
Një burrë ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e Australisë Perëndimore, kanë bërë të ditur autoritetet policore për DW.
Ngjarja ndodhi në Michaelmas Island, pranë qytetit Albany, rreth 390 kilometra në jug të Perthit, ndërsa viktima po peshkonte me familjen e tij.
Sipas policisë, ai u nxor menjëherë në breg dhe iu dha ndihma mjekësore nga paramedikët, por nuk arriti të mbijetonte.
Autoritetet shtetërore raportuan gjithashtu se një peshkaqen rreth 4.5 metra i gjatë, i paidentifikuar, është parë në zonë nga dëshmitarët pak pas sulmit.
Ky është një tjetër rast fatal në një seri sulmesh nga peshkaqenët në Australi gjatë javëve të fundit, ku janë regjistruar disa incidente me pasoja të rënda.