{"id":241009,"date":"2018-10-12T20:02:43","date_gmt":"2018-10-12T18:02:43","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=241009"},"modified":"2018-10-12T20:02:43","modified_gmt":"2018-10-12T18:02:43","slug":"raporti-komisionit-europian-per-shqiperine-investimet-po-ngadalesohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2018\/10\/12\/raporti-komisionit-europian-per-shqiperine-investimet-po-ngadalesohen\/","title":{"rendered":"Raporti Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Investimet po ngadal\u00ebsohen","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-171965\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tirana3.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"586\" \/><\/p>\n<p>Komisioni Europian, n\u00eb raportin e tremujorit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, ku ka konstatuar se investimet po ngadal\u00ebsohen, duke reflektuar p\u00ebrfundimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha energjetike. Nd\u00ebrsa rritja n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb\u00a0 vitit u nxit nga prodhimi i energjis\u00eb dhe industria p\u00ebrpunuese.<\/p>\n<p>Sipas raportit, PBB-ja reale n\u00eb Shqip\u00ebri u rrit me 4.3% me baz\u00eb vjetore n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb pasi u rrit me 4.5% n\u00eb tre muajt e par\u00eb. Nga ana e k\u00ebrkes\u00ebs, rritja ishte kryesisht e nxitur nga konsumi i ekonomis\u00eb familjare, i cili e p\u00ebrforcoi ecurin\u00eb e saj t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb 3.3% n\u00eb vit, mb\u00ebshtetur nga rritja e pun\u00ebsimit, inflacioni i moderuar dhe normat e ul\u00ebta t\u00eb interesit. Formimi i kapitalit fiks, i cili ende p\u00ebrfitoi nga investimet e huaja direkte n\u00eb sektorin energjetik n\u00eb tremujorin e par\u00eb, u ngadal\u00ebsua n\u00eb 1.5% (rritje vjetore) nga 4.5%, q\u00eb ishte n\u00eb tremujorin e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, konsumi qeveritar n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb u tkurr me 3.4% me baz\u00eb vjetore. Eksportet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve vazhduan rim\u00ebk\u00ebmbjen e tyre n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb me 3.9% nd\u00ebrsa importet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve u rrit\u00ebn m\u00eb ngadal\u00eb me 2% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Eksportet kan\u00eb rritur pesh\u00ebn n\u00eb prodhimin e brendsh\u00ebm bruto n\u00eb 34.1%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb importet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pak, por mbeten n\u00eb nivelin e tyre t\u00eb ngritur prej pothuajse 50% t\u00eb PBB-s\u00eb. Nga ana e ofert\u00ebs, prodhimi i energjis\u00eb dhe industria p\u00ebrpunuese kontribuoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb rritjen e ekonomis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e deritanishme t\u00eb 2018-s. Nd\u00ebrtimi u ngadal\u00ebsua, po ashtu edhe sektori i sh\u00ebrbimeve, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb lart\u00eb krahasuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dy sektor\u00ebt vazhduan t\u00eb kontribuonin pozitivisht n\u00eb ecurin\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse rritja e pun\u00ebsimit u ngadal\u00ebsua, norma e papun\u00ebsis\u00eb vijoi r\u00ebnien, duke arritur n\u00eb 12.9%, m\u00eb i ul\u00ebti nga viti 2012. Edhe papun\u00ebsia tek t\u00eb rinjt\u00eb vijoi r\u00ebnien, nga 34% n\u00eb 2015-n, n\u00eb 22.6%, ndon\u00ebse mbetet n\u00eb nivele t\u00eb larta. \u00a0Pagat e sektorit privat u rrit\u00ebn n\u00eb shum\u00eb segmente, nd\u00ebrsa rritja e pag\u00ebs s\u00eb sektorit publik i ngadal\u00ebsua n\u00eb 0.2%, pas rritjes s\u00eb fort\u00eb n\u00eb 2017 dhe tremujorin e par\u00eb 2018.<\/p>\n<p>Deficiti i llogaris\u00eb korente u ngushtua n\u00eb 7% t\u00eb PBB-s\u00eb, nga 7.9% n\u00eb tremujorin e par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ngadal\u00ebsimit t\u00eb importeve dhe rritjes s\u00eb eksporteve.<\/p>\n<p>Huadh\u00ebnia n\u00eb sektorin privat mbetet e dob\u00ebt, si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt dhe shtr\u00ebngimit \u00eb kushteve t\u00eb kredive nga bankat huat\u00eb me probleme u ul\u00ebn, por me ritme m\u00eb t\u00eb ngadalta se n\u00eb 2017-n, duke zbritur n\u00eb 12.9% n\u00eb gusht.<\/p>\n<p>Sistemi bankar po konsolidohet me dy bashkime q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb 2018 dhe numri i bankave nga 16 u reduktua n\u00eb 4. Ekspozimi i sistemit bankar ndaj Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, me vet\u00ebm 6.6% t\u00eb aseteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me kompanit\u00eb turke.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat buxhetore u rrit\u00ebn me 3.1 me baz\u00eb vjetore p\u00ebr 8 mujorin dhe u ndikuan negativisht nga zhvler\u00ebsimi i euros, sidomos TVSh dhe t\u00eb ardhurat doganore. T\u00eb ardhurat e ul\u00ebta nga TVSh dhe doganat\u00a0 u kompensuan nga t\u00eb hyrat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Borxhi publik ra n\u00eb 69.3 % t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb fund t\u00eb qershorit, nga 70% q\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb 2017-s.<\/p>\n<p><strong>Rritja n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor u p\u00ebrshpejtua<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit, rritja ekonomike u p\u00ebrshpejtua n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 2018, duke vijuar nj\u00eb trend q\u00eb filloi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017. Republika ish-Jugosllave e Maqedonis\u00eb regjistroi p\u00ebrshpejtimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rritjes vjetore t\u00eb PBB-s\u00eb, n\u00eb 3.1%, nga 0.1% e ngadalt\u00eb e tremujorit t\u00eb par\u00eb, mb\u00ebshtetur nga rritja e eksporteve. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb ekonomia u zgjerua me 3.4%, me eksportet dhe konsumin privat q\u00eb p\u00ebrshpejtuan k\u00ebt\u00eb rritje. N\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Kosov\u00eb<\/p>\n<p>rritja u forcua n\u00eb 4.9% dhe 4.7% , respektivisht. N\u00eb t\u00eb dy rastet, zgjerimi ekonomik p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme (sidomos investimet) duke kontribuar pozitivisht n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Serbi dhe Shqip\u00ebri, rritja ekonomike u ngadal\u00ebsua pak p\u00ebr t\u00eb dytin tremujor, 4.8% dhe 4.3%, respektivisht. N\u00eb Serbi, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb nxitur nga t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt e k\u00ebrkesave t\u00eb brendshme nd\u00ebrsa performanca e rritjes ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mb\u00ebshtet kryesisht n\u00eb rritjen e konsumit t\u00eb familjeve. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2018, PBB-ja e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor arriti n\u00eb 4.3%, nga 3.6% n\u00eb t\u00eb tremujorin e par\u00eb dhe 1.9% n\u00eb tremujorin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<strong>\/Monitor<\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian, n\u00eb raportin e tremujorit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, ku ka konstatuar se investimet po ngadal\u00ebsohen, duke reflektuar p\u00ebrfundimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha energjetike. Nd\u00ebrsa rritja n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb\u00a0 vitit u nxit nga prodhimi i energjis\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":171965,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-241009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=241009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=241009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=241009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=241009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}