Vendosni fjalën kyçe....

“Do jetë e madhe, s’bëhet fjalë vetëm për Zvërnecin” – Nesër protestë para Konsullatës Shqiptare në Nju Jork


Shqiptarët që jetojnë në Nju Jork pritet të protestojnë nesër para Konsullatës Shqiptare.

Lajmi është dhënë nga Florian Xhuti, një shqiptar që jeton në Nju Jork sipas të cilit shqiptarët janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe do zbresin në shesh. Ai theksoi se protesta nuk ka lidhje vetëm me Zvërnecin po edhe me çështje të tjera.

“Njerëzit kanë bërë thirrje në rrjetet sociale. Nesër në orën 14:00 do të mblidhen para Konsullatës në Neë York. Sipas bisedave që kam me shqiptarët këtu, do të ketë shumë pjesëmarrje. Njerëzit janë shumë sensitivë dhe nuk ka të bëjë vetëm me Zvërnecin. Optika është shumë më e gjerë,” deklaroi Xhuti në një lidhje me emisionin “Kjo Javë” në News24.

Siç shpjegoi ai, kauza e Zvërnecit ka shërbyer si një shkëndijë, por në të vërtetë bëhet fjalë për një pakënaqësi të grumbulluar ndër vite, ku diaspora kërkon ndryshim rrënjësor dhe llogaridhënie për mënyrën se si po qeveriset vendi i tyre i lindjes.