjithashtu Meta u ndal t\u00eb fliste edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-273084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=273084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/273084\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=273084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=273084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=273084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}