{"id":244640,"date":"2018-10-25T18:59:12","date_gmt":"2018-10-25T16:59:12","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=244640"},"modified":"2018-10-25T19:02:03","modified_gmt":"2018-10-25T17:02:03","slug":"244640","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2018\/10\/25\/244640\/","title":{"rendered":"Meta n\u00eb Qendr\u00ebn \u201cXhorxh Marshall\u201d: Ndryshimi i kufinjve c\u00ebnon sigurin\u00eb n\u00eb rajon","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-244641\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/meta.jpeg\" alt=\"\" width=\"850\" height=\"436\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/meta.jpeg 770w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/meta-300x154.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/meta-768x394.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 850px) 100vw, 850px\" \/><\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta vizitoi Qendr\u00ebn Europiane \u201cXhorxh Marshall\u201d n\u00eb Garmish t\u00eb Gjermanis\u00eb, si i ftuar nderi p\u00ebr t\u00eb folur mbi \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe integrimin euro-atlantik t\u00eb Ballkanit. Nj\u00eb nd\u00ebr temat p\u00ebr t\u00eb cilat foli Kreu i Shtetit ishte Kosova, ku prerazi dhe qart\u00eb deklaroi se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb kufijve pasi kjo gj\u00eb do t\u00eb cenonte sigurin\u00eb e rajonit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Presidenti Meta vler\u00ebsoi Qendr\u00ebn \u201cXhorxh Marshall\u201d, simbol t\u00eb partneritetit strategjik amerikano-gjerman, e cila ka mir\u00ebpritur dhe ka specializuar m\u00eb shum\u00eb se 800 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga Shqip\u00ebria q\u00eb n\u00eb vitin 1993 e deri m\u00eb sot. Kreu i Shtetit theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompakt\u00ebsia e Bashkimit Europian kundrejt rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor mbeten ky\u00e7 p\u00ebr stabilitetin dhe sigurin\u00eb e rajonit ton\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_887211\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1.jpeg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-887211\" src=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 882px) 100vw, 882px\" srcset=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1.jpeg 882w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-257x280.jpeg 257w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-768x836.jpeg 768w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-322x350.jpeg 322w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-242x263.jpeg 242w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-74x80.jpeg 74w, https:\/\/www.balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Meta-Gjermani-1-413x450.jpeg 413w\" alt=\"Meta Gjermani (1)\" width=\"882\" height=\"960\" \/><\/a><\/figure>\n<p>&#8220;Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ballkani mbetet nj\u00eb pun\u00eb e pap\u00ebrfunduar, SHBA-t\u00eb dhe BE-ja duhet t\u00eb mbyllin me sukses investimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, m\u00eb historikun dhe m\u00eb angazhuesin q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Vizit\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane \u201cGeorge Marshall\u201d e prita me padurim p\u00ebr shum\u00eb arsye. S\u00eb pari, q\u00eb nga viti 1993, Shqip\u00ebria ka g\u00ebzuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm me Qendr\u00ebn. M\u00eb shum\u00eb se tet\u00ebqind ushtarak\u00eb dhe civil\u00eb jan\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb programet unike t\u00eb k\u00ebsaj Qendre, nj\u00eb kontribut i \u00e7muar n\u00eb rritjen e kapaciteteve t\u00eb Forcave tona t\u00eb Armatosura dhe Trupit Diplomatik.<br \/>\nS\u00eb dyti, kjo qend\u00ebr udh\u00ebhiqet nga personalitete t\u00eb m\u00ebdha, si Gjenerali Dejton dhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\nFal\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, njohuris\u00eb dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb tyre t\u00eb mahnitsh\u00ebm, Qendra ofron nj\u00eb mjedis t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb rrjet profesionist\u00ebsh t\u00eb talentuar.<br \/>\nJam i lumtur q\u00eb nj\u00eb grua e shk\u00eblqyer shqiptare, znj. Valbona Zeneli, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij ekipi si Profesore e Studimeve t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe Drejtoresh\u00eb e Programit t\u00eb Detit t\u00eb Zi dhe Euroazis\u00eb.<br \/>\nGjithashtu m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje kur shoh nj\u00eb grup t\u00eb till\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebsish, dhe akoma e m\u00eb shum\u00eb fakti q\u00eb rajoni i Ballkanit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb miri sot k\u00ebtu.<br \/>\nDhe s\u00eb treti, kjo Qend\u00ebr mban emrin e nj\u00eb shtetari t\u00eb madh, Xhorxh Marshall, udh\u00ebheqja dhe vizioni i t\u00eb cilit vazhdojn\u00eb t\u00eb na frym\u00ebzojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, ashtu si\u00e7 ka ndodhur edhe gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij\u201d, deklaroi Meta.<\/p>\n<p>Sipas tij, thelbi i arritjeve t\u00eb sotme nuk mund t\u00eb kuptohet pa pranuar rolin dhe ndikimin e Planit t\u00eb njohur Marshall n\u00eb Europ\u00ebn e shkat\u00ebrruar nga lufta dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb aleanc\u00ebn trans-atlantike t\u00eb themeluar m\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cU ftova t\u00eb flas me ju p\u00ebr sigurin\u00eb dhe integrimin euroatlantik n\u00eb Ballkan, t\u00eb para nga perspektiva shqiptare.<br \/>\nDua t\u2019ia nis duke pohuar se n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb vendi im ishte shum\u00eb me fat q\u00eb n\u00eb pragun e tij gjeti modelet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit: NATO-n dhe Bashkimi Europian. P\u00ebr rajonin e Ballkanit ato kan\u00eb provuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb t\u00eb dyja periudha, n\u00eb koh\u00eb lufte e n\u00eb paqe gjithashtu.<br \/>\nDua t\u00eb theksoj faktin se nd\u00ebrhyrja e NATO-s dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e SHBA-s\u00eb si dhe p\u00ebrfshirja e Bashkimit Europian n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare e t\u00eb vendosur, e shp\u00ebtuan Ballkanin nga shnd\u00ebrrimi i tij n\u00eb Lindja e Mesme t\u00eb Europ\u00ebs.<br \/>\nArkitektura e siguris\u00eb u mb\u00ebshtet nga procesi i integrimit europian, duke e ankoruar k\u00ebt\u00eb rajon t\u00ebr\u00ebsisht dhe me vendosm\u00ebri n\u00eb vlerat dhe standardet per\u00ebndimore.<br \/>\nNj\u00ebsoj si\u00e7 ndodhi me Planin Marshall n\u00eb Europ\u00ebn e pasluft\u00ebs, investimet politike, ekonomike dhe ushtarake t\u00eb kryera n\u00eb Ballkan nga SHBA-t\u00eb, NATO-ja dhe Bashkimi Europian synuan rim\u00ebk\u00ebmbjen n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb qeverive demokratike, sundimit t\u00eb ligjit, ekonomive t\u00eb tregut dhe respektit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Presidenti theksoi se politika e NATO-s e dyerve t\u00eb hapura dhe politika e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb ishin po aq jetike e strategjike p\u00ebr ta ndar\u00eb e shk\u00ebputur k\u00ebt\u00eb rajon nga e kaluara e tij konfliktuale duke e drejtuar p\u00ebr nga nj\u00eb e ardhme paq\u00ebsore, t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrcaktimi dhe sanksionimi i bashk\u00ebpunimit rajonal nga ana e tyre si p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr integrimin e ardhsh\u00ebm nxiti nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh dhe shum\u00ebpal\u00ebsh, n\u00eb dobi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb.<br \/>\nDuke fillur nga Partneriteti p\u00ebr Paqe dhe Pakti i Stabilitetit, me Kart\u00ebn m\u00eb t\u00eb Fundit t\u00eb Adriatikut dhe Procesi i Berlinit, kan\u00eb ofruar mekanizma efikase p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe begatuar edhe m\u00eb tej vendet tona, si dhe kan\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebniet tona strategjike me NATO-n dhe BE-n\u00eb.<br \/>\nDuke u distancuar shum\u00eb nga e kaluara, lul\u00ebzuan nismat dhe forumet rajonale, duke ofruar mund\u00ebsi n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb diskutuar t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb dikur konsideroheshin si tabu.<br \/>\nNj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rajonin ton\u00eb ka qen\u00eb politika e Bashkimit Europian p\u00ebr liberalizimin e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi ne rigjet\u00ebm besimin dhe vendin ton\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Aleanc\u00ebn Trans-Atlantike\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se me nj\u00eb impakt jasht\u00ebzakonisht pozitiv dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj qytetar\u00ebve tan\u00eb, l\u00ebvizja e lir\u00eb pa viza u p\u00ebrs\u00ebrit brenda rajonit dhe sh\u00ebrbeu si katalizator p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb m\u00eb ambicioze t\u00eb projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb fushat strategjike.<\/p>\n<p>\u201cGazsjell\u00ebsi Trans-Adriatik \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeo-strategjik n\u00eb rajonin ton\u00eb.<br \/>\nDuke synuar diversifikimin e furnizimit me energji n\u00eb Europ\u00eb dhe rrjedhimisht, zvog\u00eblimin e var\u00ebsis\u00eb nga gazi rus, TAP-i sjell gazin n\u00eb rrjetin europian nga Shah Denis, p\u00ebrmes Turqis\u00eb, Greqis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb.<br \/>\nPo ashtu ai ka potencialin q\u00eb t\u00eb zgjerohet n\u00eb IAP, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb Kroaci, por gjithashtu edhe me Kosov\u00ebn si dhe Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr projekt strategjik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrlidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb Korridori i Kalt\u00ebr, q\u00eb synon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb autostrade p\u00ebrgjat\u00eb Adriatikut dhe Jonit, nga Kroacia, Mali i Zi, Shqip\u00ebria n\u00eb Greqi, duke nxitur turizmin dhe tregtin\u00eb n\u00eb secilin nga vendet tona dhe rritjen e ekonomis\u00eb t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>\nI ve\u00e7ova dhe i vura n\u00eb pah k\u00ebto dy projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, sepse ato lidhen drejtp\u00ebrdrejt me arkitektur\u00ebn e re t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb\u201d, u shpreh Kreu i Shtetit.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se k\u00ebto investime nuk do t\u00eb kishin qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mundura n\u00ebse rajoni do t\u00eb kishte zgjidhur nj\u00eb kurs tjet\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm nga perspektiva eeropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e tyre, k\u00ebto projekte pasurojn\u00eb dhe forcojn\u00eb modelin e siguris\u00eb t\u00eb zon\u00ebs europiane dhe euroatlantike.<br \/>\nTeksa k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi konkret, nuk mund t\u00eb heqim dor\u00eb nga nevoja p\u00ebr t\u00eb zhvilluar edhe m\u00eb tej vendet tona, si nj\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim.<br \/>\nStrategjia e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb se \u2018Veprimet tona sot p\u00ebrcaktojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e tyre&#8217;\u201d, tha m\u00eb tej Presidenti.<\/p>\n<p>Sipas tij, dokumenti sanksionon 7 prerogativa strategjike q\u00eb integrojn\u00eb \u00e7do dimension t\u00eb fuqis\u00eb komb\u00ebtare:<\/p>\n<p>\u2013 Forcimin e sundimit t\u00eb ligjit dhe mir\u00ebqeverisjen;<br \/>\n\u2013 Rritjen e q\u00ebndrueshme ekonomike;<br \/>\n\u2013 Edukimin cil\u00ebsor;<br \/>\n\u2013 Sektor\u00eb t\u00eb mir\u00ebzhvilluar t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes;<br \/>\n\u2013 Ruajtjen e kohezionit social dhe identitetin komb\u00ebtar;<br \/>\n\u2013 Angazhimin rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe<br \/>\n\u2013 P\u00ebrparimin e integrimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>\u201cKjo strategji njeh dhe pranon faktin se sa m\u00eb t\u00eb integruar t\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb komplekse e t\u00eb nd\u00ebrvarur, aq m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrlidhen k\u00ebrc\u00ebnimet e brendshme dhe t\u00eb jashtme me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi\u201d, u shpreh Meta.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi realist\u00eb n\u00eb kuptimin se forcat, rrjetet dhe aktor\u00ebt rival\u00eb q\u00eb sfidojn\u00eb ngrehin\u00ebn europiane dhe euroatlantike jan\u00eb t\u00eb forta, t\u00eb vazhdueshme dhe me sofistikim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb.<br \/>\nNe mund t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime vet\u00ebm p\u00ebrmes partneritetit strategjik kolektiv n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb mbron gjithmon\u00eb interesat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si dhe ato komb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebrfshirja e SHBA-s\u00eb dhe partneriteti amerikano-gjerman jan\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtyre interesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs\u201d, theksoi Presidenti.<\/p>\n<p>Meta theksoi se jemi dakord q\u00eb t\u00eb gjitha vendet duhet t\u00eb ndajn\u00eb barr\u00ebn dhe t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb ruajtur cil\u00ebsin\u00eb dhe efikasitetin e arkitektur\u00ebs aktuale t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, vendi im ka q\u00ebndruar krah p\u00ebr krah me partner\u00ebt e tij strategjik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me madh\u00ebsin\u00eb dhe kapacitetet tona modeste.<br \/>\nNe jemi zotuar q\u00eb, n\u00eb gjirin e NATO-s dhe BE-s\u00eb, t\u00eb vazhdojm\u00eb dh\u00ebnien e kontributit n\u00eb operacione t\u00eb shumta n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nQ\u00eb nga viti 1996 m\u00eb shum\u00eb se 6500 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura Shqiptare dhe civil\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacione paq\u00ebruajt\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nVitin e kaluar kemi trefishuar kontributin e trupave ton\u00eb n\u00eb Afganistan duke arritur n\u00eb 135 vet\u00eb. Jemi pjes\u00eb e misionit detar t\u00eb NATO-s n\u00eb Detin Egje q\u00eb ndihmon FRONTEX-in p\u00ebr t\u00eb ndaluar emigrimin e paligjsh\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb Detin Mesdhe.<br \/>\nShqip\u00ebria u \u00ebsht\u00eb bashkangjitur t\u00eb gjitha nismave n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit dhe u bashkua me reagimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Koalicionit Bot\u00ebror kund\u00ebr ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<br \/>\nG\u00ebzojm\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim shembullor me Shtetet e Bashkuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb, si\u00e7 mish\u00ebrohet edhe n\u00eb Dokumentin e Partneritetit Strategjik\u201d, tha Kreu i Shtetit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithashtu i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me politik\u00ebn e Jashtme e t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Bashkimin Europan.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto partneritete strategjike kontribuojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, por edhe n\u00eb sigurin\u00eb e rajonit t\u00eb Ballkanit, t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb NATO-s.<br \/>\nStrategjia jon\u00eb e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare parashikon q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnimeve konvencionale, krimi i organizuar nd\u00ebrkufitar, trafiku ilegal dhe emigrimi i paligjsh\u00ebm, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rajonin.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb mes vendeve tona t\u00eb vazhdoj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim proaktiv, i ngusht\u00eb dhe efikas, me ndihmes\u00ebn e v\u00ebmendshme t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb rajon q\u00eb ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb Marr\u00ebveshje Status me Agjencin\u00eb Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin me BE-n\u00eb rreth k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<br \/>\nSot n\u00eb bot\u00eb po ndryshojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por interesat e Shqip\u00ebris\u00eb mbeten t\u00eb pandryshueshme.<br \/>\nNe jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb rajon t\u00eb paqt\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt, t\u00eb ankoruar plot\u00ebsisht n\u00eb NATO si dhe t\u00eb integruar n\u00eb Bashkimin Evropian.<br \/>\nDuam t\u00eb shohim nj\u00eb rajon q\u00eb zhvillohet m\u00eb tej dhe q\u00eb p\u00ebrparon, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb u p\u00ebrgjigjet qytetar\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb secil\u00ebn prej 6 vendeve. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon jan\u00eb p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebsaj arkitekture\u201d, tha Presidenti.<\/p>\n<p>Sipas tij, kur mozaiku ballkanik ndryshoi pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, faktori shqiptar ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij historike p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb katalizator kryesor t\u00eb zgjerimin t\u00eb kufijve t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cKemi demonstruar nj\u00eb prirje t\u00eb vendosur civile dhe politike p\u00ebr t\u2019u bashkuar me NATO-n dhe BE-n\u00eb, si garantuesit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin e rajonit.<br \/>\nShqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi ishin nj\u00eb faktor p\u00ebrcaktues n\u00eb miratimin e pranimit n\u00eb NATO.<br \/>\nReferendumi n\u00eb Maqedoni d\u00ebshmoi gjithashtu se shqiptar\u00ebt ishin kompakt\u00eb n\u00eb votim pro Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs dhe rrjedhimisht, n\u00eb favor t\u00eb hapjes s\u00eb perspektivave t\u00eb NATO-s dhe Bashkimit Europian.<br \/>\nNuk kemi asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb pasur ndonj\u00eb dilem\u00eb rreth k\u00ebtyre themeleve t\u00eb interesave tona komb\u00ebtare.<br \/>\nNuk mund t\u00eb kemi asnj\u00eb projekt tjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019i largonte shqiptar\u00ebt nga trajektorja e respektimin t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, thelb\u00ebsore p\u00ebr \u00e7do demokraci t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nRajoni yn\u00eb tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsolidimit, n\u00eb perspektiv\u00ebn e NATO-s dhe BE-s\u00eb.<br \/>\nKroacia, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi jan\u00eb vende t\u00eb NATO-s, dhe shpresojm\u00eb se edhe Republika e Maqedonis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim i saj i ardhsh\u00ebm.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00ebsimi i Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nivel rajonal, por edhe n\u00eb kontekstin e NATO-s dhe n\u00eb at\u00eb global. Ky an\u00ebtar\u00ebsim krijoi nj\u00eb zinxhir detar t\u00eb mbyllur sigurie, si n\u00eb Adriatik ashtu edhe n\u00eb detin Jon.<br \/>\nPrandaj, ne u b\u00ebm\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb rrezikshme p\u00ebr ta sabotuar dhe p\u00ebr ta bllokuar k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nKroacia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtari m\u00eb i ri i BE-s\u00eb; Serbia dhe Mali i Zi po negociojn\u00eb kapitujt e an\u00ebtar\u00ebsimi dhe Shqip\u00ebria dhe Maqedonia ndoshta do t\u2019i ndjekin ato nga pas s\u00eb shpejti;<br \/>\nBosnja dhe Hercegovina dhe Kosova po kalojn\u00eb p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve t\u00eb tyre t\u00eb Stabilizim Asociimit;<br \/>\nDialogu mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i udh\u00ebhequr nga BE-ja, po hyn n\u00eb faz\u00ebn e vet p\u00ebrfundimtare, n\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen dhe kritiken;<br \/>\nDhe, sipas mendimit tim, nevojiten vet\u00ebm p\u00ebrpjekje t\u00eb bashk\u00ebrenduara amerikane dhe europiane p\u00ebr ta \u00e7uar derin\u00eb fund k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar, ose k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme konsolidimi n\u00eb Ballkan\u201d, deklaroi Presidenti.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ides\u00eb s\u00eb korrigjimit t\u00eb kufijve, Meta tha se propozimi i fundit p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb ri mbi at\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, po konsumon shum\u00eb energji p\u00ebr objektivat e gabuara.<\/p>\n<p>\u201cAi as nuk e konsolidon dhe as nuk e paqton rajonin. Hapja e nj\u00eb debati t\u00eb till\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jan\u00eb ngritur flamujt e kuq sinjalizues e paralajm\u00ebrues nga SHBA-ja dhe BE-ja p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb n\u00eb rajon, e b\u00ebn at\u00eb edhe m\u00eb alarmues.<br \/>\nKemi par\u00eb se gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, retorika politike po zhvillohet me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr provokuese, duke ringjallur \u2018nostalgjin\u00eb\u2019 e regjimit t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb genocidit.<br \/>\nNuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se ky p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb tej, ne mund t\u00eb parashikojm\u00eb vet\u00ebm se pasojat e tij do t\u00eb ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb paparashikueshme. Mund t\u00eb konsiderohet si kronika e nj\u00eb konflikti t\u00eb parath\u00ebn\u00eb e t\u00eb paralajm\u00ebruar\u201d, deklaroi Presidenti Meta.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni t\u00eb jem i qart\u00eb, k\u00ebrkimi i normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh e t\u00eb \u00e7osh d\u00ebm nj\u00eb investim sigurie prej dy dekadash.<br \/>\nLe t\u00eb risjellim n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb se si ambiciet politike q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb shtete etnike homogjene n\u00eb Ballkan prodhuan tragjedi t\u00eb tmerrshme njer\u00ebzore\u201d.<br \/>\nMij\u00ebra viktima dhe persona t\u00eb zhdukur, dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur forc\u00ebrisht ishin pasojat alarmuese t\u00eb genocidit t\u00eb Milloshevi\u00e7it.<br \/>\nKy terror \u00e7oi n\u00eb angazhimin e par\u00eb ushtarak t\u00eb Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore n\u00eb historin\u00eb e saj pes\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are\u201d, tha m\u00eb tej Meta.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se nd\u00ebrhyrja vendimtare e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb krijoi nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Ballkanit dhe Per\u00ebndimit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb SHBA, NATO dhe Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb prej at\u00ebher\u00eb, ky rajon \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zot\u00ebrimin e tyre t\u00eb siguris\u00eb si e vetmja antidot\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur e g\u00ebzuar paqe, siguri dhe stabilitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<br \/>\nModeli europian i bashk\u00ebjetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb i vetmi kusht si ne qua non (i domosdosh\u00ebm) p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Ballkanit dhe perspektiv\u00ebn e tij europiane.<br \/>\nKy model \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Ahtisaarit, shtyll\u00ebs kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nPasi Kosova e mish\u00ebroi dhe e p\u00ebrfshiu k\u00ebt\u00eb paket\u00eb n\u00eb kushtetut\u00ebn e vet dhe ndoqi rrug\u00ebn e saj t\u00eb parashikuar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb vulosi procesin me vendimin e saj ligjor, duke pranuar shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe integritetin territorial n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Presidentit, Kosova \u00ebsht\u00eb e njohur dhe e pranuar nga shumica e vendeve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb 23 an\u00ebtar\u00ebt e BE-s\u00eb dhe t\u00eb gjitha vendet e rajonit ton\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i dialogut t\u00eb udh\u00ebhequr nga BE-ja ishte t\u00eb sillte p\u00ebrfundimin e t\u00ebr\u00eb k\u00ebtij procesi.<br \/>\nI fuqizuar nga vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian, ai leht\u00ebson normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, deri m\u00eb tani duke prodhuar nj\u00eb paket\u00eb prej 24 marr\u00ebveshjeve, t\u00eb miratuara nga t\u00eb dyja vendet.<br \/>\nDo t\u00eb ishte p\u00ebrtej \u00e7do logjikimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se tani ky dialog po prodhon nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re, q\u00eb ndryshon kufijt\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vijave etnike, duke shkuar kund\u00ebr nj\u00eb procesi q\u00eb ka zgjatur afro dy dekada si dhe kund\u00ebr vet\u00eb konceptit dhe frym\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian, ashtu si\u00e7 i dim\u00eb.<br \/>\nE kuptoj plot\u00ebsisht shqet\u00ebsimin dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve z\u00ebra europian\u00eb, t\u00eb zhg\u00ebnjyer, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, nga \u2018problemet e pazgjidhura t\u00eb kufijve\u2019 mes vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe tani, ata pretendojn\u00eb dhe paraqesin \u2018zgjidhjen e \u00e7do mosmarr\u00ebveshjeje\u2019 si nj\u00eb kusht t\u00eb fort\u00eb para an\u00ebtar\u00ebsimit.<br \/>\nPor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, un\u00eb jam kund\u00ebr \u00e7do procesi, angazhimi, projekti q\u00eb, n\u00eb rajonin e Ballkanit, mund t\u00eb bjer\u00eb ndesh me investimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb, stabilitetit, paqes dhe gjeopolitik\u00ebn\u201d, deklaroi i prer\u00eb Presidenti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00e7\u00ebshtjet e kufijve nuk jan\u00eb thjesht ato t\u00eb nj\u00eb rruge, ose nj\u00eb rezorti turistik n\u00eb fshat, projekti i t\u00eb cilit ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kompjuter, ca vija harte gjeografike dhe disa ustallar\u00eb informatik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00eb nj\u00eb rajon, ku vet\u00ebm 20 vjet m\u00eb par\u00eb, popullata t\u00eb t\u00ebra, qytete, fshatra, familje, etni dhe besime t\u00eb ndryshme luftuan dhe u masakruan p\u00ebr qytete, fshatra dhe sinore sht\u00ebpish, shk\u00ebmbimet e kufijve t\u00eb projektit u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00eb e ndjeshme.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve dhe historis\u00eb s\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb kaluar\u00ebs, e s\u00eb tashmes dhe s\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve.<br \/>\nMarr\u00ebveshjet e korrigjimit t\u00eb kufijve nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hartimit t\u00eb tyre; ato jan\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje zbatimi.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e men\u00e7uris\u00eb dhe e pjekuris\u00eb; \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e bashk\u00ebpunimit dhe p\u00ebrfshirjes; \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e stabilitetit, siguris\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore n\u00eb rajonin ton\u00eb\u201d, u shpreh Meta.<\/p>\n<p>Presidenti tha se rezultati i referendumit n\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sinjal zgjimi q\u00eb edhe marr\u00ebveshjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme, me mb\u00ebshtetje t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kujdesshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u zbatuar n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shpresoj se Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs do t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn e saj n\u00ebp\u00ebr Parlamentin maqedonas dhe do t\u2019ia hap\u00eb dyert p\u00ebr n\u00eb NATO dhe Bashkimin Europian.<br \/>\nBallkani nuk \u00ebsht\u00eb as rajoni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, as vendi m\u00eb i nxeht\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nPor \u00ebsht\u00eb rajoni ku Per\u00ebndimi, NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investimet m\u00eb historike politike, ushtarake dhe ekonomike pas viteve 1990-t\u00eb.<br \/>\nDhe ashtu si Xhorxh Marshall do t\u00eb thoshte: \u2018Kur nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ka marr\u00eb fund sakaq\u2026 Hidhni syt\u00eb e shikoni para drejt q\u00ebllimit tuaj t\u00eb ardhsh\u00ebm\u2019!<br \/>\nDhe teksa Ballkani mbetet nj\u00eb pun\u00eb ende e pap\u00ebrfunduar, sigurimi i suksesit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb investimeve afatgjata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon do t\u00eb ishte objektivi i ardhsh\u00ebm.\u201d, p\u00ebrfundoi Presidenti Meta.<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta vizitoi Qendr\u00ebn Europiane \u201cXhorxh Marshall\u201d n\u00eb Garmish t\u00eb Gjermanis\u00eb, si i ftuar nderi p\u00ebr t\u00eb folur mbi \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe integrimin euro-atlantik t\u00eb Ballkanit. Nj\u00eb nd\u00ebr temat p\u00ebr t\u00eb cilat foli Kreu i Shtetit ishte Kosova, ku prerazi dhe qart\u00eb deklaroi se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb kufijve pasi kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":244641,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-244640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244640\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}