
Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë kundër qeverisjes së kryeministrit Rama. Në fjalën e tij ai tha se qeveria shqiptare ka fshirë qelbsirllëqet e saj me popullin shqiptar.
“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thash përse nuk e nndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli ëhstë fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qendrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre.”, tha ai.
Ndërsa një tjetër protestues tha se nuk ata që kanë dalë në shesh nuk janë as grekë e as iranianë por shqiptarë.
“Nuk jemi iranianë dhe grekë. Ne flasim dhe godasim shqip”, u shpreh ai para protestuesve, referuar deklaratës së kreut të qeverisë Rama i cili ka gjetur “fajtorin” e organizimit të protestave, tek Greqia dhe Irani.
Qytetari tha se pjesëmarrja e tij në protestë lidhet me ngjarje tragjike që, sipas tij, nuk duhet të harrohen.
“Në protestë kam ardhur për tre fëmijët që humbën jetën. Tre fëmijë vdiqën nga shteti, nga ata që grabisin votën”, deklaroi protestuesi.
Ai akuzoi qeverinë se ka larguar të rinjtë nga vendi, por shtoi se pakënaqësia qytetare vazhdon të rritet.
“Ai mori një mesazh, përzuri rininë, por sheshi sot është plot”, tha protestuesi, mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të pjesëmarrësve.