{"id":250323,"date":"2018-11-15T09:22:09","date_gmt":"2018-11-15T08:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=250323"},"modified":"2018-11-15T09:23:42","modified_gmt":"2018-11-15T08:23:42","slug":"letra-e-midhat-frasherit-ne-1946-en-cfare-e-pret-shqiperine-nga-komunizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2018\/11\/15\/letra-e-midhat-frasherit-ne-1946-en-cfare-e-pret-shqiperine-nga-komunizmi\/","title":{"rendered":"Letra e Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb 1946-\u00ebn: \u00c7far\u00eb e pret Shqip\u00ebrin\u00eb nga Komunizmi","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-250325\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/mithat-ok-1.jpg\" alt=\"\" width=\"521\" height=\"909\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/mithat-ok-1.jpg 521w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/mithat-ok-1-172x300.jpg 172w\" sizes=\"auto, (max-width: 521px) 100vw, 521px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cEnver Hoxha dhe banda e tij p\u00ebrgatisnin plane n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb serbe, edhe mbasandaj kan\u00eb guximin t\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit shkruar n\u00eb m\u00ebrgim, m\u00eb 1 dhjetor 1946, plot nj\u00eb vit pasi komunist\u00ebt kishin ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ishte nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb mos i besuar komunizmit, q\u00eb ai e quan nj\u00eb koler\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrron shpirtin e njeriut. Letra na zb\u00ebrthen \u00e7do pik\u00ebpamje t\u00eb tij mbi situat\u00ebn e krijuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shqet\u00ebsimet e tij, revolt\u00ebn, trishtimin dhe parashikimet mbi sistemin e ri q\u00eb po vendosej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kund\u00ebrshtar i Partis\u00eb Komuniste, Mid\u2019hat Frash\u00ebri u detyrua q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 1944, t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria dhe t\u00eb vendoset n\u00eb Itali, ku edhe mendohet se \u00ebsht\u00eb shkruar kjo let\u00ebr. M\u00eb posht\u00eb letra e plot\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cP\u00ebr miqt\u00eb e mi t\u2019Amerik\u00ebs<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dashur miq,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kemi dy vjet q\u00eb u detyruam t\u00eb largohemi nga Shqip\u00ebria dhe t\u00eb b\u00ebhemi refugjat\u00eb. Sot, n\u00eb tok\u00ebn e m\u00ebrgimit t\u00eb an\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb adriatikut, jemi af\u00ebr 750 shqiptar\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve edhe gra, kalamanj e pleq. N\u00eb greqi jan\u00eb 800 refugjat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb larguar nga atdheu, mezi t\u00eb shp\u00ebtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri q\u00eb ka mbuluar Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebta 1500 refugjat\u00eb ajn\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb: Konispoli, Shqip\u00ebria e mesme dhe e veriut edhe n\u00ebj num\u00ebr i madh nga Kosova.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb dy vjet, kujdesi yn\u00eb i par\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb korespondenc\u00eb me miqt\u00eb dhe farefisin q\u00eb kemi n\u00eb vendet e larg\u00ebt: Australi, Turqi, Egjypt, Shtetet e Bashkuara t\u2019Amerik\u00ebs, por ve\u00e7an\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, ku ndodhet kolonija jon\u00eb m\u00eb e madhe. Shqip\u00ebrin\u00eb e lam n\u00eb tym e n\u00eb flak\u00eb. Komunizma p\u00ebrgatitej t\u00eb festonte triumfin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komuniste, do me th\u00ebn\u00eb, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrar\u00eb e torturuar, gra, burra, djem, \u00e7upa, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl dhe sidomos t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Desh\u00ebm t\u00eb t\u00ebrheqim v\u00ebrejtjen e v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb q\u00eb ndodhen larg Atdheut dhe q\u00eb s\u2019kishin pasur mund\u00ebsi t\u00eb informohen dhe t\u00eb kuptojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kjo nuk na dukej nj\u00eb \u00e7udi as edhe nj\u00eb gj\u00eb e mosbesuar, se, t\u00eb pakt\u00ebn tri radio t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ishin n\u00eb favor t\u00eb komunist\u00ebvet dhe b\u00ebnin propagand\u00ebn e tyre. Por, ne na duhej t\u00eb shpejtonim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb opinionin e shqiptar\u00ebvet q\u00eb ishin larg Atdheut: Kishim p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndri\u00e7onim mendjen e tyre dhe t\u2019u viheshim n\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr \u00e7do informat\u00eb q\u00eb ata mund t\u00eb kishin nevoj\u00eb. Ata q\u00eb kishin mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u2019i quanim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb si t\u00eb mjer\u00eb t\u00eb burgosur, me zinxhir\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me litar n\u00eb gryk\u00eb. Kishim nevoj\u00eb, nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, t\u00eb shp\u00ebtonim nga rob\u00ebria, n\u00eb mos materiale por morale, kolonit\u00eb tona. B\u00ebm\u00eb thirrje n\u00eb ndjenjat patriotike dhe njer\u00ebzore t\u00eb miqve tan\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjith\u00eb shpres\u00ebn e m\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebn nj\u00eb qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranis\u00eb, larg despotizm\u00ebs dhe larg diktatur\u00ebs kuqalashe. Nuk kishit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, asnj\u00eb Mehmet Shehu, asnj\u00eb Enver Hoxha, asnj\u00eb Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizm\u00ebn tuaj t\u00eb viteve 1919 dhe 1920. Kujtonim se qysh, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, si nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, jini ngritur at\u00ebhere n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe kini luftuar p\u00ebr indipendenc\u00ebn e asaj Shqip\u00ebrie, p\u00ebr kufijt\u00eb e asaj Shqip\u00ebrije dhe p\u00ebr nderin e asaj Shqip\u00ebrije. M\u00eb t\u00eb shumt\u00ebt prej jush i njoh dhe m\u00eb njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetm\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb hynim n\u00eb korespondenc\u00eb me ju, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me qindra letra ju jan\u00eb d\u00ebrguar, jo vet\u00ebm miqvet tuaj si un\u00eb, por edhe prej v\u00ebllez\u00ebrvet, kush\u00ebrinjvet, nip\u00ebrvet dhe ungj\u00ebrvet tuaj. Disave nuk u \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje. Me \u00e7do kusht ishte nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndri\u00e7ohej opinioni i tyre q\u00eb t\u00eb vononin akoma t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb edhe t\u00eb kuptojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Dhe kjo e v\u00ebrtet\u00eb \u00e7do dit\u00eb u b\u00eb m\u00eb tep\u00ebr tragjike. Krimet e komunist\u00ebvet gjat\u00eb luft\u00ebs, i vazhduan krime t\u00eb tjer\u00eb, ekzekutimet pa gjyq ose me gjyq rrug\u00ebsh, me ligje edhe pa ligje, vajt\u00ebn duke u shum\u00ebzuar. Per\u00ebndija vet\u00ebm e di numurin e atyre q\u00eb jan\u00eb mbytur. M\u00eb t\u00eb shumt\u00ebt as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin n\u00eb burgje, por vriteshin e \u00e7poheshin me thik\u00eb n\u00eb udh\u00eb e sip\u00ebr. Sot vall\u00eb jan\u00eb t\u00eb burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe gati p\u00ebr vdekje? Sa familje gjenden t\u00eb internuar n\u00eb Kruj\u00eb, Berat e gjetk\u00eb?\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Doni t\u00eb pyesni p\u00ebr reforma? Jua them un\u00eb. Reforma m\u00eb e bukur, n\u00eb krijimin e s\u00eb cil\u00ebs komunist\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb rr\u00ebfyer nj\u00eb zot\u00ebsi dhe nj\u00eb inteligjenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb frika: n\u00ebna dhe baba t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb nga \u00e7upa dhe nga djali i tyre. Shqiptari t\u00eb dridhet nga fisi m\u00eb i af\u00ebrt i tij se mos veje e ta kall\u00ebzoje te policija, simbas sistemit rus, G.P.U dhe N.K.V.D.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lumturi e popullit? V\u00ebrtet nj\u00eb lumturi e mir\u00eb! Bujqvet, katundar\u00ebvet dhe atyre q\u00eb s\u2019kishin asgj\u00eb, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxh\u00ebs u ka dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb dhe. Por gjith\u00eb produkti i djers\u00ebs s\u00eb tyre vete n\u00eb hambar t\u00eb qeveris\u00eb dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet q\u00eb t\u00eb vej\u00eb \u00e7do jav\u00eb n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb marr\u00eb te n\u00ebpun\u00ebsi komunist kafshat\u00ebn e goj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qysh n\u00eb fillim t\u00eb regjimit t\u00eb komunist\u00ebvet, gjith mallrat, ila\u00e7et, veglat e mjek\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb kirurgjis\u00eb, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb u gjend n\u00eb drogerit\u00eb dhe depozitat e Shqip\u00ebris\u00eb, u d\u00ebrgua te xhaxha Tito, dhe kjo p\u00ebr shp\u00ebrblim t\u00eb sh\u00ebrbimit q\u00eb b\u00ebri Titoja duke vrar\u00eb afro 50.000 shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Vajt\u00ebn lesht\u00eb, l\u00ebkur\u00ebt, benzina dhe nafta edhe ato n\u00eb Jugosllavi. Shum\u00eb nga sendet q\u00eb jep organizata U.N.R.R.A shkojn\u00eb n\u00eb Jugosllavi ose u dor\u00ebzohen vet\u00eb besnik\u00ebvet t\u00eb regjimit komunist. Fakir fukaraja, n\u00eb mundshin dhe n\u00eb gje\u00e7in, le t\u00eb han\u00eb hithra. Mish nuk treg\u00ebtohet m\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb shitet e t\u00eb blihet. P\u00ebr rroba, mveshje e mbajtje, p\u00eblhur\u00eb, stofra e t\u00eb tjera, mos b\u00ebni fjal\u00eb, se dyqanet q\u00eb kishin qen\u00eb plot me pla\u00e7ka, sot jan\u00eb zbrazur. Edhe n\u00eb ka eje t\u00eb shitet ndonj\u00eb gj\u00eb, i jipet vet\u00ebm atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb bileta nga qeveria\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo \u00ebsht\u00eb situata e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja e t\u00eb gjor\u00ebvet Shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb lumturin\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb n\u00ebn hijen e \u201cdemokracis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr fat t\u00eb keq, d\u00ebmet nuk jan\u00eb vet\u00ebm materiale. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e gjor\u00eb, me jo m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb milion njer\u00ebz, sikur nuk ishte mjaft kjo luft\u00eb e p\u00ebrbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishet mjaft lufta italo-greke q\u00eb u zhvillua n\u00eb tok\u00ebn arb\u00ebrore dhe shkaktoi nj\u00eb shumic\u00eb rr\u00ebnimesh, njer\u00ebzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizm\u00ebs, q\u00eb me dor\u00ebn e shqiptarit t\u00eb therr\u00eb shqiptarin, t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mizerje dhe nj\u00eb vuajtje q\u00eb nuk e ka p\u00ebsuar kurr\u00eb gjer m\u00eb sot vendi yn\u00eb. Me mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb u \u00e7dukn\u00eb nga dora trath\u00ebtare e komunist\u00ebvet, ashtu edhe me qindra milion\u00eb q\u00eb franga ari u shkrin\u00eb n\u00eb zjarr p\u00ebr qejfin e t\u00eb kuqvet. Nuk e di cili do t\u00eb ket\u00eb mbetur i pad\u00ebmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Cili nga an\u00ebtar\u00ebt e fisit dhe nga t\u00eb af\u00ebrmit do t\u2019i ket\u00eb shp\u00ebtuar dor\u00ebs gjaksore?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb mos kishte ardhur komunizma, sot Shqip\u00ebrija mund t\u00eb ishte vendi m\u00eb i qet\u00eb dhe m\u00eb pak i d\u00ebmtuar i Evrop\u00ebs. Mbi gjith\u00eb k\u00ebto vuajtje materiale, shtoi edhe p\u00ebsimet shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb i shembet vatra, q\u00eb i shuhet zjarri, q\u00eb i thyhet gjith\u00eb e arthmja dhe i hapet nj\u00eb humner\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, mosbesim nga \u00e7upa, djali, motra, n\u00ebna, baba, i dashuri, fisi, fqinji menj\u00ebfjal\u00eb, p\u00ebrmbysja e ekulibrit moral dhe shoq\u00ebror. Si do ta mbledh\u00eb i gjori njeri veten e tij mbas k\u00ebsaj katastrofe dhe qysh do t\u00eb b\u00ebhet i zoti t\u00eb filloj\u00eb jet\u00ebn normale?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mos m\u00eb flisni p\u00ebr sh\u00ebrbimet politike q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb komunist\u00ebt duke luftuar okupatorin. Trim\u00ebrija e tyre ka qen\u00eb e kufizuar me t\u00eb djegure m\u00eb t\u00eb vrar\u00eb shqiptar\u00eb, me t\u00eb \u00e7kat\u00ebrruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, q\u00eb do t\u00eb ishin si rojtar\u00eb t\u00eb atdheut. Shtoni mbi k\u00ebto edhe rr\u00ebnimet e Tiran\u00ebs q\u00eb u shkaktuan prej komunist\u00ebvet bash n\u00eb or\u00ebn tek po iknin Gjerman\u00ebt. Doni t\u00eb b\u00ebjm\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr efektin politik q\u00eb pati instalimi i regjimit moskovit n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tema imediate e politik\u00ebs s\u00eb \u00e7et\u00ebs komuniste n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me dy Fuqit\u00eb Aleate, Angli dhe Amerik\u00eb. T\u00eb dy Fuqit\u00eb liberale t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb armiq\u00ebsuar me klanin \u201cdemokrat\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs nga shkaku:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1.Se agallar\u00ebt e kuq e kan\u00eb kallur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb sgjedh\u00ebn e Rusis\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb: Enver Hoxha dhe banda e tij p\u00ebrgatisnin plane n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb serbe, edhe mbasandaj kan\u00eb guximin t\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Se sejmen\u00ebt e Rusis\u00eb, afro 6000 njer\u00ebz (oficer\u00eb, n\u00ebpun\u00ebs, profesor\u00eb, industrial\u00eb, organizator\u00eb, ushtarak\u00eb, por kryesisht spiun\u00eb dhe polic\u00eb t\u00eb G.P.U-s) sot jan\u00eb sundonj\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tok\u00ebs shqiptare.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Se sjellja e autoritetevet t\u00eb Tiran\u00ebs ka qen\u00eb armiq\u00ebsore dhe pa edukat\u00eb, ky brutalitet me q\u00ebllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleat\u00ebve q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vjetit 1945. Por dy veprime m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi akoma u b\u00ebn\u00eb shkak q\u00eb bota e t\u00ebr\u00eb, ajo bot\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron paqe dhe drejt\u00ebsi, t\u00eb ndjej\u00eb nj\u00eb zem\u00ebrim dhe nj\u00eb urrejtje kundrejt qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe k\u00ebto jan\u00eb:<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb prur\u00ebt e Rusis\u00eb gjer n\u00eb Sazan dhe n\u00eb Sarand\u00eb, do me th\u00ebn\u00eb n\u00eb detit Jonian dhe af\u00ebr Mesdheut Lindor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb q\u00eblluarit me top t\u00eb vaporr\u00ebve anglez\u00eb t\u00eb luft\u00ebs nga bregu i detit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga kjo keqsjellje e qeveris\u00eb kuislinge t\u00eb Tiarn\u00ebs (themi \u201ckuislinge\u201d se nuk mund t\u00eb quhet shqiptare nj\u00eb \u00e7et\u00eb q\u00eb merr urdh\u00ebr s\u00eb jashtmi, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr prej nj\u00eb shteti si Serbija q\u00eb gjithnj\u00eb ka rr\u00ebfyer armiq\u00ebsi kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb), qeverija greke ka gjetur nj\u00eb shkak, nj\u00eb pretekst, p\u00ebr t\u00eb formuluar pretendime absurde kund\u00ebr vendit ton\u00eb dhe k\u00ebrkesat e saj kan\u00eb zgjuar nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb favorshme pran\u00eb nj\u00ebrit prej shtetevet t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb cil\u00ebvet u c\u00ebnohen interesat jetike t\u00eb tyre, kur Shqip\u00ebrija sjell Rusin\u00eb n\u00eb Mesdhe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani, miqt e mij, nuk dua t\u2019ju them fjal\u00eb t\u00eb tjera. Po u drejtohem nd\u00ebrgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevoj\u00eb as p\u00ebr k\u00ebshilla, as p\u00ebr lutjet e mia. Kolonit\u00eb tona, patriotizm\u00ebn dhe sh\u00ebrbimin p\u00ebr Atdhe e kan\u00eb n\u00eb tradit\u00eb. Detyr\u00ebn tuaj jua rr\u00ebfen ndjenja juaj njer\u00ebzore dhe inteligjenca juaj. K\u00ebt\u00eb let\u00ebr po ua dretonj atyreve q\u00eb e din\u00eb \u00e7\u2019do me th\u00ebn\u00eb dashuri e prind\u00ebrvet, q\u00eb e ndjejn\u00eb mallin e Atdheut dhe q\u00eb mbajn\u00eb gjithnj\u00eb gjall\u00eb nostalgjin\u00eb e vatr\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt t\u00eb tyre. Gjaku uj\u00eb s\u2019b\u00ebhet. As edhe njeriu nuk mund t\u00eb b\u00ebhet bish\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komunizma, s\u2019kam as m\u00eb t\u00eb paktin dyshim, q\u00eb e keni kuptuar edhe vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e tmerruar si t\u00ebrbim i qenvet dhe ujq\u00ebrvet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koler\u00eb q\u00eb nuk \u00e7kat\u00ebrron vet\u00ebm trupin, por edhe m\u00eb tep\u00ebr akoma zemr\u00ebn dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt q\u00eb asnjerit prej jush nuk i p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebto s\u00ebmundje. Prandaj edhe juve ju bije nj\u00eb detyr\u00eb, edhe m\u00eb urdh\u00ebronj\u00ebse akoma: t\u00eb hyni edhe ju n\u00eb udh\u00ebn antikomuniste q\u00eb ka filluar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u2019Amerik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mos harroni se Shqip\u00ebria gjindet n\u00eb nj\u00eb moment delikat. Kujtoni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj p\u00ebrpara historis\u00eb. Kolonit\u00eb tona nuk mundin t\u00eb rrin\u00eb indiferente, jan\u00eb n\u00eb vende t\u00eb lir\u00eb, jan\u00eb larg territorit, larg kanosjevet gjaksore t\u00eb Ko\u00e7i Xox\u00ebvet dhe \u00e7do indiferenc\u00eb t\u00eb tyre, kur atdheu heq \u00e7aste agonije, merr form\u00ebn e nj\u00eb krimi t\u00eb urrejtsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kemi sigurin\u00eb se do t\u00eb mbushni detyr\u00ebn tuaj. Do t\u2019i b\u00ebni nj\u00eb mur komunizm\u00ebs me vullnetin tuaj, me zemr\u00ebn tuaj dhe me patrotizm\u00ebn tuaj. Me k\u00ebt\u00eb bindje, ju uronj sh\u00ebndet edhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mid\u2019hat Frash\u00ebri<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb m\u00ebrgim m\u00eb 1 dhjetor\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Kjo let\u00ebr e Mid\u2019Hat Frash\u00ebrit \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb kujtes\u00eb nga <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/kujto.al\/mithat-frasheri-ne-1946-komunizmi-ja-cfare-e-pret-shqiperine\/\">Kujto.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cEnver Hoxha dhe banda e tij p\u00ebrgatisnin plane n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb serbe, edhe mbasandaj kan\u00eb guximin t\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026\u201d M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit shkruar n\u00eb m\u00ebrgim, m\u00eb 1 dhjetor 1946, plot nj\u00eb vit pasi komunist\u00ebt kishin ardhur n\u00eb pushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":250324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-250323","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}