{"id":253132,"date":"2018-11-25T18:08:57","date_gmt":"2018-11-25T17:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=253132"},"modified":"2018-11-25T18:08:57","modified_gmt":"2018-11-25T17:08:57","slug":"une-ina-e-shqiponjave-dhe-danieli-i-shpellareve-te-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2018\/11\/25\/une-ina-e-shqiponjave-dhe-danieli-i-shpellareve-te-protestes\/","title":{"rendered":"\u201cUn\u00eb, Ina e shqiponjave dhe Danieli i \u201cshpellar\u00ebve\u201d t\u00eb protest\u00ebs\u201d","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-131711\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Luan-Rama-933x445.jpg\" alt=\"\" width=\"933\" height=\"445\" \/><\/p>\n<p>Sekretari I P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb Luan Rama n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komenti n\u00eb Facebook ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb protest\u00ebn e disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb midis banor\u00ebve t\u00eb Astirit dhe policis\u00eb p\u00ebrpara kuvendit ku pati edhe p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Rama n\u00eb komentin e tij tregon se protesuesit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb protest\u00eb legjitime p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pron\u00ebn e tyre dhe se djali i arrestuar nga policia si personi q\u00eb plagosi efektiven e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb student i shk\u00eblqyer i cili ka protestuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Komenti i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb, Ina e shqiponjave t\u00eb policis\u00eb dhe Danieli i \u201cshpellar\u00ebve\u201d t\u00eb protest\u00ebs!<\/p>\n<p>Jam gjendur pran\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare me disa prej koleg\u00ebve deputet\u00eb, pak minuta pasi ishte shp\u00ebrndar\u00eb protesta e qytetar\u00ebve, banor\u00eb t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u00eb humbasin sht\u00ebpit\u00eb e tyre prej nj\u00eb projekti p\u00ebr zgjerimin e dy kilometrave rrug\u00eb, q\u00eb do t\u00eb kushtoj\u00eb 40 milion\u00eb euro!<\/p>\n<p>E krejt papritur, kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb grup, qyetar\u00eb e polic\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrlesheshin duke shar\u00eb e kanosur nj\u00ebri-tjetrin. As m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, nj\u00eb shfaqje rruga\u00e7\u00ebrie n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, ndaj bashk\u00eb me koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb jam afruar dhe kemi nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb ata q\u00eb po ziheshin e po shaheshin!<br \/>\nSepse situata po r\u00ebndohej e dhuna mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohej m\u00eb tej.<\/p>\n<p>As un\u00eb dhe as koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb nuk u jemi kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, por ju kemi k\u00ebrkuar atyre dhe qytetar\u00ebve t\u00eb evitojn\u00eb dhun\u00ebn, sepse fakti q\u00eb mbajn\u00eb uniform\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin, nuk ua jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb mbi qytetar\u00ebt, ashtu sikund\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit, n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pron\u00ebn, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb!<\/p>\n<p>E sa p\u00ebr personat p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb shkeljen e ligjit, iu kam th\u00ebn\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb se mund t\u2019i identifikojn\u00eb dhe t\u2019i shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00eb polici edhe m\u00eb pas, sipas procedurave q\u00eb parashikon ligji, pa krijuar skena dhune dhe konflikti n\u00eb mes t\u00eb qytetit. Por nd\u00ebrkaq, kam par\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri t\u0113 afrohet rr\u00ebmbyesh\u00ebm e t\u00eb sulet mbi disa polic\u00eb q\u00eb po i godisnin t\u00eb jatin. Ia doli t\u2019a shk\u00ebpus\u00eb baban\u00eb e tij nga duart e polic\u00ebve, por ra vet\u00eb mes tyre e filloi p\u00ebrleshjen me ta. Asnj\u00ebra pal\u00eb nuk d\u00ebgjonte thirrjet p\u00ebr arsye, e n\u00eb keto kushte kam nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb bashk\u00eb me koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe vet\u00ebm i kemi ndar\u00eb, as kemi rr\u00ebmbyer njeri dhe as kemi fshehur ndok\u00ebnd!<\/p>\n<p>Kemi ndar\u00eb qytetar\u00eb e polic\u00eb q\u00eb po rriheshin me nj\u00ebri-tjetrin dhe ca t\u00eb tjer\u00eb, civil\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas e m\u00ebsova se ishin punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por pa shenja dalluese dhe identifikuese si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji! Kaq ishte ngjarja e asaj dite pas protest\u00ebs!<\/p>\n<p>M\u00eb pas m\u00ebsova p\u00ebr t\u00eb l\u00ebnduarit e t\u00eb plagosurit nga t\u00eb dy pal\u00ebt, polic\u00eb e protestues, ku padyshim episodi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosja e In\u00ebs s\u00eb shqiponjave t\u00eb policis\u00eb, e vajz\u00ebs me uniform\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe sigurin\u00eb publike!<\/p>\n<p>Jam me t\u00eb pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje. Jam me t\u00eb dhe me kol\u00ebg\u00ebt e saj me zem\u00ebr, e jo p\u00ebr t\u2019u shfaqur n\u00eb ndonj\u00eb ekran gjith\u00eb grimasa hipokrizie! Dhe e ndjej dhembjen e saj si t\u00eb vajz\u00ebs time! I uroj sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb e do t\u00eb jem i lumtur t\u2019a shoh s\u00ebrish mes koleg\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebrs\u00ebri ashtu, si shqiponj\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si shqiponj\u00eb t\u00eb policis\u00eb time!<\/p>\n<p>Dikush apo disa e p\u00ebrdor\u00ebn protest\u00ebn p\u00ebr t\u00eb provokuar e p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb. Edhe pse nuk i njoh \u201caktor\u00ebt\u201d e dhun\u00ebs, fakti q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn protest\u00ebn ku isha edhe un\u00eb jo si protestues, por si p\u00ebrfaq\u00ebsues publik dhe politik, m\u00eb lejon mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb gjith\u00eb t\u00eb plagosurve dhe t\u00eb l\u00ebnduarve, polic\u00eb n\u00eb detyr\u00eb apo protestues n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre, m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb edhe In\u00ebs s\u00eb shqiponjave t\u00eb policis\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse Policia e Shtetit dhe qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb apo kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit; sepse nd\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb humbasin sht\u00ebpi prej projektit tek Unaza e Re, ka edhe disa dhjet\u00ebra polic\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb hall, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdorur.<br \/>\nT\u00eb keqp\u00ebrdorur jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata qe dje u g\u00ebnjyen me premtimin se n\u00ebse do t\u00eb votonin Edi Ram\u00ebn nuk do t\u2019ua prishnin sht\u00ebpit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot kanosen me projektin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb sht\u00ebpive. Por t\u00eb keqp\u00ebrdorur jan\u00eb edhe qytetar\u00ebt me uniform\u00eb, ata q\u00eb pasi kishin sh\u00ebrbyer gjith\u00eb nat\u00ebn pran\u00eb objekteve q\u00eb siguron sh\u00ebrbimi i policis\u00eb s\u00eb objekteve, u vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb protest\u00eb, kur k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim duhet ta kryejn\u00eb t\u00eb tjera forca nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republik\u00ebs, sipas nj\u00eb urdh\u00ebrsh\u00ebrbimi t\u00eb detajuar e t\u00eb miratuar paraprakisht!<\/p>\n<p>Dhe tani disa rradhe p\u00ebr Daniel Drobajn, p\u00ebr Danielin e \u201cshpellar\u00ebve\u201d si\u00e7 i quan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskriminuese e fyese Kryeministri disa prej qytetar\u00ebve protestues meq\u00eb jan\u00eb nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse, edhe ata e kan\u00eb Kryeminist\u00ebr. Pra, disa rradh\u00eb p\u00ebr \u201ckriminelin\u201d q\u00eb un\u00eb e \u201choqa\u201d prej duarve t\u00eb policis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e t\u00eb vetme e pash\u00eb kur u sul mbi disa polic\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb jatin q\u00eb po ia dhunonin, n\u00eb p\u00ebrleshjen t\u00eb cil\u00ebn e shpjegova n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre rradh\u00ebve, e cila ndodhi diku n\u00eb hapsir\u00ebn mes Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs nga ana e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare dhe ish &#8211; bar sahatit. E ndava nga sherri, e shk\u00ebputa prej dhun\u00ebs, por ai nuk m\u00eb d\u00ebgjoi, nuk m\u2019u bind! Dhe m\u00eb iku nga duar. Sepse rendte t\u00eb shp\u00ebtonte babain! Nuk munda ta ndal, sepse jo un\u00eb, po askush, askush nuk do t\u00eb mund t\u2019a ndalte dik\u00eb tek sheh t\u2019i dhunohet babai e t\u2019i shembet sht\u00ebpia!<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se e kan\u00eb arrestuar e bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb lajm, m\u00ebsova se ky paska qen\u00eb ai q\u00eb hodhi shashkat a kapsollat, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave plagosi e mori gishtat e In\u00eb s\u00eb shqiponjave t\u00eb policis\u00eb! Nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu e v\u00ebrteta, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, cilido qoft\u00eb ai q\u00eb ka marr\u00eb e ka p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, shashka apo kapsolla n\u00eb protest\u00eb, duhet nd\u00ebshkuar sipas ligjit!<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb Danieli. Sepse un\u00eb jam me ligjin dhe p\u00ebr zbatimin e tij.E sipas logjik\u00ebs s\u00eb ligjit, pres q\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ta shpall\u00eb gjykata, si\u00e7 duhet t\u00eb ndodh\u00eb normalisht n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs!<br \/>\nSot, teksa vendosa t\u00eb shkruaj k\u00ebto rradh\u00eb, u interesova t\u00eb m\u00ebsoj se kush \u00ebsht\u00eb \u201ckrimineli q\u00eb Luan Rama e hoqi nga duar e policis\u00eb\u201d si\u00e7 kumtoi nje televizion, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kazan\u00ebt mediatik\u00eb, edhe pse nuk ka respektuar as minimumin e etik\u00ebs profesionale, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb m\u00eb drejtoheshin edhe mua, por ky \u00ebsht\u00eb problem tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Danieli, \u201ckrimineli\u201d sipas disa portaleve apo \u201cshpellari\u201d sipas Kryeministrit, \u00ebsht\u00eb nga Mirdita, por banon tek Unaza e Re n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ligjshme, t\u00eb cil\u00ebn Kryeministri do t\u2019ja prish\u00eb!<br \/>\nKa kryer shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb gjimnazin \u201c\u00c7ajupi\u201d si nx\u00ebn\u00ebs i dhjetave dhe ka zgjedhur vete t\u00eb b\u00ebhet inxhinier nd\u00ebrtimi, sepse \u00ebsht\u00eb student n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb fakultetit t\u00eb inxhinieris\u00eb, pasi ka fituar me zot\u00ebsin\u00eb e vet t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb student i k\u00ebtij fakulteti!<\/p>\n<p>Pyeta p\u00ebr t\u00eb edhe n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit se mos ka t\u00eb dh\u00ebna apo fashikuj qe e identifikojn\u00eb apo e implikojn\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale, por m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb k\u00ebtij lloji p\u00ebr t\u00eb! Madje, edhe kur i b\u00ebn\u00eb kontrollin e baneses, punonj\u00ebsit e policis\u00eb i gjet\u00ebn vizore, kompas e lapsat me detyrat p\u00ebr n\u00eb fakultet t\u00eb pambaruara!<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, Danieli q\u00eb ka kryer gjimnazin n\u00eb Tiran\u00eb me not\u00ebn mesatare 9.6 dhe q\u00eb me zot\u00ebsin\u00eb e vet fitoi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet student i fakultetit t\u00eb inxhinieris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, sot \u00ebsht\u00eb \u201ckriminel\u201d, sot \u00ebsht\u00eb Danieli i \u201cshpellar\u00ebve\u201d, sepse k\u00ebshtu e quan Kryeministrit!<\/p>\n<p>Nuk e di se si do ta shpall\u00eb gjykata Danielin, por nj\u00eb gj\u00eb e di mir\u00eb: n\u00ebse dialogu dhe transparenca me qytetar\u00ebt q\u00eb humbasin sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb Unaz\u00ebn e Re dhe jo dhuna mbi ta dhe etiketimi i tyre si \u201cshpellar\u00eb\u201d, n\u00ebse shp\u00ebrblimi i drejt\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ligji dhe jo arroganca dhe p\u00ebrbuzja kryeministrore do t\u00eb ishte qasja e qeveris\u00eb ndaj tyre, Ina e shqiponjave t\u00eb policis\u00eb nuk do t\u00eb ishte plagosur, dhe Danieli nuk do t\u00eb ishte n\u00eb pranga si \u201ckrimineli\u201d i rradh\u00ebs dhe si nj\u00ebri nga \u201cshpellar\u00ebt\u201d, si\u00e7 pelqen t\u2019i quaj\u00eb gjuha e pushtetit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari I P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb Luan Rama n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komenti n\u00eb Facebook ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb protest\u00ebn e disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb midis banor\u00ebve t\u00eb Astirit dhe policis\u00eb p\u00ebrpara kuvendit ku pati edhe p\u00ebrplasje. Rama n\u00eb komentin e tij tregon se protesuesit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb protest\u00eb legjitime p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pron\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":134510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-253132","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253132"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253132\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}