
Rama tha nga Shkodra se PS-ja dhe qeveria e tij është mbrojtëse e natyrës dhe shpëtimtare e saj.
Në 35-vjetorin e themelimit të degës së PS-së, në një takim që po mbahet te Kalaja e Rozafës, kreu i qeverisë nuk harroi të irionizonte blogerët dhe influencuesit.
“Më tregonte një nga ata punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eifel, kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë. Kur e pash thashë do më bjerë sipër. Dhe thoshte ‘u hap koha në Paris’. Natyrisht, se kur ti ke mundësi të shkosh në Paris e Dubai, hallall të qoftë. Por t’i s’ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhsen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘Inshallah i këputet lidhsja’. Kjo tjetra nxirrte kremra, që t’i kur të futeshe atje të bëje solidaritet për zogjtë, të shitej edhe ndonjë krem fytyre. Fytyre m’u duk mua, se kushedi ça fërkohej me të.” – tha Rama.
“Mbrojnë natyrën nga ju dhe nga unë. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, ne jemi shpëtimtarët. Duket si një fjalë e madhe dhe e tepruar. Po të kishin gojë të flisnin flamengot që po i dalin për zot, do të tregonin historinë e hidhur se përse ata nuk dinin në Shqipërisë, sepse i priste pushka. Sikur pelikani kaçurrel të ngrihet dhe të tregojë historinë e tij, sot është një zog i mbrojtur, edhe ai ishte shënjestër.
Ne sot kemi një popullsi dhe një faunë të ripërtërirë. Sikur të shihet Shqipëria nga lart, nga ato të atëhershmet dhe këto të tanishmet, kemi bërë 10 vite progres. Bëmë moratorium për të mbrojtur pyjet. Ne dalim shkatërrimtarët. Për të na vënë këtë akuzë duhet të na tregojnë se çfarë kemi shkatërruar ne. Po me Paketën e Maleve çfarë kanë? Po ka kohë më Shqipëria të humbasë me këto broçkulla dhe pallavra?” – shtoi Rama.