Vendosni fjalën kyçe....

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet një 59-vjeçar në Korçë


Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte me automjetin e tij me armë zjarri tip pistoletë pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 59-vjeçari, Bilal Mullalli, konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi që i ka shitur armën atij.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 2 automjete dhe 1 celular.  

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.