Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”-Nis protesta nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë


Sapo ka nisur marshimi i mijëra protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Mes thirrjeve të shumta dhe brohoritjeve, qytetarët po marshojnë në bulevardin kryesor duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Protestuesit kanë bërë të qartë se kjo revoltë i ka tejkaluar kufijtë e një kauze të vetme. “Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”, ka qenë motoja , duke nënvizuar se beteja e sotme është kundër një modeli të tërë qeverisës që po cenon interesat kombëtare dhe pronat e shqiptarëve.