{"id":263986,"date":"2019-01-08T21:10:47","date_gmt":"2019-01-08T20:10:47","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=263986"},"modified":"2019-01-08T20:46:33","modified_gmt":"2019-01-08T19:46:33","slug":"europa-juglindore-origjine-dhe-destinacion-i-trafikimit-te-qenieve-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2019\/01\/08\/europa-juglindore-origjine-dhe-destinacion-i-trafikimit-te-qenieve-njerezore\/","title":{"rendered":"Europa Juglindore origjin\u00eb dhe destinacion i trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p class=\"intro\">Raporti global i qenieve njer\u00ebzore t\u00eb trafikuara mbulon 142 vende dhe hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi modelet dhe rrjedhat e trafikimit n\u00eb nivel rajonal dhe komb\u00ebtar, bazuar n\u00eb rastet e zbuluara q\u00eb nga 2014 deri m\u00eb 2016.<\/p>\n<div id=\"sharing-bar\" class=\"min\"><span dir=\"ltr\">\u00a0<\/span><span dir=\"ltr\">\u00a0<\/span><span dir=\"ltr\">\u00a0<\/span><span dir=\"ltr\">\u00a0<\/span><\/div>\n<div class=\"picBox full\"><a class=\"overlayLink init\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/europa-juglindore-origjin%C3%AB-dhe-destinacion-i-trafikimit-t%C3%AB-qenieve-njer%C3%ABzore\/a-46991172#\" rel=\"nofollow\"><img decoding=\"async\" title=\"Cover Global Report on Trafficking in Persons 2018\" src=\"https:\/\/www.dw.com\/image\/46991196_303.jpg\" alt=\"Cover Global Report on Trafficking in Persons 2018\" \/><\/a><\/div>\n<div class=\"group\">\n<div class=\"longText\">\n<p>Zyra e OKB p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimet, UNDOC, botoi dje t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (07.01), Raportin global t\u00eb qenieve njer\u00ebzore t\u00eb trafikuara. Ai mbulon 142 vende dhe hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi modelet dhe rrjedhat e trafikimit t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb, si n\u00eb nivel rajonal ashtu dhe komb\u00ebtar, bazuar n\u00eb rastet e trafikimit t\u00eb zbuluara q\u00eb nga 2014 deri m\u00eb 2016. Ka dhjet\u00eb vjet q\u00eb UNDOC mbledh t\u00eb dh\u00ebna sistematike p\u00ebr trafikimin e qenieve jer\u00ebzore. Deutsche Welle nxorri nga raporti subrajonet me interes, Europ\u00ebn per\u00ebndimore dhe jugore dhe Europ\u00ebn qendrore dhe juglindore.<\/p>\n<p><strong>Europa per\u00ebndimore dhe jugore<\/strong><\/p>\n<p><em>Profili i viktimave<\/em>: Pjesa m\u00eb e madhe e viktimave t\u00eb trafikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon jan\u00eb gra (52 p\u00ebrqind), por p\u00ebrqindja e burrave t\u00eb trafikuar \u00ebsht\u00eb rritur vazhdimisht. Mbret\u00ebria e Bashkuar ka raportuar m\u00eb 2016 rritjen e numrit t\u00eb burrave t\u00eb trafikuar, nd\u00ebrsa Gjermania dhe Austria r\u00ebnien e numrit t\u00eb tyre. Pjesa e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb trafikuar z\u00eb 25 p\u00ebrqind t\u00eb numrit t\u00eb viktimave dhe nuk ka ndryshuar q\u00eb nga viti 2014.<\/p>\n<p><em>Forma e shfryt\u00ebzimit:<\/em>\u00a0Trafikimi p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual vazhdon t\u00eb mbetet forma m\u00eb e zakonshme, nd\u00ebrsa trafikimi p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar z\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e viktimave. Dy viktima t\u00eb zbuluara jan\u00eb trafikuar p\u00ebr heqje organesh. Belgjika dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar kan\u00eb raportuar m\u00eb shum\u00eb viktima p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar se sa p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual. Grat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 72 p\u00ebrqind t\u00eb viktimave t\u00eb trafikuara p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual. Tek viktimat meshkuj t\u00eb trafikuar p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual, tendenca ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb burra se sa djem t\u00eb trafikuar. Forma t\u00eb tjera shfryt\u00ebzimi kan\u00eb qen\u00eb kriminaliteti i detyruar, lypja n\u00eb rrug\u00eb dhe martesat fallso.\u00a0N\u00eb vitin 2016 n\u00eb Spanj\u00eb jan\u00eb zbuluar 15 viktima t\u00eb trafikuara p\u00ebr kriminalitet t\u00eb detyruar, n\u00eb Greqi 11 viktima p\u00ebr lypje t\u00eb detyruar n\u00eb rrug\u00eb dhe n\u00eb Qipro 17 viktima trafikimi p\u00ebr martesa fallso.<\/p>\n<p><em>Profili i trafikuesve<\/em>: Pjesa m\u00eb e madhe e trafikuesve t\u00eb dyshuar, t\u00eb kapur, t\u00eb d\u00ebnuar jan\u00eb meshkuj. N\u00eb 310 persona t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tet\u00eb vende p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual, 76 p\u00ebrqind kan\u00eb qen\u00eb meshkuj. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre kan\u00eb qen\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb vendin ku kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin, t\u00eb ardhur kryesisht nga Europa Juglindore ose vende t\u00eb tjera europiano qendrore dhe jugore.<\/p>\n<p><em>Rrymat e trafikimit<\/em>: Nj\u00ebsoj si n\u00eb tendenc\u00ebn globale, zbulimi i viktimave komb\u00ebtare ka qen\u00eb n\u00eb rritje. N\u00eb rrymat nd\u00ebrkufitare origjina kryesore e fluksit t\u00eb trafikimit mbetet Europa Juglindore. Disa vende per\u00ebndimore, sidomos Mbret\u00ebria e Bashkuar kan\u00eb njoftuar t\u00eb ken\u00eb viktima nga vendet Baltike. Europa per\u00ebndimore dhe jugore \u00ebsht\u00eb duke zbuluar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb viktima q\u00eb vijn\u00eb nga rajone t\u00eb tjera si Afrika subsahariane, kryesisht nga Afrika Per\u00ebndimore. Pjesa m\u00eb e madhe e viktimave q\u00eb vijn\u00eb nga Azia, jan\u00eb nga Filipinet, Tajlanda dhe m\u00eb pak nga Kina dhe Vietnami.<\/p>\n<div class=\"picBox full rechts \">\n<p><a class=\"overlayLink init\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/europa-juglindore-origjin%C3%AB-dhe-destinacion-i-trafikimit-t%C3%AB-qenieve-njer%C3%ABzore\/a-46991172#\" rel=\"nofollow\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Lyp\u00ebse n\u00eb Hanover\" src=\"https:\/\/www.dw.com\/image\/46719068_401.jpg\" alt=\"Deutschland Bettlerin im Schnee (picture-alliance\/dpa\/H. Holleman)\" width=\"700\" height=\"394\" \/><\/a>Lyp\u00ebse n\u00eb Hanover<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>Europa qendrore dhe juglindore<\/strong><\/p>\n<p><em>Profili i viktimave<\/em>: N\u00eb k\u00ebt\u00eb subrajon viktimat meshkuj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se n\u00eb mesataren globale. N\u00eb pes\u00eb viktima kat\u00ebr jan\u00eb gra. Por n\u00eb disa vende si Lituania, Rumania dhe Sllovakia numri i viktimave burra ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb viktimave gra. Viktimat f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb Europ\u00ebn qendrore dhe juglindore, sidomos numri i vajzave t\u00eb trafikuara. Disa vende si Bosnje Hercegovina, Hungaria dhe Rumania kan\u00eb raportuar zbulimin e m\u00eb shum\u00eb viktimave f\u00ebmij\u00eb se sa t\u00eb rritur. N\u00eb gjith\u00eb rajonin \u00ebsht\u00eb ulur pjesa q\u00eb zen\u00eb burrat n\u00eb numrin e viktimave, por \u00ebsht\u00eb rritur pjesa e f\u00ebmij\u00ebve viktima t\u00eb\u00a0trafikimit.<\/p>\n<p><em>Forma e shfryt\u00ebzimit:\u00a0<\/em>70 p\u00ebrqind e viktimave jan\u00eb trafikuar p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual. Nj\u00eb e treta p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar ose q\u00ebllime &#8220;t\u00eb tjera\u201d. N\u00eb gjith\u00eb rajonin ka r\u00ebn\u00eb numri i viktimave t\u00eb trafikuara p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar nga 23 n\u00eb 17 p\u00ebrqind n\u00eb krahasim me 2014. P\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual p\u00ebrqindja \u00ebsht\u00eb rritur nga 65 n\u00eb 70. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre kan\u00eb qen\u00eb femra, kryesisht gra. N\u00eb Hungari shifra ka qen\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr vajzat se sa grat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb trafikimi. Burrat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon nga trafikimi i meshkujve preken m\u00eb shum\u00eb djemt\u00eb se burrat. P\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar trafikimi prek m\u00eb shum\u00eb burrat. Nga 2014 deri 2017 jan\u00eb raportuar pes\u00eb raste trafikimi p\u00ebr heqje organesh. N\u00eb viktimat e trafikuar p\u00ebr q\u00ebllime &#8220;t\u00eb tjera\u201d, p\u00ebrmenden shitja e f\u00ebmij\u00ebve, detyrimi p\u00ebr lypje n\u00eb rrug\u00eb dhe aktivitete kriminale. Trafikimi p\u00ebr detyrim lypje n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ashtu edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Trafikimi p\u00ebr aktivitete kriminele \u00ebsht\u00eb raportuar si n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor ashtu edhe n\u00eb Balltik. Po ashtu jan\u00eb raportuar gra dhe vajza shtatz\u00ebna q\u00eb trafikohen p\u00ebr shitje f\u00ebmij\u00ebsh.<\/p>\n<p><em>Profili i trafikant\u00ebve:\u00a0<\/em>Pjesa m\u00eb e madhe e trafikant\u00ebve t\u00eb hetuar, jan\u00eb ndjekur penalisht ose d\u00ebnuar jan\u00eb burra. Ata kan\u00eb qen\u00eb kryesisht qytetar\u00eb t\u00eb vendit ku \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimi, ose t\u00eb vendit fqinj. T\u00eb dh\u00ebnat e trafikant\u00ebve tregojn\u00eb diferenca n\u00eb dy subrajonet e ndryshme Europa per\u00ebndimore dhe jugore dhe Europa qendrore dhe juglindore.\u00a0E para \u00ebsht\u00eb kryesisht destinancion i trafikimit, kurse e dyta origjin\u00eb trafikimi. T\u00eb dh\u00ebnat e riatdhesimit kan\u00eb treguar p\u00ebr rrymat e trafikimit nga Europa qendore dhe juglindore n\u00eb Europ\u00ebn lindore. K\u00ebto rryma rajonale jan\u00eb zbuluar n\u00eb sasi t\u00eb madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbulosh viktima nga Europa qendrore dhe juglindore n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Ky subrajon \u00ebsht\u00eb po ashtu destinacion p\u00ebr viktimat e trafikimit. Shum\u00eb viktima t\u00eb zbuluara jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb po atij vendi ku zbulohen. Rrymat e trafikimit q\u00eb\u00a0e kan\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb Europ\u00ebn lindore, p\u00ebrfshir\u00eb Ukrain\u00ebn drejtohen p\u00ebr n\u00eb Poloni ose vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs lindore. \u00c7ekia dhe Polonia jan\u00eb destinacine p\u00ebr viktimat q\u00eb e kan\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb Europ\u00ebn juglindore.<\/p>\n<p>Niveli i zbulimit t\u00eb viktimave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb m\u00eb i\u00a0larti\u00a0n\u00eb bot\u00eb, pas Amerik\u00ebs Qendrore. K\u00ebto vende kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb viktima p\u00ebr frym\u00eb se vendete e Europ\u00ebs per\u00ebndimore dhe lindore, por niveli i d\u00ebnimeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se to. Por niveli i d\u00ebnimeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"picBox full rechts \">\n<p><a class=\"overlayLink init\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/europa-juglindore-origjin%C3%AB-dhe-destinacion-i-trafikimit-t%C3%AB-qenieve-njer%C3%ABzore\/a-46991172#\" rel=\"nofollow\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Pjesa m\u00eb e madhe e personave t\u00eb trafikuar jan\u00eb gra q\u00eb detyrohen t\u00eb prostituojn\u00eb\" src=\"https:\/\/www.dw.com\/image\/46978861_401.jpg\" alt=\"Thailand | Prostitution in Pattaya (picture-alliance\/dpa\/EPA\/H. H. Young)\" width=\"700\" height=\"394\" \/><\/a>Pjesa m\u00eb e madhe e personave t\u00eb trafikuar jan\u00eb gra q\u00eb detyrohen t\u00eb prostituojn\u00eb<\/p>\n<p><strong>Vini re:<\/strong> Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/europa-juglindore-origjin%C3%AB-dhe-destinacion-i-trafikimit-t%C3%AB-qenieve-njer%C3%ABzore\/a-46991172\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti global i qenieve njer\u00ebzore t\u00eb trafikuara mbulon 142 vende dhe hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi modelet dhe rrjedhat e trafikimit n\u00eb nivel rajonal dhe komb\u00ebtar, bazuar n\u00eb rastet e zbuluara q\u00eb nga 2014 deri m\u00eb 2016. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Zyra e OKB p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimet, UNDOC, botoi dje t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (07.01), Raportin global t\u00eb qenieve njer\u00ebzore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-263986","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263986\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}