
Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e sotme para kryeministrisë, në ditën e tetë të protestës kundër projektit të Zvërnecit dhe keqqeverisjes së kryeministrit Rama.
Ata marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë. Me pankarta në duar e thirrje kundër kryeministrit dhe kreut të opozitës ata kanë mbushur sheshin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Dhjetëra folës bënë thirrje për qëndresë deri në largimin e qeverisë. Në protestë nuk munguan pankartat pikante ndërsa në një çast disa të rinj parakaluan me një gomone si simbol i emigracionit të shqiptarëve.












