Vendosni fjalën kyçe....

Matura Shtetërore, sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë


Mbi 26 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Kandidatët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa testi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00.

Ministria e Arsimit ka rikujtuar se gjatë zhvillimit të provimit ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër elektronike.

Maturantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi, dy stilolapsa, një vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë dhe një shishe me ujë.

Kalendari i Maturës Shtetërore do të vijojë më 16 qershor me provimin e Matematikës, ndërsa do të përfundojë më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

“Qendrat e provimeve janë gati për zhvillimin e Provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Nesër, në 144 qendra provimi në të gjithë vendin, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt përfundimit të arsimit parauniversitar.

Rikujtojmë të gjithë maturantët të paraqiten në shkollë në orën 08:30, të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e provimit.

Qëndroni të qetë, besoni te dijet dhe aftësitë tuaja dhe jepni më të mirën nga vetja.”