{"id":265553,"date":"2019-01-14T17:07:23","date_gmt":"2019-01-14T16:07:23","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=265553"},"modified":"2019-01-14T18:49:48","modified_gmt":"2019-01-14T17:49:48","slug":"265553","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/01\/14\/265553\/","title":{"rendered":"Farsa e konkurseve p\u00ebr pun\u00ebsime nga Rama, publikohen p\u00ebrgjimet p\u00ebr ish-drejtorin e Burgjeve(VIDEO)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-265555\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/CUKO.jpg\" alt=\"\" width=\"665\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/CUKO.jpg 665w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/CUKO-300x203.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 665px) 100vw, 665px\" \/><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div><span style=\"color: #000000;\">\u00a0<\/span><span style=\"color: #000000;\">Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr ish-drejtorin e Burgjeve, Arben \u00c7uko ekspozojn\u00eb fars\u00ebn e konkurseve publike dhe nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 30 prill 2018, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i Burgjeve, Arben \u00c7uko mori nj\u00eb telefonat\u00eb nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda b\u00ebhej me porosi t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte n\u00eb fokus pun\u00ebsimin e nj\u00eb vajze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7uko, i cili ndodhej n\u00ebn p\u00ebrgjim nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, pohon n\u00eb bised\u00eb se e kishte firmosur pun\u00ebsimin m\u00eb her\u00ebt at\u00eb dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cFola me zonj\u00ebn Bizhga para gjysm\u00eb or\u00eb dhe i thash\u00eb se u fut Vitjona n\u00eb pun\u00eb,\u201d citohet t\u00eb pohoj\u00eb ai n\u00eb transkriptin e zbardhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb duzine p\u00ebrgjimesh dhe mesazhesh t\u00eb shk\u00ebmbyera tregojn\u00eb se telefonata t\u00eb ngjashme mbi pun\u00ebsimet apo transferimet e punonj\u00ebsve n\u00eb sistemin e burgjeve ishin pjes\u00eb e rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ish-drejtorit Arben \u00c7uko.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb zgjedhur vendor\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjuar nd\u00ebrsa sh\u00ebmbenin trafik influence dhe k\u00ebrkonin favore p\u00ebr pun\u00ebsime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjimet ekspozojn\u00eb gjithashtu se si nj\u00eb konkurs p\u00ebr rekrutime masive n\u00eb policin\u00eb e Burgjeve u kthye n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb pun\u00ebsimi p\u00ebr militant\u00ebt socialist\u00eb apo njer\u00ebzit e lidhur me pushtetin-nj\u00eb fenomen ky i p\u00ebrhapur n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Arben \u00c7uko, nj\u00eb ish-komandant i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste u ngjit n\u00eb krye t\u00eb Burgjeve n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2017, por vet\u00ebm disa muaj m\u00eb pas u p\u00ebrfshi n\u00eb hetimet e Prokuroris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb komunikimeve t\u00eb tij telefonike me an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb grupi kriminal p\u00ebr transferimin e nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe n\u00eb tetor 2018 u arrestua p\u00ebr korrupsion nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. \u00c7uko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht n\u00eb arrest sht\u00ebpie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda konfirmoi se procedurat e pun\u00ebsimeve n\u00eb Burgje jan\u00eb n\u00eb proces hetimi. Nj\u00eb drejtues i \u00e7\u00ebshtjes u rezervua megjithat\u00eb t\u00eb komentonte n\u00ebse ishin marr\u00eb n\u00eb pyetje persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Drejtoresha e kabinetit t\u00eb kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bised\u00ebn telefonike gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, nd\u00ebrsa shpjegoi se kishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar p\u00ebr rastin pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr ndihm\u00eb nga motrat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Th\u00ebniet e saj u konfirmuan edhe nga Mot\u00ebr Tereza Maria e misionit me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhg\u00ebs nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Kryeministri, t\u00eb cilin e quajti privat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><a class=\"wsw__a\" style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/704386A4-2B46-4166-8937-4C0878E560D2.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(Kliko k\u00ebtu)<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment mbi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb burgje deri n\u00eb botimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Trafiku i influenc\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndarja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb partiake dhe jo sipas merit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mbartur i tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Reforma n\u00eb administrat\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nd\u00ebr kushtet kryesore p\u00ebr integrim n\u00eb BE, e cila n\u00eb progres raportin e fundit k\u00ebrkoi hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb sigurimin e nj\u00eb administrate eficente, t\u00eb depolitizuar dhe profesionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Administrata jo-politike \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb premtim i p\u00ebrs\u00ebritur i kryeministrit Edi Rama, i cili gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb vitit 2017 faj\u00ebsoi aleatin e vog\u00ebl LSI p\u00ebr pun\u00ebsime politike dhe deklaroi se do ta \u00e7onte \u201ctepsin\u00eb p\u00ebr skrap\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebrmes bisedave dhe mesazheve t\u00eb p\u00ebrgjuara t\u00eb \u00c7ukos tregojn\u00eb se mbajtja e k\u00ebtij premtimi minohet gjer\u00ebsisht nga nj\u00eb sistem i ngritur mbi baz\u00ebn e shp\u00ebrblimeve partiake si dhe nga nd\u00ebrhyrjet e zyrtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrve\u00e7 zyr\u00ebs s\u00eb shefes s\u00eb kabinetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama, n\u00eb p\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dalin kreu i Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputet\u00ebt socialist\u00eb Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence p\u00ebr pun\u00ebsime apo transferime rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb ushtruar gjithashtu zyrtar\u00eb lokal\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs apo t\u00eb zgjedhur vendor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pyetur mbi rrethanat e telefonat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj me \u00c7ukon, shefja e kabinetit t\u00eb Ram\u00ebs, Znj.Vali Bizhga shpjegoi se kishte marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb nga motrat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb zhvilluar me to n\u00eb Kryeministri n\u00eb fund t\u00eb janarit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb takimit, motrat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs kishin k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup prej rreth 15 t\u00eb rinjsh t\u00eb sapodiplomuar nga familjet vulnerab\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt e kishin pasur t\u00eb pamundur t\u00eb gjenin pun\u00eb. Bizhga shtoi se ishte ndjer\u00eb keq gjat\u00eb takimit dhe CV-t\u00eb e t\u00eb rinjve ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar t\u00eb Pun\u00ebsimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pranishme n\u00eb takim ishte edhe Vitiona Dervishaj, nj\u00eb vajz\u00eb rreth t\u00eb 30-ave e diplomuar p\u00ebr juridik, e cila ishte e vetmja q\u00eb insistonte p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb shtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cArsyeja lidhej me baban\u00eb e saj, i cili kishte qen\u00eb punonj\u00ebs i Burgjeve dhe kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb aksident. Gjat\u00eb ceremonis\u00eb mortore, shok\u00ebt e t\u00eb atit i kishin premtuar asaj vendin e tij n\u00eb burgun e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs,\u201d tha Znj.Bizhga.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo shtoi se nga janari n\u00eb fund t\u00eb prillit ishte pritur q\u00eb t\u00eb krijohej mund\u00ebsia p\u00ebr konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte b\u00ebr\u00eb pas insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb motrave t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cAjo nuk \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb pun\u00eb pa konkurs dhe zotit \u00c7uko nuk i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb do ta fus\u00ebsh n\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb aksesuar n\u00eb konkurs, por ftesa p\u00ebr konkurs u drejtohet t\u00eb gjith\u00ebve,\u201d tha Bizhga p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pyetur n\u00ebse ajo ia kishte dal\u00eb t\u00eb fitonte konkursin, Bizhga tha se nuk e kishte ndjekur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb detaje. \u201cUn\u00eb nuk di t\u00eb them n\u00ebse kishte nj\u00eb kandidat m\u00eb t\u00eb zotin se Vitiona p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. K\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk di ta them,\u201d shtoi ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kontaktuar p\u00ebrmes telefonit, mot\u00ebr Tereza Maria e misionit t\u00eb Motrave t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb konfirmoi takimin n\u00eb kryeministri dhe tha se kishte shkuar atje n\u00eb mir\u00ebbesim, p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb nj\u00eb hall.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cTakimi ka qen\u00eb privat dhe un\u00eb kam k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi. E vetmja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u b\u00eb di\u00e7ka ishte Vitiona, por edhe ajo nuk u rregullua n\u00eb profilin e saj, por si arkiviste,\u201d tha Mot\u00ebr Tereza Maria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cT\u00eb tjer\u00ebt i lan\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyrat e pun\u00ebs, derisa e kuptuan se jan\u00eb tallur te zyrat e pun\u00ebs dhe jan\u00eb t\u00ebrhequr,\u201d shtoi e zhg\u00ebnjyer ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komunikimet e p\u00ebrgjuara nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda tregojn\u00eb se deputeti socialist, Ulsi Manja i k\u00ebrkonte \u00c7ukos transferimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve nga Kruja n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme diskuton edhe deputetja e Durr\u00ebsit, Klodiana Spahiu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Blerina Gjylameti p\u00ebrmendet n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb \u00c7ukos me nj\u00eb person t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb pun\u00ebsimin e nj\u00eb personi t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Socialiste, nd\u00ebrsa Paulin Sterkaj ankohet p\u00ebr transferimin e nj\u00eb policeje me origjin\u00eb nga Tropoja, nga burgu 313 te \u201cAli Demi\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zonja Spahiu, deputete e qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit shpjegoi se e kishte telefonuar \u00c7ukon p\u00ebr nj\u00eb rast, q\u00eb sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durr\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cAi ishte me prind\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe punonte shum\u00eb larg banes\u00ebs s\u00eb tij. Ai k\u00ebrkonte t\u00eb drejt\u00ebn e tij, pasi ishte transferuar vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb majta,\u201d tha Spahiu duke shtuar se nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb n\u00ebse transferimi u b\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe zoti Sterkaj pohoi se i ishte drejtuar \u00c7ukos p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb mbi transferimin e padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebseje t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cSa her\u00eb marr ndonj\u00eb ankes\u00eb, un\u00eb reagoj sa \u00ebsht\u00eb e mundur. Pastaj \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e institucioneve n\u00ebse veprojn\u00eb ose jo,\u201d tha zoti Sterkaj, duke shtuar se punonj\u00ebsja n\u00eb fjal\u00eb ishte edhe \u201ce djatht\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cUn\u00eb shqet\u00ebsohem p\u00ebr hallet e njer\u00ebzve sa her\u00eb shoh padrejt\u00ebsi, pa pyetur n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb majt\u00eb ose t\u00eb djatht\u00eb. Ne kaq kemi n\u00eb dor\u00eb, se t\u00eb tjerat i ka kryeministri,\u201d shtoi m\u00eb tej Sterkaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputetja Gjylameti tha se nuk komentonte \u201c\u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim nga Prokuroria\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><a class=\"wsw__a\" style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/704386A4-2B46-4166-8937-4C0878E560D2.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(Kliko k\u00ebtu)<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebsoj u p\u00ebrgjigj edhe kreu i Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNuk mund t\u00eb komentoj t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb dala nga nj\u00eb hetim penal n\u00eb proces, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn sekret hetimor p\u00ebrsa koh\u00eb nuk jan\u00eb shprehur organet kompetente,\u201d tha Manja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><a class=\"wsw__a\" style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/63115F10-484A-430D-B1C6-E1B645C8927D.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(Kliko k\u00ebtu)<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Farsa e konkurseve<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi i burgjeve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebhet nga 23 institucione t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit dhe num\u00ebron nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm punonj\u00ebsish, si n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb ashtu edhe n\u00eb administrat\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja kategorit\u00eb, procedurat e rekrutimeve kryhen p\u00ebrmes konkurseve publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, nj\u00eb konkurs publik p\u00ebr rekrutime masive n\u00eb policin\u00eb e Burgjeve u kthye n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb pun\u00ebsimi p\u00ebr militant\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste dhe njer\u00ebzit e lidhur me pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konkursi publik p\u00ebr polic\u00eb t\u00eb rolit baz\u00eb u shpall n\u00eb fund t\u00eb marsit t\u00eb kaluar dhe synonte t\u00eb rekrutonte mbi 250 punonj\u00ebs p\u00ebr 17 institucione t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Testimi u krye m\u00eb 3 prill dhe thirrjes iu p\u00ebrgjigj\u00ebn mbi 1300 kandidat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por p\u00ebrtej fasad\u00ebs, ish-drejtori \u00c7uko ankohej n\u00eb mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt u p\u00ebrkisnin listave t\u00eb Partis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cO Gerti, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do t\u00eb zhbllokohen,\u201d thoshte \u00c7uko m\u00eb 14 prill. \u201cUn\u00eb pres q\u00eb nes\u00ebr pasnes\u00ebr t\u00eb m\u00eb thot\u00eb sa veta do fus\u00ebsh nga 1 te 250. Un\u00eb s\u2019e di \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb ai tani,\u201d shtohet aty.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cKi parasysh q\u00eb Lushnja nuk ka asnj\u00eb vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kan\u00eb sjell\u00eb 200 veta. Testimi k\u00ebt\u00eb her\u00eb u b\u00eb me 1358 veta dhe t\u00eb gjith\u00eb ishin listat e partis\u00eb. E kishin t\u00eb qart\u00eb ata, hajt se po i fusim n\u00eb burgje,\u201d shprehet \u00c7uko sipas transkriptit t\u00eb bised\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><a class=\"wsw__a\" style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/EA154C07-727F-462F-88E5-32C7E1FA729F.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(Kliko k\u00ebtu)<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjimet nxjerrin gjithashtu n\u00eb pah manovrat e kryera me testimet, ku rezultatet manipulohen p\u00ebr t\u00eb favorizuar kandidat\u00ebt e servirur p\u00ebrmes kanaleve partiake. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar nj\u00eb person t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Socialiste, \u00c7uko shpjegon se si do ta nxirrte at\u00eb fitues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cDo b\u00ebjm\u00eb dhe procedur\u00ebn gjasme fitoi kjo, humb\u00ebn k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt. M\u00eb kan\u00eb ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famsh\u00ebm publik,\u201dthot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Episodet e dosjes s\u00eb zotit \u00c7uko nuk jan\u00eb t\u00eb parat n\u00eb sistemin e Burgjeve, dhe as n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00eb qershor 2017, pak para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb denoncoi funksionar\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr pun\u00ebsime fiktive n\u00eb burgun ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb Re\u00e7it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa n\u00eb mars t\u00eb vitit 2018, Komisioneri p\u00ebr Mbikqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil i dor\u00ebzoi Kuvendit nj\u00eb raport, sipas s\u00eb cilit 1\/3 e pun\u00ebsimeve n\u00eb administrat\u00eb b\u00ebhen me urdh\u00ebr titullari dhe jasht\u00eb procedurave t\u00eb ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vini re:<\/strong> Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/konkurset-publike-n%C3%AB-burgje---fushat%C3%AB-pun%C3%ABsimi-p%C3%ABr-zyrtar%C3%ABt-e-ps-\/4742044.html\">VOA<\/a><\/span><\/p>\n<\/div>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzeriamerikes%2Fvideos%2F333270870848376%2F&amp;show_text=0&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u00a0Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr ish-drejtorin e Burgjeve, Arben \u00c7uko ekspozojn\u00eb fars\u00ebn e konkurseve publike dhe nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. M\u00eb 30 prill 2018, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i Burgjeve, Arben \u00c7uko [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":265555,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-265553","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265553\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}