Përveç Tiranës, protesta janë zhvilluar pasditen e sotme edhe në Shkodër, Pogradec ku qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë kundër qeverisë së kryeministrit Rama.
Në Tiranë, qytetarët janë larguar nga bulevardi dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugë.
Mes entuziazmit, thirrjeve e brohoritjeve kundër qeverisë ata kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen derisa kryeministri Rama të japë dorëheqjen ndërsa kanë bërë theksuar se nesër do jenë edhe më shumë në shesh.


