
Mijëra të rinj vijojnë të marshojnë nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen deri në largimin e kryeministrit Rama.
Vargu i gjatë i tyre shihet nga sheshi Nënë Tereza deri te sheshi Skënderbej.
Në protestën e sotme, u bë thirrje për një protestë edhe më të madhe më 10 qershor ku u ftuan të marrin pjesë edhe shqiptarët e diasporës.